Polikron Ēelo: Cila ėshtė ushqyerja mė e mirė pėr fėmijėt

Autori i Lajmit: Denisa Kona
MISHI: Shquhet midis produkteve tė tjera, jo vetėm pėr pėrmbajtjen e lartė tė proteinave (rreth 15-20%) po dhe pėr pėrbėrjen e tyre (aminoacidet e proteinave tė ēdo lloj mishi, tė quajtura “aminoacide esenciale“, kanė vlera ushqyese tė veēanta). Mishi ėshtė burim kryesor dhe pėr shumė kripėra minerale me vlerė si hekur, natrium, kalium,fosfor dhe magnezium. Pėrsa u pėrket sheqernave, sasia e tyre ėshtė fare e papėrfillshme. Vlen tė theksohet, se pėrsa u pėrket vlerave ushqimore dhe kripėrave minerale, nuk ka ndonjė ndryshim thelbėsor midis mishit tė freskėt dhe jo tė freskėt (tė ruajtur nė frigorifer). Mishi i pulės p.sh. (qė kushton mė lirė), pėrmban po aq hekur, sa dhe mishi i viēit. Mishi i derrit (duke hequr dhjamin), i freskėt ose i frigoriferit, mund tė pėrdoret pa asnjė problem, ashtu si mishi i viēit, mbas moshės 6 muajsh; ndėrsa mishi i derrit i thatė, vetėm mbi moshėn 4 vjeē. Pas moshės 6 muaj, fėmijės mund ti jepet mish viēi, pule, qėngji, lepuri dhe derri (pa dhjamė). Rreth moshės 8 muaj dhe proshutė e zier.
Nė moshė 9 muaj, pėrveē mishit dhe mėlēi. Fėmijėve tė vegjėl, nuk u kėshillohet: mishi i pjekur i pulės, sidomos kofshėt, paidhaqet, bifteku i skarės, hamburger . Mishi, bėn pjesė nė ushqimin e pėrditshėm dhe nuk ka asnjė tė keqe qė si fėmijėt dhe tė rriturit, konsumojnė mjaft nga ky produkt. Nė kushte normale, mund tė bėhet dhe ndonjė kombinim; mishi mund tė merret 3-4 herė dhe ditėt e tjera tė javės, zėvėndėsohet me peshk, vezė, djathė ose fasule. Ka ndonjė rast qė fėmija nuk e pėlqen; mos u shqetėsoni, nevojat pėr elementėt e tij, plotėsohen nėse jepen produkte tė tjera si peshku, veza, djathi, perimet etj. (Shihni tabelat pėrkatėse). E rėndėsishme ėshtė dhe mėnyra e gatimit dhe e tė servirurit; fėmijėt para se ta provojnė, duan ta shohin, tė njihen me atė qė do tė fusin nė gojė, mundohuni tė gatuani me shije dhe ti servirni nė forma tė ndryshme, po asnjėherė mos u mundoni ta detyroni; veprime tė tilla mund tė japin efekt tė kundėrt, deri nė neveritje ndaj tij. Pėr fėmijėt e vegjėl, mishi sigurisht do tė gatuhet sipas moshės . Mishi duhet tė ziejė mirė, masė qė siguron mbrojtjen nga ndonjė infeksion i mundshėm. Nėse kemi ndėr mend ta pjekim, mė mirė nė furrė me korent. Sobat me ultravalė, pėr shumė arsye nuk kėshillohen: pjekja nuk arrihet deri nė thellėsi, nuk garantohet sterilizim i plotė dhe dyshohet pėr veti kancerogjene. Ka familje qė e preferojnė mishin pak tė pjekur (me gjak). Nuk kėshillohet pėr fėmijėt, po dhe ata nuk e pėlqejnė.
MĖLĒITĖ DHE TRUTĖ, jo tė domosdoshme
Mėlēitė e tė gjitha llojeve: viēi, lope, kau, bagėtije, pule etj.(tė pasura me proteina, yndyrna dhe sidomos hekur) tu jepen dhe fėmijėve duke zėvendėsuar mishin. Shija dhe aroma disi e veēantė, bėn qė nė pėrgjithėsi tė mos pėlqehen nga fėmijėt, prandaj nuk duhet ngulur kėmbė; elementet e tyre, nuk janė tė pa zėvendėsueshme nga produktet e tjera.
Trutė mund tė jepen pas moshės njė vjec, duke zėvendėsuar mishin, po nė pėrgjithėsi, ashtu si mėlēitė, nuk pėlqehen; nuk kanė vlera tė veēanta, prandaj duhet respektuar dėshira e fėmijės. Si pėr mėlēitė dhe trutė, rėndėsi ka mėnyra e pėrpunimit. Gatimit duhet tė jetė jo vetėm sipas dėshirės tuaj, po nė radhė tė parė tė kėnaqė pamjen dhe shijen e fėmijės.
PESHKU, tė konservuarit nuk janė pėr fėmijėt
Produkt me vlera tė larta ushqyese, pėr arsye se pėrmban mjaft proteina (tė pėrbėra nga shumė aminoacide esenciale), kripėra minerale (sidomos fosfor) dhe acide yndyrore me vlerė. Pėrqindja e kėtyre tė fundit, ndryshon sipas llojit tė peshkut. Ka peshq me pak yndyrna (3 deri nė 10%) dhe tė tjerė ku yndyrnat kalojnė mbi 10%. Pėr fėmijėt preferohen peshqit me pak yndyrna si toni. Preferohet peshku i freskėt, ndėrsa peshqit e konservuar nė kuti, nuk kėshillohen pėr fėmijėt. Kur duhet filluar peshku?Zakonisht pasi fėmija tė ketė mbushur 6 muaj, duke zgjedhur gjithmonė peshq me pak yndyrna. Fėmijėt pėlqejnė tė gjitha llojet e peshkut, veē tė jenė pastruar mirė nga luspat dhe halllat – kujdes, nesė i kalon nė gojė (qoftė dhe njėherė) njė luspė ose halė, ka rrezik tė trembet dhe tė mos e pranojnė mė peshkun kurrė. Peshku pėlqehet i gatuar thjesht dhe vetėm me pak vaj ulliri dhe limon (sipas dėshirės). Nė pėrgjithėsi fėmijėt nuk pėlqejnė salca ose asortimentet e ngjashme pikante, supat dhe tavat e peshkut. Nuk pėlqehen as molusqet dhe frutat e detit, pėr arsye se tremben nga pamjet e veēanta tė tyre ose kanė frikė mos mbyten nga „luspat ose halat“ (ata nuk e dinė se nuk kanė hala). Pėr tė filluar mbarė, mė parė me durim u duhet shpjeguar ajo qė do tu jepet. Jo mė pak e rėndėsishme, ėshtė dhe mėnyra e tė servirurit. Nuk kėrkohet ndonjė gjė e veēantė, vetėm pak fantazi, nė mėnyrė qė pjata tė jetė sa mė tėrheqėse dhe tė mos i trembė.
VEZA, „lozonjarja“ qė fėmijėt e duan me tė parė
Produkt me pėrmasa tė vogėla, po me vlera tė larta ushqyese. Mjafton tė pėrmėndim faktin se nga ana cilėsore, proteinat e vezės, ja kalojnė shumė proteinave me origjinė shtazore si tė mishit, peshkut etj E veēanta e kėtij produkti, ėshtė sė dy pjesėt pėrbėrėse, dallohen pėr pėrmbajtje tė ndryshme. E verdha - ėshtė e pasur me proteina, yndyra, kripėra minerale (hekur, kalcium, fosfor) dhe vit. (A, D, B kompleks). E bardha - e varfėr me yndyrna po pėrmban proteina me vlera tė larta biologjike. Pėrbėrja e mėsipėrme e bėn vezėn njė ushqim me tė vėrtetė me vlera tė veēanta.
Kur duhet dhėnė? Mbas moshės 6 muaj, vetėm e verdha Mbas 12 muaj dhe e bardha. Fėmijėt i tėrheq ngjyra dhe forma e veēantė, prandaj nuk kanė frikė prej saj, bėhen kuriozė, zgjasin duart pėr ta prekur kėtė „lodėr“ dhe ta provojnė nė gojė. Kėto dukuri dhe shija e veēantė, janė arsyet qė fėmijėt e vegjėl, jo vetėm e pranojnė, por gėzohen sa shohin vezėn, u qesh fytyra, nxjerrin bėlbėzime kėnaqėsie, pėrplasin duart etj.
Veza, bart rreziqe pėr alegji Po, renditet e dyta pas qumėshtit, po kjo nuk duhet tė shėrbejė nė asnjė mėnyrė si shkak pėr ta mėnjanuar nga dieta. Mė tepėr alergji, jep albumina e tė bardhės, prandaj fillohet mė me vonesė. Duke ditur kėtė dukuri, e rėndėsishme ėshtė qė pas dhėnies sė parė, tė vrehet me kujdes sshfaqia e ndonjė shenje tė veēantė qė lidhet me alergjinė si njolla nė lėkurė, urtikarie, ndryshimi i feēieve etj.
Si jepet veza? Tė vegjėlit e pėlqejnė gjysmė tė zier (rrufkė). Jepet me lugė kafeje (duke filluar me tė verdhėn), vetėm se duhet tė jetė e freskėt. Nėsenuk gjejmė vezė tė freskėt ose nuk e pėlqejnė tė tillė, mund tė hidhet nė supė.
Pėr moshat nė vazhdim, varet nga dėshira e fėmijės - duhet respektuar.

Si tė kontrollojmė nėse peshku ėshtė i freskėt?
Peshku i freskėt, ruan erėn e detit
Tė mos jetė i lėshuar
Tė ketė konsistencė tė fortė
Sytė tė jenė tė shndritshėm (tė mos kenė humbur lėngun)
Veshėt tė jenė rozė dhe tė ruajn erėn e trupit

Si tė zgjedhim vezėn?
Ėshtė mirė tė sigurohen vezė tė freskėta. Pėr tė provuar se ėshtė e tillė, veproni si mė poshtė:
Merrni njė gotė me pėrmasa tė mėdha dhe mbusheni me ujė
Vendoseni vezėn brenda
Veza e freskėt ka pėr tė rėnė nė fund
Nėse nuk ka kaluar mė shumė se 5 ditė, qėndon nė mėnyrė vertikale
Po qe mbi 15 ditė, do tė qėndrojė mbi ujė


Djathra me pak yndyrė, tri herė nė javė pėr tė vegjlit
Mos ia jepni fėmijės pas mishit ose sallamit, rėndon stomakun
Sipas qumėshtit nga ėshtė prodhuar, dallojmė djathė lope, deleje dhe bualli; po mund tė preodhohet dhe nga pėrzierja e disa llojeve qumėshti. Djathi pėrmban nė formė tė koncentruar tė gjithė pėrbėrėsit e qumėshtit, pra ėshtė burim pėr proteina, kalcium dhe yndyre (mungojnė sheqernat). Pėr vlerat qė ka (sidomos me kalcium), djathi, duhet marrė tė paktėn 3 herė nė jave. Po kujdes, nuk duhet dhėnė mbas njė ushqimi shumė tė ngarkuar me mish, peshk ose sallam, pėr tė vetėmen arsye se mbingarkohet aparati tretės nga pėrqindja e lartė e kalciumit. Nisur nga vlerat ushqimore, fare mirė mund tė zėvėndėsojė mishin (kur fėmija nuk pranon). Sipas pėrqindjes sė yndyrave, dallojmė:djathė me shumė yndyra, ku yndyrnat kalojnė mbi 40%; djathė me yndyra mesatare (20-40%); djathė me pak yndyra (nėn 20%). Industria ushqimore ka prodhuar djathra tė shumė llojshme, me emra nga mė tė ndryshmit. Nga fėmijėt nė pėrgjithėsi pėlqehet djathi i zakonshėm, me pak kripė. Ata nuk pėlqejnė djathėra mė aromė tė veēantė ose me shumė kripė. Pavarėsisht nga emri, pėr fėmijėt e vegjėl rekomandohen djathėra me pak yndyrė. Nė literaturėn Italiane thuhet se djathi mė i pėlqyer prej fėmijėve ėshtė parmixhano, mazzarela, grana, strachino, rikota dhe formagini.


DRITHĖRAT

Prodhimet e grurit dhe orizi, bazė nė dietėn fėminore
Orizi nis mė parė nė ushqyerjen e foshnjave, gruri pas muajit tė pestė

Drithėrat, prej tė cilave prodhohen miellrat, janė tė shumta, midis tyre pėrmėndim grurin, misrin, orizin, elbin, thekrėn etj. Mė tė pėrdorurit pėr fėmijėt e vegjėl, janė mielli i grurit dhe i orizit. Drithrat shquhen pėr pėrmbajtje tė lartė sheqeri, deri nė 72%, ku 60-80% e zė amidoni. Produktet nga drithėrat, pėr vlerat e tyre, duhet tė zėnė vėnd tė rėndėsishėm nė dietėn e pėrditėshme tė fėmijėve dhe adoleshentėve, duke filluar nga pėrsheshi tradicional me qumėsht nė mėngjes, buka,makaronat, pilafi etj. Nė pėrgjithėsi fėmijėt i pėlqejnė, po kjo varet dhe nga mėnyra e gatimit dhe tradita familjare (kur konsumohen dhe nga tė rriturit).Vlera ushqyse e miellit tė grurit, qėndron nė pėrqindjen e lartė tė amidonit. Pėrsa u pėrket proteinave, jo vetėm qė nuk pėrbėjnė mė tepėr se 10-12%, po nuk janė komplete, pėr arsye se pėrmbajnė pak aminoacide komplekse (Lizina dhe Triptofani gjėnden nė pėrqindje fare tė vogėl).
Kur fillohet tek fėmija? Mielli fillohet pas muajit tė 5, moshė kur fillon ushqimi parė.
Orizi – ėshtė njė ushqim me vlera tė veēanta; pėrbman 80% sheqerna komplekse, proteina me vlerė tė lartė biologjike 7 deri nė 8%, vitamina tė grupit B, kripėra minerale (hekur, fosfor,kalium, magnezium) dhe vlera tė larta kalorike (362 kalori pėr 100 gr.). Orizi nė treg gjendet nė formė tė qėruar dhe i plotė (ky i fundit ruan vlera mė tė plota).
Kur fillohet? I bluar (miell orizi), bėn pjesė nė ushqimin e parė. Nė nė pėrgjithėsi pėlqehet si nė formėn e supės ose tė pilafit. Masa e miellit dhe e drithit, pėrafėrsisht mund tė llogariten si mė poshtė: 1 lugė kafeje rreth 5 gr; 1 lugė receli rreth 10 gr; 1 lugė gjelle rreth 15 gr. Lėngu i orizit pėrdoret kryesisht pėr hollimin e qumeshtit tė lopės. Pėrmban shumė pak kalori (rreth 50 kalori pėr litėr) dhe vetėm 1% amidon; si shihet nuk ka vlera ushqyese, pra duhet shfrytėzuar vetėm pėr hollimin e qumėshtit dhe jo si ushqim. Nė vėnd tė ofrizit, mund tė pėrdoret dhe elbi.
Si pėrgatitet: Nė njė litėr ujė, hidhet 30 gr.oris dhe lihet pak tė zbutet, mandej vihet tė ziej nė zjarr tė ngadalshėm deri sa tė mbetet gjysma. Nė vazhdim kullohet nė njė sitė tė imtė ose garzė (nuk shtypet as nuk shtrydhet), shtojmė ujin qė ka avulluar gjatė zierjes deri sa tė arrijė masėn fillestare (1 litėr), 3-4 gr. kripė dhe lėngu orizit ėshtė gati.
Lėng orizi i koncentruar (dekokt) – 80 gr. oris hidhen nė 1 litėr ujė dhe lihen tė zbuten pėr rreth 10-12 orė; pastaj vihet tė ziej nė zjarr tė ngadalshėm deri sa tė ēahen kokrat e orizit. Gjatė zierjes, shtohet uji i humur, shtypet, kalohet nė sitė (ose makinė). Kur tė ftohet, do tė marrė formė pelteje gjėlatinoze, i gatshėm pėr pėrdorim.


Ky lajm ėshtė publikuar: 15/03/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos