Musaraj: Ju tregoj vitin e parė tė Universitetit “Pavarėsia” tė Vlorės

“Arsimi universitar privat po shkon drejt njė stadi tė ri cilėsor nė hapėsirat shqiptare” thotė nė njė intervistė pėr agjencinė e lajmeve INA, e vetmja femėr rektore nė Konferencėn e Rektorėve tė Shqipėrisė, rektorja e Universitetit “Pavarėsia”, Prof.Dr.Arta Musaraj


INA: Universiteti Pavarėsia ėshtė licencuar nė mars tė vitit 2009, me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Cili ėshtė misioni Juaj si Universitet?


Musaraj: Universiteti vjen nė hapėsirėn universitare shqiptare e atė Evropiane me njė mision tė qartė dhe njė identitet tė mirė projektuar. Universiteti "Pavarėsia" me synimin tė jetė vendi ku formohen profesionalisht dhe ndėrtojnė bazat e sė ardhmes gjithė ata studente qė kėrkojnė arsim cilėsor, nė tė njėjtėn kohė, paraqet njė vlerė tė shtuar intelektuale, kulturore e qytetarie nė rajon. Studentėt tanė e gjejnė veten nė qendėr tė vėmendjes se institucionit, qė njėkohėsisht u mundėson akses nė tregun e punės. Ata janė pjesė e njė universiteti qė synon tė kthehet nė njė qendėr tė rėndėsishme kėrkimi ndėrkombėtarė, pėrmes programeve dhe rrjeteve tė ngritura me universitetet partnere. Ata janė duke u diplomuar nė njė universitet qė ngre dhe ruan reputacionin e tij dhe vepron mbi bazėn e strategjive afatgjata tė zhvillimit. Gjithė brezat e studentėve tanė qė krijon vlera intelektuale, kulturore e qytetarie pėr tė gjithė komunitetin ku vepron.



Me sa fakultete pėrbehet ky universitet dhe a posedon njė staf akademik profesional, tė aftė pėr t’i pėrgatitur studentėt pėr tregun e punės nė Shqipėri dhe mė gjerė?


Oferta studimore e Universitetit Pavarėsia Vlorė ėshtė e pasur nė tituj studimi tė cilat konkludojnė me profesione tė mirėfillta, gati pėr tu artikuluar nė tregun e punės. Universiteti ėshtė organizuar nė dy fakultete: Fakulteti i Ekonomisė dhe Shkencave Shoqėrore dhe Fakulteti i Shkencave tė Aplikuara Fakulteti i Ekonomisė dhe Shkencave Shoqėrore lėvron studime nė Ekonomi, Drejtėsi dhe Shkenca Politike. Diplomat e fituara prej studentėve tanė nė kėto degė dhe njohuritė e aftėsitė e fituara prej tyre nė fushat e organizimit dhe drejtimit tė biznesit e ekonomisė nė pėrgjithėsi, sistemin e drejtėsisė, rėndėsinė, funksionimin, mbarėvajtjen e tij, nė fushėn e politikave rajonale, evropiane e kombėtare dhe impaktin e tyre nė zhvillimin politik, shoqėror e ekonomik tė vendit, janė jo vetėm njė garant i punėsimit dhe zhvillimit tė karrierės sė studentėve tanė, por i sigurojnė atyre dhe vetė Universitetit, njė vend dhe mundėsi reale kontribuimi nė zhvillimin tonė ekonomik e social. Fakulteti i Shkencave tė Aplikuara lėvron studime nė degėt e Arkitekturės dhe Inxhinierisė Informatike. Titujt e diplomave me tė cilat pajisen studentėt tanė nė kėto dy degė, paraqesin jo vetėm dy profesione qė sigurojnė punėsim tė menjėhershėm, por nė tė njėjtėn kohė hedhin bazat nė transformimin e Universitetit Pavarėsia, nė njė universitet kėrkimi. Logjistika e vėnė nė dispozicion nga Universiteti ynė pėr zhvillimin e studimit dhe punėve laboratorike nė kėto degė, ėshtė jo vetėm avangarde, por tepėr funksionale nė aftėsimin e mirėfilltė tė studentit nė specialitetin e tij. Marrėveshjet me universitete partnere dhe organizata tė rėndėsishme, sigurojnė periudha studimi e internshipe duke revolucionarizuar studimin dhe formimin profesional tė studentėve tanė nė kėto degė. Nė tė njėjtėn kohė, ne jemi jo vetėm vendi ku ndėrtojnė bazat e njė karriere tė suksesshme e tė qėndrueshme studentėt tanė, por institucioni qė mbėshtet dhe nxit zhvillimin akademik dhe shkencor tė stafit dhe ekspertėve tanė, tė pėrzgjedhur me shumė kujdes, qė mbartin eksperiencė nė mėsimdhėnie dhe avancim akademik e shkencor tė dukshėm. Anėtarėt e stafit pėrmes marrėveshjeve me partnerėt tanė Evropianė e ndėrkombėtarė, janė pėrfshirė nė zhvillimin e drejtimin e kėrkimeve shkencore tė mirėfillta me ndikim tė drejtpėrdrejtė nė zhvillimin ekonomik e social tė rajonit.



Cili ėshtė bashkėpunimi Juaj me Universitet Evropiane dhe ato tė rajonit?


Universiteti Pavarėsia me synimet pėr tė qenė pjesė e integruar e Hapėsirės Evropiane tė Arsimit tė Lartė e njėkohėsisht njė institucion aktiv e prezent nė kėrkime shkencore ndėrkombėtare, ka ndėrtuar dhe vazhdon tė zgjerojė hartėn e vet tė partneriteve me universitete evropiane nė zė dhe institucione kėrkimore e shkencore tė kėtij niveli gjithashtu. Fusha e kėtyre partneriteteve ėshtė shumė e gjerė, pėrfshi programet e pėrbashkėta tė studimit, mobilitetet e stafit e studentėve, kėrkimet shkencore pėrmes konsorciumeve tė pėrbashkėta e shumė tė tjera. Kjo jo vetėm zhvillon e rrit universitetin tonė nė mėnyrėn dhe formėn qė duhet pėr njė universitet tė mijėvjeēarit tė tretė, por zgjeron realisht kufijtė e lėvizjes pėr studim dhe punėsim tė studentėve tanė, duke qenė kėshtu pjesė e proceseve integruese tė vendit. Kėshtu pėr tė pėrmendur ne listojmė sot partneritete dhe bashkėpunime me Universitetin e Marcheve, Universitetin e Genovas, Universitetin La Sapienza, apo tė tjera si CERRPMED dhe EBES. Ne jemi tashmė pjesė e programeve tė rėndėsishme evropiane apo e rrjeteve tė shkėmbimeve universitare si TEMPUS, CEEPUS . Fryt i kėtij partneriteti Universiteti Pavarėsia do tė organizoj vitin qė vjen ndoshta konferencėn mė tė madhe shkencore nė rajon mbi zhvillim ekonomik. Shumė i rėndėsishėm pėr ne ėshtė bashkėpunimi me Universitetin EJL, Maqedoni, bashkėpunim pėrmes tė cilit synojmė bashkėrisht tė realizojmė gjithė tipet e aktiviteteve tė listuara mė sipėr, e njėkohėsisht, tė lehtėsojmė e pėrshpejtojmė njė integrim frytdhėnės rajonal nė arsimin e lartė, duke identifikuar e forcuar vlerat e pėrbashkėta, e njėkohėsisht pėrfituar nga pikat e forta tė njėri tjetrit.



A keni studentė nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevės qė vijojnė mėsimet nė Universitetin Pavarėsia?


Aktualisht, nė vitin akademik nė vijim, nuk ka studentė nga lokalitetet e pėrmendura nga ju, qė ndjekin studimet tek ne, ndonėse kemi disa studentė nga diaspora. Por gjej momentin tė shpreh mirėpritjen dhe mbėshtetjen qė Universiteti Pavarėsia Vlorė i bėn studentėve dhe stafit akademik nga kėto zona e gjithė Maqedonia nė pėrgjithėsi...



Kohė mė parė pėrmes njė votimi online tė gazetės sė Vlorės, ju u zgjodhėt "Personazhi mė i Spikatur i vitit 2009" pėr Vlorėn. Cili ėshtė mesazhi kryesor qė dėrgon komuniteti pėrmes kėtij votimi?


Njė iniciative shume e guximshme kjo, qe njė gazetė lokale, "Imperial", merr atributet e njė medie tė pėrgjegjshme pėr tė realizuar misionin e saj me qytetarėt, jo thjesht tė pėrsėritė modelin e krijuar nė shumicėn e rasteve, ku opinioni diktohet dhe ngulitet nga mediet kombėtare e lokale edhe pėr interesa tė ngushta tė grupimeve e kategorive tė caktuara tė shoqėrisė shqiptare. Ky votim nė njė farė mėnyre ishte njė barometėr shumė i mirė i matjes sė shkallės sė ndėrgjegjėsimit civil, si dhe pėr tė reflektuar pėrmes votimit tė emrit tė personazhit tė caktuar, pėr ndjeshmėrinė dhe vlerat, ēka ata konsiderojnė pozitive pėr jetėn e tyre, komunitetin dhe shoqėrinė nė pėrgjithėsi. Vetė fakti qė njerėzit pėrpara kompjuterėve tė tyre, nė njė pėrqindje tė konsiderueshme tė popullatės gjykojnė, analizojnė dhe sė fundi votojnė, dėshmon se sistemi i vlerave shoqėrore i vėnė nė pikėpyetje dhe udhėkryq jo nė pak raste, referuar 20 viteve tė fundit te historisė sonė, ka dalė nga fushė e trullosjes, dhe ka tanimė identitetin e vet tė shprehur qoftė edhe pėrmes kėtij votimi. Unė sinqerisht mė tepėr sesa ēmimit, i gėzohem faktit tė njė sfide, qė bėn opinioni qytetar. Pjesėmarrja ne njė shkalle te madhe tregoj qe Vlora e fitoj kėtė sfide. Dhe ēmimi ne te tilla kushte jep njė kėnaqėsi te shumėfishtė.


Marrė nga agjencia informative “INA”

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos