Ndotja e mjedisit, 57 pėr qind e nxėnėsve me probleme nė frymėmarrje

Drejtoria e Rajonale e Higjienės: Nxėnėsit vuajnė kryesisht nga infeksione respiratore


Ndotja e mjedisit ėshtė kthyer nė njė problem tepėr shqetėsues pėr shėndetin e popullatės. Nga inspektimet e fundit qė janė bėrė nga Drejtoria Rajonale e Higjienės bėhet e ditur se nga ndotja e mjedisit janė shkaktuar njė sėrė problemesh dhe sėmundjesh tė nxėnėsit e shkollave, nga mosha 6-17 vjeē. Kėshtu, sipas specialistėve tė higjienės behet me dije pėr gazetėn se mbi 57 pėr qind e nxėnėsve nė shkolla janė tė sėmurė pėr shkak tė mjedisit

tė tej ndotur. Infeksione respiratore, vėshtirėsi nė frymėmarrje dhe alergji tė ndryshme, janė disa nga pasojat mbi shėndetin e nxėnėsve, pėr shkak tė tej ndotjeve tė ndryshme nė mjediset e institucioneve arsimore. Nga inspektimet qė ne kemi bėrė nė 9 mujorin e fundit na ka rezultuar se rreth 26% e nxėnėsve kanė kaluar infeksione respiratore tė rrugėve tė sipėrme dhe tė poshtme, dhe rreth 11 % e nxėnėsve kanė pasur vėshtirėsi nė frymėmarrje, kryesisht gjatė 12 muajve tė fundit. Shqetėsimet e nxėnėsve pėr shkak tė mjedisit ku bėjnė mėsim janė shfaqur edhe me alergji, pasi rreth 20 pėr qind e tyre janė prekur nga kėto alergji, kanė pohuar burimet nga Drejtoria e Higjienės.

Mjediset nė shkolla
Studimi ėshtė realizuar nė disa shkolla tė Lagjes Nr. 10 (Njėsia bashkiake Nr.3 dhe Nr.4). Sipas specialistėve, ky studim ėshtė bazuar nė matjen e treguesve mikroklimaterikė, tregues fizikė dhe mikrobiologjikė, si dhe tregues shėndetėsor. Rezultatet e studimit kanė qenė tronditėse, pasi pėrveē ndotjes sė ajrit, janė vėnė re edhe statistika tė tjera si p.sh nė 88% tė klasave niveli i zhurmave ėshtė mbi vlerat standarde tė OBSH (vlera standard ėshtė 35dB). Me tregues tepėr negativ, sipas studimit ka rezultuar edhe koeficienti i ndriēimit, sepse nė 64% tė klasave koeficienti i ndriēimit (tregues i ndriēimit natyral) ėshtė nėn vlerat standarde tė OBSH (vlera standarde ėshtė 1/6-1/7). Kjo sipas specialistėve sjell pasoja negative mbi shikimin e nxėnėsve, pasi ndriēimi i dobėt pėr orė tė tėra ndikon drejtpėrdrejt mbi shikimin e tyre. Mbipopullimin e klasave me nxėnės duket se nuk e dėshmojnė vetėm ankesat e kėtyre tė fundit dhe stafit pedagogjik, por edhe vetė studimi i ISHP-sė, tė cilėt e rendisin kėtė fakt si ndėr mė problematikėt, pasi kjo ndikon edhe negativisht, edhe mbi shėndetin e tyre. "Nė 88% tė klasave rezulton mbipopullim, ku vlera normė e sipėrfaqes sė klasės pėr njė nxėnės ėshtė 1. 5m²-2m²", bėhet e ditur nė studim, por si tė mos mjaftonin kėto studimi ėshtė tepėr pesimist edhe sa i takon lagėshtirės nė klasa, pasi nė 67% tė klasave vlera e lagėshtisė relative ėshtė mbi vlerat standarde tė OBSH (vlera standarde ėshtė 40%-60%). Gjithashtu ka treguar rezultate tepėr negative edhe sa i takon ndotjes sė ajrit nė ambientet e brendshme, nė 82% tė klasave paraqitet kontaminim i lartė mikrobik i ajrit dhe nė 66% tė klasave kontaminim i lartė mykologjik i ajrit.

Faktorėt qė ndikojnė nė ndotje
Faktorėt qė kontribuojnė nė ndotjen e ajrit janė tė shumtė si p.sh mjetet motorike qė ėshtė faktori kryesor dhe qė luan rolin mė tė madh nė ndotje, mė pas sektorėt e ndryshėm tė industrisė kanė njė kontribut nė ndotje, po ashtu sektori i ndėrtimit luan njė rol tė lartė nė ndotjen e ambientit, etj. Nėse ndalemi dhe analizojmė mjetet motorike, si ndotės tė mėdhenj tė ambientit, vėrejmė se numri i makinave ėshtė rritur me njė progresion tė frikshėm kėto kohet e fundit. Duke patur njė trafik tė ngarkuar dhe lėvizje tė ngadaltė e shpeshherė tė shoqėruar me ndalime, bėhet e mundur qė nė ambient, tė krijohet mė shumė ndotje se sa do tė kishim nė rastin kur makina do tė ecte me shpejtėsi konstante. Nga ana tjetėr, mirėmbajtja e automjeteve shpeshherė nuk kryhet nė pėrputhje me rekomandimet e fabrikuesit, gjė qė shkakton njė shkarkim tė konsiderueshėm nė ambient tė gazrave dhe tė substancave tė djegura mirė. Kėto shkarkime varen shumė edhe nga cilėsia e karburanteve qė pėrdoren pėr konsum. Gazrat qė ēlirohen nga automjetet, benzina apo nafta, janė disa herė mė tė rrezikshme se ato tė pluhurit, pasi kėto gazra futen lehtėsisht nė organizėm dhe shkaktojnė sėmundje tė rėnda.

Pasojat e ndotjes sė mjedisit
- 26% e nxėnėsve kanė kaluar infeksione respiratore
- 11% e nxėnėsve kanė pasur vėshtirėsi nė frymėmarrje
- 20% e nxėnėsve ishin alergjik

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos