Semestri i dytė,Tafaj pėrcakton normėn e re mėsimore pėr mėsuesit nė arsimin parauniversitar

Jonida Tashi Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, pėrcakton normėn e re mėsimore pėr mėsuesit nė arsimin parauniversitar. Kėshtu, sipas udhėzimit ”Normat e punės mėsimore nė arsimin parauniversitar dhe standarde tė lidhura me to” qė mban firmėn e ministrit Tafaj, duke filluar nga semestri i dytė i vitit mėsimor 2009-2010, normat e punės mėsimore nė sistemin arsimor parauniversitar, do tė jenė si mė poshtė. Normat Pėrveē normave pėr mėsimin, Tafaj ka pėrcaktuar edhe normat e veēanta pėr arsimtarėt. Kėshtu, mėsuesi qė drejton bibliotekėn dhe punon me librin nė shkolla, i ulet norma mėsimore 3 orė nė javė. Ndėrsa mėsuesit e shkollave tė mesme profesionale qė ngarkohen me drejtimin e bazave prodhuese tė mėdha (pėrgjegjės i bazės prodhuese), kanė gjysmėn e orėve mėsimore. Mė tej, kryetarit tė Sindikatės sė Arsimit nė njė rreth, qė ka numėr mė tė madh anėtarėsh, do t’i ulet norma 8 deri nė 10 orė nė javė. Nė rastet kur sindikata ka mė shumė se 1000 anėtarė, mund tė punojė edhe njė anėtar i kryesisė sė sindikatės sė rrethit me 6-8 orė mėsimore nė javė mė pak. Nė shkollat e mesme veterinare, mjekėve veterinerė qė drejtojnė sektorė nė klinikėn veterinare pranė shkollės, do t’u ulet ngarkesa me 4 orė javore. Mėsuesit tė shkollės 9-vjeēare, qė kryen punėn e sekretarit tė shkollės pėr amzėn dhe organizimin e inventarit, i ulet norma si mė poshtė: nė shkollat deri 300 nxėnės 4 orė mė pak; nė shkollat me 301-700 nxėnės 6 orė mė pak. Mėsuesit tė shkollės 9-vjeēare me mbi 700 nxėnės, qė kryen punėn e sekretarit tė shkollės pėr amzėn dhe organizimin e inventarit, i ulet norma mėsimore 8 orė ose mund tė ketė njė sekretare pa ngarkesė. Pėr llogaritje tė punonjėsve mėsimorė, tė nevojshėm, tė merret parasysh plani mėsimor dhe norma mėsimore javore. Nė ciklin e ulėt tė shkollės 9-vjeēare, tė llogaritet pėr ēdo klasė, njė mėsues. Nė ciklin e ulėt, pėr efekt pagese, orėt suplementare, nė klasat kolektive do tė llogariten mbi ngarkesėn javore, 24 orė, kur klasa kolektive ka mbi 10 nxėnės, dhe, mbi ngarkesėn javore, 26 orė, kur klasa kolektive ka nėn 10 nxėnės. Orėt shtesė Nė ciklin e lartė, ora suplementare pėr mėsuesit e klasave kolektive, llogaritet mbi ngarkesėn javore 22 orė (sipas normės mėsimore javore tė pėrcaktuar mė lart. Drejtorit tė shkollės qė zhvillon mėsim nė ciklin e lartė me klasat kolektive, orėt suplementare, i llogariten mbi ngarkesėn javore, 14 orė, dhe jo mė shumė se tri orė suplementare nė javė. Pėr plotėsimin e normės mėsimore, mėsuesi i shkollės 9-vjeēare ngarkohet edhe me orė mėsimore jashtė profilit, pa cenuar cilėsinė e procesit mėsimor dhe kompetencėn profesionale. Mėsuesve qė, pėr shkak tė programit mėsimor, japin orė mėsimore mbi normėn e miratuar, u paguhen orė mbi normė, deri nė 240 orė mėsimore nė vit. Pagesa e orėve suplementare do tė bėhet sipas Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave Nr.194, datė 22.4.1999 “Pėr miratimin e strukturės sė pagės sė punonjėsve mėsimorė, nė arsimin parauniversitar”, tė ndryshuar, ku pėrcaktohet masa e pagesės pėr ēdo orė mėsimore mbi normėn e lejuar. Mėsimi i edukimit fizik zhvillohet veē pėr djem e veē pėr vajza. Nė shkollat 9-vjeēare e tė mesme nė qytet, kur klasat kanė pėrbėrje me mė pak se 10 nxėnės tė njė gjinie, mėsimi i edukimit fizik bėhet duke bashkuar grupet e dy klasave paralele. Pėr shkollat me njė paralele, kur klasa ka pėrbėrje me mė pak se 12 nxėnės tė njė gjinie, mėsimi i edukimit fizik tė zhvillohet bashkė, djem e vajza. Mėsuesit qė punojnė/zhvillojnė orė tė veēanta nė institucionet e arsimit parauniversitar (shkolla) dhe punojnė nė institucione/biznes, si pėr shembull trajnerė, sportistė, inxhinierė, teknikė tė lartė, mjeshtėr do tė paguhen vetėm pėr orėt e mėsimit qė zhvillojnė nė shkolla. 12 Shkurt 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos