PERGJIGJET MJEKU Gjendrat nė gjinj, kur janė malinje

Autori i Lajmit: Redaksia
Doktor i nderuar, jam 28 vjeēare, jam martuar qe 7 muaj dhe qė atėherė jetoj nė Francė. Pasi qė ende nuk kam arritur ti marr dokumentet, nė pamundėsi pėr tu kontrolluar te mjeku kėtu, kėrkoj ndihmėn tuaj...Kam dhimbje shumė tė mėdha nė tė dy gjinjtė rregullisht qe njė kohe shumė tė gjatė.
Ju lutem mė ndihmoni se ēfarė mund tė jetė nė pyetje dhe mė udhėzoni se ēfarė tė bėj, dyshoj qė janė hormonet nė pyetje, sepse qė kur jam martuar as menstruacionet nuk i kam nė rregull. Nėse ėshtė ashtu, mė kėshilloni ēfarė tė bėj. Ju pėrshėndes. Blerta.
PĖRGJIGJE:
Dhembja nė gjinj nė moshėn tuaj paraqitet shpesh herė me ndryshime tė formės sė displazionit fibrocistik. Ndryshimet hormonale janė mė sė shumti pėrgjegjėse pėr dhembjet nė gji. Ju duhet tė vetkontrolloni gjinjtė qė tė bindeni se nuk prekni ndonjė formacion tė fortė tė rrumbullakėt - tumor. Do tė ishte mė sė miri tė bėni ndonjė vizitė te mjeku familjar.

Jam 29 vjeēe, kam tre fėmijė 5, 3 dhe 1 vjeē. Pas ndėrprerjes sė gjidhėnies fėmijės sė tretė, mė ėshtė inflamuar gjiri i majtė. Kam marrė injeksione njė javė dhe bromergon. Ajo qė mė shqetėson ėshtė se pas tėrė kėsaj gjiri mė nuk ėshtė si pėrpara, sikur mė ėshtė rrudhosur lėkura dhe mė ėshtė lėshuar. Shpesh kam edhe dhimbje pėrreth gjirit deri te sqetulla. A mos bėhet fjalė pėr kancer... tė lutem mė trego ētė bėj. Zana
PĖRGJIGJE:
Nga pėrshkrimi i problemit tuaj, bėhet fjalė pėr njė proces inflamator nė kohėn e gjidhėnies. Nuk duhet tė shqetėsoheni shumė, me njė vizitė mjekėsore do tė merrni pėrgjigjen adekuate.

Pėrshėndetje doktor! Kam njė shqetėsim, desha tė konsultohem me ju. Jam 23 vjeēare, ka dy vite qė vėrej njė kokėrr nė gjirin e djathtė, ėshtė e vogėl, mirėpo para ciklit menstrual e vėrej mė shumė, pastaj fare pak. Nuk kam bėrė kontroll asnjėherė deri tani. Tė lutem mė trego ēka mund tė jetė dhe ēka mė sugjeroni? Faleminderit shumė! Punė tė mbarė. Linda
PĖRGJIGJE:
Ndryshimin qė ju e keni vėrejtur para dy viteve nė gjirin e djathtė dhe qė juve mė shumė ju shqetėson kur e palponi-prekni mė shumė, sidomos nė kohėn para ciklit menstrual, ėshtė njė formacion i vogėl i cili duhet tė vizualizohet me ultratingull. Nė kėtė mėnyrė ne do tė fitojmė pamjen me tė qartė mbi natyrėn e formacionit, dimensionet e tij.
Arsyeja qė ju e vėreni mė shumė para ciklit ėshtė se gjinjtė janė mė tė rritur, dendur nga veprimi hormonal. Andaj mu nė kėtė kohė formacioni mund tė jetė mė i ekspozuar, afėrsisė sė lėkurės ku edhe mund tė preket..

Jam 26 vjeēare e martuar, nėnė e dy fėmijėve. Para 4 muajve e kam vėrejtur njė fryrje nė regjionin supraklavikular tė majtė e cila shkakton njė asimetri krahasuar me anėn e djathtė. Nė prekje kjo "fryrje" ka konsistencė tė butė dhe nė analizė me sonde lineare prezantohet si njė ind dhjamor mė i shprehur, pa shenja pėr efekt mase, nė strukturat vasale arteriovenoze tė pėrafėrta ėshtė e pakufizuar. Tė gjitha analizat laboratorike mė kanė dalė mirė. Ju lutem, cili do tė ishte mendimi juaj, mė ndihmoni. Ju faleminderit shumė i nderuar, Dr Saudin.
PĖRGJIGJE:
Ndryshimi i pėrshkruar nga ju nė regjionin supraklavikulare lė pėrshtypje pėr formacion adipoz- dhjamor. Megjithatė, do ju preferoja examinim shtesė nga kirurgu torakal pėr tė pėrcaktuar saktė atė qė ju e quani asimetri nga formacioni.

Jam 27 vjeēare kam pasur si njė lloj gjėndre nė gjoksin e majtė. Kam bėrė analizėn citologjike (materiali pėr ekzaminim FNA), diagnoza: tu: mamae lat. Sin. Analizat mė kanė dalė: strishot citologjike tė materialit FNA janė shumė celulare. Nė strisho vihen re grupe tė qelizave epiteliale me ndryshime tė theksuara degjenerative dhe inflamatore, limfocite, makrofag tė veēuar dhe granulocite neutrofile. Qeliza atipike nė kėto strisho nuk ka. Ky ėshtė raporti citologjik. Mjeku mė ka thėnė se duhet tė bėhet operacion dhe nuk ėshtė me rrezik. Desha edhe mendimin tuaj. Ju faleminderit.
PĖRGJIGJE:
Bazuar nė diagnozėn qė e keni dhėnė, bėhet fjalė pėr njė formacion tumoral te i cili ėshtė bėrė FNA- citologjia. Nė fakt, raporti citologjik nuk merret si raport i sigurt diagnostik. Prandaj, pėr tė vėnė diagnozėn definitive, duhet tė bėni biopsinė e tumorit.

Vajza ime mbush 15 vjet nė mars. Ajo ka njė gropė nė gjoks. Kur e kemi kontrolluat nėpėr mjek tė ndryshėm tė mjekėsisė sė pėrgjithshme, nuk e bėnin tė madhe dhe i jepnin kapsula me vaj peshku. Mė intereson tė di sa duhet tė jetė gjerėsia e organizmit nga shpina deri nė pikėn mė tė ulėt nė gropėn e gjoksit qė tė mos ketė pengesa organike. Zylfiu
PĖRGJIGJE:
Problemi i vajzės suaj ka tė bėj me njė formė tė hinkės nė kraharor qė ne e quajmė Pectus excavatum. Ju kėshilloj qė tė paraqiteni te kirurgu torakal sa mė parė nga se mosha e vajzės suaj ėshtė nė kufirin e mundėsisė pėr korrigjim kirurgjik.

Jam 23 vjeēare. Qe 4 vjet e kam vėrejtur se e kam njė kokėrr nė gji. Do tė doja ta dija, a ėshtė kancer apo diēka tjetėr? Te mjeku gjithmonė jam friksuar tė paraqitem.
PĖRGJIGJE:
Ju nuk duhet tė friksoheni aspak nga njė vizite te mjeku, nga se ēdo ndryshim nė gji nuk ėshtė kancer. Por, edhe ju jeni e re nė moshė pėr sėmundje malinje.

Dr. Saud, tė pėrshėndes edhe tė pėrgėzoj pėr ngritjen tėnde profesionale dhe pėr kėto kėshilla mjaft tė kapshme pėr neve. Unė kam marrė shumė shpesh kėshilla nga ju, por nė detaje, tė lutem mė trego pėr shqetėsimin tim. Gjatė laktacionit kam fituar dy abscese nė gjirin e djathtė edhe kam bėrė incizionin nė tė dy anėt.
Pas drenimit njė javor ėshtė zbrazuar qelbi, mirėpo pas njė kohe prapė me ultrazė shihet se ka mbetur njė pjesė e tij brenda edhe ėshtė diku nė madhėsinė 7-8 mm.
A ėshtė rrezik qė ka mbledhur brenda, ēka mund tė shkaktohet aty edhe sa kohė mbas ndėrprerjes sė gjidhėnies duhet tė ndėrhyhet nė gji apo sikur tė mos ndėrhyhet fare, cilat mund tė jenė pasojat. Motra Arjeta
PĖRGJIGJE:
Gjiri nė laktacion ėshtė shumė i ndieshėm nė shfaqjen e infeksioneve si mastite dhe abscese. Gjidhėnia e drejtė dhe funksionimi normal i thithit janė parakushte pėr shmangie tė infeksioneve nė gji. Sa i pėrket pėrmbajtjes sė mbetur qė e konsideroni qelb, atė duhet ta punktojmė nėn pėrcjellje tė ultratingullit e mė pas pėrmbajtjen ta dėrgojmė nė ekzaminim mikrobiologjik. Pėr tė vlerėsuar drejt gjendjen e tanishme, duhet ti drejtoheni mjekut tuaj tė preferuar.

Para 10 viteve mė ėshtė shfaqur mu nė majėn e pjesės sė poshtme tė gjoksit, aty ku takohen dy pjesėt e gjoksit nė formė kėrcore nė madhėsinė e kokrrės sė vesė sė pulės e cila rritet, por shumė ngadalė. U paraqita menjėherė dhe mjeku mi dha ca antibiotikė, por nuk me preferoi ta largoj. Lus doktorin qė tė mė jep pėrgjigje. Respekt! Shqati
PĖRGJIGJE:
Ajo qė ėshtė shfaqur te ju nė kraharor duhet tė ekzaminohet nga kirurgu torakal. Tė vlerėsohet natyra e ndryshimi me ekzaminimet e nevojshme klinike, radiologjike dhe tė diagnostikohet qė mė pas tė pason trajtimi adekuat.

- Si mund tė diktoj nėse kam kancer tė gjirit? A ėshtė i trashėgueshėm kanceri i gjirit? A sėmuren femrat e reja nga kanceri i gjirit. lumja_g67@hotmail.com
PĖRGJIGJE:
Ēdo ndryshim nė fortėsinė e gjirit, qė shoqėrohet me njė formacion tė prekshėm apo tė identifikuar me ultrasonografi ose me mamografi shtron nevojėn e ekzaminimit tė mėtejmė nga mjeku specialist, nė kėtė rast kirurgu torakal, pėr tė qartėsuar natyrėn e sėmundjes. Diagnostikimi i saktė pėr njė grua qė ka kancer bėhet pėrmes biopsisė apo CNB biopsisė. Kanceri i gjirit nuk ėshtė sėmundje trashėguese. Mirėpo, ka predispozitė mė tė madhe tė shfaqjes tė familjarėt qė kanė kancer: nėna, e bija, motra.
Kanceri i gjirit shfaqet mė shpesh te moshat 50-60 vjeēare, por paraqitet edhe nė mosha mė tė reja.

- Jam e diagnostifikuar me cista fibrocistike dhe mė intereson a mund tė shndėrrohet nė kancer. Dua tė di mė shumė pėr kėtė lloj diagnozė. Fatimja
PĖRGJIGJE:
Duhet tė dimė se si jeni diagnostikuar me DG. cysta mammae. Nėse ju keni bėrė vetėm examinime ultrasonografike dhe nė bazė tė tyre mendoni se keni tė bėni me cista tė mames, atėherė ne nuk mund tė themi se kemi diagnozėn histopatologjike.
Ne kemi shumė raste tė kancerit tė gjirit pėrbrenda formacionit cistik. Nga kjo shtrohet nevoja e pėrcaktimit tė saktė tė diagnozės nė mėnyrė qė ti ikim gabimeve diagnostikuese rreth cistave. Pėrkujdesja me kontrolle tė rregullta mjekėsore, ėshtė e nevojshme te pacientet me ndryshime cistike.

-Ju lutem mė ndihmoni. Para 10 vitesh e kam ndie njė dhimbje tė madhe nė gjirin e majtė. Kam kryer analiza dhe kontrolle tė shumta, kanė dalė mirė. Gati si pėrherė kam pas dhimbje nė gji gjatė kėtyre viteve. Tani mė shqetėson mė shumė fakti se po e vėrej gjirin qė po ndryshon, ėshtė zvogėluar dukshėm nė krahasim me gjirin e djathtė dhe janė krijuar gjėndra nėn sqetull. Mjekja mė ka thėnė se janė krijuar 2 cista nė gji dhe se nuk paraqesin rrezik. Shumė po mė shqetėson se po e vėrej gjirin e zvogėluar dhe me intereson tė di se a vazhdon ende duke u zvogėluar. Ju lutem mė ktheni pėrgjigje, dua tė di mė shumė pėr kėtė fenomen qė po kaloj unė. Merita
PĖRGJIGJE:
Pėr tė ditur tablonė e plotė dhe problemin tuaj, neve na mungojnė tė dhėnat pėr moshėn tuaj dhe shėnimet e ekzaminimeve para 10 vjetėve. Nuk duhet tė shqetėsoheni nga se keni mundėsi qė problemi juaj tė merr zgjidhjen definitive nė lidhje me shqetėsimet nė gji. Sa i pėrket shfaqjes sė limfonodeve nė axille, nuk duhet marrė ēdoherė si problem tė natyrės malinje nga se kemi shpesh herė limfonode reaktive nė infeksione tė ndryshme.

Ky lajm ėshtė publikuar: 01/03/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos