Tatimet: Shėrbėtorėt, me llogari bankare pėr sigurimet shoqėrore

Udhėzimi Hyn nė fuqi procedura e regjistrimit dhe e pagesės pėr punėtorėt e shtėpive

Hyn nė fuqi detyrimi pėr tė deklaruar dhe regjistruar pranė tatimeve kategorinė e atyre individėve qė bėjnė punė shtėpie, shėrbėtorėt. Detyrimi lindi pas urdhrit tė Kryeministrit, sipas tė cilit edhe shėrbėtorėt kanė tė drejtė tė pėrfitojnė pension si gjithė tė tjetėr, por mė parė nevojitet regjistrimi i tyre nė tatime. Sa i takon kryefamiljarit, i cili nė rastin konkret ėshtė njė punėdhėnės, duhet tė derdhė ēdo tre muaj kontributet shoqėrore nė llogarinė bankare tė punėtorit tė shtėpisė. Kontributi mujor qė duhet tė paguajė kryefamiljari ėshtė 1200 lekė, pavarėsisht pagės qė merr shėrbėtori, ndėrsa pėr efekt pensioni, qeveria do tė japė njė pjesė tė kontributit.

“Kryefamiljari, qė punėson persona si punėtorė shtėpie, nė momentin e paraqitjes pėr regjistrim nė organin tatimor, duhet tė dorėzojė atje kėrkesėn me shkrim, si dhe kopje tė marrėveshjes sė punės sė nėnshkruar ndėrmjet palėve. Marrėveshja duhet tė pėrmbajė numrin e sigurimit shoqėror, kohėn e fillimit tė punės, zgjatja e saj ‘me afat, pa afat’, si edhe pagėn bruto mujore”, thuhet nė paragrafin e dytė, pika 1 e udhėzimit.

Tatimet, pasi verifikojnė kėrkesėn pėr regjistrim, i dorėzojnė niptin kryefamiljarit brenda dy ditėsh, ndėrsa pėr kėtė kategori punėdhėnėsish krijon njė departament tė veēantė. E njėjta gjė ndodh edhe me ēregjistrimin, pėrgjigjja e sė cilės jepet pas dy ditėve.

Kryefamiljari duhet tė paguajė kontributet e punėtorėve tė shtėpive, edhe pse mund tė jenė tė punėsuar paralelisht nė vende tė tjera dhe anasjelltas.

Pas pėrfundimit tė tė gjitha procedurave, punėtorėt e shtėpive, ashtu si edhe ambulantėt dhe vetė tė punėsuarit, pajisen me librezėn e kontributit, nga strukturat e sigurimeve shoqėrore, duke vendosur shėnimin “tė siguruar vetėm pėr pension”.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos