Reforma nė arsim Norma e re mėsimore, rrezikojnė punėn rreth 2500 mėsues

Autori i Lajmit: Entela DurajSemestri i dytė nė sistemin arsimor parauniversitar pritet tė shoqėrohet me shkurtime nga puna tė mėsuesve. Sipas burimeve jozyrtare, reforma do tė shoqėrohet me largimin nga puna tė 70 deri nė 100 mėsuesve pėr ēdo rreth tė vendit. Kėto largime tė arsimtarėve do tė justifikohen me njė udhėzim tė ri, i cili ndryshon normėn mėsimore tė punės sė ēdo mėsuesi. Pėr mė tepėr klasat qė janė me pak nxėnės do tė bashkohen nė njė tė vetme duke nxjerrė kėsisoj tė panevojshėm mėsues tė caktuar pėr shkolla tė caktuara. Sipas udhėzimit tė ri, ky ndryshim konsiston nė uljen e ngarkesės mėsimore nė javė, pėr ata mėsues tė cilėt kanė edhe angazhime tė tjera si drejtues apo funksione tė tjera shtesė. Ngarkesa mėsimore ėshtė vendosur edhe nė bazė tė numrit tė nxėnėsve, nė klasat ku kėta mėsues japin mėsim. Mėsuesve qė, pėr shkak tė programit mėsimor japin orė mėsimore mbi normėn e miratuar, u paguhen orėt mbi normė, deri nė 240 orė mėsimore nė vit. Pėr arsimin parashkollor, udhėzimi pėrcakton se grupet formohen me jo mė pak se 25 fėmijė. Nė fshat lejohet hapja e grupeve edhe me 15 fėmijė. Ndėrsa, nė zona tė thella ku nuk sigurohet numri i fėmijėve, sipas normativave tė reja, grupi mund tė hapet edhe me 10 fėmijė. Nė arsimin bazė, cikli fillor, klasat formohen me jo mė pak se 32 nxėnės, nė shkollat e fshatit, kur nuk plotėsohet normativa e mėsipėrme do tė punohet me klasa kolektive, nė rast se nuk sigurohet pėrqendrimi i shkollave. Klasat kolektive punojnė me sistem 6-orėsh. Nė arsimin bazė, cikli i lartė, klasat formohen me jo mė pak se 32 nxėnės. Kur numri i nxėnėsve nė dy ose mė shumė klasa tė ndryshme ėshtė deri nė 25 nxėnės, atėherė hapen klasat kolektive, tė cilat punojnė me sistem 6-orėsh. Nė arsimin e mesėm, nė klasat X, XI, XII, formimi i klasės bėhet me jo mė pak se 35 nxėnės. Kur nuk realizohet numri i kėrkuar i nxėnėsve sipas kėrkesave tė mėsipėrme, klasat hapen me propozim tė Drejtorisė Arsimore dhe me miratim tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Po sipas udhėzimit tė ri thuhet se mėsuesve qė drejtojnė bibliotekėn nėpėr shkolla, u ulet norma mėsimore 3 orė nė javė. Mėsuesit e shkollave tė mesme profesionale qė ngarkohen me drejtimin e bazave prodhuese tė mėdha (pėrgjegjės i bazės prodhuese), kanė gjysmėn e orėve mėsimore. Kryetarit tė sindikatės sė arsimit nė njė rreth, qė ka numėr mė tė madh anėtarėsh, ti ulet norma 8 deri nė 10 orė nė javė. Nė rastet kur sindikata ka mė shumė se 1000 anėtarė, mund tė punojė edhe njė anėtar i kryesisė sė sindikatės sė rrethit me 6-8 orė mėsimore nė javė, mė pak. Nė shkollat e mesme veterinare, mjekėve veterinerė qė drejtojnė sektorė nė klinikėn veterinare pranė shkollės, u ulet ngarkesa me 4 orė javore. Mėsuesit tė shkollės 9-vjeēare, qė kryen punėn e sekretarit tė shkollės pėr amzėn dhe organizimin e inventarit, i ulet norma sipas numrit tė nxėnėsve. Nė shkollat deri nė 300 nxėnės, ata mėsuesit pėrfitojnė 4 orė mė pak, ndėrsa nė shkollat me 30-700 nxėnės, 6 orė mė pak. Mėsuesi i shkollės 9-vjeēare me mbi 700 nxėnės, qė kryen punėn e sekretarit tė shkollės pėr amzėn dhe organizimin e inventarit, i ulet norma mėsimore 8 orė ose mund tė ketė njė sekretare pa ngarkesė. Nė ciklin e ulėt tė shkollės 9-vjeēare, tė llogaritet pėr ēdo klasė, njė mėsues. Nė ciklin e ulėt, pėr efekt pagese, orėt suplementare, nė klasat kolektive do tė llogariten mbi ngarkesėn javore, 24 orė, kur klasa kolektive ka mbi 10 nxėnės, dhe mbi ngarkesėn javore 26 orė, kur klasa kolektive ka nėn 10 nxėnės. Nė ciklin e lartė, ora suplementare pėr mėsuesit e klasave kolektive, llogaritet mbi ngarkesėn javore 22 orė (sipas normės mėsimore javore tė pėrcaktuar). Drejtorit tė shkollės qė zhvillon mėsim nė ciklin e lartė me klasat kolektive, orėt suplementare, i llogariten mbi ngarkesėn javore 14 orė, dhe jo mė shume se tri orė suplementare nė javė. Pėr plotėsimin e normės mėsimore, mėsuesi i shkollės 9-vjeēare ngarkohet edhe me orė mėsimore jashtė profilit, pa cenuar cilėsinė e procesit mėsimor dhe kompetencėn profesionale. Normat mėsimore: ARSIMI PARASHKOLLOR Drejtore kopshti 15-24 orė nė javė Edukatore kopshti 36 orė nė javė ARSIMI BAZE Norma mėsimore, mėsues nė ciklin fillor: Klasa I 23 orė nė javė Klasa II 23 orė nė javė Klasa III 25 orė nė javė Klasa IV 26 orė nė javė Klasa V 26 orė nė javė Norma mėsimore, mėsues nė ciklin e lartė : Mėsues i gjuhės shqipe 22 orė nė javė Mėsues i matematikės, fizikės dhe biokimisė 22 orė nė javė Mėsues i lėndėve tė tjera 24 orė nė javė Mėsues nė institutet e fėmijėve 22 orė nė javė Norma mėsimore pėr drejtuesit nė arsimin bazė: Drejtori i shkollės me 50-300 nxėnės 12 orė nė javė Drejtori i shkollės me 301-700 nxėnės 8 orė nė javė Zv.drejtori i shkollės me 301-700 nxėnės 10 orė nė javė Drejtori i shkollės me mbi 700 nxėnės 6 orė nė javė Zv.drejtori i shkollės me mbi 700 nxėnės 10 orė nė javė Norma mėsimore e kontrollit: Drejtori i shkollės 4 orė nė javė Zv.drejtori i shkollės 6 orė nė javė Norma mėsimore e shkollave tė minoritetit ARSIMI I MESEM Mėsuesi 22 orė nė javė Mėsuesi i praktikave profesionale 33 orė nė javė Norma mėsimore pėr drejtuesit Drejtori i shkollės me 50-300 nxėnės 12 orė nė javė Drejtori i shkollės me 301-700 nxėnės 8 orė nė javė Zv.drejtori i shkollės me 301-700 nxėnės 10 orė nė javė Drejtori i shkollės me mbi 700 nxėnės 4 orė nė javė Zv.drejtori i shkollės me mbi 700 nxėnės 8 orė nė javė Norma mėsimore e kontrollit Drejtori i shkollės 4 orė nė javė Zv.drejtori i shkollės 6 orė nė javė Ky lajm ėshtė publikuar: 13/02/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos