AKSES Albania: Administrata Publike ėshtė e kėrcėnuar nga politika



AKSES Albania bėri dje publike, nė njė tryezė tė rrubullakėt, rezultatet e monitorimit tė qendrueshmėrisė sė administratės publike, pėr vitin 2009. Nė tryezė morėn pjesė pėrfaqėsues tė Departamentit tė Administratės Publike, Komisionit tė Shėrbimit Civil, institucioneve tė qeverisjes qendrore, vendore dhe tė pavaruara, pėrfaqėsues tė organizatave kryesore tė ndėrkombėtare, shoqėrise civile dhe medias. Nė pėrfundim tė kėtij monitorimi AKSES Albania doli me njė raport qė ėshtė pjesė e projektit “Pėr njė administratė publike tė qendrueshme dhe profesionale”, qė u mbėshtet nga Ambasada Gjermane nė Tiranė. Raporti pėrmbledh njė verėsim tė thelluar tė gjendjes dhe qendrueshmėrisė sė strukturave nė administratėn publike, objektivitetit dhe transparencės sė procesve tė rekrutimit, vlerėsimit tė punės, karierės dhe largimit nga shėrbimi nė administratėn pulike, si dhe qendrueshmėrinė nė punė tė nėpunėsve publikė. Njė pjesė e rėndėsishme e raportit i kushtohet edhe problematikave tė evidentuara nė institucionet, tė cilat kanė detyrimin ligjor pėr tė siguruar qendrueshmėrinė e administratės publike, dhe rekomanimet pėrkatėse pėr pėrmirėsime ligjore, forcimin e kapaciteteve institucionale tė Departamentit tė Administratės Publike, rritjen e transparencės dhe tė llogaridhėnies institucionale, si dhe forcimin e rolit tė gjykatės nė zgjidhjen e konflikteve tė marrėdhėnieve tė punės. Ky raport ėshtė pjesė e njė monitorimi tė thelluar tė tė gjithė problematikės sė administratės publike shqiptare gjatė vitit 2009 dhe synon tė hedhė baza sistematike pėr njė monitorim tė vazhdueshėm edhe nė tė ardhmen. Nė fjalėn e tij Ambasadori Gjerman nė Tiranė Bernd Borchardt nė fjalėn e tij tha: Shkarkimet e motivuara politikisht nga administrata publike nė Shqipėri janė kritikuar publikisht. Kriteret pėr rekrutimin e punonjėsve tė rinj janė kritikuar gjithashtu nė Raportin e fundit tė Progresit tė Komisionit Europian. Sipas tij, qytetarėt e Shqipėrisė duan qė vendi i tyre tė jetė pjesė e Bashkimit Europian. “Pėr kėtė qėllim, Shqipėria ka nevojė pėr njė shėrbim publik tė stabilizuar, funksional dhe tė aftė pėr tė kryer tė gjitha detyrat me tė cilat vendi juaj duhet tė pėrballet gjatė procesit tė anėtarėsimit. Gjermania ka mbėshtetur organizatėn AKSES nė realizimin e projektit tė monitorimit tė zhvillimeve nė administratėn publike mbi baza objektive. Jam i sigurt se analiza e AKSES dhe rekomandimet qė do tė prezantohen sot janė njė kontribut i vlefshėm pėr njė diskutim konstruktiv dhe pėr konsolidimin e njė administrate publike mė tė qendrueshme”, ka nėnvizuar ambasadori gjerman.
Raporti
Marjana Papa, Drejtore Ekzekutive e AKSES Albania nė fjalėn e saj nėnvizoi se Shqipėria ka nevojė pėr njė administratė publike tė qendrueshme dhe shoqėria civile duhet tė jetė aktive dhe bashkėpunuese pėr realizimin e kėtij qėllimi. Sipas saj, nga shtatori e nė vazhim shihet njė pėrkeqėsim i tė gjitha parametrave qė lidhen me qendrueshmėrinė e administratės, si p.sh. ka njė rritje tė kontraktimeve tė pėrkohėshme nė rradhėt e shėrbimit civil, rėnie nė shpalljen e pozicioneve tė lira ndonėse numri faktik i vendeve tė lira ėshtė mjaft i lartė, rėnie tė numrit tė aplikantėve nė konkurset e pranimit nė pozicione tė shėrbimi civil, rritje tė numrit tė personave tė larguar me masa displinore (tė shkarkuar nga shėrbimi civil), etj. “Ndryshimet e strukturave vazhdojnė tė jenė njė praktikė e pranishme nė administratėn publike, duke prekur e interesuar njė numėr tė konsiderueshėm tė punonjėsve. Besimi nė objektivitetin e sistemit tė konkurimit nė administratėn publike ėshtė i kufizuar dhe proceset e rekrutimit rezultojnė formale dhe fiktive. Ekziston aktualisht njė numėr i konsiderueshėm punonjėsish, tė cilėt nuk i janė nėnshtruar procesit tė rekrutimit pėrmes konkursit. Ekzistenca sistematike, veēanėrisht nė shėrbimin civil, e punonjėsve tė rekrutuar pėrmes kontratave tė pėrkohėshme, ėshtė njė tjetėr cėnim i dispozitave ligjore nė lidhje me marrėdheniet e punės dhe objektivitetin e rektrutimit tė punonjėsve tė administratės publike”, ka nėnvizuar Papa.
Institucionet
Sipas saj, institucionet nuk janė transparente nė lidhje me gjendjen e burimeve e tyre njerėzore dhe qendrueshmėrinė e kapaciteteve administrative dhe se mungesa e transparencės dhe llogaridhėnies rezulton si brenda institucioneve, kundrejt punonjėsve, por edhe jashtė tyre, kundrejt publikut. “Vlerėsimi i performancės nė punė tė punonjėsve ėshtė pėrgjithėsisht njė proces i mbyllur, jo transparent dhe subjektiv, dhe qė nė masė tė madhe, nuk reflekton realizimin e objektivave tė punės dhe arritjeve vjetore individuale tė punonjėsve. Pėrgjithėsisht dominojnė vlerėsimet shumė pozitive tė performancės sė administratės publike. Motivimi nė punė i punonjėsve tė administratės publike, nuk ėshtė i lidhur me pagėn, por kyesisht me pritshmėrinė pėr sigurinė dhe jetėgjatėsinė e vendit tė punės dhe mundėsinė pėr kualifikime e trajnime. Pjesėmarrja e punonjėsve nė procesin e hartimit dhe realizimit tė objektivave institucionale ėshtė e ulėt dhe veēanėrisht nė lidhje me organizimin dhe qendrueshmėrinė e strukturave. Punonjėsit e administratės ndihen tė rrezikuar nė lidhje me pozicionin e tyre tė punės nėse ndryshon forca politike nė pushtet”, ka theksuar Papa. Sipas saj, marrja e masave disiplinore nuk karakterizohet me trasparencėn e mjaftueshme dhe se presionet pėr dorėheqje shihen si mjet pėr largimin nga administrata. “Largimi pėrmes dorėheqjes ėshtė njė mėnyrė, e cila nuk le gjurmė nė dosjen personale tė punonjėsit dhe heq tė drejtėn e ankimimit nė rrugė administrative, gjyqėsore dhe rrikthimin nė vendin tė punės. Zbatimi i vendimeve Komisionit tė Shėrbimit Civil dhe Gjykatave mbetet njė ēėshtje problematike, pėr tė cilėn mungon transparenca e nevojėshme. Shqyrtimi gjyqėsor i ēėshtjeve, qė lidhen me marrėdhėniet e punės nė administratė, karakterizohet nga shpjetėsia e ulėt e gjykimit dhe kohėzgjatja e marrjes sė vendimit nga ana e gjykatės, ēka ul edhe mė shumė shancet pėr zbatueshmėrinė e kėtyre vendimeve”, ka nėnvizuar Papa.









17 Mars 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos