MASH publikon rregulloren e re pėr provimet e Maturės Shtetėrore

Ndryshojnė datat e shpėrndarjes dhe dorėzimit tė formularėve A1 dhe A2

Me afrimin e provimeve tė Maturės Shtetėrore Ministria e Arsimit dhe Shkencės publikon Rregulloren pėr zhvillimin e provimeve tė Maturės Shtetėrore 2010. Kjo rregullore pėrcakton rregullat e zhvillimit tė provimeve tė Maturės Shtetėrore, institucionet shtetėrore dhe strukturat arsimore pėrgjegjėse pėr kėtė proces. Nė Rregullore janė pėrfshirė udhėzimet e MASH, pėr procedurat e provimit tė Maturės dhe pėrgatitjet e testeve nga AVA, si dhe aplikimet

pėr kėto provime. Gjithashtu, nė kėtė rregullore flitet dhe pėr gjeni udhėzime qė pėrcaktojnė pėrzgjedhjen e mjediseve tė zhvillimit tė provimeve tė MSH, procedurat e shpėrndarjes dhe grumbullimit tė materialeve dhe administrimit tė provimeve, etj. Nė rregulloren e re tė zhvillimit tė provimit tė detyruar tė maturės nė sezonin e dytė thuhet se ēdo DAR dhe ZA tė paraqesė nė AVA 1 muaj para datės sė zhvillimit tė provimit tė parė (tė detyruar) tė Sesionit tė dytė listėn e maturantėve qė kanė plotėsuar formularin A1, qė rezultojnė me njė ose dy lėndė pakaluese nė fund tė vitit shkollor, por i kanė dhėnė provim kėto lėndė nė sesionin e vjeshtės dhe kanė fituar tė drejtėn tė hyjnė nė provimet e sesionit tė dytė tė Maturės Shtetėrore. Lista dorėzohet me shkresė zyrtare dhe nė formė elektronike. Bashkė me kėtė listė dorėzohet nė AVA edhe lista e mjediseve ku do tė zhvillohen provimet e sesionit tė dytė tė Maturės. Ndėrsa, maturantėt qė nuk kanė plotėsuar Formularin A1 gjatė periudhės sė parashikuar nė nenin 22, kanė tė drejtė ta plotėsojnė atė gjatė periudhės nga data 6-10 shtator dhe tė fitojnė tė drejtėn pėr tė dhėnė provimet nė sesioni e dytė. Hartimi i testeve pėrfundimtare pėr provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore nė sesionin e dytė bėhet nga persona tė pėrcaktuar me urdhėr tė brendshėm tė drejtorit tė AVA-s. Nė AVA bėhet shumėfishimi dhe paketimi i test-broshurave. Provimet zhvillohen nė mėnyrė tė pėrqendruar nė mjedise, tė pėrcaktuar nga DAR/ZA duke zbatuar tė njėjtat rregulla dhe procedura sipas Rregullores sė zhvillimit tė Maturės Shtetėrore. Numri i maturantėve qė do tė marrin pjesė ėshtė mė i vogėl se 30 atėherė provimet zhvillohen nė DAR pėrkatėse. ZA merr masa pėr sigurimin e transportit tė maturantėve nė kohė.

Penalizimet
Ditėn e provimit maturanti ose kandidati pėrjashtohet dhe nuk i njihet rezultati i provimit nė qoftė se, maturanti, kandidati pėrjashtohet nga provimi, nė qoftė se thyen rregullat e provimit, siē ėshtė mos pajisja me dokument identifikimi, nuk qėndron nė vendin qė i caktohet, pėrpiqet tė japė provimin pėr njė maturant tjetėr, merr ose jep informacion, kopje ose komunikon me maturant/kandidatė tė tjerė,  merr me vete telefon celular, radio ose ēdo mjet tjetėr komunikimi nė mjedisin e provimeve. Por pėrveē penalizimeve kėtė vit MASH, ka menduar tė mos njohė rezultatin e provimeve nėse kandidatėt pėrdorin laps nė plotėsimin e testit, largohet nga mjedisi i provimit pa kryer procesin e sekretimit dhe dorėzon testin pa u vendosur barkodi, heq, shkruan ose dėmton kodin e sekretimit, dėmton testin ose nuk e dorėzon atė, Nė rast se maturanti/kandidati refuzon tė largohet nga mjedisi i provimit, pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit e informon atė mbi mosnjohjen e rezultatit, evidenton rastin me procesverbal dhe lejon vazhdimėsinė e provimit.

Procedurat e aplikimeve
Ministria e Arsimit pėr tė gjithė maturantėt ka vendosur dhe procedurat e aplikimit pėr ēdo maturantė deri mė datė 15 shkurt. Formularin A1, A1z, (tė dhėnat e kandidatėve pėrpara vitit 2010 dhe tė shtetasve shqiptarė qė kanė mbaruar shkollėn e mesme jashtė vendit si dhe kėrkesėn e tij pėr provimet e lėndėve me zgjedhje), tabelėn e indeksit tė profilit/degėve tė shkollave tė mesme dhe koeficientet e lėndėve me zgjedhje tė propozuara nga IALP-tė. Ēdo maturant pavarėsisht nėse jep apo jo provimet e lėndėve me zgjedhje, plotėson dhe dorėzon Formularin A1 dhe A1Z nė KSHMSh tė shkollės ku ai caktohet, brenda datės 10 Mars. Formularėt e plotėsuar A1, A1Z dėrgohen zyrtarisht nga KSHMSh e shkollės nė KMSh-nė e DAR-it dhe ZA-sė brenda datės 25 Mars, sė bashku me tabelėn e plotėsuar T pėrmbledhėse tė dhėnave tė formularėve.

Tė drejtat e maturantėve
- Nė rast se maturanti vėren ndonjė shkelje tė rregullores sė provimit ai ka tė drejtė tė raportojė pėr parregullsi tek administratori i provimit, PAP-i ose pėrfaqėsuesi i DAR/ZA.
- Maturanti duhet tė pėrdorė: stilolaps me njė ngjyrė si dhe vetėm pėr provimin e matematikės vizore e kompas.
- Maturantėve tė verbėr, pasi u jepet broshura e testit, veēohen nė njė mjedis tė pėrshtatshėm PAP cakton njė person pėr leximin e pyetjeve tė testit dhe pėr plotėsimin e pėrgjigjeve, nė fletėn e testit qė jep me gojė maturanti.
- Maturantėt qė dorėzojnė testin e provimit pėrpara kohės sė pėrcaktuar, nuk duhet tė dalin nga mjedisi ku zhvillohet provimi para dy orėsh nga fillimi i tij, por tė grumbullohen nė njė sallė, tė pėrcaktuar qė mė parė.
- Nėse testi qė i jepet maturantit ėshtė i dėmtuar ose me faqe tė bardha ai ka tė drejtė tė kėrkojė menjėherė ndėrrimin e testit.
- Maturanti kandidat ka tė drejtė tė kėrkojė fotokopjen e testit tė tij.

MASH miraton deri mė datė 30 qershor
- Formularin A2 tė personalizuar me kėrkesėn pėr notėn mesatare dhe preferencėn e programeve tė studimit tė shpallura nga IALP.
- Udhėzuesin e plotėsimit tė formularit A2.
- Kandidatėt qė dėshirojnė tė vazhdojnė studimet nė IALP duhet tė plotėsojnė formularin A2, brenda datės 30 korrik dhe ta dorėzojė atė nė KSHMSh, pasi maturanti ėshtė njohur me tė gjitha rezultatet e provimeve tė Maturės.
- Nuk plotėsojnė Formularin A2 maturantėt qė rezultojnė mbetės nė njė nga provimet e detyruara ose me zgjedhje tė Maturės.

Liri Mėhalla

Last Updated on E Merkure, 17 Shkurt 2010 21:16

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos