Udhėzimi i ri i Ministrisė, shtohen orėt jashtė profilit pėr tė gjithė arsimtarėt



ZIRINA LLAMBRO

Mėsuesit nė shkollat 9-vjeēare do tė ngarkohen edhe me orė mėsimore jashtė profilit. Por e gjithė kjo pa cenuar cilėsinė e procesit mėsimor. Ndėrkaq tė gjithė arsimtarėt qė japin orė mėsimore mbi normėn, do tė marrin pagesė shtesė deri nė 240 orė nė vit. Gjithēka pėrcaktohet nė udhėzimin e ri tė Ministrisė sė Arsimit, i cili tashmė ka nisur tė vihet nė zbatim. Nė tė saktėsohen normat e punės pėr mėsuesit dhe drejtuesit nė shkollat 9-vjeēare dhe tė mesme, numri minimal i nxėnėsve nė klasa, si dhe organizimi i orėve suplementare. "Nė ciklin e ulėt, pėr efekt pagese, orėt suplementare nė klasat kolektive do tė llogariten mbi ngarkesėn javore, 24 orė, kur klasa kolektive ka mbi 10 nxėnės, dhe, mbi ngarkesėn javore, 26 orė, kur klasa kolektive ka nėn 10 nxėnės. Nė ciklin e lartė, ora suplementare pėr mėsuesit e klasave kolektive llogaritet mbi ngarkesėn javore 22 orė", thuhet nė udhėzim. Nė tė sqarohet se Pagesa e orėve suplementare bėhet sipas Vendimit pėrkatės tė Kėshillit tė Ministrave "Pėr miratimin e strukturės sė pagės sė punonjėsve mėsimorė, nė arsimin parauniversitar", ku pėrcaktohet masa e pagesės pėr ēdo orė mėsimore mbi normėn e lejuar. Normat mėsimore pėr mėsuesit do tė jenė 22 orė nė javė, pėr edukatorėt 36 orė nė javė. Gjithashtu ėshtė saktėsuar edhe kuadri drejtues nė shkolla. Struktura ka ndryshuar pasi pas njė studimi tė kryer rezultoi se nė rang vendi ishin rreth 400 drejtorė shkollash mbi normanė. "Numri i drejtuesve nė institucionet e arsimit parauniversitar ėshtė nė pėrputhje me numrin e nxėnėsve qė ka shkolla. Kėshtu do tė kenė njė kryemėsues, kur shkolla ka deri nė 50 nxėnės, njė drejtor kur shkolla ka 50-300 nxėnės. Shkollat do tė kenė njė zv/drejtor kur kanė 301-700 nxėnės dhe dy zv/drejtorė kur ka mbi 700 nxėnės. Nė shkollat fillore me 5 klasa tė veēanta nuk do tė ketė drejtor, por kryemėsues. Ndėrkaq ėshtė vendosur qė tė ketė njė drejtor nė kopshtet e fėmijėve, (tė pavarura nga shkollat 9-vjeēare), me mbi 4 grupe. Nė udhėzim ėshtė ulur norma mėsimore pėr grupe mėsuesish, tė cilėt merren me punė tė veēanta.

Nxėnėsit nė klasa, Tafaj shkel premtimin e Berishės

ZIRINA LLAMBRO

Pak muaj mė parė, Kryeministri Berisha deklaroi se nuk do tė ketė mė shumė se 30 nxėnės nė klasat e arsimit parauniversitar."Qeveria po investon nė mbarė Shqipėrinė pėr shkolla moderne, me standarde evropiane, me kabinete informatike dhe me 25-30 nxėnės nė klasa", ėshtė shprehur saktėsisht kryeministri gjatė pėrurimit tė njė shkolle 9-vjeēare. Por udhėzimi i ri i Ministrisė sė Arsimit duket se nuk i pėrmbahet fort kėtij premtimi. Madje numri minimal i nxėnėsve qė do tė ketė njė klasė tė jetė mbi 30 nxėnės. Me gjithė premtimet e bėra pėr tė mos lejuar mė mbingarkesėn, Ministria e Arsimit ka qenė e kujdesshme tė mos pėrcaktojė sa do tė jetė numri maksimal i nxėnėsve qė do tė mėsojnė nė njė klasė. Heqja e kėsaj klauzole duket se i lė dorė tė lirė drejtuesve pėr tė vijuar sėrish atje ku ka fluks me stilin e vjetėr 3 nxėnės nė njė bankė, apo 50 nxėnės nė njė klasė. Sipas udhėzimit, nė kopshte grupet do tė formohen me jo mė pak se 25 fėmijė, "Nė fshat lejohet hapja e grupeve edhe me 15 fėmijė qė frekuentojnė. Nė fshatra dhe zona tė thella ku nuk sigurohet numri i fėmijėve, sipas normativave tė mėsipėrme, grupi mund tė hapet edhe me 10 fėmijė, qė frekuentojnė", thuhet nė udhėzim. Nė arsimin fillor klasat formohen me jo mė pak se 32 nxėnės. "Nė shkollat e fshatit, kur nuk plotėsohet normativa e mėsipėrme, tė punohet me klasa kolektive, nė rast se nuk sigurohet pėrqendrimi i shkollave. Klasat kolektive punojnė me sistem 6-orėsh. Numri i nxėnėsve pėr klasė ėshtė: me dy klasa kolektive deri nė 25 nxėnės me tri dhe pesė klasa kolektive, duke filluar nga 20 nxėnės. Sa i pėrket gjimnazeve, klasat nuk do tė kenė mė pak se 35 nxėnės.

UDHėZIM PėR NORMAT E PUNėS MėSIMORE Nė ARSIMIN PARAUNIVERSITAR DHE STANDARDE Tė LIDHURA ME TO

Nė mbėshtetje tė Nenit 102 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, Nenit 64 tė Ligjit Nr. 7952, datė 21. 06. 1995, "Pėr arsimin parauniversitar ", i ndryshuar

UDHėZOJ

Duke filluar nga semestri i dytė i vitit mėsimor 2009-2010, normat e punės mėsimore nė sistemin arsimor parauniversitar, janė si mė poshtė:

I. ARSIMI PARASHKOLLOR

Drejtor kopshti / 15-24 orė nė javė
Edukator kopshti / 36 orė nė javė

II. ARSIMI BAZė

1. Norma mėsimore, Mėsues nė ciklin fillor:
a. Klasa I / 23 orė nė javė
b. Klasa II / 23 orė nė javė
c. Klasa III / 25 orė nė javė
d. Klasa IV /26 orė nė javė
e. Klasa V / 26 orė nė javė

2. Norma mėsimore, Mėsues nė ciklin e lartė :
a. Mėsues i gjuhės shqipe, leximit letrar / 22 orė nė javė
b. Mėsues i matematikės, fizikės dhe biokimisė / 22 orė nė javė
c. Mėsues i lėndėve tė tjera / 24 orė nė javė
d. Mėsues nė institutet e fėmijėve (me aftėsi tė kufizuara) / 22 orė nė javė

3. Norma mėsimore pėr drejtuesit nė arsimin bazė:
a. Drejtori i shkollės me 50-300 nxėnės / 12 orė nė javė
b. Drejtori i shkollės me 301-700 nxėnės / 8 orė nė javė
c. Zv/drejtori i shkollės me 301-700 nxėnės / 10 orė nė javė
d. Drejtori i shkollės me mbi 700 nxėnės / 6 orė nė javė
e. Zv/drejtori i shkollės me mbi 700 nxėnės / 10 orė nė javė

4. Norma mėsimore e kontrollit:
a. Drejtori i shkollės / 4 orė nė javė
b. Zv/drejtori i shkollės / 6 orė nė javė

5. Norma mėsimore e shkollave tė minoritetit
Nė shkollat e minoritetit ngarkesa mėsimore do tė jetė sipas kėtij Udhėzimi

III. ARSIMI I MESėM

1. Normat mėsimore pėr Mėsues.
a. Mėsuesi / 22 orė nė javė
(norma vjetore700-750 orė)
b. Mėsuesi i praktikave profesionale / 33 orė nė javė
(norma vjetore 1180 orė)

2. Norma mėsimore pėr drejtuesit
a. Drejtori i shkollės me 50-300 nxėnės / 12 orė nė javė
b. Drejtori i shkollės me 301-700 nxėnės / 8 orė nė javė
c. Zv/drejtori i shkollės me 301-700 nxėnės / 10 orė nė javė
d. Drejtori i shkollės me mbi 700 nxėnės / 4 orė nė javė
e. Zv/drejtori i shkollės me mbi 700 nxėnės / 8 orė nė javė

3. Norma mėsimore e kontrollit
a. Drejtori i shkollės / 4 orė nė javė
b. Zv/drejtori i shkollės / 6 orė nė javė

4. Norma tė tjera
Pėrveē orėve tė mėsimit, elementet pėrbėrėse qė do tė pėrfshihen nė normėn mėsimore, tė llogaritura me konvertim, janė si mė poshtė:
a. Orė pėr provimet me shkrim, vjetore dhe semestrale
tė klasave tė korrespondencės: 4 nxėnės - 1 orė mėsimore
b. Orė pėr shoqėrimin dhe drejtimin e nxėnėsve (klasės) nė praktikat profesionale / 1.5 orė - 1 orė mėsimore
c. Konsultim pėr sistemin e korrespondencės tė
nxėnėsve ( klasės) / 1 orė - 1 orė mėsimore
d. Mėsim/shoqėrim nė qendrat kulturore tė fėmijėve
tė nxėnėsve (klasės/grupit) / 1 orė -1 orė mėsimore
IV. NORMA Tė VEēANTA

a. Mėsuesit qė drejton bibliotekėn dhe punon me librin nė shkolla, i ulet norma mėsimore 3 orė nė javė.
b. Mėsuesit e shkollave tė mesme profesionale qė ngarkohen me drejtimin e bazave prodhuese tė mėdha (pėrgjegjės i bazės prodhuese), kanė gjysmėn e orėve mėsimore.
c. Kryetarit tė sindikatės sė arsimit nė njė rreth, qė ka numėr mė tė madh anėtarėsh, t'i ulet norma 8 deri ne 10 orė nė javė. Nė rastet kur sindikata ka mė shumė se 1000 anėtarė, mund tė punojė edhe njė anėtar i kryesisė sė sindikatės sė rrethit me 6-8 orė mėsimore nė javė mė pak.
d. Nė shkollat e mesme veterinare, mjekėve veterinerė qė drejtojnė sektorė nė klinikėn veterinare pranė shkollės, u ulet ngarkesa me 4 orė javore.
e. Mėsuesit tė shkollės 9-vjeēare, qė kryen punėn e sekretarit tė shkollės pėr amzėn dhe organizimin e inventarit, i ulet norma si mė poshtė:
i. Nė shkollat deri 300 nxėnės 4 orė mė pak
ii. Nė shkollat me 301- 700 nxėnės 6 orė mė pak
f. Mėsuesit tė shkollės 9-vjeēare me mbi 700 nxėnės, qė kryen punėn e sekretarit tė shkollės pėr amzėn dhe organizimin e inventarit, i ulet norma mėsimore 8 orė ose mund tė ketė njė sekretare pa ngarkesė.
g. Pėr llogaritje tė punonjėsve mėsimorė, tė nevojshėm, tė merret parasysh plani mėsimor dhe norma mėsimore javore. Nė ciklin e ulėt tė shkollės 9-vjeēare, tė llogaritet pėr ēdo klasė, njė mėsues.
h. Nė ciklin e ulėt, pėr efekt pagese, orėt suplementare, nė klasat kolektive do tė llogariten mbi ngarkesėn javore, 24 orė, kur klasa kolektive ka mbi 10 nxėnės, dhe, mbi ngarkesėn javore, 26 orė, kur klasa kolektive, ka nėn 10 nxėnės. Nė ciklin e lartė, ora suplementare pėr mėsuesit e klasave kolektive, llogaritet mbi ngarkesėn javore 22 orė (sipas normės mėsimore javore tė pėrcaktuar mė lart).
i. Drejtorit tė shkollės qė zhvillon mėsim nė ciklin e lartė me klasat kolektive, orėt suplementare, i llogariten mbi ngarkesėn javore, 14 orė, dhe jo mė shumė se tri orė suplementare nė javė.
j. Pėr plotėsimin e normės mėsimore, mėsuesi i shkollės 9-vjeēare ngarkohet edhe me orė mėsimore jashtė profilit, pa cėnuar cilėsinė e procesit mėsimor dhe kompetencėn profesionale.
k. Mėsuesve qė, pėr shkak tė programit mėsimor, japin orė mėsimore mbi normėn e miratuar nė paragrafet e mėsipėrm, u paguhen orė mbi normė, deri nė 240 orė mėsimore nė vit.
l. Pagesa e orėve suplementare bėhet sipas Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave Nr. 194, datė 22.4.1999 "Pėr miratimin e strukturės sė pagės sė punonjėsve mėsimorė, nė arsimin parauniversitar", tė ndryshuar, ku pėrcaktohet masa e pagesės pėr ēdo orė mėsimore mbi normėn e lejuar.
m. Mėsimi i edukimit fizik zhvillohet veē pėr djem e veē pėr vajza.
n. Nė shkollat 9-vjeēare e tė mesme nė qytet, kur klasat kanė pėrbėrje me mė pak se 10 nxėnės tė njė gjinie, mėsimi i edukimit fizik bėhet duke bashkuar grupet e dy klasave paralele. Pėr shkollat me njė paralele, kur klasa ka pėrbėrje me mė pak se 12 nxėnės tė njė gjine, mėsimi i edukimit fizik tė zhvillohet bashkė, djem e vajza.
o. Mėsuesit qė punojnė/zhvillojnė orė tė veēanta nė institucionet e arsimit parauniversitar (shkolla) dhe punojne ne institucione/biznes, si pėr shembull trajnerė, sportistė, inxhinierė, teknikė tė lartė, mjeshtėr etj, paguhen vetėm pėr orėt e mėsimit qė zhvillojnė nė shkolla.
V. STANDARDE PėR NUMRIN
E NXėNėSVE PėR KLASė

1. Arsimi parashkollor
a. Grupet formohen me jo mė pak se 25 fėmijė qė frekuentojnė;
b. Nė fshat lejohet hapja e grupeve edhe me 15 fėmijė qė frekuentojnė;
c. Nė fshatra dhe zona tė thella ku nuk sigurohet numri i fėmijėve, sipas normativave tė mėsipėrme, grupi mund tė hapet edhe me 10 fėmijė, qė frekuentojnė;

2. Arsimi bazė, cikli i fillor
a. Klasat formohen me jo mė pak se 32 nxėnės.
b. Nė shkollat e fshatit, kur nuk plotėsohet normativa e mėsipėrme, tė punohet me klasa kolektive, nė rast se nuk sigurohet pėrqendrimi i shkollave.
c. Klasat kolektive punojne me sistem 6-orėsh.
d. Numri i nxėnėsve pėr klasė ėshtė:
- me dy klasa kolektive deri nė 25 nxėnės
- me tri dhe pesė klasa kolektive duke filluar nga 20 nxėnės

3. Arsimi bazė, cikli i lartė
a. Klasat formohen me jo mė pak se 32 nxėnės.
b. Kur numri i nxėnėsve nė dy ose mė shume klasa tė ndryshme ėshtė deri nė 25 nxėnės, atėhere hapen klasat kolektive, tė cilat punojnė me sistem 6-orėsh (kur nuk ekziston mundėsia e pėrqendrimit tė shkollave).
c. Nė klasat kolektive punohet me sistem 6-orėsh.

4. Arsimi i mesėm i pėrgjithshėm (gjimnazet) dhe arsimi tekniko - profesional.
a. Nė klasat X, XI, XII, formimi i klasės bėhet me jo mė pak se 35 nxėnės.
b. Klasa XIII (APT) formohet me jo mė pak se 32 nxėnės
c. Kur nuk realizohet numri i kėrkuar i nxėnėsve sipas kėrkesave tė mėsipėrme, klasat hapen me propozim tė Drejtorisė Arsimore dhe me miratim tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės.

VI. KUADRI DREJTUES
Nė ARSIMIN PARAUNIVERSITAR

Numri i drejtuesve nė institucionet e arsimit parauniversitar ėshtė nė pėrputhje me numrin e nxėnėsve qė ka shkolla sipas pėrcaktimit tė mėposhtėm:
a. Njė kryemėsues kur shkolla ka deri nė 50 nxėnės;
b. Njė drejtor kur shkolla ka 50-300 nxėnės;
c. Njė zv/drejtor kur shkolla ka 301-700 nxėnės;
d. Dy zv/drejtorė kur shkolla ka mbi 700 nxėnės;
e. Nė shkollat fillore me 5 klasa tė vecanta nuk do tė ketė drejtor, por kryemėsues;
f. Njė drejtor nė kopshtet e fėmijėve, (tė pavarura nga shkollat 9-vjeēare), me mbi 4 grupe.

VII. QENDRAT KULTURORE Tė FėMIJėVE

Qendrat Kulturore tė Fėmijėve funksionojnė me rrethe dhe sektorė:
1. Rrethi formohet me 15-20 fėmijė. Rrethet e instrumenteve formohen me 8-10 fėmijė.
2. Sektori formohet me jo mė pak se 9 rrethe dhe caktohet 1(njė) pėrgjegjės.
3. Sektorėt e Qendrave Kulturore tė Fėmijėve janė:
a. Sektori i artit;
b. Sektori i sportit;
c. Sektori tekniko-shkencor.
4. Kur sektori ka mbi 15 rrethe, ka nė organikė edhe njė inspektor efektiv.
5. Pėrgjegjėsi i sektorit dhe instruktori efektiv, instruktojnė direkt 2 rrethe dhe pėrgjigjen pėr aktivitetet artistiko- kulturore tė shkollave me nėn 500 nxėnės.
6. Qendrat Kulturore qė kanė mbi 15 rrethe dhe krijojnė 1 sektor kanė Drejtor tė Qendrės Kulturore tė Fėmijėve. Drejtori i Qendrės Kulturore tė Fėmijėve instrukton direkt njė rreth dhe kontrollon gjithė aktivitetin e saj.
7. Qendrat Kulturore me deri 15 rrethe tė ndryshme, qė nuk krijojnė sektor, kanė Pėrgjegjės tė Qendrės Kulturore tė Fėmijėve.

VIII. DISPOZITA TE FUNDIT

Udhėzimi Nr. 12, datė 02.08.1994, shtojca Nr.21/1, datė 08.08.1998 dhe Udhėzimi Nr.36, datė 09.10.2007 shfuqizohen.
Ngarkohen pėr zbatimin e kėtij Udhėzimi, Sekretari i Pėrgjithshėm, Drejtoria e Programeve tė Zhvillimit, Drejtoria e Shėrbimeve tė Pėrgjithshme, Drejtoritė Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.
MYQEREM TAFAJ
MINISTėR

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos