Shėn Valentini, dita e tė dashuruarve dhe legjenda pėr tė

TIRANE-Dita e sotme shėnon ditėn e tė dashuruarve Shėn Valentinin. Ciftet qė e konsiderojnė veten tė dashuruar e ksoniderojnė kėtė ditė si tė shėnuar pėr tė festuar. Por cfarė ėshtė Festa e Shėn Valentinit nė tė vėrtetė? Eh, ajo ėshtė njė legjendė metropolitane qė ka nisur tė rrėfehet nė fillim tė viteve 1800 nga shkrimtarėt evangjelistė tė Anglisė sė kohės sė mbretėreshės Viktoria. Madje, Shėn Valentini nuk ėshtė aspak shenjti i dashurisė; Shėn Rafaeli ėshtė mė shumė se ai, mbrojtėsi i zemrave tė dashuruara. Ndėrkohė qė Shėn Rafaeli ėshtė shenjtori i takimeve tė kėndshme, flirteve dhe romancave. Megjithatė, festa qė mban tashmė emrin e shenjtit tė "gabuar", celebrohet si njė festė dashurie nė tė gjithė botėn. Nė Evropė kjo festė ka mbėrritur vetėm diku andej nga vitet '60 dhe ēuditėrisht nė vitin 1969 Kisha e hoqi shenjtorin qė pėrfaqėson festėn nga kalendari zyrtar i emrave tė shenjtėve. Nėse do tė shikoni me kujdes, 14 shkurti ėshtė dita kur pėrkujtohen shenjtorėt Ciril dhe Metodi, tė cilėt shkuan tė pėrhapnin ungjillin nė Rusi, nė shekullin e nėntė. Historia Nė fakt Shėn Valentini ka ekzistuar me tė vėrtetė, por ai nuk ka qenė ndonjėherė shenjti i dashurisė. Kėtė tezė e mbėshtet shkrimtari Francesco Pacifico qė ka shkruar "tė parėn histori tė vėrtetė" tė Shen Valentinit, ku tregon se ēdo gjė qė ne dimė nuk ėshtė e vėrtetė, pėrveē marketingut. Libri ka njė ton sarkastik, por ėshtė krejtėsisht i dokumentuar. "Nė kohėn e Valentinit, nė shekullin e III-tė, martesa konsiderohej si diēka jo shumė e mirė. Perandori Klaudi II nxori njė dekret, qė ndalonte tė rinjtė tė martoheshin: burrat e martuar ishin ushtarė shumė tė kėqinj". Pra, si mund tė mendohet qė pikėrisht nė kėto viteve festohej dhe "shenjti i tė dashuruarve", pyet veten Pacifico. "Duhet menduar se kristianėt e kėsaj kohe e konsideronin si njė ide pagane, madje njė obsesion pagan riprodhimin dhe krijimin e njė familjeje", pėrfundon ai. Historia dhe legjenda e Shėn Valentinit, nėse flasim pėr festėn, sigurisht qė ėshtė e dobishme pėr shumė njerėz. Pėr shembull, nėse tregu i luleve vlen katėr miliardė dollarė nė vit, gjysmėn e kėtyre parave, ata qė kanė dyqane lulesh i fitojnė vetėm brenda njė dite: nė 14 shkurt. Atė ditė njė nė katėr burra blen njė diamant apo njė bizhuteri. Kėtė gjė e kanė filluar si tė thuash anglezėt, por ata qė e dekretuan ishin amerikanėt e viteve 1800. Kjo festė mbėrriti nė Amerikė nė vitet 1845 dhe nuk u quajt kurrė Shėn Valentin, por thjesht Dita e Valentinit, dita e ndjenjave tė mira dhe jo vetėm e dashurisė. Pati njė sukses shumė tė madh, gazetat e kėsaj kohe flasin pėr "njė epidemi" apo pėr njė "mani kolektive". Fėmijėt u dėrgonin "Valentinė" mėsueseve, revistat u shpjegonin lėneshave (beqaret nė atė kohė nuk ekzistonin) si tė gjenin burrė me anė tė njė kartoline, burrat u blenin grave tė tyre ēokollata, tė gjithė tė bindur se nė njė fare mėnyre po festonin dhe kėnaqnin Zotin. Por sipas disa tė tjerėve Shėn Valentini ka njė tė kaluar prej 2000 vjetėsh qė nėpėr shekujsh ėshtė festuar nė tradita tė ndryshme. Njė nga traditat e praktikuara shekuj mė parė, ishte pėr tė gjetur njė tė dashur nė ditėn e tė dashuruarve, pėr ēka organizoheshin shorte. Nė atė periudhė, ishin njerėz tė veēantė ata qė merreshin me kėtė llojė riti. Ndėrmjetėsi merrej vesh me vajzėn e cila duhet tė shkruante emrin e personit qė pėlqente nė njė copė letėr dhe t'ja jepte ndėrmjetėsit qė tė merrte pjesė nė short, dhe tė fitonte njeriun e preferuar. Nė shekullin e 16-tė, pikėrisht mė 14 shkurt, si shenjė dashurie jepeshin dhurata tė kėtilla si; dorėza, ēorape dhe shami. Nė shekullin e 17-tė, Puritenėt amerikanė, qė ishin njė shoqėri e krishterė, me arsyetimin se ėshtė dita e tė dashuruarve ėshtė njė besim i kotė, u munduan ta ndalonin. Edhe kėtė here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolėn ta ndalojnė kėtė festė. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe njė shishe verė. Ne atė periudhė, 14 Shkurti festohej nė Francė, Itali, Gjermani etj. (d.b/BalkanWeb)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos