Skandali me kartat, numri i identitetit gabim fut sistemin nė kaosNga Faktori Plus Numri i Identitetit, qe ėshtė elementi reformues nė Kartat e identitetit tė prodhuara sė fundmi, rrezikon qė nė mijėra shtetas shqiptarė tė jetė llogaritur g

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Skandali me kartat, numri i identitetit gabim fut sistemin nė kaosNga Faktori Plus

Numri i Identitetit, qe ėshtė elementi reformues nė Kartat e identitetit tė prodhuara sė fundmi, rrezikon qė nė mijėra shtetas shqiptarė tė jetė llogaritur gabim, sipas formulės, qė ka miratuar qeveria shqiptare dhe kjo mund tė na ccoje nė njė kaos tė vėrtetė me dokumentet e reja tė identifikimit. Emisioni “Faktor Plus” ka investiguar mėnyrėn, sesi ndėrtohet njė numėr identiteti, qė gjendet ne letėrnjoftimin elektronik dhe e ka krahasuar atė me shembuj konkretė. Pėrfundimi rezulton tronditės. Shumė qytetarė e kanė tė llogaritur gabim numrin e identitetit. Nėse kjo do tė ishte pėr tė gjithė, do tė qe mė mirė, pasi do tė bėhej fjalė pėr njė gabim sistematik, qė mund tė cconte mė lehtė nė ndryshimin e ligjit. Kjo qė ka ndodhur mund tė hedhė nė erė tė gjithė sigurinė e Kartave tė Identitetit.

Pėr ta kuptuar mė mirė kėtė situatė, Faktor Plus ka marrė dy Karta Identiteti, atė tė drejtuesit tė emisionit, Mero Baze, dhe Kartėn e Identitetit tė deputetit tė opozitės Ilir Beqja, njė njohės shumė i mirė i problemit.

Rezultati ėshtė shokues. Mero Baze e ka tė llogaritur numrin e identitetit nė rregull, ndėrsa Ilir Beqja gabim.

Faktor Plus pėrpiqet tė demonstrojė kėtė.

Le tė fillojmė me Kartėn e Identitetit tė shtetasit Ilir Beqja.

Nė Regjistrin Elektronik Kombėtar tė shtetasve, Ilir Beqja, i gjinisė mashkullore dhe i datėlindjes 18.02.1968 njihet si G80218157A. Ky ėshtė pra Numri i tij, i Identitetit. Ky numėr shėrben qė Ilir Beqja tė identifikohet nė Regjistrin Kombėtar tė shtetasve, pra tė dallohet midis tė tjerėve, por edhe tė autentifikohet, me fjalė tė tjera, asnjė person tjetėr nuk mund tė mbajė tė njėjtin numėr me shtetasin Ilir Beqja.

Numri i identifikimit tė shqiptarėve, ka 10 elementė dhe ashtu si edhe tė ngjashmit nė vende tė tjera, elementin e fundit, e ka element kontrolli.

Elementi i kontrollit shėrben, qė gjatė regjistrimit tė numrit nė sisteme tė ndryshme informatike, tė mos ndodhin gabime nga leximi apo shkrimi. Kur ndodh ndonjė gabim i tillė, algoritmi i kontrollit, sinjalizon, qė numri i regjistruar nuk ėshtė i saktė. Kjo nė kuptimin, qė gjatė leximit nga mbajtėsi, dėgjimit nga punonjėsi apo shkrimi gabim po nga punonjėsi, duhet tė ketė ndodhur ndonjė anomali. Korrigjimi i gabimit siguron, qė nė ēdo sistem tė ardhshėm, NID, apo numri i identifikimit, tė jetė regjistruar saktė.

Numri i identitetit tė shtetasve formohet nga informacioni, qė vjen nga ditėlindja dhe gjinia. Kėto dy tė dhėna formojnė 6 elementėt e parė. Elementėt 7 deri nė 9, janė njė sekuencė 3 – shifrore, qė pėrcaktohet sipas radhės, qė regjistrohen nė sistem, persona tė lindur nė tė njėjtėn ditė. Elementi i 10-tė, ėshtė element kontrolli i llogaritur, sipas njė algoritmi me modul 23. Nė vijim tė kėtij shėnimi, do tė shtjellojmė mė tej kėtė algoritėm.

Mėnyra e plotė dhe e saktė, qė pėrcakton, sesi gjenerohet njė numėr identiteti, ėshtė e pėrcaktuar nė aneksin e Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave, nr 827, datė 11 dhjetor 2003.

Le tė pėrpiqemi tė rigjenerojmė numrin e identitetit tė shtetasit Ilir Beqja, duke ndihmuar kėshtu ēdo personi, qė kėrkon tė pėrsėrisė tė njėjtin ushtrim pėr numrin e tij personal.

Ditėlindja ėshtė nė formatin (dd.mm.vvvv) ėshtė 18.02.1968.

Dy shifrat e fundit tė vitit tė lindjes, pra 68, bėhen G8 sipas tabelės 1 dhe formojnė elementin e parė e tė dytė.

Muaji i lindjes ėshtė 02 dhe kėshtu formohen elementi i tretė dhe i katėrt. Por nėse gjinia e shtetasit Ilir Beqja, do tė ishte femėrore, muajit tė lindjes, duhet t’i shtohet 50, thėnė ndryshe, nėse do tė ishte femėr, elementi i tretė dhe i katėrt, do tė ishin 52 (50 + 02).

Data e lindjes ėshtė 18 dhe kėshtu formohen elementi i pestė dhe i gjashtė.

Pra, 6 elementėt e parė tė numrit te shtetasit Ilir Beqja, janė G 8 0 2 1 8.

Elementėt 7 – 9, janė 157 dhe ky numėr, duhet tė jetė gjeneruar nė momentin e regjistrimit tė tė dhėnave vetjake, nė Drejtorinė e Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile. Kėshtu 9 elementėt e para tė NID-it tė zotit Beqja janė G 8 0 2 1 8 1 5 7.

Karakteri i kontrollit me modul 23, llogaritet si mė poshtė:

Elementi i parė konvertohet me numrin e pozicionit tė shkronjės, sipas tabelės 2 (kjo tabelė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse radha e shkronjave A – Ė nė alfabetin anglez):

Numrat e elementėve 2 deri nė 9 shumėzohen me numrin, qė tregon pozicionin e elementit. Kėshtu, numri aktual nė elementin 2, shumėzohet me 2, numri aktual nė elementin 3 shumėzohet me 3, numri aktual nė elementin 4 shumėzohet me 4, etj.

Rezultatet e nxjerra nga veprimet e parashikuara nė pikėn 1 dhe 2 mblidhen.

Shuma e 9 numrave tė rreshtit tė fundit tė tabelės sė mėsipėrme ėshtė 194. Ky numėr pjesėtohet me numrin 23, prandaj edhe algoritmi i kontrollit quhet modul 23. 23 ėshtė numėr prim, thėnė ndryshe numėr qė plotpjesėtohet vetėm me veten e tij.

Pas pjesėtimit, merret mbetja, e cila lėviz nė intervalin 0 – 22. Kushdo e ka tė lehtė tė llogarisė, qė rezultati i 194 : 23 ėshtė, herėsi 8 dhe mbetja 10. Pikėrisht mbetja 10 konvertohet nė germė, sipas tabelės, qė pėrdorėm mė lart, pėr tė konvertuar edhe shkronjėn G nė numėr 7. Pra mbetja 10 konvertohet J.

Sipas pėrcaktimeve tė VKM Nr. 827, numri i identitetit i shtetasit, Ilir Beqja, duhet tė jetė G80218157J. Nė fakt numri, qė ai disponon ėshtė G80218157A. Shihet qartė, qė elementi i kontrollit, ėshtė llogaritur gabim.

Le tė marrim numrin e identitetit tė shtetasit Mero Baze, drejtues i emisionit Faktori Plus.

Pėr tė mos pėrsėritur tė gjithė veprimet e kryera me kartėn e Ilir Beqjes, numri i identitetit tė Mero Bazes, sipas llogaritjes del G60507117U.

Ky nė fakt ėshtė dhe numri i tij real.

Saktėsia e numrit nė Kartėn e shtetasit, Mero Baze dhe pasaktėsia e numrit nė Kartėn e shtetasit Ilir Beqja, hap njė problem tė madh, pasi ky nuk ėshtė njė gabim sistematik, por njė gabim i rastėsishėm, qė pėrsėritet pa kurrfarė rregulli, nė qindra-mijėra karta. Ky gabim mund tė ketė ardhur nga kopjimi i Kodit fiskal, leximi gabim i tij, apo dėgjimi gabim.

Ministri I Brendshėm, Lulzim Basha, duhet tė japė njė shpjegim zyrtar pėr kėtė ēėshtje, e cila mund tė hedhė nė erė gjithė sigurinė e Kartave tė Identitetit, me tė cilėn, shpresojmė tė fitojmė liberalizimin e vizave nė korrik. Faktor Plus ėshtė i gatshėm t’i vėrė nė dispozicion tė dyja kartat e marra si shembull, pėrfshi edhe formulėn, me anė tė sė cilės, llogaritet numri i identitetit. Problemi ėshtė, qė ai tė japė njė pėrgjigje pėr atė qė ndodh me numrat e identitetit tė shqiptarėve. Ky skandal shkel legjislacionin nė fuqi dhe shkatėrron gjithė sigurinė e Kartave tė identitetit, pasi ky numėr ėshtė edhe nė pasaportat biometrike.

Ndėrkohė Ministri pėr reformėn Institucionale, Genc Pollo, duhet tė bėjė kujdes, qė ky gabim tė korrigjohet, duke rikthyer kartat e llogaritura gabim dhe duke marrė shteti pėrsipėr koston e tyre. Hartuesit e sistemeve tė ndryshme tė informacionit, do tė bazohen nė VKM Nr. 827 dhe nuk ėshtė faji i kėtyre profesionistėve, kur t’u thonė qytetareve qė kartat e tyre janė gabim. Kjo mund tė ketė pasoja tė rėnda pėr qytetarėt, pasi mund t’i bllokojė marrėdhėniet e tyre me institucionet.

Pėr fat tė keq, numri i identitetit, nuk po fillon tė pėrdoret nė jetėn e pėrditshme.

Numri i identitetit deri tani u ėshtė dhėnė vetėm shtetasve, qė janė pajisur me kartė, pra kujtdo qė ka mbushur moshėn 16 vjeē, e pėr pasojė, tė sapolindurit nė Shqipėrinė e vitit 2010, ende nuk janė qytetarė modernė. Nuk marrin ende barnat falas deri nė 12 muajt e parė tė jetės, duke u identifikuar me NID e tyre, nuk regjistrohen ende nė amzėn e shkollės me NID e tyre, etj.

Por e keqja mė e madhe ėshtė se dhe ata qė e kanė, disa e disponojnė nė rregull dhe tė tjerė gabim. Qeveria shqiptare, duhet tė japė njė pėrgjigje urgjente pėr kėtė skandal dhe duhet tė bėje publike tė gjithė kartat e identitetit, qė janė gabim duke marrė pėrsipėr koston e ribėrjes sė tyre dhe pasaportave biometrike, qė janė prodhuar me atė numėr gabim. Shqipėria ne moshėn dixhitale, ėshtė njė ėndėrr e bukur, por teknika dixhitale, ėshtė e vėshtirė, kur nuk merret seriozisht, pasi nxjerr nė dritė tė diellit, paaftėsinė dhe skandalet e njė pushteti.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Tema

Publikuar nga: Tema

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos