Qendrat estetike, dobėsim pa parametra

Dėshira pėr tė qenė elegantė, por pa pėrdorur sportin, sa po vjen edhe po rritet, nė mėnyrė tė veēantė nė radhėt e vajzave tė reja. Moda mė e fundit, e cila po merr njė pėrhapje tė madhe, sidomos me ardhjen e stinės sė pranverės, ėshtė dobėsimi me anė tė seancave tė saunės, baltės me elektroda dhe masazheve kundėr celulitit. Me shtimin e klientėve dhe bizneseve tė qendrave estetike janė ulur edhe ēmimet, prandaj dhe tė tilla metoda "dembele" janė tė pėlqyeshme nga femrat. Dobėsimi me anė tė baltės dhe elektrodave ėshtė njė "gjimnastikė e rehatshme" e trupit, e cila duke ēliruar energji arrin tė shkrijė tepricat e yndyrės dhe tė dobėsojė vajzat me centimetra. Nėse nė gjuhėn e mjekėsisė dobėsimi matet me kilogram, nė gjuhėn e estetikės me baltė dhe elektroda, rėnia nė peshė e turpit matet me centimetra. Nė muajin e fundit, mjekė fizioterapistė tė shqetėsuar nga fakti se tė tilla metoda nuk pėrdoren siē duhet, kanė paraqitur ankesa dhe sugjerime lidhur me kėto forma dobėsimi. Kėta specialistė kanė kėrkuar nga Urdhri i Mjekut qė tė ngrihet zėri dhe tė vendoset njė strukturė kontrolluese pėr biznese tė tilla, tė cilat jo gjithmonė i pėrmbushin kriteret pėr tė ofruar shėrbim tė kujdesshėm. Nė mė tė shumtėn e rasteve, nė vendet evropiane qendrat e estetikės, tė cilat ofrojnė shėrbime dobėsimi, kėrkojnė mė parė nga qytetari tė kryejnė analizat pėr tė parė nėse organizimi i tyre mund tė pėrballojė elektrodat, nxehtėsinė apo kushtet nė tė cilat do tė operohet pėr tė sjellė mė pas rezultatin e dobėsimit. Nė rast se organizmi i qytetarit nuk arrin tė pėrballojė kėto metoda, atėherė ai nuk i nėnshtrohet trajtimit. E kundėrta ndodh nė Shqipėri, tė gjithė duan tė dobėsohen, shumica e vajzave nuk analizohen para se tė nisin trajtimet, ndėrsa kėto trajtime kanė tė nevojshme edhe dietat tė cilat nuk janė tė rekomanduara nga dietologu.

Dobėsimi me anė tė baltės, elektrodave, tė cilat janė rryma intensive ose shumė intensive nė organizėm, duhet tė bėhen nga specialistė tė mirėfilltė, tė cilėt tė mos rrezikojnė qytetarėt.

"Ashtu siē ndodh edhe nė llixha, ku pacientėt nuk pranohen pa njė raport mjekėsor, ashtu nuk duhet tė pranohen edhe qytetarėt nė fitnes, qendra estetike, aty ku ofrohen shėrbime me aparatura elektromjekėsore, ultratinguj", shpjegon mjekja fizioterapiste, Haxhire Kanani. Sipas saj, para se qytetarėt tė ndjekin tė tilla metoda duhet tė marrin aprovimin nga mjeku fizioterapist, i cili duhet tė jetė sugjeruesi nėse tė tilla mėnyra pėrmirėsojnė gjendjen apo mund ta pėrkeqėsojnė atė mė shumė. "Disa qytetarė marrin shėrbim nga aparaturat elektrike, pavarėsisht gjendjes sė enėve tė gjakut dhe nėpėrmjet veprimit tė ngrohjes duhet pasur shumė kujdes, sepse mund tė dėmtohen enėt e gjakut nė tru", sqaron mjekja. Pėr kėtė duhet ndihma e specialistit, sepse mund tė ketė indikacione, kontraindikacione, sidomos nė zona delikate. Elektromasazhi ėshtė e vetmja metodė qė nuk mund tė sjellė probleme. Kemi dy lloje masazhesh, sportive dhe kurative. "Masazhet sportive bėhen mė tė forta mė me intensitet, ato kurative janė mė tė buta, sepse mund tė ketė kontraktura. Pėr shembull, nė rastin e njė paralize tė fytyrės ėshtė masazhi pėrmirėsues qė mund tė bėhet pas disa kohėsh", thotė specialistja. Sipas saj, Ministria e Shėndetėsisė nė bashkėpunim me Urdhrin e Mjekut duhet tė gjejnė mėnyrat pėr tė kontrolluar kėto qendra, specialistėt qė operojnė nė tė tilla qendra. Po ashtu duhet stimuluar ndėrgjegjėsimi i qytetarėve dhe vendosja e njė "edukate" kontrolli pėr tė gjitha rastet.

Dietat, dobėsimi me centimetra dhe tė gjitha metodat tė cilat pėr momentin duken efektive, mund tė kenė pasoja nė shėndetin e njeriut. Kontrolli nga specialisti dhe dobėsimi nė mėnyrė tė shėndetshme ndihmon edhe paraqitjen e mirė, njėkohėsisht nuk dėmton edhe organizmin.


Masazhi


Masazhi nėnkupton fėrkimet e rregullta me duar ose lėvizjet e gjymtyrėve nė pikat nervore tė trupit pėr parandalimin dhe mjekimin e sėmundjeve dhe pėr forcimin e shėndetit.

Masazhi bėhet nėn orientimin e teorisė sė mjekėsisė tradicionale kineze dhe nė bazė tė parimit tė mjekimit sipas kushteve tė posaēme dhe simptomave. Masazhi ėshtė njė mėnyrė e thjeshtė dhe praktike qė nuk mbėshtetet te barnat. Ai ka shumė pak ndikime negative dhe ka efekte tė mira kuruese. Masazhi aplikohet gjerėsisht nė mjekimin e sėmundjeve tė ndryshme, si nė mjekimin e sėmundjeve nė rruazėn e qafės, nė mjekimin e tendosjes akute tė muskujve tė mesit, tė hernies diskale, tė plagosjes sė indeve tė buta, tė nyjave e gjymtyrėve. Masazhi kėrkon veprimet e rregullta tė duarve dhe lėvizjet teknike tė qėndrueshme, tė fuqishme, tė njėtrajtshme, tė buta dhe tė thella. Masazhi bėhet jo vetėm me duar, por edhe me kėmbė, me pjesėt e pėrparme tė krahėve, ose me mjete tė posaēme tė masazhit. Nganjėherė pėrdoret pomadė pėr masazh, si vaji i ashes, vaji i rrolbės, vaji i susamit, pudra.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos