Provimet e Lirimit, ja sa pyetje do tė pėrmbajė teza

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Nė mesin e muajit qershor pritet tė zhvillohen Provimet e Lirimit pėr nxėnėsit e klasave tė nėnta. Sipas afateve paraprake pritet qė provimet tė zhvillohen mė 12-26 qershor 2010. Ndėrsa semestri i dytė i mėsimit pėr nxėnėsit e klasave tė nėnta do tė pėrfundojė nė datėn 11 qershor. Ashtu si ēdo vit nxėnėsit duhet tė pėrgatiten pėr dy provimet tradicionale tė lirimit qė janė: Gjuhė-Lexim dhe Matematikė, tė cilat do tė bėhen vetėm me shkrim. Pak ditė mė parė Ministria e Arsimit miratoi edhe rregulloren e Provimeve tė Lirimit, ku procedurat e zhvillimit tė tyre, do tė jenė tė pėrafėrta me ato tė Maturės Shtetėrore. Teza pėr Provimet e Lirimit do tė pėrmbajė 20 pyetje, nga tė cilat mendohet qė 10 tė jenė me alternativa dhe 10 me zhvillim, pak a shumė sikurse teza e provimeve me zgjedhje qė jepet nė Maturėn Shtetėrore. Provimet do tė bėhen vetėm me shkrim. Teza pėr Provimet e Lirimit do tė jetė e njėjtė pėr tė gjithė nxėnėsit e klasave tė nėnta nė vend. Pėrveē pėrgatitjes sė rregullores sė re pėr Provimet e Lirimit, Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA) do tė hartojė edhe modelin e testit. Drejtuesit e AVA-s sqarojnė se ėshtė menduar qė teza tė jetė e njėjtė pėr tė gjitha shkollat e vendit. Testi pas pėrgatitjes nga specialistėt e AVA-s do tė shpėrndahet nė drejtoritė arsimore rajonale dhe nė zyrat e arsimit nėpėr rrethe. Kurse mėsuesit qė do tė angazhohen gjatė ditėve tė zhvillimit tė provimit, pra administratorėt e provimit nuk do tė jenė nga shkolla ku do tė bėhet provimi, por do tė kėmbehen me njėri-tjetrin. Do tė ketė njė pėrgjegjės administrimi pėr ēdo mjedis provimi, sikurse edhe nė Maturėn Shtetėrore. Punimet e nxėnėsve do tė jenė tė sekretuara, me mėnyra mė tė thjeshta se ato tė Maturės Shtetėrore. Megjithėse nuk do tė pėrdoren barkode pėr sekretimin e testeve tė provimit, mbi kėto tė fundit dhe nė fletėn e regjistrimit do tė vendoset njė numėr regjistrimi i mbyllur, i cili do tė hapet vetėm pasi tė mbarojė korrigjimi. Pikėt qė nxėnėsit do tė marrin nė provim do tė identifikohen nga numrat pėrkatės, qė ata do tė kenė nė teste. Ekipi i vlerėsuesve tė tezave do tė caktohet nga mėsuesit mė tė mirė tė rrethit, po nga drejtoritė arsimore rajonale pėrkatėse. Provimet e nxėnėsve, qė i takojnė juridiksionit tė njė zyre arsimore rrethi dhe njė drejtorie arsimore rajonale, do tė mblidhen dhe do tė korrigjohen nė njė qendėr vlerėsimi tė pėrcaktuar prej Drejtorisė Arsimore Rajonale, sikurse edhe Matura Shtetėrore.



Berisha rektorėve:
”Universitetet pa pedagogė”

Raporti student-pedagog nė universitetet shqiptare nuk ka pėrputhshmėri. Nėse numri i studentėve nė fakultete ėshtė trefishuar ai i pedagogėve ka mbetur nė vend. Sipas statistikave, nė 4 vite ėshtė arritur qė Shqipėria tė numėrojė sot mbi 135 mijė studentė nė universitetet e saj publike dhe private kundrejt 52 mijė qė ajo kishte nė vitin 2005. Pėrballė kėsaj situate kryeministri Berisha kėrkoi nga Ministria e Arsimit qė nė bashkėpunim me rektorėt e universiteteve tė bėhen ndryshimet e nevojshme nė kuadrin ligjor, duke pėrcaktuar kritere tė reja pėr sa i pėrket raportit studentė-pedagogė. Kryeministri u shpreh se reforma nė botėn akademike e shkencore duhet tė thellohet edhe mė tej, duke theksuar se kėrkimi shkencor duhet tė jetė atribut i fakulteteve dhe dekanateve. Kryeministri kėrkoi nga Ministria e Arsimit qė me ndihmesėn e kompanive serioze tė fushės, tė bėjnė sa mė parė reitingun e universiteteve.
Pedagogėt
Ndėr tė tjera, kryeministri ngriti ēėshtjen e raportit studentė-pedagogė, i cili duhet tė ndryshohet, pas rritjes sė vazhdueshme tė numrit tė studentėve. “Ka disa probleme qė kėrkojnė ndėrhyrje urgjente, probleme tė krijuara, para sė gjithash, nga rritja me shpejtėsi tė madhe e numrit tė studentėve. Nė qoftė se studentėt nė fakultet janė trefishuar, pedagogėt nė universitet ende nuk janė dyfishuar. Ky pėrbėn njė kėrcėnim serioz pėr cilėsinė e tyre. Raporti student-pedagog, nė tėrėsi, ėshtė absolutisht i papranueshėm. Ai raport ka qenė deficitar edhe 4 vjet mė parė, mendoni se si ėshtė bėrė ai tani”.
Bolonja
Kryeministri renditi njė sėrė masash tė ndėrmarra nga qeveria pėr modernizimin nė tėrėsi tė universiteteve tė vendit dhe pėr funksionimin e tyre sa mė efikas nė dobi tė studentėve. “Funksionon tėrėsisht sistemi i Bolonjės si sistemi mė i fuqishėm nė Evropė pėr organizimin e shkollės sė lartė, janė modernizuar laboratorėt e universiteteve, janė bėrė ndėrtime tė reja nė kampuset e tyre nė njė seri qytetesh. Njė grup pune serioz po punon me intensitet pėr tė pėrcaktuar njė mėnyrė tė re financimi tė universiteteve tė vendit. Autonomia e tyre ėshtė thelluar nė mėnyrė tė ndjeshme. Tė ardhurat qė ato realizojnė janė tė gjitha tė disponueshme prej tyre. Nė kėtė kontekst, kryeministri kėrkoi nga Ministria e Arsimit qė nė bashkėpunim me rektorėt e universiteteve tė bėhen ndryshimet e nevojshme nė kuadrin ligjor, duke pėrcaktuar kritere tė reja bazuar nė standardet e vendeve anėtare tė OECD. “Zoti ministėr, bashkė me rektorė tė universiteteve do tė bėhen tė gjitha ndryshimet nė aktet ligjore e nėnligjore, nė mėnyrė qė universitetet tona tė pėrcaktojnė kritere tė reja, tė pėrzgjedhin mesataren e tyre, tė shohin vendet e OECD. Nuk po pėrcaktoj kėtu se sa duhet tė jetė raporti i stafit pedagogjik me studentėt, por ka njė raport qė varion nga 10 tek 25 tek universitetet publike. Nuk mund tė jemi tek 25, as nuk mund tė zbresim tek 10-ta se nuk zbresim dot, mirėpo kur sheh sot me mijėra shqiptarė qė diplomohen shkėlqyer brenda dhe jashtė vendit, themi se vendi i tyre ėshtė nė universitetet e vendit, ndaj dhe nuk duhet tė ngurrojmė”.
Vlerėsimi i universiteteve
Gjithashtu, kryeministri kėrkoi nga Ministria e Arsimit qė me ndihmesėn e kompanive serioze tė fushės tė bėjnė sa mė parė reitingun (vlerėsimin) e universiteteve. Ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme, vijoi kryeministri qė qytetarėt shqiptarė tė kenė reitingun e universiteteve tė vendit, private dhe publike nė mėnyrė qė ta dinė se ku studion fėmija i tyre. Mundėsisht tė kontratohet sa mė shpejt njė prej kompanive mė serioze nė botė qė tė bėjė reitingun (vlerėsimin) e universiteteve.







Ky lajm ėshtė publikuar: 25/02/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos