Viti i ri akademik, Universiteti i Tiranės nxjerr propozimet pėr kuotat dhe tarifat



Jonida Tashi

Universiteti i Tiranės propozon 6970 kuota pranimi pėr vitin e ri akademik, nga 7007 tė tilla qė kanė qenė njė vit mė parė. Ditėn e djeshme ky Universitet ka publikuar zyrtarisht propozimet e reja, pėr vitin akademik 2010-2011, pėrsa i pėrket kuotave dhe tarifave tė studimit. Nė total, vetėm pėr studimet me kohė tė plotė, Universiteti i Tiranės propozon qė vitin e ardhshėm tė pranohen 5665 studentė tė rinj, gati 200 mė shumė se sa vjet. Ndėrsa pėr studimet me kohė tė pjesshme, propozohet qė pranimet tė ulen krahasuar me njė vit mė parė.
Kuotat
Nga shpėrndarja e kuotave tė propozuara sipas fakulteteve tė UT-sė, njė numėr i lartė kuotash pranimi pėr vitin e ardhshėm akademik, i ėshtė dhėnė Fakultetit tė Ekonomisė, plot 1166 tė tilla. Po ashtu, njė numėr i lartė kuotash pranimi ėshtė propozuar edhe pėr Fakultetin e Histori-Filologjisė, Fakultetin e Drejtėsisė dhe atė Shkencave tė Natyrės. Pėrfshirė edhe kuotat pėr studimet me kohė tė pjesshme, 1305 pranime, numri i studentėve qė do tė ulen nė auditorėt e UT-sė, gjatė vitit akademik 2010-2011, shkon nė 6970, shifėr kjo, pothuajse e barabartė, krahasuar me pranimet qė janė bėrė vitin e mėparshėm akademik nė kėtė universitet. Por, megjithėse numri total i kuotės sė pranimit, pėr vitin 2010-2011 ėshtė i pėrafėrt me tė vitit tė shkuar, shtimi i kuotave pėr studimet me kohė tė plotė ėshtė pasuar me ulje tė pranimeve pėr studimet me kohė tė pjesshme (part-time). Kėshtu, ndėrsa njė vit mė parė, Universiteti i Tiranės pranoi 1590 studentė me sistemin e pjesshėm, pėr kėtė vit propozohet qė kuota e pranimit tė jetė 1305, rreth 300 studentė me pak. Aktualisht kuotat dhe tarifat e propozuara pėr pranimet e reja tė studentėve janė depozituar pėr miratim nė Ministrinė e Arsimit. Pavarėsisht se drejtuesit e UT-sė kanė bėrė propozimet pėrkatėse pėr kuotat dhe tarifat e studimit, janė Ministria e Arsimit dhe Kėshilli i Ministrave, dy institucionet qė do tė marrin pėrsipėr miratimin e kuotave dhe tarifave, ndėrkohė qė nuk pėrjashtohet mundėsia e shtimit apo pakėsimit tė tyre.
Tarifat
Pothuajse nė kah tė njėjtė me kuotat e pranimit janė bėrė edhe propozimet pėr tarifat e studimit gjatė vitit tė ardhshėm akademik nė Universitetin e Tiranės. Ky i fundit ka propozuar rritje tė tarifave tė studimit vetėm pėr disa degė studimi, por nė vija tė pėrgjithshme taksat e shkollimit do tė jenė tė njėjta me ato tė vitit tė kaluar. Kėshtu, sipas propozimeve tė bėra nga vetė drejtuesit e Universitetit tė Tiranės, pėr vitin akademik 2010-2011, tarifat e studimit variojnė nga 45 mijė, mė e larta, deri nė 15 mijė mė e ulėta. Sipas kėtyre propozimeve, gjatė vitit tė ardhshėm akademik mė shtrenjtė do tė kushtojnė studimet nė degėn e Informatikės pranė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, pėr tė cilėn ėshtė propozuar qė tarifa e studimit tė jetė 45 mijė lekė. Pas Informatikės, taksė tė lartė studimi propozohet tė kenė edhe degėt e Fakultetit tė Mjekėsisė si dhe ato tė Fakultetit tė Drejtėsisė. Pėr kėto dy fakultete, tarifa e propozuar e studimit pėr tė gjitha degėt e tyre ėshtė 40 mijė lekė nė vit, shifėr kjo e njėjtė me pagesėn e vitit tė kaluar. Fakulteti i Histori-Filologjisė, pėr vitin e ri akademik, propozon qė pagesa e shkollimit pėr tė gjitha degėt e Filologjikut, tė jetė e njėjtė me atė tė njė viti mė parė, qė ėshtė 20 mijė lekė. Megjithėse ėshtė propozuar njė rritje e vogėl e tarifės sė shkollimit, si gjithmonė, mė lirė studimet nė Universitetin e Tiranės, do tė kushtojnė nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Nisur nga fakti qė degėt e kėtij fakulteti janė tė vėshtira, pasi i pėrkasin shkencave ekzakte, ky fakultet nuk preferohet shumė nga tė rinjtė, madje shihet prej tyre si alternativa e fundit pėr tė ndjekur shkollėn e lartė. Pėr rrjedhojė, tarifat e studimit pėr degėt e Shkencave tė Natyrės janė mė tė ulėta se fakultetet e tjera tė UT-sė, njė taktikė kjo e pėrdorur nga drejtuesit e fakultetit dhe Universitetit tė Tiranės edhe pėr tė “thithur” sa mė shumė studentė.




10 Mars 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos