Pranimet nė universitete, MASH shpall koeficientet zyrtarė tė lėndėve me zgjedhje

Publikohet tabela e koeficienteve tė nėntė universiteteve pėr provimet me zgjedhje

Jonida Tashi


Zyrtarizohen koeficientet e 12 lėndėve me zgjedhje, nėpėrmjet tė cilėve ēdo universitet ka shprehur parapėlqimin e tij pėr secilėn lėndė, varėsisht nga profili i fakultetit. Ditėn e djeshme, Ministria e Arsimit ka publikuar zyrtarisht koeficientet e lėndėve me zgjedhje, qė do tė pėrdoren pėr pranimet e reja nė universitete, pėr nėntė institucionet e arsimit tė lartė publik. Mė konkretisht bėhet fjalė pėr koeficientet e vendosura pėr Universitetin e Tiranės, Universitetin Politeknik tė Tiranės, Universitetin Bujqėsor tė Tiranės, Universitetin e Durrėsit “Aleksandėr Moisiu”, Universitetin e Korēės “Fan S. Noli”, Universitetin e Vlorės “Ismail Qemali”, Universitetin e Shkodrės “Luigj Gurakuqi”, Universitetin e Elbasanit “Aleksandėr Xhuvani” dhe Universitetin e Gjirokastrės “Eqrem Ēabej”. Gazeta boton sot tabelėn e koeficienteve tė lėndėve me zgjedhje pėr studime nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, pėr vitin akademik 2010-2011. Gjithashtu publikohen edhe programet e studimit qė do tė ofrojnė universitetet.
Koeficientet
Koeficientet e lėndėve me zgjedhje, tė cilėt propozohen nga universitetet vazhdimisht kanė qenė njė pikė e fortė debati midis kėtyre institucioneve dhe Ministrisė sė Arsimit. Por edhe pėr kėtė vit, pavarėsisht propozimeve tė bėra nga universitet, Ministria e Arsimit ka vendosur tė lėrė nė fuqi koeficientet e vitit tė kaluar edhe pėr pranimet e kėtij. Sipas kushteve tė vendosura nga Ministria e Arsimit, ēdo degė e shkollės sė lartė shpallė propozimet pėr lėndėt me zgjedhje tė profilit tė saj, pėr tė cilat janė dy lloje koeficientesh nė dispozicion, nga 1.0 nė 1.3. Kėshtu, megjithėse universitetet kanė tė drejtė tė propozojnė koeficiente mė tė lartė pėr degėt e profilit tė tyre, vendimi pėr koeficientet pėrfundimtarė merret nga Ministria e Arsimit. Pėr pranimet nė universitete, Ministria e Arsimit ka vėnė nė dispozicion dy lloje koeficientesh qė janė: pesė koeficientet e llojit tė shkollės sė mesme dhe dy koeficientet e lėndės (ve) me zgjedhje tė preferuar nga dega e shkollės sė lartė. Ēdo degė e shkollės sė lartė ka nė dispozicion pesė koeficiente nga 1.0 deri nė 1.4. (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4) me tė cilat vendos preferencėn e saj pėr llojet e ndryshme tė shkollave tė mesme, qė dallohen nga planet dhe programet qė zbatojnė. Mundet tė vendoset i njėjti koeficient pėr dy e mė shumė lloje shkollash. Secila nga tri notat e para (nota mesatare dhe dy notat pėr provimet e lėndėve tė detyruara Matematikė e Gjuhė-Letėrsi) shumėzohen me koeficientet e vendosura nga dega e fakultetit, respektivisht pėr llojin e shkollės sė mesme qė ka kryer kandidati. Gjithashtu, ēdo degė e shkollės sė lartė shpall parapėlqimin e vet pėr lėndėt me zgjedhje tė profilit tė saj, natyror apo shoqėror. Parapėlqimi shprehet me anė tė dy koeficienteve tė tjera me vlerė 1.3 ose 1.0. Me 1.3 shumėzohet nota e provimit me zgjedhje qė ėshtė e parapėlqyer dhe me 1.0 nė rastin e kundėrt. Kėto koeficiente nuk varen nga lloji i shkollės sė mesme qė ka kryer kandidati pėr student. Secila nga dy notat e lėndėve me zgjedhje shumėzohet me koeficientet e llojit tė lėndės (1.0 dhe 1.3) tė vendosur nga dega e fakultetit.



20 Shkurt 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos