Korrupsioni me notat, Bujqėsori hap nė faqen e tij zyrtare sait pėr pedagogėt e Universitetit



Universiteti Bujqėsor i Tiranės ka hedhur nė faqen tij zyrtare sait-in pėr pedagogėt qė japin mėsim nė kėtė institucion tė arsimit tė lartė. Kjo ėshtė bėrė e mundur, pas kėrkesės qė kreu i Arsimit, Myqerem Tafaj, u bėri tė gjithė drejtuesve tė universiteteve publike, qė tė pėrmirėsonin nė mėnyrė tė menjėhershme procesin e zhvillimit tė provimeve si dhe tė siguronin transparencė tė plotė tė tyre. Ishte pikėrisht arrestimi i dy pedagogėve nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės, tė cilėt u akuzuan pėr korrupsion me studentėt, duke u kėrkuar atyre lekė dorazi pėr t’u dhėnė provimet, ēėshtja qė solli kėto masa tė reja. Tashmė, tė gjithė studentėt e Universitetit Bujqėsor, duke klikuar nė faqen e tij zyrtare www.ubt.edu.al, do tė gjejnė sait-in e pedagogėve, nė tė cilin janė hapur web-sait-et e tyre personale. Pėr kėtė, studentėt, duhet tė kėrkojnė nė listėn e pedagogėve tė universitetit, emrin e lėndės ose pedagogut dhe tė hyjnė menjėherė nė web site-in e tyre personal, pėr tė marrė informacionet e nevojshme pėr procesin mėsimor dhe rezultatet e provimeve. Po kėshtu, tė njėjtėn procedurė mund tė ndjekin edhe vetė pedagogėt, pėr t’u lidhur me web site-in personal. Nė kėto web-saite, pedagogėt janė tė detyruar tė publikojnė sė pari notat e provimeve pėrkatėse si dhe informacione tė tjera qė janė tė nevojshme pėr zhvillimin e procesit mėsimor, duke filluar qė nga detyrat e kursit e deri tek njoftimet pėr ēėshtje tė ndryshme. Arrestimi i pedagogėve tė Bujqėsorit pėr korrupsion u bė nė fillim tė muajit shkurt, pikėrisht nė kohėn kur studentėt ishin nė kulmin e sezonit tė parė tė provimeve.

Festivali i Vilenicas
Universiteti i Tiranės shpall bursat pėr shkrimtarėt e rinj

Universiteti i Tiranės shpall bursat pėr shkrimtarėt e rinj, nėn 35 vjeē. Kėto bursa do tė jepen nga Iniciativa Europiane Qendrore (CEI) nė bashkėpunim me Shoqatėn e Shkrimtarėve Slloven, brenda Festivalit Ndėrkombėtar Letrar tė Vilenicas. Bursa ka si qėllim inkurajimin e bashkėpunimit ndėrkufitar dhe promocionit nė fushėn e Letėrsisė pėr shkrimtarėt e rinj. Bursa pėrmban njė ēmim kesh prej 5000 euro, pėr njė qėndrim tremujor nė secilin nga vendet e CEI. Nė kėtė aplikim pėrcaktohet se personat qė kanė tė drejtė tė marrin bursėn janė shkrimtarėt e tė gjitha zhanreve nėn 35 vjeē, nga vendet anėtare tė CEI-sė, qė nuk janė anėtarė tė Bashkimit Europian, ku pėrfshihet edhe Shqipėria. Afati i fundit i aplikimit ėshtė data 1 qershor, dhe duhet tė dėrgohet pėrpara kėsaj date nė adresėn: Slovene Writers` Association (Writer in Residence), Tomisiceva 12, SI-1000 Ljubjana, Slovenia. Aplikimi duhet tė pėrmbajė: njė formė regjistrimi, qė ndodhet nė kėtė aplikim; njė biografi nė Anglisht (maksimumi 1800 karaktere pa hapėsira boshe); kopje tė kartės sė identitetit apo pasaportės qė ėshtė ende nė fuqi dhe ku duket data dhe vendi i lindjes dhe nėnshtetėsia; njė bibliografi nė Anglisht (maksimumi 3600 karaktere pa hapėsira boshe); njė pėrshkrim tė shkurtėr nė Anglisht tė projektit qė do tė ndėrmerret gjatė qėndrimit tremujor dhe nėse ėshtė e mundur njė adresė kontakti nė vendin pritės (maksimumi 4500 karaktere pa hapėsira boshe); njė letėr rekomandimi nė Anglisht (maksimumi 1800 karaktere pa hapėsira boshe).




19 Mars 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos