Punėsimi nė Kanada, tė gjitha kriteret qė tė bėjnė fitues

Aplikimi dhe intervista, momentet dhe aktet mė tė rėndėsishme. Oferta kanadeze nuk ka tė pėrbashkėta me Lotarinė Amerikane

Pėr tė emigruar nė Kanada duhet tė marrėsh njė minimale prej 70 pikėsh, tė cilat
bazohen nė faktorė tė tillė si: mosha, aftėsia nė anglisht ose frėngjisht, niveli i arsimit, profesioni dhe vjetėrsia nė atė profesion. Pasi arrin kuotėn prej 70 pikėsh procesi zgjat zakonisht 12-13 muaj. Pėr kėtė proces paguhet money-order processing fee nė shumėn prej 500 dollarėsh kanadezė nė fillim dhe pas intervistės me njė oficer emigracioni kanadez, nė qofte se ju aprovojnė, paguani dhe 975 dollarė tė tjerė pėr Landed Immigrant dokument. Nė qoftė se pėr ēfarėdo arsye nuk aprovoheni, pagesa e parė prej 500 dollarėsh nuk kthehet, ndėrsa tjetra (nė qoftė se do ta paguani qė nė fillim) ju kthehet. Oficeri i emigracionit ėshtė i vetmi person nė tė gjithė kėtė proces i cili vendos nėse do t'ju jepet dokumenti i pėrhershėm. Ai kėtė e vendos duke u nisur para sė gjithash nė llogaritjen e pikėve qė ju merrni nė bazė tė tė dhėnave qė keni dėrguar nė ambasadė. Arsyeja tjetėr ėshtė se oficeri ka tė drejtė t'ju japė apo t'ju heqė 10 pikė pėr SUITABILITY (pėrshtatshmėri). Ai kėtė vendim e merr duke parė aftėsitė tuaja pėr t’u adaptuar me jetėn kanadeze dhe njohuritė tuaja nė anglisht dhe planet tuaja se ēfarė keni ndėr mend tė bėni nė Kanada.
Filtrimi
Ėshtė e nevojshme tė theksohet qė me kriteret nė fuqi janė tė favorizuar ata qė kanė diplomime universitare si inxhinierėt, ekonomistėt, pėrkthyesit, specialistė tė bujqėsisė dhe blegtorisė, shkencave sociale dhe natyrore, studiues tė fushave tė ndryshme etj., tė cilėt kanė tė paktėn njė vit eksperiencė pune nė fushėn pėr tė cilėn janė diplomuar dhe janė tė moshave 21-44 vjeē. Procesi i aplikimit kalon nėpėrmjet njė ambasade kanadeze. Ėshtė e drejtė e gjithsecilit tė aplikojė atje ku ai dėshiron. Njė pjesė e mirė e aplikantėve nga Shqipėria kanė zgjedhur si Ambasadė atė nė Romė, e cila i interviston aplikantėt nė Tiranė. Por jo pak janė ata qė kanė aplikuar nėpėrmjet Ambasadės Kanadeze nė Varshavė, Ankara, Bukuresht e gjetkė. Aplikimi kalon nėpėr disa faza, por mė e rėndėsishmja ėshtė intervista, nė tė cilėn merret edhe vendimi pėr kualifikimin apo jo tė kėrkesės sė aplikantit. Intervista zhvillohet nė Ambasadėn Kanadeze midis njė oficeri tė imigracionit kanadez dhe aplikantit. Pas pėrfundimit me sukses tė saj duhet qė aplikanti tė kryejė njė kontroll mjekėsor nga njė mjek i njohur prej qeverisė kanadeze. Nė Shqipėri ėshtė njė i tillė. Ky kontroll duhet tė bindė ambasadėn se personi nė fjalė dhe anėtarėt e familjes sė tij nuk paraqesin problem pėr shėndetin publik kanadez me gjendjen e tyre shėndetėsore. Disa ambasada, pas marrjes sė rezultatit tė analizave mjekėsore i kėrkojnė aplikantit tė transferojė fonde tė mjaftueshme monetare nė njė llogari bankare nė Kanada tė hapur nė emėr tė tij. Nga ana tjetėr, qė ambasada tė marrė vendimin pėrfundimtar, pra lėshimin e vizės, duhet qė edhe Ministria e Brendshme Kanadeze tė japė miratimin e saj pas shqyrtimit qė ajo i bėn tė dhėnave personale tė aplikantit.
Intervistat
Tė gjitha kėrkesat pėr emigracion, tė cilat i takojnė njėrės dhe tė njėjtės klasė emigrantėsh (independent immigrants, family class, refugee claimants etj.), janė tė programuara pėr intervista strikte sipas radhės sė regjistrimit tė tyre (on a “first – come”, “first served” basis). Megjithatė, ky rregull aplikohet veēmas nė nivelin e ēdo konsullate dhe jo nė nivelin e sistemit nė pėrgjithėsi. Pėr kėtė gjė, dy kandidatė, tė cilėt kanė vendosur kėrkesėn e tyre nė tė njėjtėn ditė, por nė konsullata kanadeze tė ndryshme, nė mė tė shumtėn e rasteve, do tė programohen pėr intervista nė data tė ndryshme, nė varėsi tė ritmit tė punės sė ēdo njėrės prej dy konsullatave. Nė kuadrin e ēdo njėrės prej tyre radha aplikohet strikte dhe asnjeri, qoftė ai avokat apo funksionar i ambasadės, nuk do tė mund tė “rregullojė” dosjen e ndonjė kandidati nė mėnyrė qė tė “kalojė radhėn“ mbi tė tjerėt.

BOX
Faktorėt qė merren parasysh gjatė shqyrtimit tė aplikimit

1) Mosha (min. 21 vjeē, deri nė 44 vjeē aplikanti
pėrfiton maksimumin e pikėve);
2) shkollimi (vitet e shkollimit dhe diplomimi pėrkatės);
3) shanset pėr punėsim (pėr kėtė ekziston njė listė
profesionesh tė parapėlqyera);
4) faktori trajnimit pėr profesionin nė tė cilin aplikohet;
5) punėsim i garantuar (kur aplikanti ka njė kontratė pune pa ardhur nė Kanada);
6) aftėsitė gjuhėsore (nė anglisht ose frėngjisht);
7) faktori demografik (nevojat e Kanadasė nė njė
moment tė caktuar pėr emigrantė);
8) tė afėrm nė Kanada (vėlla, motėr, prindėr, gjyshėr, dajė, teze, xhajė, hallė, nipėr);
9) faktori pėrshtatshmėri (vlerėsimi qė aplikantit i jepet nė fund tė intervistės nga oficeri i imigracionit me tė cilin shprehen shanset qė ky aplikant ka pėr t'ju pėrshtatur nė
mėnyrė tė suksesshme nga ana profesionale).



Kėshilla pėr tė ardhurit e rinj nė Kanada


1) Para se tė firmosni letra pėr probleme emigracioni mund tė shkoni nė Community Action Center (CAC), pėr njė konsultim falas pėr tė kuptuar tė drejtat dhe detyrimet tuaja nė lidhje me emigracionin nė Kanada.

2) Duhet tė keni kujdes sepse shpeshherė ndodh qė persona jo tė autorizuar, ose qė mendojnė vetėm paratė qė do tė marrin prej jush, ju kėshillojnė keq. Kjo ndikon nė kohėzgjatjen pambarim tė procedurave me emigracionin.

3) Ēdo problem e ka njė zgjidhje, por duhet ditur qė nė fillim se si mund tė zgjidhet ai, prandaj konsultimi i parė ėshtė shumė i rėndėsishėm.

4) Para se tė paguani njė person, sigurohuni se ai ėshtė nė gjendje tė zgjidhė me tė vėrtetė problemin tuaj.

5) Para se tė vendosni se kush do tė merret me problemin tuaj, sigurohuni qė ai nuk ka reputacion tė keq me emigracionin.

6) Duhet patur parasysh se nuk mund tė ndihmohet njė shqiptar nėse nuk dihet mirė historia dhe situata aktuale e vendit nga ai vjen.


14 Maj 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos