Mungesa e jodit, ja pasojat mbi shėndetin

Lindje tė parakohshme, zhvillim jonormal tė fėmijėve, deri nė probleme serioze me trurin. Kėto janė disa nga efektet negative qė shkakton mungesa e jodit nė organizėm.
Specialistja pranė Institutit tė Shėndetit Publik, Lumturi Merkuri, shpjegon se sa i nevojshėm ėshtė jodi nė organizėm, ku mund ta gjejmė dhe pasojat qė mund tė sjellė mungesa e tij.

Ƈfarė ėshtė jodi dhe pse kemi nevojė pėr tė?


Jodi ėshtė njė pėrbėrės ushqimor i rėndėsishėm, pėr tė cilin njeriu ka nevojė Ƨdo ditė dhe gjatė gjithė jetės. Ky ėshtė njė element ushqimor mjaft i domosdoshėm, sepse nevojitet pėr zhvillimin dhe funksionimin normal tė organeve tė trupit tonė, sidomos tė gjėndrės sė tiroides, e cila me prodhimin e hormoneve tė rritjes bėn tė mundur rritjen, zhvillimin dhe funksionimin normal tė organeve tė tjera.


Ƈfarė pasojash sjell nė organizėm mungesa e jodit?


Njė nga ndėrlikimet qė sjell nė organizėm ėshtė ajo qė nė popull njihet si "gusha", qė s'ėshtė gjė tjetėr vēse zmadhimi i gjėndrės tiroide. Gjėndra tiroide ėshtė njė gjėndėr e vogėl, e cila ndodhet nė pjesėn e pėrparme tė qafės. Hormonet qė prodhon tiroidja ndikojnė nė funksionimin e organeve tė trupit tė njeriut. Por, qė kjo gjėndėr tė punojė normalisht i nevojitet sasia e duhur e jodit.


Kur mungon jodi, kjo gjėndėr pėrpiqet ta pėrballojė kėtė, duke u zmadhuar pėr tė kapur sa mė tepėr jod. Kėshtu shfaqet "gusha". "Gusha" ėshtė pasoja mė e dukshme e mungesės sė jodit nė trupin e njeriut. Por, mungesa e jodit shkakton edhe dėmtime tė tjera shumė serioze si kretinizmi.


Ƈfarė ėshtė kretinizmi?


Kretinizmi ėshtė forma mė serioze e dėmtimeve tė trurit prej mungesės sė jodit. Nė gjuhėn e pėrditshme kėta tė sėmurė njihen si persona me prapambetje mendore. Fėmija i sėmurė nga kretinizmi nuk mund tė ecė, nuk mund tė flasė dhe nuk mund tė mendojė normalisht.


Pėr sa jod kemi nevojė pėr tė qenė tė shėndetshėm?


Njė njeri ka nevojė tė marrė jod Ƨdo ditė dhe gjatė gjithė jetės. Kjo arrihet nėse ne marrim sė bashku me ushqimin e pėrditshėm 1 lugė kafeje (ose 5 gr) kripė tė jodizuar, qė ėshtė kripa e gjellės.


Pėrvē kripės sė jodizuar, nga se mund tė merret? Cilat ushqime pėrmbajnė jod?


Prodhimet e detit si peshku, midhjet, karkalecat, janė burim shumė i mirė jodi. Edhe disa fruta e perime si patatja, hurma, speci, domatja i japin trupit tonė njė sasi jodi.


Ƌshtė e vėrtetė qė ka disa ushqime qė pengojnė marrjen e jodit?


Po. Disa ushqime si fasulja, lakrat, gėshtenjat pengojnė thithjen e jodit nga trupi ynė, duke ndihmuar nė shfaqjen e sėmundjeve prej mungesės sė jodit.


Pse jodi i shtohet kripės dhe nuk merret si ilaƧ?


Kripa ėshtė ajo qė ne e pėrdorim Ƨdo ditė nė ushqimin tonė. Duke marrė kripėn e jodizuar Ƨdo ditė ne kemi marrė dhe jodin bashkė me tė. Por, jodi ėshtė njė pėrbėrės ushqimor shumė i rėndėsishėm dhe nuk ėshtė ilaƧ.


Pėr sa kohė duhet tė merret jodi?


Jodi duhet tė merret Ƨdo ditė pėr gjithė jetėn. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė mbrojtur veten, fėmijėt dhe familjet tona nga sėmundjet e shkaktuara nga mungesa e jodit.


Si pėrdoret kripa e jodizuar?


Kripa e jodizuar pėrdoret njėlloj dhe nė tė njėjtėn sasi si kripa e zakonshme nė tė gjitha ushqimet qė ne hamė. Ajo ka tė njėjtėn pamje, erė dhe shije si kripa e zakonshme.
Ƌshtė e vėrtetė qė nė vendin tonė ka mungesa tė jodit?


Po. Njė studim i Institutit tė Shėndetit Publik ka treguar se mė tepėr se gjysma e popullsisė shqiptare ka mungesė jodi. Ƈrregullimet nga mungesa e jodit janė problem pėr gjithė vendin tonė.


Po sasia qė merret kur shkojmė nė det, nuk ndikon shumė nė pėrmirėsimin e nivelit tė jodit?


Sasia e jodit qė marrim kur shkojmė nė det ėshtė shumė e vogėl dhe nuk mjafton pėr tė plotėsuar sasinė e jodit pėr tė cilėn trupi ynė ka nevojė. Studimet kanė treguar se mėnyra mė e mirė pėr tė marrė jodin ėshtė nėpėrmjet ushqimit.


Ƈfarė shkakton mungesa e jodit?

Tek gratė shtatzėna shkakton:
Dėshtime
Lindje tė parakohshme
Fėmijė qė lindin tė vdekur
Fėmijė qė lindin me peshė tė ulėt dhe me pak shanse pėr tė jetuar
Fėmijė qė lindin me deformime
Tek fėmija shkakton:
Vonesė nė zhvillimin e trurit: Fėmijė me tė meta mendore
Vonesė nė zhvillimin e trupit: Fėmijė shtatshkurtėr-xhuxh
Defekte nė tė folur e tė dėgjuar
Paraliza

Tek fėmijėt e shkollės:


Ulje tė pėrqendrimit, vėshtirėsi pėr tė mėsuar, ngathtėsi, dobėsi fizike.
Tek tė rriturit shkakton:
Dobėsi
Lodhje tė shpejtė
Ulje e aftėsisė pėr tė punuar
Ulje tė aftėsisė pėr t'u kujdesur pėr familjen dhe pėr veten
Ulje tė inteligjencės
Gushė


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos