P R O J E K T L I GJ per DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NĖ LIGJIN NR.8897, DATĖ 16.5.2002, “PĖR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA”

P R O J E K T L I GJ


PėR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA Nė LIGJIN NR.8897, DATė 16.5.2002, “PėR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA”


Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83, pika 1, tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave, Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė


V E N D O S I :

Nė ligjin nr.8897, datė 16.5.2002, “Pėr mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, bėhen kėto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet, si mė poshtė vijon:

“Neni 1
Qėllimi

Ky ligj ka pėr qėllim tė garantojė tė drejtėn e shtetasve pėr tė jetuar nė njė mjedis me ajėr tė pastėr, tė mbrojė shėndetin e njeriut, faunėn, florėn dhe vlerat natyrore e kulturore tė mjedisit shqiptar nga ndotja e ajrit, nėpėrmjet:

a) parashikimit tė masave pėr cilėsinė e ajrit tė mjedisit, me qėllim shmangien, parandalimin ose uljen e pasojave tė dėmshme mbi shėndetin dhe mjedisin;
b) vlerėsimit tė cilėsisė sė ajrit tė mjedisit nė bazė tė metodave e tė kritereve qė pėrdoren nė komunitetin europian;
c) marrjes sė informacionit tė mjaftueshėm pėr cilėsinė e ajrit tė mjedisit dhe pėr tė siguruar disponueshmėrinė e kėtij informacioni pėr publikun, midis tė tjerash, edhe me anė tė pragjeve sinjalizuese;
ē) ruajtjes sė cilėsisė sė ajrit tė mjedisit, kur ajo ėshtė e mirė, dhe pėrmirėsimit tė tij nė raste tė tjera.”.

Neni 2
Neni 2 ndryshohet, si mė poshtė vijon:

“Neni 2
Pėrkufizime

Nė kuptim tė kėtij ligji, me termat e mėposhtme nėnkuptohen:

1. “Ajri i mjedisit”, ajri i jashtėm, i troposferės, qė nuk pėrfshin ajrin nė vendet e punės.
2. “Ndotės”, ēdo substancė e futur nga njeriu nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose jo tek ajri i mjedisit dhe qė mund tė ketė efekte dėmtuese nė shėndetin e njeriut dhe/ose nė mjedisin nė tėrėsi.
3. “Nivel”, pėrqėndrimi i njė ndotėsi nė ajrin e mjedisit ose depozitimi i tij mbi njė sipėrfaqe nė njė kohė tė caktuar.
4. “Vlerėsim”, ēdo metodė e pėrdorur pėr matjen, llogaritjen, parashikimin ose vlerėsimin e nivelit tė njė ndotėsi nė ajrin e mjedisit.
5. “Vlera kufi”, njė nivel i cilėsisė sė ajrit, i caktuar nė bazė tė dijeve shkencore, me synim shmangien, parandalimin ose pakėsimin e efekteve tė dėmshme mbi shėndetin e njeriut dhe/ose mbi mjedisin si njė tėrėsi, qė arrihet brenda njė periudhe tė caktuar dhe nuk duhet shkelur kur ėshtė arritur.
6. “Vlerė e synuar”, niveli i caktuar i cilėsisė sė ajrit, me synim shmangien e efekteve mė afatgjata tė dėmshme pėr shėndetin e njeriut dhe/ose mbi mjedisin si njė tėrėsi, qė arrihet, kur ėshtė e mundur, nė njė periudhė tė caktuar.
7. “Prag sinjalizues”, niveli pėrtej tė cilit ekziston rreziku ndaj shėndetit tė njeriut nga ekspozimi i shkurtėr dhe pėr tė cilin duhet tė merren masa tė menjėhershme.
8. “Kufiri i tolerancės”, pėrqindja e vlerės kufi me tė cilėn kjo vlerė mund tė tejkalohet, duke iu nėnshtruar kushteve tė pėrcaktuara nė kėtė ligj.
9. “Grumbullim”, zona e monitorimit tė cilėsisė sė ajrit, me popullsi mbi 250 000 banorė ose atje ku pėrqėndrimi i popullsisė ėshtė mė pak se 250 000 banorė, por me njė dendėsi pėr km², qė e justifikon nevojėn pėr vlerėsimin e cilėsisė sė ajrit.
10. “Treguesi mjedisor”, treguesi qė jep tė dhėna pėr njė dukuri mjedisore, duke e bėrė atė tė perceptueshme, nėpėrmjet vlerės numerike, matjes dhe komunikimit, nga ku:

a) “treguesi mjedisor i gjendjes sė ajrit” ėshtė treguesi qė jep tė dhėna pėr cilėsinė e ajrit;
b) “treguesi mjedisor i trysnisė nė ajėr” ėshtė treguesi qė jep tė dhėna pėr trysnitė qė ushtrojnė nė ajėr burimet e ndotjes.

11. “Gjendje smogu”, ndotja e tejskajshme e atmosferės, kur niveli i ndotjes tejkalon ndjeshėm normat e cilėsisė sė ajrit.
12. “Monitorimi”, procesi qė realizon vlerėsimin sistematik tė treguesve mjedisorė.
13. “Burim ekzistues i ndotjes”, veprimtaria qė ka filluar pėrpara hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji.
14. “Burim i ri ndotjeje”, veprimtaria qė fillon tė ushtrohet pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji.
15. “Norma e cilėsisė sė ajrit”, vlera mė e madhe e lejueshme e njė treguesi mjedisor tė gjendjes sė ajrit dhe qė shprehet me sasinė nė peshė tė njė ndotėsi nė njėsinė e vėllimit tė ajrit.
16. “Norma e depozitimit”, vlera mė e madhe e lejueshme e njė treguesi mjedisor tė gjendjes sė ajrit, qė ushtron ndikim nė mjedisin pritės e qė shprehet si sasia nė peshė e tij nė njėsinė e sipėrfaqes dhe pėr njė kohė tė dhėnė.
17. “Norma e shkarkimeve nė ajėr”, sasia mė e madhe e lejuar e ndotėsit, qė shkarkohet nė ajėr nga njė burim ndotjeje, i cili nuk tejkalon nivelin e lejuar tė treguesve mjedisorė tė trysnisė, si dhe tė shkallės sė lejueshme tė errėsimit tė tymit. Ajo shprehet si pėrqėndrim nė peshė ose nė vėllim i ndotėsit nė gazin mbetės.
18. “Burim i lėvizshėm”, quhet objekti qė i shkarkon lėndėt ndotėse, duke qenė nė lėvizje.
19. “Operatori i burimit tė ndotjes”, ēdo person, fizik ose juridik, pronar i njė burimi ndotjeje.
20. “Autoriteti i mbrojtjes sė ajrit”, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave dhe organet e tjera tė ngarkuara nga ky ligj e nga akte tė tjera normative, pėr mbrojtjen e pastėrtisė sė ajrit.
21. “Ministria”, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave.
22. “Ministėr”, ministri qė drejton Ministrinė e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave.”.

Neni 3

Neni 4, i kreut II, ndryshohet, si mė poshtė vijon:

“Neni 4

1. Treguesit mjedisorė bazė tė gjendjes sė ajrit shprehin pėrmbajtjen e ndotėsve tė mėposhtėm atmosferikė:

a) Dioksidit tė sulfurit;
b) Dioksidit tė azotit;
c) Lėndėve tė imėta grimcore, si bloza (pėrfshirė PM 10);
ē) Lėndėve grimcore nė gjendje pezull;
d) Plumbit ( aerosol);
dh) Ozonit.

2. Ndotės tė tjerė tė ajrit janė edhe:

a) benzene;
b) monoksidi i karbonit;
c) hidrokarburet poliaromatike;
ē) kadmiumi;
d) arseniku;
dh) nikeli;
e) mėrkuri.”.


Neni 4

Neni 5 ndryshohet , si mė poshtė vijon:

“Neni 5

1. Pėr zona tė veēanta, nė varėsi tė natyrės sė shkarkimeve nė ajėr dhe sipas nevojės, Kėshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit tė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave dhe tė ministrit tė Shėndetėsisė, miraton vlerat kufi, pragun sinjalizues dhe vlerat e synuara tė cilėsisė sė ajrit pėr ndotėsit e listuar nė pikat 1 e 2, tė nenit 3, nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare.

2. Kėshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit tė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave dhe tė ministrit tė Shėndetėsisė miraton me vendime tė veēanta normat e depozitimit, si dhe normat e shkarkimeve nė ajėr pėr zona specifike.”.

Neni 5

Pas nenit 5, shtohet kreu II/1, me kėtė pėrmbajtje:

“KREU II/1

MENAXHIMI I CILėSISė Sė AJRIT

Neni 5/1
Plani i monitorimit dhe i menaxhimit tė cilėsisė sė ajrit

1. Pėr monitorimin dhe menaxhimin e cilėsisė sė ajrit hartohet njė plan, nė tė cilin territori i Republikės sė Shqipėrisė ndahet, sipas zonave tė veēanta tė monitorimit tė cilėsisė sė ajrit.

2. Plani jep hollėsi pėr zonat e monitorimit tė cilėsisė sė ajrit, tė cilat do tė klasifikohen si “grumbullime”, nė rast se:

a) nė to ka njė pėrqėndrim popullsie mė tė lartė se 250 000 banorė;
b) nė to ka njė pėrqėndrim popullsie mė pak se 250 000 banorė, por me dendėsi pėr km², qė justifikon nevojėn pėr njė rivlerėsim dhe menaxhim tė cilėsisė sė ajrit tė mjedisit;
c) sipas mendimit tė ministrit, bazuar nė tė dhėnat studimore, burimi apo burimet ndotėse dhe dendėsia e lartė e popullsisė pėr km² justifikojnė nevojėn e vlerėsimit tė cilėsisė sė ajrit.

3. Plani i pėrcaktuar nė pikėn 1, tė kėtij neni, miratohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, me propozimin e ministrit tė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave e tė ministrit tė Shėndetėsisė.

Neni 5/2
Monitorimi i cilėsisė sė ajrit

1. Ministria bėn njė vlerėsim paraprak tė cilėsisė sė ajrit nė bazė tė matjeve, analizave, mbikėqyrjes dhe rivlerėsimeve pėr ēdo zonė monitorimi.

2. Monitorimi i cilėsisė sė ajrit tė mjedisit, pėr ēdo zonė monitorimi, i referohet vlerės kufi tė cilėsisė sė ajrit, pragut sinjalizues dhe vlerės sė synuar tė cilėsisė sė ajrit.

3. Ministri, nė bazė tė njė vlere kufi pėr cilėsinė e ajrit, mund tė specifikojė njė kufi tolerance, si pėrqindje e vlerės kufi tė cilėsisė sė ajrit qė mund tė tejkalohet.


4. Ministri, nė bazė tė vlerave kufi pėr cilėsinė e ajrit e kufirit tė tolerancės, miraton udhėzimin “Pėr vlerėsimin e cilėsisė sė ajrit”, nė tė cilin pėrcaktohen:

a) metoda dhe analiza e vlerėsimit sė cilėsisė sė ajrit;
b) aparatet matėse qė do tė pėrdoren;
c) saktėsia e matjes nga aparatet matėse;
ē) mėnyra e mbajtjes nė kontroll tė cilėsisė dhe tė saktėsisė sė funksionimit tė aparateve vlerėsuese, kryesisht me anė tė kontrolleve tė brendshme tė cilėsisė, tė kryera nė pėrputhje me kėrkesat e standardeve europiane tė sigurimit tė cilėsisė;
d) kėrkesa tė hollėsishme pėr raportimin dhe menaxhimin e tė dhėnave;
dh) zbatimi i kompetencave dhe pėrgjegjėsive tė ministrisė e tė agjencive tė specializuara, lidhur me monitorimin e cilėsisė sė ajrit.

Neni 5/3
Menaxhimi i cilėsisė sė ajrit

1. Pėr zonat e monitorimit tė cilėsisė sė ajrit, nė tė cilat nivelet e ndotjes sė ajrit janė poshtė vlerave kufi tė cilėsisė sė ajrit dhe/ose vlerave tė synuara tė cilėsisė sė ajrit, ministria dhe organi pėrkatės i qeverisjes vendore marrin masa pėr informimin e publikut, pėr menaxhimin e kėtyre niveleve, duke i mbajtur ato nėn vlerėn kufi dhe/ose nė vlerėn e synuar tė cilėsisė sė ajrit.

2. Nėse nga monitorimi i cilėsisė sė ajrit brenda zonės sė monitorimit, konstatohet se vlerat kufi dhe/ose vlera kufi e synuar e cilėsisė sė ajrit dhe ndonjė kufi tjetėr tolerance i zbatueshėm nuk arrihen ose ka shumė mundėsi qė kjo tė ndodhė, ministri e cakton kėtė zonė si zonė veprimi pėr cilėsinė e ajrit, duke marrė dhe masat pėrkatėse pėr menaxhimin e cilėsisė sė ajrit.

Neni 5/4
Plani Kombėtar i Veprimit pėr Cilėsinė e Ajrit

1. Pėr parandalimin dhe/ose pakėsimin e ndotjes sė cilėsisė sė ajrit hartohet Plani Kombėtar i Veprimit pėr Cilėsinė e Ajrit, me afat 5 - vjeēar, i cili rishikohet dhe pėrditėsohet herė pas here, nėse ėshtė e nevojshme.

2. Ky plan pėrmban:

a) njė analizė tė gjendjes aktuale;
b) njė analizė tė pėrmbajtjes sė planeve ose tė programeve tė sektorėve tė tjerė, qė mund tė ndikojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose jo nė nivelet e cilėsisė sė ajrit;
c) ndėrhyrje konkrete dhe me kosto efektive pėr parandalimin dhe/ose pakėsimin e ndotjes sė ajrit;
ē) rekomandime pėr kėrkime dhe/ose pėr veprimtari monitorimi tė mėtejshme.

3. Plani Kombėtar i Veprimit pėr Cilėsinė e Ajrit, pėrpara se tė miratohet, diskutohet, paraprakisht, me publikun, e pas miratimit bėhet publik.

4. Plani Kombėtar i Veprimit pėr Cilėsinė e Ajrit miratohet nga Kėshilli i Ministrave, me propozimin e pėrbashkėt tė ministrit tė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave dhe tė ministrit tė Shėndetėsisė, jo mė vonė se brenda dy vjetėsh nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji.

Neni 5/5
Planet vendore tė veprimit pėr cilėsinė e ajrit

1. Brenda 60 ditėve nga data e caktimit tė njė zone veprimi pėr cilėsinė e ajrit, organi i qeverisjes vendore, qė administron kėtė zonė veprimi, harton planin vendor tė veprimit pėr cilėsinė e ajrit.

2. Plani vendor i veprimit pėr cilėsinė e ajrit ėshtė nė pėrputhje e nė zbatim tė Planit Kombėtar tė Veprimit pėr Cilėsinė e Ajrit dhe pėrmban:

a) njė analizė pėr problemet ekzistuese tė cilėsisė sė ajrit brenda njė zone veprimi, pėrfshirė dhe ndikimin, nė cilėsinė e ajrit, tė praktikave e tė planeve tė pėrdorimit tė tokės dhe tė planeve vendore tė transportit dhe ndikimin e masave tė parashikuara nė Planin Kombėtar tė Veprimit pėr Cilėsinė e Ajrit dhe nė kėtė ligj;
b) parashikime tė tjera pėr:

i) hartimin e njė programi, ku tė pėrcaktohet marrja e masave tė hollėsishme pėr riorganizimin e problemeve tė konstatuara, pėrfshirė propozime pėr ndryshime, nėse ėshtė e nevojshme, tė planeve ekzistuese tė pėrdorimit tė tokave dhe tė planeve tė transportit;
ii) hartimin e njė programi pėr zgjidhjen e problemeve tė cilėsisė sė ajrit dhe tė ruajtjes ose tė arritjes sė vlerės kufi tė cilėsisė sė ajrit dhe/ose vlerės sė normės, brenda njė afati kohor tė caktuar;
iii) hartimin e njė plani vendor transporti, nėse nuk ka, nė bashkėpunim me strukturat vendore pėrgjegjėse pėr transportin, pėr tė gjithė ose pėr njė pjesė tė territorit, tė pėrfshirė nė zonė.

Planet vendore tė veprimit pėr cilėsinė e ajrit rishikohen dhe pėrditėsohen ēdo 2 vjet.

3. Organet e qeverisjes vendore, nė hartimin e planit vendor tė veprimit pėr cilėsinė e ajrit sigurojnė pjesėmarrjen e publikut dhe pas miratimit tė tij, e bėjnė atė publik. Plani vendor i veprimi miratohet nga kėshilli bashkiak i qeverisjes pėrkatėse vendore.

4. Rregullat pėr hartimin e planeve vendore tė veprimit pėr cilėsinė e ajrit miratohen me udhėzim tė pėrbashkėt tė ministrit tė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, tė ministrit tė Shėndetėsisė dhe tė ministrit pėrgjegjės pėr organet e qeverisjes vendore.

Neni 5/6
Komiteti i Veprimit pėr Cilėsinė e Ajrit

1. Nėse zona e veprimit pėr cilėsinė e ajrit pėrfshihet nė administrimin e mė shumė se njė bashkie ose komune, ngrihet njė komitet veprimi pėr cilėsinė e ajrit, me pėrfaqėsues nga organet pėrkatėse tė qeverisjes vendore.

2. Komiteti bashkėrendon punėn pėr hartimin, miratimin dhe zbatimin e planit vendor tė veprimit pėr cilėsinė e ajrit.

3. Plani vendor i veprimit pėr cilėsinė e ajrit ėshtė i detyrueshėm pėr zbatim nga tė gjitha organet pėrkatėse tė qeverisjes vendore.

4. Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, ministri i Shėndetėsisė dhe ministri pėrgjegjės pėr organet e qeverisjes vendore miratojnė rregulloren pėr detyrat dhe funksionimin e Komitetit tė Veprimit pėr Cilėsinė e Ajrit.

Neni 5/7
Zbatueshmėria e planeve vendore tė veprimit pėr cilėsinė e ajrit

Organi i qeverisjes pėrkatėse vendore, pėr zbatimin e planit vendor tė veprimit pėr cilėsinė e ajrit, nxjerr akte normative, me anė tė tė cilave mund, por pa u kufizuar,:

a) tė rishikojė kėrkesat e shkarkimeve nė ajėr, qė pėrmban leja mjedisore, ose ta pezullojė atė;
b) tė pezullojė ose tė kufizojė shkarkimet nė ajėr nga ēdo burim tjetėr;
c) tė mbyllė pėrkohėsisht ose pėrgjithmonė rrugėt e qarkullimit tė automjeteve, tė pėrfshira nė zonėn e veprimit pėr cilėsinė e ajrit;
ē) tė vendosė kufizime pėr pėrdorimin e rrugėve nga automjetet me motor, duke mos pėrfshirė kufizimin e pėrdorimit tė kėtyre rrugėve pėr transportin publik dhe tė banorėve;
d) tė parashikojė kufizimin e parkimit dhe/ose tė ngarkimit;
dh) tė parashikojė pėr automjetet me motor, vendet e shkarkimeve e tė qėndrimeve, gjatė pėrdorimit tė rrugėve, nė zonat nė ndėrtim;
e) tė rregullojė mė mirė trafikun, pėr tė pakėsuar ose pėr tė parandaluar bllokimin;
ė) tė ndalojė pėrdorimin e mjeteve me motor me djegie tė brendshme, nė zonat nė ndėrtim;
f) tė pėrcaktojė kėrkesa specifike, tė detyrueshme pėr t’u respektuar gjatė veprimtarive ndėrtuese dhe nė kantieret e ndėrtimit.”.


Neni 6
Aktet nėnligjore

1. Ngarkohet Kėshilli i Ministrave qė, me hyrjen nė fuqi tė kėtij ligji, tė nxjerrė aktet e nevojshme nėnligjore, nė zbatim tė neneve 4, 5/1, pika 3, e 5/4, pika 4.

2. Ngarkohen ministrat pėrkatės qė, me hyrjen nė fuqi tė kėtij ligji, tė nxjerrin aktet nėnligjore, nė zbatim tė neneve 5/2, pika 3, 4, 5/5, pika 4, e 5/6, pika 4.

3. Ngarkohen organet pėrkatėse tė qeverisjes vendore tė nxjerrin aktet nėnligjore nė zbatim tė nenit 5/7, tė kėtij ligji.


Neni 7

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI


03/03/2010 Votoni per projektligjin PO: JO:

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Keshilli i Ministrave

Publikuar nga: Keshilli i Ministrave

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos