Krimi i organizuar, si njė forcė shkatėrruese pėr shoqėrinė e re tė Kosovės

Krijimi i rrethanave tė reja politike nė Evropė, ka ndikuar nė formimin e bindjeve se popujt e ndryshėm tė Ballkanit, e sidomos ata tė territoreve tė ish-Jugosllavisė, edhe pėrkundėr shumė konflikteve tė pazgjidhura politike, me instalimin e sistemeve tė reja demokratike nė shtetet e tyre, i kanė eliminuar shkaqet e luftėrave te pakuptimta nė mes tyre. Pėrkundėr kėtyre bindjeve, nė shumicėn e shteteve ballkanike, ende nuk ka filluar zhvillimi i njė jete normale - ligjore dhe e mirėfilltė demokratike. Pėrkundrazi, numri mė i madh i popujve tė Ballkanit, pas pėrfundimit tė luftėrave tė pėrgjakshme nė mes vete, ose instalimit tė pushteteve demokratike nė shtetet e tyre, janė prangosur nė kthetrat e dy armiqve tė ri, tė quajtur krim i organizuar dhe korrupsion, tė cilėt po manifestohen si forca kryesore shkatėrruese ndaj ēdo pėrpjekjeje pėr zhvillim shoqėror dhe kultivim tė  vlerave demokratike nė kėtė pjesė tė Evropės. Kėto zhvillime brengosėse tė krimit tė organizuar dhe korrupsionit, nė disa shtete ballkanike, kanė ndikuar nė formimin e bindjes se “marrja me politikė ėshtė biznesi mė produktiv, i cili mundėson pasurimin brenda natės, papėrgjegjėsinė ligjore dhe privilegje tė shumta nacionale“. Kėto bindje janė formuar ngadalė dhe, pas shumė rasteve tė pėrsėritura tė involvimit tė politikanėve dhe zyrtarėve tė ndryshėm shtetėrorė nė afera tė ndryshme tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Megjithė faktin se dukuria e involvimit tė krimit tė organizuar nė jetėn publike dhe institucionale tė shteteve tė ndryshme tė Ballkanit ėshtė e njohur edhe pėr shėrbimet dhe zyrtarėt e ndryshėm ndėrkombėtarė tė akredituar nė Republikėn e Kosovės dhe nė shtetet e tjera tė rajonit, deri mė tash, nuk ėshtė ndėrmarrė ndonjė iniciativė serioze qoftė nacionale ose ndėrkombėtare pėr luftimin e kėtyre fenomeneve. Por rasti i shpėrfaqjes sė ish-pjesėtarit tė SHIK-ut, Nazim Bllacės siē pohoi ai para disa kohėsh para kamerave televizive nė qendėr tė Prishtinės, i cili bėri deklaratė publike pėr disa nga vrasjet dhe tentim vrasjet e  pasluftės nė Kosovė pjesmarrės i sė cilave ishte vet, ka ngjallur sadopak shpresat se mė nė fund do tė zbardhen kėto vrasje. Xhemajl Mustafa, Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti luftėn kundėr kėsaj zezone e paguan me jetėn e tyre. Vrasjet e pasluftės Kosovės i bėnė dėm shumė tė madh, duke e vonuar pavarėsinė, dhe tash po e vonojnė inkuadrimin e saj nė familjen e madhe evropiane. Deputetet e Kuvendit tė Kosovės, Adem Salihaj dhe Gani Geci dolen nė Parlament me tė dhėna pėr kėrcėnimet me vrasje, qė i kanė pasur ata dhe veprimtarėt e tjerė tė LDK-sė, gjatė kėtyre viteve. Policia e UNMIK-ut si pėrgjegjėse kryesore pėr disa vjet dhe Policia e Kosovės, bėnė shumė pak nė zbulimin e vrasjeve, tė cilat edhe e patėn tronditur opinionin e gjerė tė Kosovės dhe atė ndėrkombėtar. Se fundi brenda lokaleve policore nė Prishtinė nė dhomėn e dėshmive ndodhi hajni e madhe por nga policia po pėrseritet refreni tashmė monoton “hetimet vazhdojnė”. Funksionimi i rendit dhe ligjit sigurisht se ishte hallka mė e dobėt e pushtetit gjatė kėtyre vjetėve tė shtegtimit nė liri. Aty ku nuk ka shtet tė mirėfilltė ligjor, natyrisht se vjen nė shprehje gjuha e armėve. Nė atė shtet ku niveli i pėrgjegjėsisė ėshtė i ulėt, nuk mund tė flasim pėr demokraci dhe liri tė plotė qytetare. Mosluftimi i duhur i krimit tė organizuar e bėn gjendjen edhe mė tė pashpresė, nė kohėn e krizės sė rėndė sociale dhe ekonomike, nė tė cilėn ėshtė katandisur Kosova. Nga strukturat relevante tė BE-sė nė disa raporte vjetore na ėshtė tėrhequr vėrejtja pėr mosluftimin e duhur tė krimit tė organizuar. Njė Kosovė e destabilizuar dhe jodemokratike, i shkon pėrshtati vetėm armikut tonė shekullor -Serbisė. Krimi dhe korrupcioni janė pengesė edhe kur ėshtė fjala pėr thithjėn e investimeve tė jashtme. Pa ērrėnjosjen e krimit tė organizuar, plagėt e Kosovės zor se do tė shėrohen. Sepse gjithomonė ekziston rreziku qė tė hapen plagėt e reja. Kėshtu evoluohet edhe mė shumė krimi i organizuar dhe korrupsioni. Aktet e dhunės janė pengesė e madhe nė tė gjitha aspektet. Nė aspektin e tolerancės politike, harmonisė politike, bashkėpunimit ndėrpartiak, e sidomos nė autoritetin e pėrgjithshem ndėrkombėtar tė Kosovės....

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos