Universiteti i Sporteve, propozon 250 kuota pėr vitin e ri akademik



Jonida Tashi

Universiteti i Sporteve nė kryeqytet gjatė vitit tė ardhshėm akademik do tė ofrojė mė shumė mundėsi studimi pėr tė rinjtė. Kėshtu, pėr herė tė parė nė kėtė universitet, nė vitin akademik 2010-2011 do tė hapen edhe studimet me kohė tė pjesshme. Rektori i Universitetit tė Sporteve, Vejsel Rizvanolli, shpjegon pėr gazetėn tė rejat qė do t’u ofrojė studentėve tė rinj, ky institucion i arsimit tė lartė, i specializuar nė fushėn e sporteve. Pėrveē ēeljes rishtazi tė studimeve me kohė tė pjesshme, njė risi tjetėr e Universitetit tė Sporteve pėr vitin e ri akademik ėshtė edhe hapja e njė fakulteti tė ri, qė ėshtė i Sportit dhe Shėndetit.
Kuotat
Hapja e Fakultetit tė Sportit dhe Shėndetit dhe e studimeve me kohė tė pjesshme ka rritur mundėsitė e tė rinjve pėr tė vijuar studimet e larta nė Universitetin e Sporteve. Rektori i kėtij universiteti, Vejsel Rizvanolli, bėnė tė ditur se vetėm pėr Fakultetin e Sportit dhe Shėndetit, pėr vitin e ri akademik janė propozuar 60 kuota pranimi, ndėrsa pėr studimet me kohė tė pjesshme 50 tė tilla. Sakaq, 110 kuotat e pėrfshira nė propozimet e Universitetit tė Sporteve, pėr vitin 2010-2011, do t’i shtohen kuotės totale tė pranimeve qė ka pasur ky institucion gjatė vitit tė shkuar akademik, duke e ēuar nė 250 numrin total tė studentėve qė do tė pranohen nė tetor nė kėtė institucion. Rektori i Universitetit tė Sporteve shpjegon se megjithėse krahasuar me vitin e kaluar, kuota totale e pranimeve nuk ka pėsuar ndryshime, pra sėrish janė propozuar 140 kuota pėr studimet me kohė tė plotė, shtimi i kuotave tė fakultetit tė ri dhe studimeve me kohė tė pjesshme janė njė mundėsi mė shumė pėr maturantėt qė duan t’i vazhdojnė studimet e larta nė kėtė institucion tė arsimit tė lartė. Ndėrsa lidhur me konkursin e pranimit, qė duhet t’i nėnshtrohen kandidatėt pėr tė fituar tė drejtėn e studimit nė kėtė universitet, Rizvanolli sqaron se pėr Fakultetin e Sportit dhe Shėndetit do tė ketė njė test tė veēantė pranimit, i cili aktualisht ėshtė duke u pėrgatitur nga specialistė tė universitetit. Duke qenė se profili i studimeve nė fakultetin e ri do tė jetė pak mė i veēantė se degėt e tjera, pasi nė fokus tė tij do tė jetė shėndeti, konkursi i pranimit nė kėtė fakultet do tė jetė ndryshe nga fakultetet e tjera.
Universiteti
Gjatė vitit tė ardhshėm akademik, kryeqytetit do t’i shtohet edhe njė universitet mė shumė, qė ėshtė ai Sporteve tė Tiranės. Bėhet fjalė pėr “shkrirjen” e Akademisė sė Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, e cila duke filluar nga viti i ri akademik 2010-2011, nuk do tė jetė mė e tillė, por njė universitet. Vendimi ėshtė marrė para pak kohėsh, nga Kėshilli i Ministrave, sipas tė cilit ėshtė vendosur krijimi i Universitetit tė Sporteve tė Tiranės (UST), mbi bazėn e Akademisė sė Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”. Universiteti i Sporteve tė Tiranės do ta ketė selinė nė Tiranė, nė ndėrtesėn e ish-Akademisė sė Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”. Sipas vendit tė qeverisė, UST-ja ėshtė institucion publik i arsimit tė lartė dhe ka pėr mision: formimin universitar tė studentėve e tė specialistėve nė tė gjitha ciklet e studimeve; kualifikimin e punonjėsve akademikė e shkencorė nė fushat e edukimit fizik dhe sporteve, veprimtarisė fizike, shėndetit dhe rekreacionit; nxitjen e kėrkimeve e tė studimeve nė fushat e edukimit fizik dhe sporteve, veprimtarisė fizike, shėndetit dhe rekreacionit; ofrimin e shėrbimeve pėr tė tretėt dhe konsulenca nė fushėn e sporteve, veprimtarisė fizike, shėndetit dhe rekreacionit.
Struktura
Nė strukturėn e UST-sė do tė pėrfshihen tre njėsi kryesore qė janė si mė poshtė. Fakulteti i Shkencave tė Lėvizjes, me kėtė pėrbėrje, si njėsi bazė: Departamentin e mjekėsisė sportive; Departamentin e shkencave sociale dhe tė edukimit; Departamentin e sportit. Fakulteti i Veprimtarisė Fizike dhe i Rekreacionit, me kėtė pėrbėrje, nė njėsi bazė: Departamentin e veprimtarisė fizike rekreative dhe tė turizmit; Departamentin e organizimit dhe tė menaxhimit; Departamentin e lėvizjes dhe shėndetit. Instituti i Kėrkimit Shkencor tė Sportit, me kėtė pėrbėrje, nė njėsi bazė: Departamentin e kėrkimit tė lėvizjes sė aplikuar; Departamentin e kėrkimit nė veprimtarinė fizike, shėndetin dhe rekreacionin; Departamentin e kėrkimit dhe tė studimit tė tregut tė punės dhe tė transferimit tė teknologjisė. UST-ja do tė ofrojė tė gjitha programet e studimit nė tė tria ciklet e studimit, qė ka ofruar deri tani Akademia e Edukimit fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” dhe ēdo program tjetėr, tė miratuar nė pėrputhje me aktet, ligjore dhe nėnligjore.

Raporti i pikėve Maturė/konkurs nė Universitetin e Sporteve

Nė Universitetin e Sporteve nė Tiranė dhe nė programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” tė Universitetit “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės, raporti mes provimeve tė Maturės dhe konkursit tė pranimit do tė jetė nė masėn 30 pėr qind (Matura) me 70 pėr qind (konkursi). Pas pėrfundimit tė katėr provimeve tė Maturės, kandidatėt qė duan tė ndjekin studimet nė Universitetin e Sporteve, do t’i nėnshtrohen edhe njė konkursi specifik. Konkursi i pranimit, qė pėrfshin talentin dhe pėrgatitjen fizike, do tė ketė njė peshė tė madhe pėr t’u shpallur fitues nė Universitetin e Sporteve. Maturantėt qė do tė pranohen nė kėtė institucion, pėrveē rezultateve tė Maturės Shtetėrore, do t’u duhet tė jenė tė suksesshėm edhe nė konkursin, qė organizohet pėr shkak tė profilit tė veēantė tė programeve. Pranimet e studentėve nė Universitetin e Sporteve, ashtu si mė parė, do tė bėhen mbi bazėn e rezultateve tė Maturės Shtetėrore dhe tė rezultateve nga konkursi i pranimit, i organizuar nga ky institucion publik i arsimit tė lartė. Konkursi special i pranimit do tė organizohet nė korrik, pas pėrfundimit tė provimeve tė Maturės.


Kthimi i Akademisė nė Universitet
Organet drejtuese do tė qėndrojnė deri nė fund tė mandatit

Organet dhe autoritetet drejtuese, tė zgjedhura pėr strukturat e Akademisė sė Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, do tė vazhdojnė mandatet e tyre, kur njėsitė nuk pėsojnė ndryshim. Organet dhe autoritetet drejtuese, pėr njėsitė e reja tė krijuara tė UST-sė, do tė emėrohen nė pėrputhje me ligjin nr.9741, datė 21.5.2007, “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar. Autoritetet drejtuese tė UST-sė janė: rektori; dekanėt e fakulteteve/drejtori i Institutit tė Kėrkimit Shkencor tė Sportit; pėrgjegjėsit e departamenteve tė kėrkimit. Rektori i Akademisė sė Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, do tė jetė rektor i UST-sė deri nė pėrfundim tė mandatit tė fituar nė zgjedhjet e fundit pėr organet drejtuese nė universitete. Autoritetet drejtuese tė zgjedhura, tė strukturave ekzistuese kryejnė funksionet pėrkatėse nė pėrputhje me ligjin nr.9741, datė 21.5.2007, “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, si dhe me statutin e UST-sė. Nė organikėn e UST-sė pėrcaktohet numri i punonjėsve tė njėsive, qė integrohen nė kėtė universitet dhe qė pėrfshihen nė numrin total tė punonjėsve, qė janė miratuar pėr vitin 2010, pėr Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”. Pėr vitin 2010, financimi i UST-sė do tė bėhet nga: buxheti i planifikuar pėr Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”; nga burime tė tjera tė ligjshme. Universiteti i Sporteve tė Tiranės do tė ruajė tė drejtėn mbi tė gjitha asetet dhe fondet buxhetore, qė zotėron dhe disponon ish-Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”.



Raporti i pikėve Maturė/konkurs nė Universitetin e Sporteve

Nė Universitetin e Sporteve nė Tiranė dhe nė programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” tė Universitetit “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės, raporti mes provimeve tė Maturės dhe konkursit tė pranimit do tė jetė nė masėn 30 pėr qind (Matura) me 70 pėr qind (konkursi). Pas pėrfundimit tė katėr provimeve tė Maturės, kandidatėt qė duan tė ndjekin studimet nė Universitetin e Sporteve, do t’i nėnshtrohen edhe njė konkursi specifik. Konkursi i pranimit, qė pėrfshin talentin dhe pėrgatitjen fizike, do tė ketė njė peshė tė madhe pėr t’u shpallur fitues nė Universitetin e Sporteve. Maturantėt qė do tė pranohen nė kėtė institucion, pėrveē rezultateve tė Maturės Shtetėrore, do t’u duhet tė jenė tė suksesshėm edhe nė konkursin, qė organizohet pėr shkak tė profilit tė veēantė tė programeve. Pranimet e studentėve nė Universitetin e Sporteve, ashtu si mė parė, do tė bėhen mbi bazėn e rezultateve tė Maturės Shtetėrore dhe tė rezultateve nga konkursi i pranimit, i organizuar nga ky institucion publik i arsimit tė lartė. Konkursi special i pranimit do tė organizohet nė korrik, pas pėrfundimit tė provimeve tė Maturės.


Kartelė individuale pėr t’u pranuar nė Universitetin e Sporteve
Tė gjithė maturantėt qė duan tė zgjedhin tė studiojnė nė degėt e Universitetit tė Sporteve duhet tė bėjnė kujdes me shėndetin. Ata duhet tė ushqehen sa mė mirė, tė bėjnė analizat pėr tė riparuar problemet shėndetėsore qė kanė, si dhe nė rastin mė tė mirė tė kryejnė ndonjė aktivitet fizik. Kjo, sepse kriteret kryesore tė konkursit kanė tė bėjnė pikėrisht me gjendjen shėndetėsore tė maturantėve. Kriteret kryesore qė rrisin shanset pėr tė vijuar studimet nė Universitetin e Sporteve kanė tė bėjnė me shėndetin. Sa mė tė shėndetshėm tė jenė kandidatėt pėr kėtė institucion arsimor, aq mė shumė shanse ata kanė qė ta fitojnė tė drejtėn e studimit nė Universitetin e Sporteve. Madje do tė ishte mirė qė nė “historikun” e tyre shėndetėsor tė mos figurojnė probleme, qofte kėto tė thjeshta, apo me ndėrhyrje kirurgjikale. Kartela individuale pėr pranimin e studenteve nė Universitetin e Sporteve pėrmban kėrkesėn, 6 vizita dhe kontrolle mjekėsore.



Kuotat e propozuara nga Universiteti i Sporteve
140 kuota propozohen pėr studimet me kohė tė plotė
60 kuota propozohen pėr Fakultetin e ri Sporti dhe Shėndeti
50 kuota propozohen pėr studimet me kohė tė pjesshme


24 Mars 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos