Operacioni nė mitėr, aparatura e re shmang bisturinė



Eljona Lata

Ēdo grua qė kryen njė operacion nė mitėr mund tė ketė mundėsi tė shohė tė gjithė procesin nė ekran dhe pa pasur nevojė t’i nėnshtrohet bisturisė pėr ēarjen e barkut. Prej pak kohėsh, tė tilla ndėrhyrje nė qafėn e mitrės mund tė realizohen shumė lehtė nėpėrmjet njė aparature tė quajtur Histeroskopi. Mjeku Robert Qirko, i cili ishte edhe iniciatori pėr sjelljen e kėsaj aparature nė Shqipėri na tregon pėr mėnyrėn sesi mund tė realizohen operacioni pa ēarjen e barkut. “Kjo aparaturė ka nisur tė vendoset nė funksion qė prej 6 muajsh, dhe tė gjitha pacientet mund tė kryejnė operacionin falas, ndėrsa jashtė shtetit njė operacion i tillė ka kosto tė lartė” u shpreh Qirko. Nėpėrmjet kėsaj aparature shmangen tė gjitha efektet negative dhe nuk ka asnjė lloj rrezikshmėrie.
Operacioni
Operacioni nėpėrmjet kėtij aparati ėshtė shumė i thjeshtė dhe aplikohet falas pėr tė gjitha pacientet. Sipas mjekut Robert Qirko, me anėt tė kėsaj aparature, pacientja e operuar mund tė largohet nga spitali brenda ditės kur kryhet operacioni ose maksimumi mund tė qėndrojė deri tė nesėrmen. Sipas kėtij mjeku, procedohet nė kėtė mėnyrė, kamera e instaluar jep pamjet e brendėsisė sė mitrės dhe ku pamjet na shfaqen nė ekran, nėpėrmjet tij shihen pjesėt e brendshme, tė cilat mund tė kenė probleme, nė kėtė mėnyrė bėhet ndėrhyrja nė brendėsi. “Nėpėrmjet kamerės jepet pamja e qartė e brendėsisė sė mitrės, mund tė kapet ēdo lloj ērregullimi, si pėr shembull njė polit ose fibromoiom (mish i huaj) edhe probleme tė tjera qė mund tė japin hemorragji. Mėnyra mė e thjeshtė qė pėrdorin tė gjitha gratė janė nėpėrmjet mjekimeve, pastrimeve por, nuk ka zgjidhje. Pėr tė shmangur kėto probleme nevojitet vetėm ndėrhyrja me anė tė kėsaj aparature” shpjegon mjeku. Mė pas, pjesa qė pritet merret pėr t’u ēuar nė laborator pėr tė pėrcaktuar nėse ėshtė e rrezikshme, si kancer.
Efektet
Mjeku shprehet se Histeroskopia Operative nė Shqipėri ka hyrė para njė viti dhe ka nisur tė aplikohet qė gjashtė muaj mė parė. Deri tani mjeku tregon se janė bėrė njėzet ndėrhyrje. Gjinekologu e justifikon numrin e vogėl tė ndėrhyrjeve me faktin se pacientet ende nuk kanė marrė informacionin pėr aparaturėn. “Tani tė gjitha pacientet mund tė kenė mundėsi ta shohin drejtpėrdrejtė procesin e operacionit. Madje njė nga pacientet ishte farmaciste, ajo e ka parė tė gjithė procesin” tregon mjeku. Qirko shton se kjo aparaturė rrit cilėsinė duke shmangur mjaft efekte negative tek gruaja. Tani ndėrhyrja nuk kryhet me hapjen e barkut por shumė mė thjesht. Pacientja nuk qėndron mė njė javė nė spital nga njė operacion normal por mund tė dalė qė brenda ditės ose qė tė nesėrmen. Kjo aparaturė ul koston e harxhimeve tė tjera si fije, medikamente. Por, gjithashtu shmang shenjat nė trup sidomos tek vajzat e reja, gjithashtu nuk ka humbje gjaku siē ndodh nė operacionin normal pasi bėhet mpiksja e gjakut qysh gjatė ndėrhyrjes, nė kėtė mėnyrė mundėsia pėr infeksione ėshtė shumė e ulėt.



Box
Mjeku thotė se tani tė gjitha pacientet qė kanė dėshirė ta shohin mėnyrėn sesi ėshtė kryer operacioni mund ta kenė nė njė CD me vete. Por edhe gjatė kohės qė kryhet ndėrhyrja pacientja mund ta shohė tė gjithė procesin. Njė farmaciste qė kreu njė operacion nė kėtė formė e shikoi tė gjithė procesin e operimit. Sepse operacioni bėhet me anestezi tė thjeshtė ose ndryshme mpirje dhe jo anestezi tė pėrgjithshme qė ėshtė mė e rrezikshme. Nėpėrmjet kėsaj aparature ke mundėsi dhe ta shikosh problemin dhe ke mundėsi ndėrhyrjeje pėr ta mjekuar. Ndėrsa aparaturat nėpėr rrethe si nė Durrės dhe Berat ke vetėm mundėsi tė shikosh por jo tė ndėrhysh.

Berati mbetet pa ujė
Qyteti i Beratit ka ngelur pa ujė tė pijshėm pėr shkak tė disa dėmtimeve tė rėnda qė ka pėsuar linja e ujėsjellėsit.
Shkak janė bėrė rrėshqitjet e tokės nga reshjet e shumta. Njė masiv dheu ka dėmtuar nė tre pjese tubacionin nė vendin e quajtur uji i zi nė afėrsi tė fshatit Provonik tė Bogovės. Pasditen e sė mėrkurės deri nė mbrėmje vonė ėshtė punuar pėr tė riparuar dėmtimin por ka qenė e pamundur. Ndėrhyrja nė rrjet do tė vazhdojė edhe ditėn e sotme pėr tė bėrė tė mundur lidhjen e rrjetit tė ujėsjellėsit tė dalė jashtė pune.

Dibėr, nė errėsirė nga shembjet
Njė prej fshatrave tė komunės Arrės nė Dibėr prej 5 ditėsh ka ngelur pa energji elektrike. Shkak ėshtė bėrė shkatėrrimi i kabinės sė energjisė elektrike nga rrėshqitja e tokės. Telat e tensionit tė lartė tė linjės qė furnizon fshatin pas shėmbjes sė kabinės kanė rėnė nė tokė duke u bėrė edhe njė rrezik pėr banorėt.


Ndryshon skema e ndihmės ekonomike, pėrfshihen edhe tė trafikuarat
Viktimat e trafikimit do tė pėrfitojnė ndihmė ekonomike. Ndryshimi nė ligjin pėr ndihmėn dhe shėrbimet shoqėrore u miratua dje nė Komisionin Parlamentar tė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale. Drejtuesit e Ministrisė sė Punės qė janė dhe hartuesit e draftit kanė shpjeguar qė ka qenė praktika qė ka diktuar domosdoshmėrinė e pėrfshirjes sė viktimave tė trafikut nė skemėn e ndihmės ekonomike. Njė tjetėr ndryshim qė propozohet nga Ministria e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale ėshtė financimi i qendrave rezidenciale tė viktimave tė trafikimit nėpėrmjet transferimit tė fondeve nga buxheti i shtetit te organet vendore dhe mė pas nė qendrėn ku ofrohet shėrbimi. Njė praktikė e tillė do tė ndiqet nė kuadėr tė procesit tė decentralizimit tė pushtetit lokal.


19 Shkurt 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos