FMN: I rėndėsishėm stabiliteti ekonomik, rrisni normėn e borxhit tė jashtėm dhe financoni biznesin vendas

Fondi Monetar Ndėrkombėtar shprehet pėr ndjekjen e njė politike ekonomike mė efikase nėpėrmjet uljes sė borxhit publik dhe rritjes sė normės sė atij tė jashtėm. Pėrfaqėsuesit e FMN-sė me nė krye Gerėin Bell, zhvilluan sot njė takim me anėtarėt e Komisionit tė Ekonomisė, ku kanė qenė prezent vetėm deputetėt e mazhorancės, ndėrsa kanė bojkotuar ata tė opozitės.
Anėtari i komisionit tė ekonomisė dhe deputeti i Partisė Demokratike, Shefredin Shehu ėshtė shprehur se nė takim u diskutua pėr zhvillimet fiskale tė vitit qė shkoi dhe parashikimet pėr vitin 2010, pėr masat qė duhen marrė pėr tė mbajtur stabilitetin ekonomik.
Ai deklaroi se FMN rekomandoi rritjen e normės sė borxhit tė jashtėm dhe uljen e borxhit tė brendshėm. FMN ka kėrkuar qė bankat shqiptare tė vazhdojnė tė financojnė biznesin.
Po sipas deputetit tė mazhorancės FMN ka pranuar se Shqipėria ka pasur rezultate ekonomike mė tė mira se fqinjėt.
Pėrfaqėsues tė FMN kanė zhvlluar kėto ditė takime me kryeministrin Berisha, Ministrin e Financave Bode dhe Guvernatorin e BSH, Ardian Fullani.
Qeveria shqiptare dhe FMN janė shprehur pėr vijimin e bashkėpunimit dy palėsh edhe pėr sfidat e ardhshme ekonomike, duke shėnuar kėshtu njė erė tė marrdhėniesh me institucionin mė tė fuqishėm financiar nė botė. FMN vlerėson progresin e reformav ekonomike tė qeverisė “Berisha” dhe inkurajon vijimin e tyre pėr t’ju shmangur krizės financiare botėrore.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos