Hipoteka e Sarandės: Prona poshtė Lėkurėsit, me mbivendosje

Zyrtarėt pranojnė problemet, por kanė edhe justifikimet

Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme (ZRPP) nė Sarandė pranon se dhėnia e njė sipėrfaqeje tė madhe trualli njė ish-pronari ka shkaktuar mbivendosje tė pronave nė periferi tė qytetit. Drejtues tė ZRPP-sė sqaruan dje pėr “Shqip” se procedurat hipotekore pėr rastin nė fjalė kanė nisur mbi bazėn e njė vendimi tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave (AKPP) nė Vlorė, firmosur nga Petraq Puleri, qė mban nr.22 dhe datėn 27.2.2009. Mbi kėtė bazė ligjore i ėshtė njohur pronėsia shtetasit Avni Delvina, banor i Tiranės, i cili pretendimet e tij pronėsore i ka paraqitur nė kėtė instancė shtetėrore dhe ėshtė njohur si ish-pronar nė njė truall poshtė malit tė Lėkurėsit. Kėtij vendimi, ZRPP e Sarandės i shton edhe konfirmimin e bėrė nga drejtoria eprore, si dhe detyrimin qė buron nga njė vendim tė Gjykatės sė Sarandės pėr kthimin zotit Delvina tė 68 hektarėve truall tė ndodhur nė Lėkurės.

Nė dokumentet shkresore fiksohen edhe kufizimet e kėsaj prone, ku lexohet se “nga lindja kufizohet me kurrizin e Malit tė Lėkurėsit, nga perėndimi me Detin Jon, nga veriu me qytetin e Sarandės dhe nė anėn jugore me fshatin ēukė”. Mbi kėtė vendim tė AKKP-sė na thonė se ėshtė formuluar urdhri i ekzekutimit nga Gjykata e Shkallės sė Parė tė Sarandės, me numėr 105, qė mban datėn 24.6.2009.
Nė Zyrėn e Regjistrimit nė Sarandė sqaruan se vetė pronari ka konstatuar qė nė sipėrfaqe tė veēanta tė pronės sė pretenduar e tė fituar me gjyq prej tij, kanė rezultuar mbivendosje trojesh. Kjo ka bėrė, sipas punonjėseve tė kėsaj zyre, qė jo e gjithė sipėrfaqja tė regjistrohet nė emrin e ish-pronarit. Kėshtu na e shpjeguan se pėrse kjo sipėrfaqe ka pėsuar zbritje. “Nė dosje ka zėnė vend edhe njė deklaratė e ish-pronarit Delvina, sipas sė cilės ai ka hequr dorė nga pjesa me mbivendosje”, na sqaruan. Pėrfundimisht, akti hipotekor nė emėr tė tij pėrmban sipėrfaqen 599268 metra katrorė, duke zbritur nga pretendimet fillestare rreth 1 hektar truall. Kėtė praktikė nė zyrėn pėrkatėse nė Sarandė e quajnė normale dhe tė aplikuar edhe nė mjaft raste tė tjera, me argumentin se “asnjė nga ish-pronarėt nuk ka interes tė pėrballet me konflikte pronėsore dhe gjithkush ėshtė i prirur t’u shmanget atyre”.

Pranohet edhe se ky nuk ėshtė rasti i vetėm i pėrplasjeve mes pronarėve dhe ish-pronarėve dhe se nuk dihet se sa herėt mund tė kenė nisur pėrēapjet dhe aplikimet e ish-pronarit nė fjalė, qė kanė mundur tė dalin nė sipėrfaqe nė muajt e fundit tė vitit qė kaloi. Argument ka qenė: dihet se sa mund tė zgjatet nė kohė shqyrtimi i pretendimeve tė ish-pronarėve.

Sipas nėpunėsve tė ZRPP nė Sarandė, ka njė handikap tė madh, qė e lė gjithnjė tė hapur mundėsinė e riskut tė pronarėve tė rinj me vendime tė qeverisjes vendore. Ky handikap, sipas tyre, qėndron nė faktin se nė Sarandė ka munguar dhe vazhdon tė mungojė harta e azhornimit tė pronave. Kėsaj mangėsie na thanė se do t’i jepet fund pas disa muajve, pasi kjo ėshtė sipėrmarrje e njė firme austriake, nėnkontraktuesit e sė cilės e kanė nisur punėn. “Vetėm pasi tė pėrfundojė harta e azhornimit nuk do tė ketė mė hapėsira pėr “tė panjohura” e tė papritura. Ajo do tė shpallet paraprakisht dhe qytetari do tė ketė mundėsi tė krahasojė identitetet dhe vendosjen e truallit tė vet kundrejt dokumentacionit tė saktė”, thanė zyrtarėt e Sarandės.

Nė ZRPP nė Sarandė nuk pohojnė se rasti nė fjalė ka futur qytetarėt nė alarm. Ndėrkohė qė na thonė se ka pasur prej tyre qė kanė shkuar nė kėto zyra pėr t’u informuar pėr azhornimin e trojeve sipas vendimeve tė kėshillit bashkiak tė vitit 1999, por askush nuk ka paraqitur ndonjė ankesė.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos