Mallakastėr, shumė shtėpi dalin jashtė pėrdorimit

RRĖSHQITJET E DHEUT/ Banorėt rrėfejnė tmerrin e pėsuar pas krisjes sė tokės, ndėrsa janė izoluar nė lidhjet me qytetin

Nė zonėn e Mallakastrės fenomeni i rrėshqitjes sė tokės ka marrė pėrmasa alarmante. Disa fshatra kodrinore kanė pėsuar rrėshqitje tė tokės, duke kthyer nė tė papėrdorshme shumė shtėpi, si dhe duke marrė hektarė tokė.


Mė shumė probleme nė kėtė drejtim ka komuna Qendėr Mallakastėr, e cila shtrihet kryesisht midis rrugės nacionale Fier - Ballsh. Rreth 5 ha tokė ullishte, si dhe shtatė banesa janė bėrė tė papėrdorshme, ndėrsa mbi 10 prej tyre kanė pėsuar dėmtime tė ndryshme.


Njė komision i komunės dhe ai qarkut kanė shkuar pėr tė parė mė afėr situatėn e krijuar. Bektash Sina, nga fshati Ngraciaj, ėshtė njė nga banorėt qė ka pėsuar mė shumė dėmtime nė banesėn e tij. Ai ka shumė pak kohė qė ka pėrfunduar njė ndėrtesė dykatėshe dhe banonte nė katin e dytė tė saj.


Tashmė ėshtė larguar qė aty me gjithė pjesėtarėt e familjes. Rrėshqitja e tokės ka bėrė qė banesa e tij tė marrė plasaritje nė shumė vende duke rrezikuar shembjen. Nė kėto kushte e gjithė famija ėshtė shpėrngulur te shtėpia e tė vėllait, por edhe kjo e fundit nga rrėshqitja e tokės ka pėsuar disa ēarje.


"Fillimisht u dėgjua njė krisje dhe mė pas pamė njė pjesė tė kodrės tė rrėshqasė duke iu afruar shtėpisė ku banjo", - rrėfen Sina. - Kėto kėrcitje dėgjoheshin ēdo natė. Mbrėmė natėn, u dėgjua mė shumė. Nė mėngjes pamė rrugėn kryesore pothuasje tė zhdukur dhe tė ēarė, ndėrsa dherat e kodrės kanė dėmtuar banesėn time dhe tė vėllait".


Nė fshatin Ngraciaj krahas dėmeve nė banesa shirat e ditėve tė fundit, tė cilat kanė rėnė me njė intensitet tė jashtėzakonshėm pėr kėtė zonė, kanė bėrė qė rrugėt dytėsore jo vetėm tė kėtij fshati, por edhe nė disa tė tjerė qė lidhen me rrugėn nacionale, tė pėsojnė shembje duke shkatėrruar kilometra tė tėrė.


Rruga e Ngracijes ku kalojnė ēdo ditė rreth 50 mjete tė banorėve tė kėsaj zone, ėshtė ēarė dhe shembur nė njė masė rreth dy kilometra gjatėsi. Njė gjė e tillė ka bėrė ndėrprerjen e komunikimit me qytetin e Ballshit dhe tė Fierit.


Rrėshqitje toke dhe dėmtime nė banesa ka pasur edhe nė fshatin Lapulec, Drenovė. Familja e Bilbil Koēiajt ka dy ditė qė jeton nė njė mjet, pasi shtėpia e tij ėshtė shkatėrruar. Ndėrkohė pėrreth banesės duket qartė toka qė ka rrėshqitur dhe ka dėmtuar edhe kasollet ku kjo familje mbante bagėtinė. "Sytė i kam te shteti, - shprehet Bilbil Koēiaj. -Jetoj sė bashku me familjen nė njė makinė, ndėrsa fėmijėt e vegjėl i kam ēuar te njerėzit e mi".


Banesa e kėtij shtetasi nga rrėshqitja e tokės ėshtė spostuar disa metra larg vendit ekzistues dhe ėshtė ēarė nė tė gjitha dhomat. "Kemi dalė tė tmerruar jashtė kur dėgjuam njė zhurmė si tėrmet dhe mė pas pamė qė shtėpia po lėkundej. Rreth 10 banesa kishin pėsuar dėmtime, ndėrsa rruga dytėsore ishte ēarė dhe nuk kalohej nga mjetet", vijon Bilbili.


Edhe banesa e shtetasit Klodian Alushi nga Drenova, nga rrėshqitja e tokės ka pėsuar dėmtime tė rėnda. Njė pjesė e dherave qė kanė rėnė nga kodra i janė afruar shumė banesės, ndėrsa kjo e fundit nė mjedisin e jashtėm, i cili ishte shtruar me ēimento, ka dalė nga vendi duke penguar hyrjen e banorėve brenda.


Banorėt thonė se janė tė trembur dhe nuk futen brenda, pasi, sipas tyre, dėgjohen zhurma nėntokėsore tė frikshme, tė cilat kanė tmerruar jo vetėm tė vegjlit, por edhe tė mėdhenjtė. Ujėrat e dala nga toka kanė pėrmbytur njė pjesė tė oborrit. "Na ka ardhur nė ndihmė komuna, - shprehet i zoti i shtėpisė, - duke larguar ujėrat, por kjo nuk mjafton pasi dherat qė kanė rrėshqitur nga kodra, do tė pėrfundojnė brenda nė shtėpi.


Kryetari i komunės Qendėr, Agron Kapllanaj, u shpreh se janė evidentuar gjithė dėmet e ndodhura nė infrastrukturė dhe banesa, tė cilat do t'i paraqiten komisionit tė ngritur pėr kėtė rast nė qark. Ndėrsa kryetari i Qarkut Fier, Luan Muēaj, u shpreh se komisioni i qarkut ėshtė shpėrndarė nė tė gjithė zonėn duke ndjekur hap pas hapi situatėn.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos