Makinat me targa tė huaja amnistohen dhe lejohen tė qarkullojnė tė lira



Tė gjitha detyrimet e prapambetura qė nuk janė paguar pėr makinat me targė tė huaj pritet tė falen me njė vendim qeverie. Plani ėshtė hartuar nga Ministria e Financave, e cila ka pėrpiluar disa ndryshime nė ligjin “Pėr taksat kombėtare”. Nė fillim ministria do t’i propozojė Kėshillit tė Ministrave shfuqizimin e njė pjese tė ligjit ku pėrcaktohet masa e tarifės pėr automjetet me targė tė huaj qė qėndrojnė pėr njė kohė tė caktuar nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Masa e tarifės nuk konsiderohet e lartė kur shikon se ėshtė 1 euro pėr 60 ditė qėndrimi dhe pastaj 1 euro pėr ēdo ditė qėndrimi, por pėr shumė individė qė nuk e kanė paguar taksėn pėr njė kohė tė konsiderueshme, shuma totale ėshtė bėrė deri diku pengesė pėr regjistrimin e saj. MF-ja propozon qė tarifa e shėrbimeve pėr qarkullimin e automjeteve tė huaja pėr Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave, e caktuar me Udhėzimin nr. 35, datė 17.10.2008, tė shfuqizohet. “Shfuqizimi i kėsaj tarife propozohet nė kuadėr tė politikave tė qeverisė pėr uljen e numrit tė taksave/tarifave dhe lėvizjen e lirė tė qytetarėve”,- argumenton ministria, nė relacionin qė shoqėron projektligjin. Sipas statistikave zyrtare nga DPD-ja, pėr 11-mujorin e vitit 2009, tė ardhurat e kėsaj tarife kanė qenė nė masėn 150 lekė, ose mbi 1.5 milionė dollarė. Me shfuqizimin e nenit dhe tė udhėzimit, ministria propozon edhe faljen e detyrimeve tė vjetra. “Propozohet gjithashtu edhe falja e tarifės sė shėrbimit pėr pronarėt e mjeteve me targė tė huaj”,- thotė ministria. Procedura e faljes sė tarifės sė shėrbimit pėr qarkullimin e automjeteve tė huaja do tė caktohet me udhėzim tė ministrit tė Financave.

24 Mars 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos