Isuf Luzaj: Mjeku japonez qė mjekonte Enver Hoxhėn



Intervistoi: Vehbi Bajrami

Isuf Luzaj, njė nga protagonistėt e Ballit Kombėtar gjatė kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore dhe koleg me Enver Hoxhėn, rrėfen nė njė intervistė detaje nė fillimet e karrierės pėr ish-diktatorin. Periudha nė Liceun e Korēės, roli i tij nė Partinė Komuniste dhe Konferenca e Mukjes janė disa prej detajeve qė Prof. Luzaj tregon pėr gazetarin Vehbi Bajrami, botues i gazetės shqipe “Illyria” nė Shtetet e Bashkuara. Nė morinė e gjėrave qė flet ish-protagonisti i Ballit Kombėtar ėshtė edhe njė bisedė qė ai ka zhvilluar me njė mjek japonez qė trajtoi pėr 5 vjet Enver Hoxhėn, njė detaj ky qė zbardh njė anė tė panjohur. Profesori shqiptar qė u bė i njohur nė rrethet akademike amerikane tregon edhe pėr shkaqet e humbjes sė Ballit Kombėtar, dhe pėr kėtė ai fajėson kastėn e bejlerėve dhe pėrfshirjen e kolaboracionistėve nė kėtė parti.
Profesor Luzaj ėshtė diplomuar nė Sorbonė dhe ėshtė dekoruar nga Presidenti amerikan Ronald Regan. Intervista ėshtė marrė nga libri “Shqiptarėt e Amerikės”, tė botuesit tė gazetės “Illyria”, Vehbi Bajrami.

Si ka qenė periudha para pushtimit gjerman pėr ju?

Vitet 1936-1938 qenė vite tė zeza. Kanė vdekur fshatarėt nė Vlorė, me bar nė gojė; ua shoi jetėn uria. Atėherė ra edhe tėrmeti, qė rrėnoi ēdo gjė. Studentėt ishin shumė tė pakėnaqur me gjendjen e krijuar. Mė 28 nėntor tė vitit 1938, njėmijė e tetėqind studentė tė Liceut tė Korēės bėnė njė demonstratė tė madhe. “Duam bukė! Populli po vdes!” - thėrrisnin ata. Erdhi urdhri pėr arrestime. I futėn studentėt nė oborrin e Liceut dhe ua mbyllėn dyert. Tri ditė studentėt qėndruan tė mbyllur, pa bukė e pa ujė. Pas disa ditėsh erdhi Harilla Teodosi, inspektor i Pėrgjithshėm i Pallatit Mbretėror, pėr tė inspektuar gjendjen. Ai ishte shqiptar nga Bullgaria qė e fliste dobėt shqipen. Dha urdhėr tė liroheshin studentėt. Liceu i Korēės ishte lice francez. Ishim vetėm tre profesorė shqiptarė: unė, Enver Hoxha, qė e emėroi kunati i tij (edhe pse nuk kishte diplomė) dhe Sotir Kozmo. Tė tjerėt ishin nga Franca. Drejtori i Liceut, De Kurvil, mblodhi tė gjithė profesorėt dhe filloi tė pyeste: “Pse janė ngritur studentėt nė demonstratė? A e pėrkrahin studentėt komunizmin?”. Fola edhe unė. “Studentėt e Liceut duan njė qeveri demokratike, njė qeveri qė ta votojė Parlamenti”.
“Studentėt janė komunistė”, – bėrtiti dhe u ngrit nė kėmbė me kamxhik nė dorė Harila Teodosi. Ai ishte njeriu mė i afėrt i Zogut. Rrihte gjeneralėt dhe ministrat. Askush nuk guxonte t’ia kthente fjalėn. “Nė qoftė se ata janė komunistė, - tha Harila, - ju dhe Enver Hoxha i keni mėsuar tė bėhen tė tillė”. “Unė ju siguroj se studentėt nuk janė komunistė, por liberalė”, - i thashė. Dhe, isha i bindur pėr kėtė. Mė vonė e kuptova se nuk kisha thėnė tė vėrtetėn. Enver Hoxha kishte bėrė punėn e vet nė mėnyrė tė fshehtė tek Ėmbėltorja e Koēi Bakos, duke i tubuar studentėt netėve tė vona dhe duke u shpjeguar doktrinėn marksiste. Kėta studentė mė vonė e bėnė atė komisar politik dhe mė vonė u zgjodh sekretar i Partisė Komuniste.

A foli gjė Enveri nė takim me Harilla Teodosin?

Jo, ishte mė i zgjuar se ne. Qe dinak i madh. Ne kishim qenė shokė nė Paris, shokė nė atdhe dhe nuk e kisha ditur se ai po organizonte e frymėzonte studentėt pėr tė pėrkrahur komunizmin. Pėr tė dua t’ju flas mė vonė gjerėsisht.

Mė 7 prill tė vitit 1939, Italia zbarkoi nė Shqipėri. Si e kujton atė kohė Prof. Isuf Luzaj?

Ditėn e Pashkėve, Musolini tha nė radio: “Pėr kėto Pashkė, vezėt do t’i kuqim me gjak”. Unė isha profesor nė Shkollėn Tregtare tė Vlorės. “Ne duhet tė vemė nė luftė”, - i thashė drejtorit. “Me kė tė luftojmė? Nuk e di se ata vijnė me topa e vaporė?”- ma ktheu ai. Sė bashku me nja 120 studentė vendosėm tė luftojmė kundėr italianėve. Morėm ca pushkė tė vjetėr. Ato ishin tė ndryshkura se i kishin futur nė njė xhami qė pikonte. Nė dhjetė pushkė, vetėm njėra zbrazte fishekė. Nė atė konflikt me italianėt nė Vlorė mė shumė luftoi krahina e Kuēit, e udhėhequr nga Rrapo Ēeloja. Me tė ishin rreth 600 katundarė tė armatosur me pushkė. Ata qėndruan tri orė te porti. Disa prej tyre u vranė e disa u plagosėn. Nga studentėt tanė u plagos Fadil Katoshi nga Durrėsi. Ushtria italiane kishte nja 4-5 vaporė. Vlorėn nuk e bombarduan. Fshatarėt i kthyen tri herė varkat e vaporėt.

Ē’ndodhi pas zbarkimit italian nė Shqipėri?

U mbyllėn shkollat, filluan tė mbahen demonstrata kundėr pushtuesve italianė. Nė Vlorė u bė demonstrata e parė e studentėve me flamurin tonė, pa shenja tė Italisė. Rreth njė mijė studentė dhe njė mijė qytetarė brodhėm rrugėve tė Vlorės duke kėnduar Himnin e Flamurit. Njė student i Shkollės Tregtare vrau njė polic italian. Lindi dyshimi se e kisha bėrė unė njė vepėr tė tillė dhe mė arrestuan. Sė pari mė ēuan nė burgun e Vlorės e pastaj nė atė tė Durrėsit, prej nga, pas disa muajsh, mė transferuan sė bashku me 12 studentė nė Brindizi tė Italisė. Ky ishte burgu mė i keq qė kam parė nė jetė. Prej burgut tė Brindizit na transferuan nė Gaeta e prej atje nė Ventotene. Aty takova Abaz Ermenjin e Llazar Fundon, filozofin mė tė madh qė ka pasur raca shqiptare. Kėtu na mbajtėn deri nė vitin 1942. Se kush u kishte treguar pėrgjegjėsve tė burgut se unė kisha shkruar poezi pėr luftėn e Vlorės! Ky u bė shkak qė tė mė ēonin nė njė kėshtjellė nė Cortono D’Areco. Atje njoha Ali Kėlcyrėn, i cili mė tregoi se para se ta internonin kishte formuar Ballin Kombėtar me Mit’hat Frashėrin, Fuat Bej Dibrėn e Lef Nosin, po nuk kishin statut tė organizatės. Nė varrezat e kėshtjellės, tė dielave, populli shkonte pėr tė vendosur lule. Edhe ne, njė ditė blemė ca lule pėr tė nderuar tė vdekurit, vetėm qė karabinierėt italianė tė mos na hetonin se po bashkėpunonim. Nė atė vend, disa tė diela rresht shkruam Dekalogun e Ballit Kombėtar. Ali Kėlcyra fliste, unė shkruaja. Unė propozova qė nė Dekalog tė hynte pika e shtatė: “Organizata e Ballit Kombėtar do tė zbulojė vlerat e vėrteta, do t’i edukojė njerėzit pa marrė parasysh besimin, krahinėn ose partinė politike”.

Si u liruat nga burgu?

Ali Kėlcyrėn e falėn. Kur shkoi nė Shqipėri, foli me Ernest Koliqin, ministėr i Arsimit. I tregoi se kishte dy vjet qė po qėndroja nė burg dhe isha i sėmurė. Unė nė tė vėrtetė nuk isha i sėmurė, por kėtė e tha qė tė mė lironin mė shpejt. Kėshtu, mė liruan nga burgu. Ali Kėlcyra, pas lirimit, u bė mik i gjeneralit Dalmaco, qė ishte komandant i ushtrisė italiane nė Shqipėri. Donte tė mėsonte nga ai planet e pushtuesve nė Shqipėri dhe, meqenėse kishte ca pyje, ua shiti atyre pėr tė prodhuar letėr. Kėto ishin kontakte tregtare personale. Kėshtu e dinim ne nė atė kohė. Po ai, siē thashė, mė shumė i bėri qė tė ishte nė kontakt me Dalmacon. Historia do tė gjykojė se a bėri keq ai qė u fut nė njė lloj marrėveshjeje me tė: “Mos mė vrit, nuk tė vras”. Gjithēka ėshtė shkruar pėr historinė e Ballit, po historia kurrė nuk ėshtė qind pėr qind e drejtė. Njė filozof francez thotė: “Historia, 50 pėr qind ėshtė false”. Pse? Sepse ai qė shkruan thotė atė qė di. Po ai mund tė dijė pjesėn e vogėl tė gjėrave qė kanė ndodhur. Historinė e vėrtetė nuk e shkruan as komunistėt, nuk e shkruaj as unė, por do tė kalojnė shumė e shumė vjet, kur tė shuhen inatet dhe mėritė, tė qetėsohet deti dhe tė dalin njė apo mė shumė historianė qė tė shkruajnė historinė.
Kur dola nga burgu, Ali Kėlcyra mė caktoi tė shkoja anekėnd Shqipėrisė pėr tė organizuar rininė kundėr Italisė. Ishte maji i vitit 1942. Partia Komuniste kishte formuar ēetat, por nuk ishte futur nė aksion. Priste urdhrat nga Beogradi. Mė vonė u formuan ēetat e Ballit Kombėtar. Komandant u emėrua Hysni Lepenica dhe kėshilltar politik i tij Hysni Muēo.

Cilat kanė qenė luftėrat mė tė rėndėsishme tė Ballit kundėr okupatorit italian?

Lufta mė e rėndėsishme ka qenė ajo e Selenicės, qė e kam komanduar unė, si dhe lufta e Sykuqit dhe e Ballshit, nėn udhėheqje tė Hysni Lepenicės. Hysniu ishte atdhetar e trim. Vetėm Skėnderbeu mund tė ketė qenė mė trim se ai. Po ai ishte i pashkolluar. Nuk e dinte se ē’ishte partia e ē’ishte statuti. Nė pesė luftėra e kam parė me sytė e mi tek ecte nė kėmbė, me pushkė nė dorė, ballė pėr ballė me armikun. Nė tė djathtė e nė tė majtė vriteshin njerėzit, mitralozi korrte dhe barin e atė nuk e kapte plumbi. Ngrihej nė kėmbė, thėrriste luftėtarėt qė tė shkonin pas tij, duke u thėnė se plumbi i italianit nuk e kapte. Prej kėtyre luftėrave, megjithatė, mė e rėnda ishte ajo e Ballshit. Kjo luftė zgjati tri ditė e katėr net. Nė fund italianėt u dorėzuan.
Nė njė libėr kam lexuar mė vonė se meritat pėr kėtė Enver Hoxha ua faturon komunistėve. Po atė luftė nuk e bėri as Balli, as Partia Komuniste. 37 luftėtarė shqiptarė vdiqėn, po nuk i njihte askush se kush ishin. U plagosėn edhe rreth njėqind tė tjerė. E di si fillon lufta? Njeriu, me tė dėgjuar se ka krisur pushka, le qetė nė arė, merr pushkėn dhe shkon nė luftė. Dhe nuk dihet kush se ē’ėshtė. U plagos edhe njė djalė qė ishte roja im personal.

Sa veta u vranė nė anėn e kundėrshtarėve?

Ata u vranė mė shumė, por nuk dihej numri. Ne u detyruam tė iknim. Sikur tė qėndronim mė shumė, do tė bėhej kasaphanė, sepse erdhėn edhe katėr batalione italianėsh dhe nuk kishim mundėsi tė pėrballeshim me ta.

Si u organizuan luftėtarėt shqiptarė pėr kėtė betejė?

Iniciativa pėr tė kundėrshtuar italianėt nė Ballsh ishte e Ballit Kombėtar, pasi ramė dakord nė Shkozė, nė shtėpinė e Gani Alikos, me Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe njė inxhinier komunist. Nė ēdo fshat kishim nga njė celulė prej tre vetash. Nga tre veta kishte edhe Partia Komuniste. Prej anėtarėve tė celulave askush nuk u vra. Komunistėt nuk kishin asnjė oficer teknik tė luftės. Ne, tė paktėn, kishim njėrin qė kishte qenė toger ushtrie pėr pesėmbėdhjetė vjet.

A ishit tė armatosur dhe ku i gjenit armėt?

Armatimi ynė ishte i vjetėr. Kishim vetėm dyfekė e mitraloza.

Prof. Luzaj, ju keni marrė pjesė aktive nė Konferencėn e Mukjes. Ē’ka mbetur nė kujtesėn tuaj? Si e patė atėherė kėtė ngjarje dhe si e shihni sot?

Konferenca e Mukjes, nė vitin 1943, ėshtė ngjarja pa tė cilėn ėshtė vėshtirė tė flitet pėr historinė e asaj kohe. Ata qė morėn pjesė nė tė, me tė vėrtetė ishin pėrfaqėsues tė popullit. Nė tė merrnin pjesė edhe kosovarėt, edhe ēamėt, edhe komandantėt e forcave tė armatosura. 12 pėrfaqėsues kishte Balli, e po aq kishte edhe Partia Komuniste. Idenė pėr mbajtjen e Konferencės e dha Mit’hat Frashėri me Ali Kėlcyrėn. Mit’hati mė pat thėnė se idenė e kishte diskutuar edhe me Lef Nosin e Fuat Bej Dibrėn. Ky i dyti dikur kishte 5 restorante nė Paris. I kishte dhėnė Ismail Qemalit 30 mijė napolona floriri qė tė shėtiste botėn dhe i paguante gazetat qė tė botonte artikuj nė dobi tė ēėshtjes tonė kombėtare. Erdhi koha qė kur u kthye nė Shqipėri nuk kishte ku tė flinte. Mori me qira njė shtėpi nė Tiranėn e vjetėr. Nė Konferencėn e Mukjes, pėrveē kėtyre tė dyve, mbaj mend kėta persona nga ana e Ballit: Mit’hat Frashėrin, kryetar, Ali Kėlcyrėn, nėnkryetar, Hasan Dostin, sekretar, Hysni Lepenicėn dhe Hysni Muēėn. Nga ana e Partisė Komuniste ishin: dr. Ymer Dishnica, Abaz Kupi, i cili mė vonė braktisi PK pėr shkak tė ēėshtjes sė Kosovės, Mustafa Gjinushi dhe Mustafa Kaēaēi. Tė tjerėt nuk i njihja se kush ishin. Merrnin pjesė mijėra veta qė rrinin nėn ullinj, se aty nuk kishte shtėpi. Kishte vetėm njė mulli atje afėr ku flinte Mit’hat Beu i sėmurė nga kolla. Nė shesh ishin vendosur 24 veta, ndėrsa tė tjerėt rrinin anash. U bisedua tėrė ditėn ēėshtja e Kosovės dhe mė nė fund komunistėt dėrguan kasnecin qė merrte urdhra nga Enver Hoxha: u pranua Marrėveshja. Kur u mor vendimi i pėrbashkėt nga pėrfaqėsuesit e Ballit dhe PK, qė Kosova tė jetė pjesė e Shqipėrisė etnike, jehuan kodrat e fushat nga duartrokitjet e turmės, sė cilės nuk i shihej fundi. Gėzim mė tė madh nė jetė nuk kam pasur. Mė vonė, siē e dini, nga presioni i komunistėve jugosllavė, komunistėt shqiptarė na e kthyen shpinėn.
Kur u bė pajtimi mes ballistėve dhe komunistėve nė Konferencėn e Mukjes hartuam traktet; i hodhėm nė Tiranė e gjetkė dhe sė bashku me Mit’hat Frashėrin, Fiqri Dinen, Fuat Beun dhe Lef Nosin vajtėm nė Dibėr. Mė emėruan pėrfaqėsues tė ēetave tė Ballit Kombėtar. Unė duhej t’u jepja urdhėr ēetave sesi duhej tė vepronin dhe t’i raportoja Komitetit. Hysni Lepenica u emėrua komandant i ēetave tė Ballit nė Jug tė vendit, ndėrsa Hysni Muēo ndėrlidhės i ēetave tė Ballit me Komitetin Qendror. Nė atė kohė italianėt dogjėn pallatin e Fiqri Dines. Ai pallat i bukur, me katėr kate, bėri dy javė derisa u dogj. Filluam luftėn kundėr italianėve. Me ne ishte edhe Cen Elezi, i biri i Isuf Elezit. U mblodhėm 180 bajraktarė dhe formuam “Besėn dibrane”. Mbajti njė fjalim Mit’hat Beu. Fola edhe unė. Dėshpėrimin mė tė madh nė jetė e kam pasur atje, kur e kuptova se ata qė udhėhiqnin Ballin ishin bejlerė. Fatkeqėsia mė e madhe ishte se disa prej tyre kishin bashkėpunuar me qeverinė italiane, siē ishin Gjon Marka Gjoni, Pjetėr Llaci, Mustafa Kruja… Dhe ata ishin kėshilltarėt e Ballit Kombėtar. Nė Dibėr gjetėm edhe njė prefekt nga Kurveleshi qė, po ashtu, kishte bashkėpunuar me italianėt. Kėshtu, “Besa dibrane” u shua, ndėrsa italianėt vranė Qazim Koculin nė Vlorė. Vdekja e tij ishte edhe vdekje e Ballit, sepse ai ishte si Perėndia i Labėrisė. Kur i thosha popullit qė tė vemė nė luftė, mė pyesnin: “Ē’thotė Qazimi?”. Po tė mos vritej ai, mendoj se nuk do tė fitonte as Partia Komuniste.

Cilat janė shkaqet e dėshtimit tė Ballit?

Faji kryesor i mosorganizmit tonė ishte te bejlerėt, tė cilėt ishin anėtarė tė Komitetit Qendror. Balli, pėr tė mos fituar komunistėt, do tė duhej tė bėnte kėto gjėra: tė mbante tri grupet e ushtrisė nėn komandėn e vet; njė grup nė Shkodėr, ndėrsa dy tė tjerėt nė Tiranė e Elbasan, qė pėrbėnin rreth 120 mijė ushtarė tė armatosur. Po t’i udhėhiqte Balli kėta ushtarė, komunistėt nuk do tė fitonin. Komandantėt e grupeve erdhėn ilegalisht me ne, ndėrsa ushtarėt shkuan nė shtėpitė e tyre. Ushtarėt dhe oficerėt i lanė kazermat dhe vetėm gjeneralėt erdhėn me ne! Balli, po ashtu, nuk ishte nė gjendje tė formonte ēeta nė tėrė Shqipėrinė. Ēeta pati vetėm nė Vlorė, Berat dhe nė Korēė. Nė Korēė ēeta u shkatėrrua, sepse komandanti bėri vetėvrasje. Nė prefekturėn e Beratit ishte Abaz Ermenji qė nuk zbrazi asnjė pushkė kundėr italianėve se, s’kishte rast, meqė italianėt ishin nė Vlorė e Berat.

A ishit ju atėherė tė vetėdijshėm pėr kėto qė thoni sot?

Nė atė kohė nuk i dija kėto gjėra. Vetėm nė Dibėr e kuptova se kishim humbur luftėn pėr shkak tė bejlerėve nga tė cilėt Shqipėria kurrė s’ka pasur e as qė do tė ketė ndonjė pėrfitim. Bėjnė pėrjashtim bejlerėt siē ishte Ismail Qemali, Mit’hat Frashėri e ndonjė tjetėr. Pėrveē kėsaj, nė Komitetin Qendror nuk patėm asnjė njėri tė ri. Isha vetėm unė, qė nuk kisha shumė eksperiencė.

Si e ēmoni personalitetin e Mit’hat Frashėrit?

Mit’hati ishte njė njeri shumė i ndershėm, atdhetar qind pėr qind e i sinqertė. Demokrat nė teori, aristokrat nė praktikė. Nė teori e donte demokracinė, po nė praktikė ishte me bejlerėt e Toptanit, sepse i kishte farefis dhe me ata tė Elbasanit, tė Korēės e tė Shkodrės. Ata bejlerė, siē thashė, ishin armiku i popullit, sepse ata e mbajtėn nė hu e litar 500 vjet popullin shqiptar, nėn sundimin turk. Njė shqiptari qė i shėrbente sulltanit, i jepej titulli “Bej”.

Komunistėt ishin mė tė organizuar se Balli Kombėtar?

Ata ishin shumė mė tė organizuar. Kishin pėrvojė, sepse u vinin urdhrat dhe mėsimet nga Beogradi. Balli Kombėtar nuk kishte as statut, as kod apo ligj. Nuk patėm asnjė letėr tė shkruar se ē’duhej tė bėnim…

Ēlirimi i Shqipėrisė ėshtė produkt i rrethanave historike, apo…?

Ēlirimi i Shqipėrisė ėshtė vdekja e boshtit Romė-Berlin. Luftėn e humbėn Hitleri dhe Musolini. Shqipėria mbeti zonė e asnjėrit. Atėherė, Partia Komuniste, qė ishte mė e organizuar sesa Balli Kombėtar, mori fuqinė nė dorė. Duhet tė dimė njė gjė: komunistėt nuk kanė zhvilluar asnjė betejė kundėr gjermanėve. Ėshtė turp tė thonė se kanė luftuar. Ata hynė nė Vlorė pesė ditė pasi ikėn gjermanėt. Gjermanėt ishin nė Shkodėr kur ata erdhėn nė Tiranė.

Nė fillim tė kėsaj bisede thatė se nuk ka njėri qė e ka njohur mė mirė Enver Hoxhėn. Cili ishte Enver Hoxha?

Ai qėndroi 11 vjet nė Francė dhe nuk e fitoi diplomėn. I jepte para kunati i tij qė ishte milioner nga Gjirokastra. Ky i hiqte atij shpenzimet, sepse do tė fejohej e martohej me motrėn e tij. Kur ai vajti e pyeti nė Universitet dhe mori vesh se s’kishte dhėnė asnjė provim, ia ndėrpreu ndihmat. Enveri mė vonė mbeti pa burim tė financimit dhe u fut nė Partinė Komuniste, sepse ajo u jepte tė huajve dreka e darka, ushqim e strehim. Mbante njė ēantė tė madhe pėr t’u paraqitur para tė tjerėve se kishte libra nė tė. Ndėrroi disa fakultete, por nuk u diplomua kurrė. Tė tregoj edhe njė barcaletė pėr tė. Njė ditė ai mė telefonoi vonė. “Ē’ke bėrė ashtu?” – mė pyeti i nervozuar, - ke nxjerrė nga ēanta ime librat e ke futur ca tulla nė tė?”. Iu betova se nuk e kisha bėrė unė njė gjė tė tillė. Kur i tregova pėr kėtė Dhori Panos, ma ktheu duke qeshur: “Unė kam gjashtė muaj qė ia kam futur nė ēantė ato tulla e ai tani i paska parė!”. Enver Hoxha na pat treguar njė ditė se e kishte vėshtirė ta gjente Universitetin ku ishte regjistruar, sepse shkonte atje njėherė nė gjashtė muaj.
Pata rast tė takoja njė doktor japonez nė Amerikė, i cili kishte qenė mjek personal i Enver Hoxhės. Ditėn qė m’u dha Medalja e Nderit nga presidenti Ronald Regan nė Universitetin e Indianės, erdhėn edhe disa shqiptarė. Stavro Skėndi, profesor nė Universitetin “Columbia” dhe kryetar i Shoqatės sė Gazetarėve tė Amerikės mė njohu me doktorin japonez. Ai kishte qenė 5-6 vjet mjek i Enver Hoxhės. Mė tha se diktatori shqiptar ngrihej shpesh natėn nga gjumi dhe bėrtiste: “Erdhėn, erdhėn, erdhėn tė mė vrasin!”. Vinte roja me vrap dhe pyeste ē’kishte ndodhur. “I hidhnin pak ujė tė ftohtė. Mė thirrėn pastaj mua pėr t’i dhėnė injeksion”.





4 Mars 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos