Ndotja e ajrit, vendi ynė mė problematiku nė Europė

Ndotja e ajrit mbi normat e lejuara po shkakton situatė alarmante mbi shėndetin e popullatės. Rezultatet e monitorimit tė cilėsisė sė ajrit pėr vitin 2009-tė nė gjashtė qytete Shkodėr, Durrės, Tiranė, Fier, KorƧė dhe Vlorė konfirmojnė se nivelet e ndotjes sė ajrit janė mjaft tė larta. Monitorimi i ajrit ėshtė realizuar nga Instituti i Shėndetit Publik dhe specialistėt theksojnė se ndotja e ajrit vazhdon tė jetė 3 herė mė e lartė se normat e lejuara nga BE.


Gazeta publikon raportin e fundit tė ndotjes sė ajrit dhe qytetet mė tė ndotura nė vend, tė cilat i kanė kaluar normat e rekomanduara nga BE-ja.


Monitorimi


"Krahasuar me normat e lejuara tė vendeve tė BE-sė, ato janė pėrgjithėsisht 2-3 herė me tė larta. Kėto vlera vazhdojnė tė jenė ndėr mė tė lartat nė shifra absolute nė krejt vendet e BE-sė, duke na klasifikuar pa ndonjė ndryshim sinjifikativ nė zonėn e rrezikut shėndetėsor", - pohojnė specialistėt e ISHP-sė. Nė bazė tė monitorimit, qyteti mė i ndotur nė vend vazhdon tė jetė Tirana, pasi normat e ndotjes janė afėrsisht 3 herė mė tė larta se tė BE-sė.


"Tirana me ndotjen nga LNP (grimca totale) rezulton me njė mesatare 323, ndėrkohė qė normat e BE-sė janė 80, ndėrsa ndotja nga PM 10 (grimcat e respirueshme) janė 148, ndėrsa normat e lejuara nga BE- janė 148.


Ndėrkohė, Tirana ėshtė i vetmi qytet qė i ka kaluar normat e BE-sė edhe sa i takon ndotjes nga NO2, pasi ka arritur nė 52 nga 40 qė janė nė normat e BE-sė", - pohojnė specialistėt, duke shtuar se pas Tiranės qyteti mė i ndotur ėshtė Durrėsi i pasur nga Shkodra Fieri dhe KorƧa.


Ndotėsit


Problematike pėr ndotjen e ajrit, sipas specialistėve tė ISHP-sė, mbetet sidomos grimcat e ngurta. "Ato kapėrcejnė dukshėm nivelin mė tė lartė tė kufirit tė pėrcaktuar prej Udhėzimeve mbi Cilėsinė e Ajrit tė OBSH pėr PM 10 (grimcat e respirueshme) dhe LNP (grimca totale) si edhe standardet e cilėsisė sė ajrit tė pėrdorur nė vendet e Bashkimit Europian lidhur me kėta indekse", shpjegojnė specialistėt e ISHP-sė. Ndėrkohė, ata pohojė se pėrbėrėsit e tjerė tė ajrit tė monitoruar gjatė vitit 2009-tė nė tė njėjtat pika janė pėrgjithėsisht brenda normave tė lejuara respektive.


Vetėm pėrmbajtja e dyoksidit tė azotit NO2 po rritet gradualisht, gjė qė shpreh ndikimin vendimtar tė shkarkimeve tė automjeteve nė rritjen e pėrmbajtjes sė tij nė ajėr. "Me kėto ritme rritjeje brenda pak vitesh edhe ky gaz toksik do tė kapėrcejė normat e BE-sė nė ajrin urban tė qyteteve kryesorė tė ne", pohojnė specialistėt e ISHP-sė, duke shtuar se nė Tiranė vlera e tij mesatare tashmė kapėrcen normėn e BE-sė. E njėjta gjė vėrehet edhe pėr pėrmbajtjen e benzenit C6H6 nė ajėr, qė ėshtė njė ndotės me veti tė njohura kancerogjene.



Sipas studimeve tė ISHP-sė, mendohet se jetėt e shqiptarėve shkurtohen me rreth 2 vjet dhe sjell rreth 1400 raste tė reja me kancer

Pasojat e ndotjes, kancere dhe vdekshmėri e lartė

Ndotja e ajrit e ajrit po sjell situatė alarmante nė efektet negative qė po sjell mbi shėndetin e popullatės. Madje, specialistėt e shėndetit publik shpjegojnė se vendi ynė ėshtė klasifikuar nė zonėn e rrezikut shėndetėsor. Kancere dhe rritje tė vdekshmėrisė, kėto janė pasojat kryesore qė sjellė ndotja e ajrit. Ndėrkohė, specialistėt shpjegojnė edhe shkaktarėt kryesorė tė ndotjes sė ajrit.


"Kjo ndotje pakėson jetėgjatėsinė e banorėve, rrit vdekshmėrinė pėr efekt tė sėmundjeve kardiovaskulare, kontribuon pėr avancimin dhe keqėsimin e sėmundjeve kardiovaskulare e respiratore, dhe gravizon frekuencėn e ashpėrsinė e simptomave astmatike e tė sėmundjeve akute respiratore tė fėmijėve", - pohojnė specialistėt e ISHP-sė.


Pasojat


Ndotja e ajrit nė vendin tonė ėshtė mbi normat e lejuara nga BE-sė dhe kjo po shkakton pasoja tė parikuperueshme mbi shėndetin e si pasojė po ulet jetėgjatėsia e njerėzve.


"Ekspertėt qė kanė kryer hulumtimin pėr ndotjen e ajrit nė Tiranė, paralajmėrojnė se nėse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetėgjatėsisė nė kryeqytet do tė jetė 1- 2 vjet pėr Ƨdo banor", - theksojnė specialistė tė ISHP-sė, duke shpjeguar se pasojat negative qė shkakton ndotja e ajrit nuk mbarojnė kėtu, pasi bėhet fjalė edhe pėr qindra jetė njerėzish qė humbasin Ƨdo vit. Kėshtu, sipas studimit tė fundit tė Institutit tė Shėndetit Publik tregon se, nė vendin tonė mendohet tė ketė rreth 1400 raste tė reja me kancer qė shfaqen Ƨdo vit, dhe kjo pėr shkak tė ndotjes sė ambientit.


Kanceret, sipas tyre, janė tė llojeve tė ndryshme, sidomos ai i mushkėrive, lėkurės dhe shumė sėmundje tė tjera. "Kėto tė dhėna, tė kryera nga Instituti i Shėndetit Publik, konsiderohen mjaft alarmante dhe nevojitet menjėherė tė ndėrhyrjet pėr pėrmirėsimin e situatės", pohojnė specialistėt, duke shtuar se plan veprimi pėr cilėsinė e ajrit, do tė ketė vėmendjen e duhur nė terma ligjorė institucionalė, programorė dhe financiarė.


Shkaktarėt


Shkaktarėt e ndotjes sė ajrit janė tė shumtė, por specialistėt rendisin tre shkaktarėt kryesorė, tė cilat mbajnė edhe peshėn kryesore tė nivelit tė ndotjes. "Automjetet e vjetruara dhe trafiku i makinave ėshtė njė ndėr shkaqet kryesore tė ndotjes sė ajrit", pohojnė specialistėt, duke shpjeguar se kjo lidhet edhe me rrugėt e prishura.


Ndėrkohė, sipas specialistėve, faktor tjetėr i ndotjes janė edhe ndėrtimet, tė cilat nuk zbatojnė kriteret pėr tė evituar ndotjen apo djegia e mbeturinave vend e pa vend.


Rezultatet mesatare,viti 2009
LNP PM 10 O3 SO2 NO2 Pb
Shkodra 230 112 68 15 24 0,25
Durrėsi 250 121 72 18 28 0,27
Tirana* 323 148 90 21 52 0,4
Fieri 225 110 74 33 27 0,25
KorƧa 221 93 75 12 31 0.24
Vlora 212 87 91 9 31 0.27


Norma BE 80 50 110 50 40 0,5

Me Bold janė dhėnė vlerat qė kapėrcejnė normat e lejuara tė BE-sė.

*************

Sipas drejtorit tė Shėndetit Publik nė Ministri, Bejtja, ndryshimet klimaterike sjellin efekte negative mbi shėndetin

Bejtja: Vendi ynė i rrezikuar edhe nga ndryshimet klimaterike

Ndryshimet klimaterike do tė thotė tė ketė mė shumė valė tė nxehti, pra verė tė nxehtė dhe nė zona tė caktuara, sidomos nė vendet mesdhetare nga ku nuk bėn pėrjashtim as vendi ynė. Specialistėt e shėndetit publik pohojnė se dhe vendi ynė tashmė do pėrballet edhe me efekte negative tė ngrohjes globale. Drejtori i Shėndetit Publik nė Ministrinė e Shėndetėsisė, Gazment Bejtja, shpjegon efektet negative mbi shėndetin qė sjell ngrohja globale.


"Fenomenet negative, tė cilat godasin direkt personat qė kanė mė shumė sėmundje kardiovaskulare apo tė qarkullimit tė gjakut", pohon Bejtja, duke shtuar se efekte tė tjera negative ėshtė edhe elementi ndikimit nė prishje tė infrastrukturės, prishjes apo rrjedhės sė ujėrave tė zeza, tė bardha, pasi mund tė kenė pėrzierje tė tyre dhe krijojnė rrezik pėr epidemi dhe ky rrezik ishte edhe pėr pėrmbytjet nė Shkodėr.


Sipas tij, Ƨėshtja e klimės dhe efekti i ndryshimeve klimaterike nė shėndet ėshtė njė nga problemet kryesore tė shumė vendeve dhe praktikisht ėshtė e provuar, tashmė, nga njė plan ndėrkombėtar qė ndryshimet klimaterike janė evidente.


"Ne si shėndet publik na takon tė marrim sa mė shumė masa me politika dhe strategji pėr tė zbutur efektet e ndryshimeve klimaterike nė shėndet dhe pėr tė ndaluar efektet e dėmshme", pohon Bejtja, duke shpjeguar se edhe pėrmbytja qė ndodhi nė Shkodėr nė njė masė tė caktuar i atribuohet ndryshimeve klimaterike aq mė tepėr qė shfaqet nė ekstreme.


Sipas tij, tashmė ėshtė vėnė re nė dekada njė ngitje e temperaturės, por nė fund tė fundit ngritja e temperaturės shoqėrohet nė luhatje vjetore tė shprehura me fenomene natyrore, si pėrmbytje, thatėsira uragan, shira etj. Tė gjitha kėto shoqėrohen me ndikime tė tjera negative nė faunė, florė, nė pyje dhe eurozione tė tokės, tė cilat shfaqin ndikime negative mbi shėndetin.


Ndėrkohė, ai shpjegoi se aktualisht po realizohet njė projekt nė vendin tonė pėr ndryshimet klimaterike, i cili mbėshtetet nga Ministria e Shėndetėsisė nė Gjermani me koordinimin e OBSH-sė.


Sipas tij, projekti konsiston nė evidentimin e rreziqeve mė tė mėdha qė janė hasur nė Shqipėri sa i takon ndryshimeve klimaterike dhe mė pas se Ƨfarė masash duhet tė marrim qė tė jemi tė pėrgatitur pėr kėto ndryshime. "Shqipėria ėshtė shumė e prekur nga valėt e tė nxehtit ndaj dhe ne jemi tė preokupuar qė tė dalim me rekomandime", pohon Bejtja.


Djegiet plastike, burim sėmundjesh


Mbeturinat plastike duan mijėra vjet tė dekompozohen, ndėrsa djegia e tyre sjell sėmundje kancerogjene brenda pak vitesh. Kėshtu shprehen ambientalistėt pėr problemin e mbetjeve plastike, tė cilėt rekomandojnė se zgjidhje mė e mirė ėshtė riciklimi i tyre. Sipas specialistėve, djegia e mbetjeve plastike po kėrcėnon Ƨdo ditė e mė shumė njerėzit.


Ky fenomen vihet re sidomos nė qytet e mėdha si Tirana, Durrėsi dhe Fieri. "Djegia e mbetjeve plastike Ƨliron nė ambient gazra helmuese, tė cilat sjellin sėmundje tė rėnda. Nė fakt, kemi tė bėjmė me njė problem shumė tė madh sa i takon trajtimit tė mbetjeve plastike.


Njerėzit nuk e dinė se ato janė shumė tė rrezikshme, sidomos kur digjen, pasi kjo ndikon drejtpėrdrejt nė shėndetin e tyre", - theksojnė specialistėt. Ndėrkohė, pikėrisht pėr problemin e mbetjeve plastike UNICEF po realizon program nė disa shkolla tė vendit pėr sensibilizimin pėr ndotjen plastike.


OBSH: Tė maten mė shumė element ndotės tė ajrit


Ndotja e ajrit ėshtė problem pėr vendin tonė, ndaj kėrkohet cilėsi mė e madhe nė monitorimin e ajrit. Sipas nėndrejtorit tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė pėr Shqipėrinė, Vasil Miho, matjes sė ndotjes sė ajrit duhet t'i shtohet edhe ozoni, benzeni dhe indikatorė tė tjerė, pasi kjo do tė sillte monitorim mė cilėsor.


Madje, ai pohon se ambientalistėt kanė hedhur idenė qė rezultatet e matjes sė ajrit tė bėhen transparente pėr gjithė publikun dhe tė ekspozohen Ƨdo ditė nė njė vend tė dukshėm.


"Ƌshtė hedhur ideja se nė njė vend tė dukshėm tė kryeqytetit tė jepen tė gjitha tė dhėnat pėr ndotjen e ajrit, Ƨdo ditė si tė ishte parashikimi i motit", pohon Miho. Sipas tij, pėr tė pasur njė monitorim sa mė cilėsor pėr ndotjen e ajrit, tashmė OBSH-ja me mbėshtetjen e Qeverisė Gjermane do tė realizojnė blerjen e dy aparaturave moderne pėr matjen e ajrit.


PM 10 gjatė pesė viteve tė fundit nė ajrin urban nė Shqipėri

Āµg / m3 Viti 2005 Viti 2006 Viti 2007 Viti 2008 Viti 2009
Shkodra 107 100 101 108 112
Durrėsi 91 93 100 116 121
Fieri 93 106 102 112 110
Tirana* 172 163 159 173 148
KorƧa 63 82 91 92 93
Vlora 72 86 89 86 87
Mesatare 100 105 107 114 112


Norma BE 50 50 50 40 40

*Mesatare
e 4 pikave

Me Bold janė vlerat mbi normat e lejuara tė BE-sė.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos