Klasa IX, Ministria e Arsimit nxjerr rregulloren e provimeve tė Lirimit



Jonida Tashi

Shpallet zyrtarisht rregullorja e zhvillimit tė provimeve tė Lirimit pėr klasat e nėnta nė tė gjithė vendin. Ministria e Arsimit ka publikuar dje zyrtarisht rregulloren e provimeve tė lirimit, pėr vitin 2010, mbi bazėn e sė cilės do tė procedohet pėr pėrgatitjen, zhvillimin, vlerėsimin e provimeve tė Lirimit, qė janė: Gjuhė amtare dhe Matematikė. Rregullorja pėrcakton rregullat e zhvillimit tė provimeve tė Lirimit, institucionet shtetėrore dhe strukturat arsimore pėrgjegjėse pėr kėtė proces. Sipas rregullores, provimet do tė jepen vetėm me shkrim nė njė ditė tė caktuar. Nxėnėsi qė nuk arrin t’i marri Provimet e Lirimit gjatė sesionit tė parė ka tė drejtė t’i rijapė ato nė sesionin e dytė. Datat e provimeve tė Lirimit pėr sesionin e parė dhe tė dytė do tė shpallen me udhėzim tė veēantė tė MASH-it.
Testet
Shpėrndarja dhe grumbullimi i materialeve tė provimeve do tė bėhet me procesverbal. Sipas rregullores, materialet e provimit do tė tėrhiqen nė Agjencinė e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA), njė ditė para zhvillimit tė ēdo provimi, nga dy persona qė janė: pėrfaqėsuesi i autorizuar me shkrim nga kryetari i Komisionit tė Provimeve tė Lirimit (KPL), tė DAR/ZA-sė dhe njė person i autorizuar nga MASH, sipas grafikut tė shpėrndarjes tė dėrguar nga MASH. Personat e autorizuar do tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr ruajtjen e sekretit dhe sigurimin e tyre deri nė dorėzimin tek kryetari i KPL-sė sė DAR/ZA-sė. Ky i fundit, pas marrjes nė dorėzim tė materialeve tė provimit, i ruan ato nė njė vend tė sigurt dhe mban pėrgjegjėsi individuale, ligjore, institucionale, sipas dispozitave ligjore nė fuqi. Mė pas, materialet e provimit do tė tėrhiqen me procesverbal nė KPL-nė e DAR-it dhe ZA-sė nga pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit (PAP), nė prani tė pėrfaqėsuesit tė KPL-sė sė DAR/ZA-sė qė do ta shoqėrojė atė, nė mėngjesin e ditės sė provimit, vetėm 2 orė para fillimit tė provimit (pėr zonat urbane). Kėtu do tė merret edhe lista e nxėnėsve qė do tė futen nė provim nė kėtė mjedis, me numrat pėrkatės tė listės sė regjistrimit. Nė zonat rurale koha e shpėrndarjes sė materialeve tė provimit do tė jetė nė varėsi tė largėsisė sė mjedisit tė provimit nga DAR-ja dhe ZA-ja. Pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit (PAP), pas shpėrndarjes sė testeve te ēdo administrator provimi (AP), testet e ngelura (tė papėrdorura) duhet t’i fut nė zarf dhe t’i mbyll. Kėto teste duhet tė qėndrojnė nė njė vend tjetėr tė sigurt nė shkollė deri nė pėrfundim tė provimit. Pas pėrfundimit tė provimit, administratori i provimit i dorėzon me procesverbal pėrgjegjėsit tė administrimit tė provimit testet e plotėsuara nga ēdo nxėnės. Pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit testet e grumbulluara, testet e papėrdorura dhe tė gjitha materialet e tjera tė provimit, pėrfshirė edhe listėn me emrat dhe numrat e regjistrimit tė nxėnėsve, i mbyll nė kuti nė kushtet e sigurisė nė prani tė pėrfaqėsuesit tė KPL-sė sė DAR/ZA-sė, dhe administratorit/ėve tė provimit. Pas pėrfundimit tė vlerėsimit tė testeve dhe pasi bėhet informatizimi i rezultateve tė nxėnėsve nga zyra e statistikės e DAR/ZA-sė, kutitė me testet e nxėnėsve tė vlerėsuara si dhe materiale tė tjera tė provimit, arshivohen nė DAR/ZA dhe ruhen deri nė 6 muaj nga data e zhvillimit tė provimit.
Vlerėsimi
Vlerėsimi i pėrgjigjeve tė nxėnėsve do tė bėhet me pikė tė cilat do tė ekuivalentohen nė notė. Ndėrkaq, vlerėsimi i ēdo pėrgjigjeje tė dhėnė nga nxėnėsi pėr kėrkesėn pėrkatėse, do tė mbėshtetet nė skemėn e vlerėsimit tė pėrgatitur nga AVA prej hartuesve tė testeve. Skema e vlerėsimit ėshtė njė standard vlerėsues i njėjtė pėr ēdo nxėnės. Bashkė me testet pėr ēdo provim, AVA do t’i dėrgojė KPL-sė sė DAR/ZA-sė skemėn e vlerėsimit tė testit dhe skemėn e konvertimit tė pikėve nė nota. Pėr kėtė, KPL do tė pėrzgjedh vlerėsuesit e jashtėm dhe kryetarėt e tyre. Testet e provimeve tė Lirimit do tė korrigjohen nga vlerėsues tė jashtėm. Numri kėtyre vlerėsuesve do tė jetė nė varėsi tė numrit tė testeve qė do tė korrigjojnė dhe kohės sė shpalljes sė rezultateve tė vlerėsimit. Pėr kėtė arsye, KPL-ja e DAR/ZA-sė, pas ēdo provimi, do tė dėrgojė skemėn e vlerėsimit nė Komisionin Shkollor tė Provimeve tė Lirimit (KSHPL), i cili ėshtė i detyruar ta afishojė dhe informojė ēdo nxėnės pėr tė. Ndėrsa pėrsa i pėrket mjediseve se ku do tė korrigjohen testet, nė rregullore pėrcaktohet se vlerėsimi i tyre do tė realizohet nė vende qė pėrzgjidhen nga DAR/ZA-tė, nė kushte tė pėrshtatshme dhe tė sigurta. Ēdo test do tė vlerėsohet nga dy vlerėsues dhe secili prej tyre duhet tė firmos nė ēdo test qė vlerėson. Kur midis dy vlerėsuesve ka ndryshime pikėsh pėr tė njėjtat kėrkesa, kryetari i vlerėsuesve tė lėndės cakton njė vlerėsues tė tretė, vendimi i tė cilit ėshtė pėrfundimtar. DAR/ZA-ja ngre grupe qė shqyrtojnė rast pėr rast tė gjithė testet qė raportohen si tė dyshimta pėr kopjim nga vlerėsuesit e testeve. Shpallja e rezultateve bėhet jo mė shumė se 15 (pesėmbėdhjetė) ditė, pas ēdo provimi.




Institucionet pėrgjegjėse pėr zhvillimin e provimeve tė Lirimit
Autoriteti shtetėror pėrgjegjės pėr zhvillimin e provimeve tė Lirimit ėshtė Ministria e Arsimit, Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA) dhe drejtoritė arsimore rajonale ose zyrat arsimore (DAR/ZA).
AVA, lidhur me zhvillimin e provimeve kryen detyrat e mėposhtme:
Harton teste tė standardizuara
Trajnon anėtarėt e komisioneve tė provimeve tė DAR/ZA-ve qė merren me informatizimin e tė dhėnave, punonjėsit e DAR/ZA-ve qė do tė merren me pėrpunimin statistikor tė rezultateve tė vlerėsimit, si dhe individė tė tjerė, tė pėrfshirė nė zhvillimin e provimeve
Shumėfishon tė gjitha materialet e provimeve
Kryen paketimin e materialeve tė provimeve tė Lirimit
Harton grafikun e shpėrndarjes dhe grumbullimit tė materialeve tė provimeve
Harton dhe dėrgon nė DAR/ZA udhėzuesit pėr trajnimin prej tyre tė vlerėsuesve tė jashtėm tė testeve si edhe administratorėve tė provimeve
Pėrgatit raportin publik mbi arritjet e nxėnėsve nė Provimet e Lirimit



Detyrat e Komisionit Shkollor tė Provimeve tė Lirimit
Komisioni Shkollor i Provimeve tė Lirimit ngrihet deri mė 20 mars 2010 dhe pėrbėhet nga 3-5 anėtarė, nė varėsi tė numrit tė nxėnėsve tė klasės sė nėntė tė ēdo shkolle. Kryetari i kėtij komisioni ėshtė drejtori i shkollės. Anėtarėt e tjerė janė mėsues tė shkollės. Nė kėtė komision pėrfshihet edhe njė nga zėvendėsdrejtorėt e shkollės, nėse ka tė tillė. Komisioni Shkollor i Provimeve tė Lirimit kryen kėto detyra:
Afishon nė mjediset e shkollės tė gjitha dokumentet dhe informacionin e nevojshėm pėr zhvillimin e provimeve
Shpall listėn e mjediseve ku do tė zhvillohen provimet Informon me shkrim ēdo nxėnės pėr mjedisin ku do tė zhvillohen provimet
Organizon dhe rregullon mjediset/sallat e provimeve pesė ditė pėrpara datės sė ēdo provimi tė Lirimit
Informon KPL-nė nė DAR/ZA pėr numrin e individėve qė nevojiten pėr administrimin dhe sekretimin e Provimeve tė Lirimit, nė pėrputhje me mjediset e caktuara nga KPL-ja e DAR-it dhe ZA-sė
Plotėson dhe jep Dėftesėn e Lirimit



23 Shkurt 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos