Vjeshta e Jakup Kerajt

Ai udhėtoi nga Leningradi drejt Shkodrės, duke besuar se dikur Tatjana Mihajllovėn do ta takonte sėrish. Asnjėherė nuk i kishte pėlqyer ndarjet pėrjetė. Gjithnjė ėshtė njė shteg, kur fati na takon me njerėzit qė i kemi dashur dikur. Nuk ka rėndėsi sa ka ndryshuar fytyra e dashurisė sė dikurshme, ne mund tė dallojmė tė shkuarėn dhe ditėt e bukura nė tė, edhe kur ajo ėshtė njė fytyrė e trishtė plot rrudha.

Por Jakup Keraj nuk e takoi mė Tamarėn. Ajo do tė ishte gjithnjė "diku" pranė tij, e veshur ashtu me pallton me pellush, fustanin e kuq poshtė gjurit, e formėzuar nė mijėra telajo qė ai i ngjizi me ngjyrat e sė shkuarėsā€¦

Historia e Tamarės, vajzės ruse me tė cilėn Jakup Keraj u njoh gjatė studimeve nė Leningrad, nis librin rrėfim, mbi jetėn e njė prej artistėve mė tė mirė tė traditės sonė. Ėshtė vėllai i tij, kompozitori dhe piktori Rruzhdi Keraj, qė ka hedhur nė njė libėr gjithė jetėn e tė vėllait. Keraj i pėrket brezit tė atyre artistėve, qė pavarėsisht pėrmasave reale qė kishin, pak mundėn tė evidentoheshin, apo tė merrnin vlerėsimet e duhura gjatė kohės qė ishte gjallė. Si pėr tė kompensuar kėtė mungesė kritike ndaj veprave tė tė vėllait, Rruzhdiu ka shkruar kėtė libėr, i ngjashėm me njė rrėfim poetik pėr jetėn e njė artisti si Jakup Keraj.

Ndodhemi nė apartamentin e Rruzhdi Kerajt. Bri tavolinės sė drunjtė ai tė tregon tė vetmen punė tė Jakupit, e shoqėruar nga dhjetėra piktura tė tij (Ruzhdiut).

Pas vdekjes sė Jakupit, piktura duket se u ngjiz brenda trupit tė tij. Bashkė me muzikėn dhe poezinė, pasione qė kanė qenė gjithnjė me tė, tashmė piktura sa vinte e bėhej njė ndjenjė mė e fortė. "Pas vitit 1985, kur im vėlla u nda nga jeta, fillova tė merresha mė tepėr me pikturėn. Nė fillim ishte mė shumė njė kujtesė ndaj vėllait dhe mė vonė u bė njė proces i pandalshėm", tregon ai.

Ky apartament, qė ngjason me njė studio, e tregon mė sė miri kėtė.

"Mė shumė se vėllezėr me Jakupin kemi qenė miq tė mirė. Unė dija ēdo gjė tė tijėn dhe e shihja plot adhurim. Ai nuk ishte vetėm njė piktor, por dhe njė njeri qė dashuronte muzikėn, letėrsinė. Libri i tij i preferuar ishte "Gjeniu" i Drajzerit, ndėrsa piktorėt qė donte mė shumė ishin rusėt", thotė Ruzhdiu.

Pranė pianos ndodhet njė telajo, qė ende s‘ka pėrfunduar. "Tashmė pikturėn e kam nevojė", artikulon ai.

Por, mė shumė se pėr veten, pėr ndjesitė e reja qė piktura ka sjellė nė jetėn e tij, Ruzhdiu kėrkon tė tregojė mė shumė pėr tė vėllanė.

Libri qė ai ka botuar pėr tė ėshtė i vetmi kontribut real qė ėshtė bėrė pėr Jakup Kerajn. Pavarėsisht se shumė artistė e kanė evidentuar vlerėn qė ky artist pati pėr artin tonė tė traditės, Jakupi kujtohet aq rrallė. Nėse do tė flasim pėr njė pėrfaqėsues tė denjė tė portretit shqiptar, sigurisht qė emri i Jakup Kerajt ėshtė i padiskutueshėm. Ish-nxėnėsi i tij, piktori Edi Hila, e veēon pikturėn e Kerajt, veēanėrisht nė gjininė e portretit. Duke u ndalur te portreti qė ai i ka bėrė artistit Danish Jukniu, Hila thotė se "njė nga portretet e njohur, madje esencial nė fondin e krijimtarisė shqiptare tė pasluftės, pra i pikturuar nė periudhėn e artit tė realizmit socialist, ėshtė portreti i Danishit, ose "Portreti i piktorit", qė mė ka bėrė gjithnjė pėrshtypje. Mė ėshtė dukur kjo pikturė gjithmonė ndryshe nga punėt e tjera tė asaj kohe, sepse u largohej skemave tė njohura mbi bazėn e tė cilave operonin artistėt shqiptarė tė realizmit socialist nė atė kohė. Portreti i Danish Jukniut ėshtė pikturuar e konceptuar me pėrmasa njerėzore, tė vėrteta, pa ekzagjerime dhe zhvendosje artificiale, qė nė rastin e artit tė programuar duhet tė tregonin gjeniun artist, i cili ia kushton veprėn e tij "ideve tė mėdha tė revolucionit", pėrmes "optimizmit revolucionar". Pėr kohėn kjo ishte kėrkesė esenciale".

Ka shumė arsye pėrse nėpėrmjet portretit Keraj ka mundur tė jetė mė i thellė, mė i lirė. Duke pasur parasysh sistemin kur ky artist jetoi, portreti ishte e vetmja gjini pėr t‘iu larguar kornizave tė kohės. Ndaj dhe portreti i Danish Jukniut, apo autoportreti qė ai ka bėrė pėr veten, portreti qė i ka bėrė tė vėllait Ruzhdiut, apo dhjetėra portrete tė tjera, janė sot veprat ku Jakupi ka derdhur gjithė fuqitė e tij.

Por kush ėshtė Jakup Keraj?

Burri elegant brun qė shfaqet sot nė fotot qė na tregon i vėllai, lindi nė Shkodėr mė 15 shtator 1933. Babai i tij, Ahmeti, njihej nė tė gjithė Shkodrėn si mjeshtėr i kuzhinės dhe kishte mundur tė hapte dy restorante, njė nė qytetin e tij dhe njė nė Tiranė, aty nga fillimi i viteve ‘40 tė quajtur "Bela Venecia". Qė i vogėl Jakupi shfaqi prirje pėr vizatim. Kjo gjė ra nė sy tė prindėrve, tė cilėt e dėrguan pėr tė marrė mėsime private te njė grua ruse, Puzanova, e cila nė atė kohė jetonte nė Shkodėr. Nė librin e Ruzhdiut ai tregon dhe pėr lidhjen e tė vėllait me rusen Puzanova. Kur ai realizoi portretin e parė, ajo nuk e thirri Jakup, por Jakopo, duke i thėnė se ai i ngjasonte me piktorin Jakopo Tintoretto me portretet qė ai realizonte. Mė pas, Jakupi u bė nxėnės i Simon Rrotės, i cili e vlerėsonte shumė Kerajn pėr talentin e tij. Mė vonė Keraj ndjek Liceun Artistik "Jordan Misja", tė cilin e pėrfundon me rezultate tė shkėlqyera. Njė nga mėsuesit e tij tė kėsaj periudhe ishte Nexhmedin Zajmi. Nė vitin 1952 shkon pėr tė studiuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Leningradit. Bashkėstudent me emra mjeshtėrish tė pikturės dhe skulpturės shqiptare, si Vilson Kilica, Guri Madhi, Shaban Hadėri, Kristaq Rama etj., edhe kėtu ai u shqua pėr talentin dhe pėrkushtimin e tij.

Pasi mbaroi studimet nė Bashkimin Sovjetik, kthehet nė Shqipėri mė 1954-ėn. Punon si mėsues i vizatimit teknik nė gjimnazin "29 Nėntori" nė Shkodėr. Ndėr punėt e tij mund tė pėrmendim: "Heronjtė e Mashkullores", "Kuvendi i Lezhės", "Shkodra", "Kalaja e Rozafatit", "Buna" etj. Nė vitin ‘64 hapi ekspozitėn e parė vetjake nė Shkodėr. Nė ‘84-ėn hapi ekspozitėn e tij tė dytė po nė Shkodėr, pėr tė ēelur ekspozitėn tjetėr njė vit mė pas nė Tiranė. Nė vitin 1970 i ėshtė dhėnė Urdhri "Naim Frashėri i Klasit tė Tretė". Nė vitin 1986 i jepet titulli "Artist i Merituar". Pjesėmarrės nė Bienalen e Aleksandrisė, ėshtė fitues i medaljes sė bronzit nė dhjetor 1987. "Retrospektivė" ishte ekspozita e ēelur nė vitin 2002 me punė tė Kerajt nga fondi i familjes, Galerisė sė Shkodrės dhe GKA-sė. Po nė 2002-shin i ėshtė dhėnė titulli Mjeshtėr i Madh i Punės.

Ėshtė familja Keraj, bashkėshortja dhe fėmijėt ata qė kujdesen tani pėr punėt e Jakupit. Ruzhdiu beson se libri qė ai ka bėrė pėr tė ėshtė thjeshtė njė rrėfim. Pavarėsisht historive qė mban jeta e secilit prej nesh, ajo ēfarė ka rėndėsi nė rastin e Jakupit ėshtė piktura e tij. Vetė ajo e rrėfen mė mirė mendjen e mjeshtrit qė derdhi tek ajo gjithė perceptimet e tij, pėr natyrėn, dashurinė dhe jetėnā€¦



Me Danishin

Pas Leningradit ishte Shkodra qyteti ku piktori i dha jetė artit tė tij. Ai qytet, ku pėrtej rrugicave dhe kafeneve tė vogla fshiheshin aq shumė biseda pėr artin. Pikėrisht aty Jakupi ndėrtoi atė galeri tė pafund pikturash, pranė bashkėshortes dhe fėmijėve. Nė atė qytet, ku bashkė me Danish Jukniun kėrkonin tė zbulonin domethėnien e ngjyrave. Danishi ishte njė djalė i gjatė, i hollė, simpatik, me flokė gėshtenjė, tė hedhura sipėr, ku zbulonin njė ballė tė madh e tė zgjuar. Liceun e bėnė bashkė. U ndanė kur filluan studimet e larta, Jakupi nė Bashkimin Sovjetik, Danishi nė Poloni. Por gjatė viteve tė studimeve ata i shkruanin njėri-tjetrit. Nė njė letėr Jakupi i shkroi pėr pedagogėt rusė, shkollėn e pikturės dhe vėllazėrisht i foli edhe pėr tė metat e pedagogėve dhe shkollės qė kishin kryer, pa menduar se ajo letėr do t‘i sillte telashe tė mėdha dhe pėr pak desh ia ndėrprenė studimet. Ndoshta letra ishte edhe arsyeja qė pas studimeve nė Leningrad emėrohet tė punojė si pedagog nė Liceun Artistik tė Shkodrėsā€¦ Portreti qė ai i ka bėrė Danishit e tregon mė sė miri kėtė miqėsiā€¦ Gjithė brengat dhe pasionet e dy artistėve qė jetuan nė njė sistem qė nuk ishte pėr artin e tyre.

Takimi i fundit


Tamara Mihajllovna priste e shqetėsuar pranė semaforit. E mbėshtjellė deri te hunda me jakėn prej pelushi tė palltos, herė pas here hukaste duart e ngrira nga tė ftohtit dhe pėrplaste kėmbėt pėr t‘u ngrohur. Ai erdhi pesė minuta me vonesė. Tamara sa e pa i thirri - Ju shqiptarėt asnjėherė nė orar fiks!

Ai i kėrkoi ndjesė, duke e puthur nė buzėt e ngrira nga tė ftohtėt,

- Ke dėshirė tė qėndrojmė?, e pyeti ai

Tamara i futi krahun, mbėshteti kokėn nė supin e tij dhe filluan tė ecnin. Ai kishte vėnė nė kokė republikėn e dhuruar nga Tamara dhe me shallin e leshtė tė kuq kishte mbėshtjellė qafėn. Fytyrėn e kishte tė zbehtė dhe herė-herė njė dridhėrimė si njė pickim korrenti ia pėrshkonte trupin. Ky ishte dimri i pestė nė Leningrad dhe i fundit. U futėn nė restorant. Tamara me duart qė i dridheshin, hoqi pallton me pelush. Ai e vendosi nė portmonto. Mbasi hoqi dhe pallton e vet, republikėn dhe shallin, u ulėn nė njė tavolinė pranė dritares. Tamara dukej njė mrekulli me fustanin e kuq. Ai s‘ia ndante sytė dhe herė pas here thyente gishtat me njė nervozizėm qe se kuptonte nga i vinte.

- Pse je kaq nervoz?, - pyeti e shqetėsuar Tamara. Ai s‘ia ndante sytė. Kur erdhi kamerieri ai e la Tamarėn tė bėnte porosinė.

- Tė pyeta edhe njė herė pėrse je kaq i shqetėsuar?

- Ti, do tė vish me mua nė Shqipėri, - foli ai, dhe vėshtrimi i tij i butė u ngul nė buzėt e saj tė mbushura dhe priti tė dilnin prej aty brilante apo helmi i mospranimit. Ajo heshti gjatė. Kishte kohė qė pyetjes sė tij nuk po i gjente pėrgjigje. Kur u njohėn njė mbrėmje nė Akademinė e Arteve, ajo kurrė nuk e mendonte se do tė vinte njė ditė si kjoā€¦

- Po ti, pse nuk rri kėtu?, - e pyeti ndoshta pėr tė njėmijtėn herė gjatė kėtyre ditėve. Ai ndjeu thellė nė vete pėrgjigjen e fundit qė priste dhe ndoshta pėr tė parėn herė parandjeu sa e largėt do tė bėhej sė shpejti Tamara e tij, brunia e mrekullueshme me sy bajame me atė trup si kalem hardhie.

- Mos mendon se ky ėshtė takimi i fundit?, -pyeti ai.

- Kjo varet nga ti. Kėtu jam unė dhe perspektiva jote.

- Ti duhet tė vish me mua Tamara.

Pėrse mos tė rrish ti me mua? Foli e egėrsuar ajo.

Kėto kujtime po i rėndonin piktorit tė ulur para pasqyrės me republikėn nė kokė dhe shallin e kuq hedhur rreth qafės. Mė nė fund iu mbush mendja tė bėnte portretin e vet.

Tamara nuk doli ta pėrcillte. U bė keq. U mat disa herė tė dilte ta kėrkonte, porā€¦

Edhe fjalėt e Rektorit tė Akademisė e pickonin si gjarpri.

- Ti duhet tė rrish kėtu, kėtu ėshtė perspektiva jote.

Nė studio bėnte ftohtė.

Shkodra ishte plot lagėshti. Soba bėnte tym dhe s‘e ndezi. Vajza e vogėl priste e ulur nė karrigen prej kashte, e mbėshtjellė me pallto, tė fillonte punėn i ati.

Kur erdhi nė shtėpi nė Shkodėr, ndjeu t‘i shpėrthejė malli dhe nga dytė e bukur iu rrodhėn lotėt. Nėna s‘ngopej sė pėrqafuari. Babai, pasi i uroi mirėseardhjen, u ul nė njė cep minderit dhe ndezi njė cigare. Vėllezėrit iu mblodhėn rreth dhe s‘ngopeshin duke e parė dhe pėrqafuar. Shtėpia pėrdhese u ngroh. Atė natė prindėrit i liruan krevatin dopio dhe vetė fjetėn nė kuzhinė, nė dyshekėt e shtruar nė tokė. Nėnėn e merakosur se zinte gjumi dhe i pėshpėriste herė pa here babait: - Ėshtė shumė i dobėt, e shkreta unė! - Babai e qetėsonte: - Fli tani, e ka nga rruga. As vėllezėrit s‘i zinte gjumi. Atė natė se zuri gjumi.

Sa e vogėl iu duk shtėpia.

Nėna e dobėsuar, babai i plakur dhe tepėr i lodhur. Vėllezėrit ishin rritur. Filloi tė qeshė me vete, sepse tė gjithėve nė letrat qė u dėrgonte u kishte vėnė nga njė nofkė. Tė nesėrmen shtėpia u mbush nga shokėt dhe piktorėt e qytetit. Nėna i pėrzuri shpejt tė gjithė, se djali ishte i lodhur.

E mrekullueshmja nėnė!





 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos