Dalin koeficientet e lėndėve me zgjedhje dhe shkollave tė mesme

Ministria e Arsimit ka publikuar nė faqen e saj zyrtare tė gjitha detajet, sipas universiteteve

Ministria e Arsimit ka miratuar dhe ka bėrė publike koeficientet e 12 lėndėve me zgjedhje pėr studime nė nėntė institucionet e arsimit tė lartė publik pėr vitin akademik 2010-2012. Gjuha angleze vazhdon tė kryesojė ndėr gjuhėt e huaja me koeficientin mė tė lartė prej 1.3. Ndėrsa gjuhėt e tjera me tė cilat mund tė konkurrojė njė kandidat e kanė 1.0 koeficientin.

1.3 ėshtė edhe koeficienti maksimal qė marrin lėndėt e zgjedhura nė pėrputhje me programin e studimit qė kėrkohet tė ndiqet nga vetė maturanti apo kandidati pėr nė universitet. Kanė qenė pikėrisht drejtuesit e universiteteve publike nė vend ata qė kanė propozuar paraprakisht pranė Ministrisė sė Arsimit koeficientet nė pėrputhje me kėrkesat qė ata kanė pėr fakultete qė ofrojnė. Kėshtu, nė rast se njė kandidat dėshiron tė studiojė nė degėn e Informatikės nė Universitetin e Tiranės, koeficientin mė tė lartė pra 1.3 e ka lėnda e matematikės. Po kėshtu, pėr Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė dega Histori, kjo lėndė ka edhe koeficientin mė tė lartė.

Lėndėt me zgjedhje janė fizikė, kimi, biologji, histori, gjeografi, njohuri pėr shoqėrinė, ekonomi, filozofi, gjuhė angleze, gjuhė frėnge, gjuhė italiane, gjuhė gjermane, gjuhė spanjolle.
Universitetet publike qė presin studentė kėtė vit nė vendin tonė janė ai i Tiranės, universiteti politeknik nė kryeqytet, Universiteti Bujqėsor po nė Tiranė. Universiteti “Aleksandėr Moisiu” nė Durrės, “Fan S.Noli” nė Korēė, “Ismail Qemali” nė Vlorė, “Luigj Gurakuqi” nė Shkodėr”, Aleksandėr Xhuvani nė Elbasan dhe “Eqrem ēabej” nė Gjirokastėr. Ndėrkohė qė pėr Akademinė e Arteve tė Bukura nė kryeqytet, si dhe shkollat e larta sportive nuk ka koeficiente tė pėrcaktuar pėr shkak se pranimet nė to kryhen vetėm mbi bazė tė konkurrimit tė kandidatėve.

Po kėshtu, Ministria e Arsimit dhe e Shkencės ka bėrė publike edhe koeficientet pėrkatėse sipas profileve tė shkollave tė mesme tė pėrgjithshme apo profesionale pėr vitin akademik 2010-2011. Informacion i plotė mbi koeficientet pėr nė universitete gjendet nė faqen zyrtare tė internetit tė Ministrisė sė Arsimit me adresėn www.mash.gov.al
Ky informacion ndodhet nė dritaren e posaēme tė Maturės shtetėrore.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos