Tuneli i Elbasanit, investimi pėrfundon pėr 2 vjet

12/03/2010 Kryeministri Sali Berisha prezanton projektin e Qafė-Kėrrabės: Ky s’ėshtė i vetmi

ELBASAN- Kryeministri Berisha i ndjekur nga ministrat Olldashi e Basha si dhe deputetėt e Elbasanit ka bėrė prezantimin nė teatrin “Skampa” tė projektit teknik pėr autostradėn qė do tė shkurtojė distancėn Elbasan-Tiranė nga 48 nė 31 km dhe do tė ketė njė shpejtėsi 100/120 km nė orė.

Projekti

Prezantimi ėshtė bėrė nga ministri Olldashi, i cili ka pėrshkruar segmentin Tiranė-Lundėr-Mullet-Bradashesh. Ai ka theksuar se ky segment i shkurtėr ėshtė edhe me njė kosto mė tė madhe, por me njė pėrfitim ekonomik tė madh. Autostrada Tiranė-Elbasan, me gjatėsi 31 kilometra, ėshtė segmenti i parė i boshtit tė jugut. Autostrada do jetė me 4 korsi, do tė ketė dy tunele pėrkatėsisht 2.3 dhe 2.1 kilometra, 7 mbikalime, 4 nėnkalime, 3 kryqėzime dhe shpejtėsi lėvizjeje 110 km/orė. Kryeministri Sali Berisha nė fjalėn e tij e ka quajtur trajektoren e shkurtėr tė projektit si njė rrugė me rėndėsi kapitale jo vetėm pėr zhvillimin e Elbasanit, por tė Shqipėrisė nė tėrėsi. Ai deklaroi se ky segment ėshtė i pari i Boshtit tė Jugut qė do tė vazhdojė nė Berat e mė pas nė Tepelenė. “Autostrada Tiranė-Elbasan, e zgjedhur nė trajektoren mė tė shkurtėr tė saj, ka njė rėndėsi kapitale pėr zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomik jo vetėm tė Elbasanit, por tė vendit nė tėrėsi. Kjo autostradė e shndėrron Elbasanin nė qytetin mė tė afėrt, ose pothuaj nė njė pjesė integrale tė metropolit shqiptar, Tiranės. Kjo autostradė realizon njė ėndėrr tė kahershme tė qytetarėve tė Elbasanit pėr tė arritur Tiranėn duke ēarė malet dhe, faktikisht, kjo do tė ndodhė gjatė kėtyre dy viteve qė vijnė. Kjo autostradė shkurton ose u kursen sė paku 40 minuta kohė jo vetėm qytetarėve tė Elbasanit, por edhe tė gjithė qytetarėve tė Shqipėrisė juglindore dhe jugore, sepse me ndėrtimin e Boshtit tė Jugut, segmenti i parė i tė cilės ėshtė autostrada Tiranė-Elbasan, rruga kryesore drejt kryeqytetit pėr qytetarėt e Sarandės, Konispolit, Delvinės, Gjirokastrės, Tepelenės, Pėrmetit, Skraparit, Beratit, Gramshit do tė jetė kjo autostradė. Po e tillė do tė jetė ajo pėr Kolonjėn, Korēėn, Pogradecin, Librazhdin. Kjo autostradė ėshtė vėrtet njė vepėr e kushtueshme dhe ka tė ngjarė tė jetė mė e kushtueshmja qė ėshtė ndėrtuar ndonjėherė nė Shqipėri, por ka edhe impaktin absolut pozitiv pėr tė gjithė Shqipėrinė juglindore dhe jugore. Shumė shpjet, nė njė hark kohor shumė tė shkurtėr, ne do tė shkojnė nė Berat. Kam kėnaqėsinė t’ju informoj se kemi pėrfunduar edhe projektin e Boshtit tė Jugut, Berat-Tepelenė, 40 kilometra, gjysmė ore nga Memaliaj nė Berat. Njė projekt ky tmerrėsisht i kushtueshėm, me dy tunele, me ura po kaq problematike. Por ne nuk tėrhiqemi, do tė ndėrtojmė tunele sigurisht kėtu nė Qafė-Kėrrabė, nė malet midis Beratit dhe Tepelenės, nė Kardhiq, nė Qafė-Plloēė, nė Qafė tė Murrizit dhe kudo”, tha Berisha.

Deklaratat

Krizė, pėsuam vetėm tronditje

Ekonomia pėsoi njė tronditje, por jo krizė, absolutisht. Fjala krizė nė ekonomi ka njė pėrcaktim. Ēdo ekonomist e di se kush quhet krizė nė ekonomi. Nuk ka krizė me rritje ekonomike. Kurrė. Por a pėsoi tronditje? Pėsoi, sepse ra tregu nė Kinė, nė Indi, nė Evropė, kudo. Po tani qė u ngjit tregu, mund tė pyesni. Rreth 102 pėr qind ėshtė rritja e eksporteve nė muajt janar dhe shkurt.

Berisha u ndal edhe tek investimet qė do tė ndėrmerren me ndihmėn e vendeve qė mbėshtesin zhvillimin e Shqipėrisė si Japonia e Gjermania. “Qytetarėt nuk e dinė se vetėm qeveria japoneze ka njė paketė mbi 200 milionė euro pėr rrugė, ujėsjellės, kanalizime dhe tė tjera. Ne na besojnė. Po kėshtu pjesa e tunelit, duhet t’ju them se ėshtė investim, ėshtė kredi e butė pothuajse falas e Emirateve tė Bashkua Arabe. Qeveria gjermane, pas vizitės nė Gjermani, Kancelarja Angela Merkel dyfishoi ndihmat pėr Shqipėrinė. Ajo mė tha: “Tė kemi ndihmuar, por shumė mė tepėr do tė ndihmojmė. Dhe mbrapa erdhi dyfishimi i ndihmave. Pra, projektet i kemi, paratė i kemi, fjalėt do t’i mbajmė, ėndrrat do t’i shndėrrojmė nė realitet”. Kryeministri ėshtė ndalur edhe tek shkurtimi i shpenzimeve pėr administratėn duke nisur edhe nga vetė ministrat. Madje duke qeshur ai tha se kompjuterėt e ministrave nė qeveri kursejnė letrėn e shumtė qė harxhohej mė parė. Ai deklaroi se qeveria e tij do tė jetė njė qeveri elektronike.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos