Sistemi parauniversitar, hyn nė fuqi urdhri i MASH pėr ngarkesėn mėsimore

Kjo e hene shenon dhe fillimin e zbatimit e  urdherit me te ri  te ministrise se arsimit per ngarkesen mesimore, ne te gjithe sistemin parauniversitar.  urdheri perfshin nje shpėrndarje te re oreve te punes,  duke filluar nga kopshtet e deri tek shkollat e mesme ne te gjithe vendin. Sipas udhėzimit , per edukatoret e kopshteve shtohen oret e punes ne jave deri ne 36, per mesuesit e ciklit fillor, norma mesimore shkon ne 23 ore ne jave, ndersa per arsimtaret e gjimnazeve, oret e punes ne jave shkojne ne 22. Urdheri i ri parashikon nje rritje te oreve per mesuesit, te cilet tashme krahas  oreve te tyre te pėrcaktuara sipas programit do te duhet te japin mesim dhe oret te cilat mbeten si pasoje e largimit te arsimtareve me kontrate te perkohshme. Vetem disa jave mė parė Kėshilli i Ministrave nxorri nje vendim ne baze te te cilit rinovoheshin kontratat e pėrkohshme vetėm pėr 704 punonjės nderkohe qe rreth 1300 mėsues tė sistemit parauniversitar, qė punojnė me kontrata tė pėrkohshme do tė duhet qė tė lėnė radhėt e arsimit, ne muajin shkurt, pasi  kontratat e tyre nuk do te rinovohen. Nga 2011 mėsues me kontrata tė pėrkohshme deri nė janar, vetėm 704 tė tillė do tė kenė mundėsi qė tė mbyllin vitin shkollor nė krye tė detyrės. Kėtyre tė fundit u zgjatet kjo kontratė deri nė fund tė muajit qershor tė kėtij viti. Per plotėsimin e normes mesimore, arsimtaret ngarkohen dhe me ore jashte profilit. Ngarkesa e re mesimore eshte pėrcaktuara ne varesi te numrit te nxenesve qe do te kete secila klase. Keshtu ne arsimin parashkollor, numri i femijeve  ne nje grup duhet te shkoje ne jo me pak se 25, ndersa ne klasat e arsimit baze dhe te mesem, numri i nxenesve duhet te jete jo me pak se 32. Edlira Sulejmani   < I mėparshmi  

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Alsat

Publikuar nga: Alsat

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos