Yzeir Llanaj: Turbo-folku po gllabėron trashėgiminė kulturore shpirtėrore

Presidenti i shoqatės Polifonia shqiptare denoncon dėmtimin qė po i bėhet kulturės kombėtare

Turbo-folku po gllabėron trashėgiminė kulturore shpirtėrore, kėshtu u shpreh Yzeir Llanaj, njė kėngėtar i njohur i polifonisė shqiptare, qė siē shprehet edhe vetė ėshtė bashkudhėtarja e jetės sė tij. Pėr vlerat e kėsaj perle popullore tė vendit tonė artisti dhe njėkohėsit presidenti shoqatės Polifonia shqiptare Yzeir Llanaj tregon se krijimtarinė artistike do ta vazhdoj me polifoninė,

sepse ai ka lindur dhe ėshtė rritur me kėtė perlė tradicionale, qė sot ėshtė marrė nėn mbrojtje dhe nga UNESCO, ndėrkohė qė polifoninė ai kėrkon ta mbledhė dhe tua transmetojė dhe brezave mė pas. Por sot ai ngre njė problem, sa i takon bastardimit tė kėsaj vlere shekullore kulturore kombėtare shqiptare. Nė kėtė intervistė ai tregon se polifonia shqiptare ėshtė njė kulturė qė i jep frymė popullit shqiptar, por ndėrkohė qė ajo ka nevojė tė mbrohet. Mė tej ai flet dhe mbi pėrgatitjet e edicionit tė katėrt tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Polifonisė Bylisfonia, i cili pritet tė mbledhė grupet folklorike mė tė mira nga vendi dhe bota.

-Jemi nė prag tė edicionit tė katėrt tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Polifonisė Bylisfonia. Ēfarė mund tė na thoni pėr kėtė eveniment kulturor?
Para se tė filloj qė tė flas pėr kėtė eveniment unė desha qė tė falėnderoj Ministrisė e Kulturės dhe ministrin z. Ferdinand Xhaferri, i cili i jep prioritet kėsaj kulture, polifonisė ku kjo zhvillohet, ku ka rrjedhėn e saj, ka folenė e saj nėpėr shekuj nė kėshtjellėn madhore tė qytetit antik tė Bylysit. Kėtė vit edicionin e katėrt tė festivalit duam qė ta organizojmė mė sė miri me tė, duke u ballafaquar me grupet ndėrkombėtare tė trashėgimisė. Themi se do tė ketė njė ballafaqim tė mrekullueshėm dhe njė organizim total tė pushtetit vendor dhe prefekturės sė qarkut tė Fierit. Ky edicion i katėrt i Bylisfonisė do ti marrė spektatorėt nė botėn tėrheqėse tė muzikės polifonike, shqiptare dhe ndėrkombėtare, duke u ndėrthurur nė njė kontekst historik shqiptar. Ky festival organizohet nė datat 11,12, dhe 13 qershor, dhe nė tė do marrin grupe ndėrkombėtare nga ish Jugosllavia, Italia, Greqia, Maqedonia, Korsika etj. Ne jemi shumė optimist pėr suksesin e kėtij festivali ndėrkombėtar. Nė vitin 1996 unė kam krijuar shoqatėn Polifonia Shqiptare. Unė me krijimtarinė time do tė vazhdoj sepse kam lindur dhe jam rritur me kėtė perlė tradicionale qė sot ėshtė marrė nėn mbrojtje dhe nga UNESCO dhe sot jam dhe president i shoqatės Polifonia Shqiptare. Polifoninė unė kėrkoj ta mbledh dhe tua transmetoj brezave.

-Sa e vėshtirė ka qenė pėr ju qė tė arrini deri tek edicioni i katėrt i tij?
Vėshtirėsitė e kėtij evenimenti na kanė shoqėruar gjatė gjithė punės sonė, dhe ėshtė njė realizim i vėshtirė pasi ėshtė i pari festival qė bėhet larg qendrės, dhe komunikimi dihet pasi mungon infrastruktura dhe gjėra tė tjera  qė janė nga mė normalet, si ndriēimi, komunikimi i automjeteve etj, megjithatė themi se me kėtė organizim total tė pushtetit qendror dhe vendor tė Fierit, si dhe mė mbėshtetjen qė na ka bėrė vetė ministri Xhaferraj themi se do tė realizohet mė sė miri ky festival. Polifonia, shoqėruesja e pamoshė e jetės ka pritur dhe pėrcjell legjendat e njerėzimit dhe ngelet ruajtėse e sė shkuarės sonė. Rikthimi nė Bylis pėrfaqėson rikthim nė shtėpi tė muzikės polifonike.

 
-Ju jeni dhe njė kėngėtar i njohur i polifonisė, ēfarė mund tė na thoni kur shikoni se nė futen lloj-lloj ritmesh tė tjera, sa e dėmton ajo tabanin kombėtar sipas jush?
Kjo pyetje ėshtė mė se e drejtė. Jo vetėm unė qė jam nė krye tė shoqatės Polifonia shqiptare, qė dua tė organizoj dhe tė ballafaqoj vlera, por veē kėsaj dua qė tė punojmė mė shumė me studiues, me ata vetė qė janė organizatorėt nėpėr vendet ku ka rrjedhėn  e saj polifonia shqiptare dhe mos ta nėnvlerėsojnė. Pėr mua profesora tė saj ajanė ata qė e sjellin ashtu siē ka rrjedhur ndėr shekuj, siē ka buruar andej nga treva tė tyre tė mrekullueshme. Tė mos tė bėhen pesimiste se del njė doktor apo profesor dhe flet pėr polifoninė shqiptare, por polifoninė shqiptare mund ta flasi dhe ai i polifonisė toske ku ėshtė nė Korēė, nė Kolonjė, nė Berat, po ashtu do ta flasi edhe ia i polifonisė labe ku ėshtė nė Sarandė, Vlorė, Gjirokastėr, Mallakastėr. Ne duhet tė jemi pak optimistė, pėr trashėgiminė e mrekullueshme. Unė po kėmbėngul qė nė kėtė festival ndėrkombėtar duhet tė vazhdojė qė tė ballafaqohet dhe trashėgimia, e ardhmja e kėtyre brezave. Brezat e rinj duhet ta kėndojnė kėngėn polifonike dhe mė vjen keq qė kėto shkolla nuk i dedikojnė qoftė dhe njė orė nė javė kėsaj polifonie, qė tė mos i humbasė kėto vlera. Nė skenė unė kam dalė qė nė moshėn 8 vjeē, dhe kam kėnduar nėpėr koncerte nė atė kohė dhe kėtu ka marrė dhe hov aktiviteti im, qė unė dola dhe nė festivale kombėtare dhe ndėrkombėtare, por mė vjen keq qė nuk po shoh tė dalin breza tė asaj moshės sime, qė kur unė dola 8 vjeē. Prindėrit tanė, qė nga babai im, xhaxhai im mė merrnin dhe unė kėndoja sė bashku me ta, atėherė po ne pse mos ta bėjmė atė qė ata bėnim me mua.

-Sipas jush, sa e dėmton rryma turbo-folk krijimtarinė popullore?
 Mua mė vjen shumė keq pėr kėta kėngėtarė brilantė qė janė vlerėsuar nė kėngė polifonike, labe dhe toske. Duhet tė flasim pėr tė dyja polifonitė, si ato labe ashtu dhe atė toske. Nga tė dyja kėto kanė dalė kėngėtarė brilantė qė janė vlerėsuar si prurje tė mrekullueshme tė kėsaj trashėgimie, ndėrsa tani po arrin puna qė ata i kanė futur njė muzikė, njė dajre dhe disa instrumente popullore dhe e kanė bėrė melodioze, duke konkurruar. Kjo ka njė pse, sepse e para siē justifikohet nga ata vetė edhe kushti ekonomik, por duhet tė ketė edhe mbrojtje pėr kėtė kusht ekonomik, pasi ai mund tė dali me diēka tjetėr, po jo me kėngėn e bukur brilante qė ka dalė nga ato shkrepa, nėpėr ato male tė mrekullueshme dhe qė ne ta bastardojmė mua nuk mė vjen mirė qė tė bastardohet kjo. Turbo-folku po e dėmton, po gllabėron krijimtarinė kombėtare, polifoninė. Turbo-folku ėshtė njė bastardues i trashėgimisė kulturore dhe e ka marrė nė mbrojtje UNECSO dhe mua mė vjen keq qė nuk po merret nė mbrojtje kėtu tek ne. Mė vjen keq qė tė gjitha kėngėt e trashėgimisė shqiptare janė futur nė turbo-folk, madje janė futur dhe kėngė tė Lefter Ēipės. Rryma turbo-folk e ka bastarduar shumė polifoninė shqiptare, kėtė folk tė pazėvendėsueshėm, kėtė traditė tė pazėvendėsueshme dhe kėtu kanė abuzuar shumė dhe disa artistė ordinerė qė kanė nxjerrė ja dy melodi. Kėta artistė dalin nėpėr skena, kėndojnė dhe deformojnė muzikėn.

-Pėrgjegjėsia e kujt ėshtė, qė po bastardohet polifonia shqiptare?
Si mund tė vihet kėnga Moj nepėrka pika pika me muzikė? Unė nuk jam dakord me kėtė madje kėrkoj dhe ndihmėn e MTKRS, kur ish drejtoria e MTKRS kėsaj i ka dhėnė jehonė. Polifonia shqiptare ėshtė pa muzikė dhe polifonia toske ėshtė e pranueshme, sepse ka disa krahina ku ėshtė me instrumentet e saj shumė tė hershme. Polifonia shqiptare tani po dėmtohet nga turbo-folku, sepse po qėmtohen tė gjitha kėngėt mė tė bukura dhe kėto po evulojnė nė muzikė. Do tė ishte njė kėnaqėsi e madhe nėse kėto kėngė tė mos tė dilnin nė muzikė po tė qėmtonin atje ku ishin, ashtu siē ato kanė dalė nga tė parėt tanė. Bėjmė gabim qė nuk kėrkojmė dhe kėngė elegjike, pasi ato qėndrojnė mė me vlera. Disa kėngėtarė dalin nė skenė dhe tunden e shkunden, dhe pėrfundimisht nė emėr tė polifonisė thonė turbo-folk. Unė asnjėherė nuk do tė jem me kėtė gjė. Unė do tė jem pėr ta mbrojtur polifoninė shqiptare me dinjitet dhe tė pėrfaqėsohet jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė botė. Kultura i jep frymė popullit tonė, por ndėrkohė qė ka 20 vjet qė po abuzohet me polifoninė shqiptare. Unė si president i shoqatės Polifonia shqiptare mė takon ta mbroj kėtė perlė tė mrekullueshme shqiptare. Sot kjo polifoni, kjo perlė nuk mirėmbahet dhe nuk trajtohet ashtu si ėshtė trajtuar, kur ka njerėz qė akoma punojnė pėr atė dh

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos