Universitetet, pikėt minimale qė ju duhen pėr tė fituar



Zirina Llambro

Kandidatėt pėr nė universitete, mund tė llogarisin lehtėsisht pikėt qė u duhen pėr tė fituar. Pėr t'u ardhur nė ndihmė maturantėve, tė bėjnė zgjedhjen e duhur gjatė plotėsimit tė formularit A2, Ministria e Arsimit publikon tabelėn e pikėve minimale tė fituesve, shembujt pėr llogaritjen e tyre dhe shpjegimet pėrkatėse. "Kėto tė dhėna shėrbejnė pėr tė orientuar  maturantėt tė zgjedhin si duhet 10 degėt e universiteteve qė ata preferojnė. Kuptohet qė kėto rezultate ndryshojnė nga viti nė vit (tabela ėshtė e vitit tė kaluar) nė bazė tė nivelit tė kandidatėve pėr nė universitete, koeficienteve dhe nivelit tė testeve", sqaron zyra e shtypit tė MASH. Por mbi bazėn e kėtyre tė dhėnave, sipas kėtij dikasteri, maturantėt mund tė krijojnė njė ide mė tė qartė pėr kriteret e shkollave tė larta dhe shanset qė kanė pėr tė fituar.
Tabela e pikėve
MASH publikon gjithashtu, edhe sqarimet me detaje pėr tabelėn. Sipas saj, nė kolonėn e parė janė renditur sipas universiteteve, programet e studimit me numrin qė ishin koduar vitin e kaluar. Nė kolonėn e dytė, janė kuotat e pėrcaktuara nė kėtė fazė. Nė kolonėn e tretė p.sh., dega 018 Greqisht, Kuota 50, Nr.105: 3712.8p. Çka do tė thotė se Nr. 105 pėrfaqėson renditjen e kandidatit nė tė gjithė kėrkuesit e kėsaj dege. Ky kandidat ėshtė fituesi i fundit, i 50-ti, nė atė program studimi qė ka 50 vende, pavarėsisht se renditet i 105. Kjo tregon se kandidatėt me pikė mė shumė se ky fitues i fundit (i renditur 105), kanė fituar nė programe tė tjera, qė i kanė kėrkuar nė preferencė mė tė lartė. Nr3712.8p tregon pikėt e kėtij kandidati tė fundit fitues. Asnjė kandidat, me pikė mė pak se ky, nuk ėshtė fitues nė kėtė degė. Ndėrkaq, nė kolonat 4, 5, 6 jepen notat e shkallėzuara tė kėtij fituesi tė fundit dhe konkretisht: NM-nota mesatare e shkollės sė mesme, D1-nota e marrė nė provimin e parė tė detyruar, D2-nota e marrė nė provimin e dytė tė detyruar. Nė kolonat 7, 8 jepen notat qė ka marrė fituesi i fundit nė provimet me zgjedhje, ku numri nė kllapa pėrfaqėson provimin me zgjedhje, qė ka dhėnė ky nxėnės. Vitin e kaluar, provimet me zgjedhje kanė qenė: (1) Fizikė, (2) Kimi, (3) Biologji, (4) Anglisht, (5) Histori-Gjeografi, (6) Njohuri pėr Shoqėrinė, Filozofinė, Ekonominė, (7) Letėrsi, (8) Matematikė. Pra, (6) 6.70, tregon se nxėnėsi ka dhėnė provimin Njohuri pėr Shoqėrinė, Filozofinė, Ekonominė dhe ka marrė notėn e shkallėzuar 6.70. Duke pasur parasysh se, formula llogaritėse e pikėve, vitin e kaluar ka qenė:[(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2], ku: Ksh -ėshtė koeficienti i shkollės, K1 -koeficienti pėr provimin e parė me zgjedhje dhe K2 -koeficienti pėr provimin e dytė me zgjedhje, secili nxėnės, mund tė llogarisė afėrsisht sa pikė mund tė fitojė, duke vetėvlerėsuar veten. Nė kėtė mėnyrė, do tė orientohet mė mirė pėr tė kėrkuar programin e studimit qė dėshiron tė vazhdojė nė institucionet e Arsimit tė Lartė Publik. Renditja dhe shpallja e fituesve pėr programet e studimit, tė cilat kishin si kusht edhe konkursin e veçantė si Arkitektura, Edukimi Fizik, degėt e Akademisė sė Arteve etj., do tė bėhet me formulė tjetėr matematike. Nė kėto raste, merret parasysh pikėzimi nė konkurse, pėrveç pikėve tė marra nė provimet e Maturės Shtetėrore.

Shembuj : Çfarė dege do tė zgjedh?

SHEMBULL 1
Drita dėshiron tė konkurrojė pėr programin e studimit Farmaci nė Universitetin e Tiranės. Ajo ka mbaruar shkollėn e mesme tė profilizuar, nė profilin natyror dhe ka notėn mesatare tė katėr viteve M = 8.
Nė dy provimet e detyruara ka kėto rezultate:
1. Nė Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe D1 = 8.52
2. Nė Matematikė D2 = 8.5
Ajo ka zgjedhur tė japė si provime me zgjedhje lėndėt Fizikė dhe Biologji, ku pretendon tė marrė kėto rezultate:
1. Nė Fizikė Z1 = 9
2. Nė Biologji Z2 = 8.7
Nė Tabelėn e koeficienteve, Drita gjen se pėr programin e studimit Farmaci, profili natyror i shkollės sė mesme e ka koeficientin Ksh = 1.4.
Nė kėtė rast, Drita do tė bėjė kėto llogaritje:
[D1 (nota nė Gjuhė Letėrsi) + D2 (nota nė Matematikė) + M (Nota mesatare e shkollės sė mesme)] x Ksh (koeficienti i shkollės) = (8.52 + 8.5 + 8) x 1.4 = 25.02 x 1.4 = 32.20
Nė tabelėn e koeficienteve, Drita gjen se pėr provimet me zgjedhje koeficientet janė:
Pėr lėndėn Fizikė K1 = 1.3. Pėr lėndėn Biologji K2 = 1.3.
Nė kėtė rast, Drita do tė bėjė kėto llogaritje:
Z1 (nota nė Fizikė) x K1 (koeficienti pėr Fizikėn) + Z2 (nota nė Biologji) x K2 (koeficienti pėr Biologjinė) = 9 x 1.3 + 8.7 x 1.3 = 11.7 + 11.31 = 23.01
Drita mbledh dy rezultatet e gjetura: 32.20 + 23.01 = 55.21. Kėtė rezultat e shumėzon me 100 dhe merr 5521.0 pikė.
Pra, Drita ėshtė nė kuotėn e 5500 pikėve.
Dėshira e Dritės ėshtė tė ndjekė programin e studimit Farmaci.
Nga tabela e fituesve tė fundit, tė vitit tė kaluar, Drita shikon se fituesi i fundit nė Farmaci ėshtė me 5799.3 pikė. Nė kėtė rast, vendosja e programit tė studimit Farmaci si preferencė e parė, do tė thotė qė mundėsitė e shpalljes fituese janė tė pakta.
Si duhet tė veprojė Drita pėr tė vendosur preferencat?
Mendojmė se Drita e vendos programin e studimit Farmaci si preferencė tė parė dhe me kėto rezultate nuk fiton. Ka dhe 9 preferenca tė tjera pėr tė zgjedhur, qė ėshtė mirė t'i plotėsojė, pasi janė 9 mundėsi qė nuk duhet t'i humbė.
Cilat tė zgjedhė?
Nga rezultatet e vitit tė kaluar (tabela e fituesve tė fundit), ajo shikon se me 5500 pikė janė nė grupin e fituesve (i fundit ka mė pak se 5500 pikė) kandidatėt qė kanė kėrkuar tė gjitha programet e studimit tė Universitetit tė Tiranės, pėrveç programeve tė studimit Mjekėsi (i fundit me 5721.4 pikė), Stomatologji (i fundit me 5857.5 pikė), Farmaci (i fundit me 57993 pikė).
Atėherė, Drita mund tė rendisė nė 9 preferencat e tjera cilėndo nga programet e studimit tė Universitetit tė Tiranės, pėrveç tre tė mėsipėrmeve. Por, edhe kėtu duhet pak kujdes. Nė tė nėntė preferencat Drita renditet si fituese, por pėrcaktohet fituese nė preferencėn mė tė lartė, pra nė preferencėn e dytė. Nėse nė kėtė preferencė ka shėnuar njė program studimi qė nuk e ka pėr zemėr, kėtė duhet ta mendojė mirė.

SHEMBULL 2
Agimi ka mbaruar shkollėn e mesme tė pėrgjithshme (03), me njė notė mesatare tė shkollės sė mesme M = 6. Nė tė gjitha provimet e detyruara dhe me zgjedhje, rezultatet e tij janė rreth notės 6. Pasi bėn llogaritjet, si nė rastin e Dritės, me koeficientet pėrkatės tė tij, mendojmė se arrin nė rreth 3200 pikė.
Si do ta kėshillonim Agimin tė plotėsonte preferencat e programeve tė studimit?
Duke u orientuar nga tabela e pikėve tė fituesit tė fundit pėr çdo program studimi, Agimi nuk duhet tė vendosė nė preferenca, programe studimi, ku fituesi i fundit ka mė shumė pikė se 3200.
Nėse ai plotėson tė dhjetė preferencat me programet e studimit si: Juridik, Mjekėsi, Stomatologji, Farmaci, Histori, Anglisht, Psikologji, Shkenca Sociale, Inxh. Informatike, Inxh. Elektronike, ėshtė e sigurt se Agimi nuk fiton nė asnjė nga kėto preferenca, pra, nuk fiton tė drejtėn pėr tė studiuar nė universitetet publike.
Po çfarė duhet tė zgjedhė Agimi?
Ai duhet tė zgjedhė ato programe studimi, ku fituesi i fundit ka mė pak se 3200 pikė. Duke zgjedhur nė tė dhjetė preferencat kėto lloj programesh studimi, ai ka mundėsi qė tė shpallet fitues nė njėrėn prej tyre. Pra, Agimi jo vetėm duhet tė marrė nė konsideratė dėshirėn e tij, por dhe arritjet qė ka.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos