Regjistrimi i popullsisė nė Shqipėri

Autori i Lajmit: Nga Nexhmedin Spahiu

Dilema e Shtetit Shqiptar qė nė regjistrimin e popullsisė ta pėrfshijė apo jo deklarimin e pėrkatėsisė etnike ėshtė njė debat mė vete. Ajo ēfarė pashė nė shtyp se si do tė duken alternativat e kėtij deklarimi ėshtė njė nonsens. Nė mesin e kėtyre alternativave, ishin edhe ato: malazez, maqedonas, egjiptian. Asnjėra nga kėto nuk janė pėrkatėsi etnike.
Ka komb malazez si rezultat i krijimit tė shtetit tė Malit tė Zi, por jo etni malazeze. Etnikisht, serbėt e malazezėt janė njė. Kanė njė gjuhė, njė origjinė gjaku, madje edhe njė fe. Malazezet e serbėt dallojnė kombėtarisht, sepse kanė krijuar dy shtete tė pavarura, por jo edhe etnikisht, sepse janė tė njė gjaku. Madje Rilindja Kombėtare Malazeze ka qenė e identifikuar si Rilindje Serbe. Ai qė sot konsiderohet baba i kombit malazez, Petar Petroviq Njegosh, e ka konsideruar veten serb dhe vepra e tij himnizon luftėtarėt serbė nė Betejėn e Kosovės.
Ndarja e territoreve
Shteti serb dhe ai malazez u krijuan ndaras, ngaqė ata i ndante gjeografia. Mė 13.7.1978 kur Mali i Zi e Serbia u pranuan si shtete tė pavarura nga Kongresi i Berlinit, territoret e kėtyre shteteve i ndante Perandoria Osmane, pėrkatėsisht territori i Sanxhakut tė sotėm qė pas Luftės sė Parė Ballkanike iu aneksua kėtyre 2 shteteve (1/3 e Sanxhakut iu aneksua Malit tė Zi, ndėrsa 2/3 iu aneksuan Serbisė).
Nė Jugosllavinė socialiste, si nė tė gjitha vendet e tjera me ideologji marksiste, u vu shenja e barazisė mes etnisė e kombit dhe kėshtu edhe nė Kosovė serbėt me prejardhje tė vonshme nga Mali i Zi konsideroheshin malazezė. Kjo gjė ishte e sanksionuar edhe nė Kushtetutėn e Kosovės tė vitit 1974. Por, me ardhjen e UNMIK-ut u ndryshua edhe terminologjia zyrtare. Nė Kosovė mė nuk kishte komb por vetėm bashkėsi etnike (shqiptarė, serbė, boshnjakė, romė etj). Kėsisoj malazezėt u “zhdukėn” nga Kosova. Nė fakt ata ishin aty ku ishin, por bashkėsia ndėrkombėtare, meqė komunitetet i dallonte vetėm nė aspektin etnik skishte si ti dallonte, kush nga serbėt e Kosovės kishte prejardhje nga Mali i Zi e kush nga Serbia. Kėshtu edhe me Kushtetutėn e Kosovės sė pavarur malazezėt u “zhdukėn”.
Interesimi pėr komunitete
Prandaj, nėse terminologjia politike e Shqipėrisė i ėshtė adoptuar koncepteve perėndimore, ska se si qė nė Shqipėri tė ketė pėrkatėsi etnike malazeze, sepse ekziston etnia serbe po jo edhe ajo malazeze, siē ekziston etnia shqiptare, por jo edhe etni kosovare.
E njėjta gjė vlen edhe nė rastin bullgar-maqedonas. Fakti se bullgarėt e maqedonasit janė dy kombe tė veēanta, sepse kanė shtetet e tyre tė veēanta, kjo nuk do tė thotė se ka etni maqedonase. Kur u krijua kombi maqedonas, pėr tė justifikuar faktin pse Maqedonia nuk duhej ti takonte Bullgarisė u bėnė pėrpjekje qė mes bullgarėve tė Bullgarisė dhe atyre tė Maqedonisė tė dėshmohej se kishte dallime etnike duke i dhėnė dialektit perėndimor bullgar statusin e njė gjuhe tė veēantė – gjuha maqedonase. Gjithsesi, nuk ndodh qė kryeministri i Bullgarisė e ai i Maqedonisė tė flasin me pėrkthyes. Ata flasin njė gjuhė- gjuhėn bullgare. Prandaj nuk ka se si tė ketė etni maqedonase nė Shqipėri.
Sidoqoftė, pėr komunitetin bullgar nė Shqipėri kanė tė drejtė tė interesohen njėsoj si Bullgaria si Maqedonia, madje ndoshta Maqedonia edhe mė shumė pasi i ka mė afėr gjeografikisht.
Po kėshtu tė drejtėn pėr tu interesuar pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės apo shqiptarėt e Malit tė Zi e kanė njėsoj si Republika e Shqipėrisė si ajo e Kosovės, ngase shqiptarėt janė komuniteti etnik shumicė nė Shqipėri, siē janė edhe komunitet shumicė edhe nė Kosovė.
Po kėshtu ėshtė rasti i “egjiptianėve”. Ka etni arabe qė jeton nė Egjipt e vende tjera. Ka po ashtu etni kopte qė jeton nė Egjipt (njė komunitet nė Shqipėri e Kosovė pretendon se ka pikėrisht kėtė origjinė, pra kopte).
E gjithė kjo duhet tė kihet parasysh nė komunikimin zyrtar nėse komunikojmė me organizmat ndėrkombėtarė ku dominojnė konceptet anglo-saksone dhe jo konceptet e Stalinit pėr kombin e etninė. /Kosova sot/

Ky lajm ėshtė publikuar: 17/02/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos