Energjia bėrthamore si mike e klimės

Prof.As.Dr.Romeo Hanxhari Prej disa kohėsh, sa herė qė dėgjoja debate kundėrshtuese ndaj idesė sė energjisė bėrthamore edhe nė Shqipėri, bindja veten qė ky ishte njė kundėrshtim politik dhe jo shkencor, pra kundėrshtim qė bėhej thjesht pėr kapital elektoral. E rrjedhimisht, nuk ia vlente sqarimi teknik. Sepse, nė kėto lloj kundėrshtimesh edhe vetė ata qė kundėrshtojnė e dinė fare mirė qė e bėjnė kot, pėr tym. Por, kohėt e fundit, ky kundėrshtim ėshtė “trashur” disi edhe me gjoja argumente tė llojit “shkencor”, ndaj tani mendoj se duhen vėnė disa pika mbi i, sidomos pėr sa i pėrket aspektit mjedisor si aspekti mė sensitiv nė kėtė histori. Pra, a rekomandohet energjia bėrthamore nga mjediset e shėndetshme shkencore tė botės, dhe nė ēfarė konteksti? Absolutisht nė tė gjitha dokumentet e rėndėsishme shkencore qė studiojnė problemet e teknologjive mė tė pėrshtatshme pėr prodhimin e energjisė nė kuadėr tė shqetėsimit aktual tė ndryshimeve klimatike, energjia bėrthamore rekomandohet si njėra nga zgjidhjet. Rekomandohet nė raporte tė BE-sė, nė raporte tė EPA-s, nė raporte tė OKB-sė, nė raporte tė Komisioneve a Konferencave pėr Klimėn, etj etj. Ekspertėt qė punojnė me sektorin e energjisė sė lidhur me mjedisin, apo anasjelltas, i njohin mirė kėto dokumente, sepse ato janė tė pranuara zyrtarisht si pika referimi pėr vendimmarrjet nė kėta sektorė. Rrjedhimisht presupozohet qė i njohin kėto dokumente edhe politikanėt, apo vendimmarrėsit e kėtyre fushave, …pėrfshirė edhe ata tė opozitės. E, nisur nga kundėrshtimi i bėrthamorit, s’jam i sigurt nėse i njohin kėto dokumente kėta politikanė nė Shqipėri, por jam fare i sigurt qė politikanėt normalė (pėrfshirė edhe ata opozitarė) nė vendet normale tė botės i njohin mjaft mirė. Madje, jo vetėm qė i njohin, por edhe u binden prerė atyre. Kėshtu, edhe Samiti i Kopenhagenit qė mblodhi nė Dhjetor 2009 gjithė kokat e botės, bazohej pikėrisht nė njėrin prej kėtyre dokumenteve, mė tė rėndėsishmin nė fakt: Raporti AR4, ose ndryshe Raporti i 4-t i Vlerėsimit, i IPCC – bėrė publik nė vitin 2007. Pikėrisht kėtė dokument do tė citoj, mes gjithė tė tjerėve qė e rekomandojnė energjinė bėrthamore.  Raporti AR4 nė fakt mund tė konsiderohet absolutisht si “Kushtetuta” e njerėzimit pėr problemet e ndryshimeve tė klimės dhe masave kundėr tyre. Raporti hartohet nga IPCC - Paneli Ndėrqeveritar pėr Ndryshimet Klimatike, organizėm i krijuar nga OKB qė nė 1995, i cili bashkon mbi 10.000 shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė klimės dhe gjithė fushave qė kanė lidhje shkak-pasojė me tė. Kėtij raporti, mė prestigjiozit nė botė pėr klimėn, i referohen tė gjithė liderėt botėrorė, pėrfshirė pra edhe ata qė u mblodhėn nė Kopenhagen. ēfarė thotė konkretisht Raporti AR4 pėr energjinė bėrthamore? Nė kėtė raport, nė kapitullin e fundit renditen dhe analizohen “teknologjitė dhe praktikat, tė disponueshme tashmė nga njerėzimi, qė janė kyē pėr zbutjen e ndryshimeve klimatike”. Kėto teknologji pasqyrohen pėr njė sėrė sektorėsh, si prodhimi i energjisė, transporti, ndėrtimet, industritė, bujqėsia, pylltaria, mbetjet. Nė pjesėn qė trajton sektorin e “prodhimit tė energjisė”, energjia bėrthamore renditet ndėr teknologjitė mė tė rėndėsishme dhe mė tė pėrshtatshme nė kėtė aspekt. Energjia bėrthamore renditet, nė rend rėndėsie, menjėherė pas praktikės sė “pėrmirėsimit tė efiēensės sė prodhimit dhe shpėrndarjes sė energjisė” dhe pas asaj tė “kalimit nga prodhimi me qymyr, tek ai me gaz natyror” (kalim qė duhet ta bėjė edhe Shqipėria menjėherė sapo tė disponojė nė treg gazin natyror). Madje, nė kėtė listė rekomandimesh pėr sektorin e energjisė, energjia bėrthamore vendoset edhe pėrpara praktikės sė “ngrohjes dhe energjisė sė rinovueshme (hidro, solar, erė, gjeotermal, dhe bioenergji)”, pėrpara “kombinimit tė ngrohjes me prodhimin e energjisė”, si dhe pėrpara “aplikimeve tė para tė teknologjisė sė kapjes dhe stokimit tė dioksidit tė karbonit - CCS”. Pėr  ata qė duan ta konsultojnė kėtė raport nė pėrmbledhjen pėr vendimmarrėsit (Summary for Policymakers – SfP), rekomandimi pėr energjinė bėrthamore gjendet nė faqen 17. Po pse nė dokumentin AR4, energjia bėrthamore rekomandohet si njėra nga rrugėt e zgjidhjes sė kėtij problemi? Pėr shkak se energjia bėrthamore aktualisht ėshtė teknologjia mė serioze dhe e realizueshme qė disponon njerėzimi pėr tė pėrballuar njėkohėsisht tė dyja problemet mė urgjente: sė pari, nevojėn nė rritje pėr energji sidomos tė vendeve nė zhvillim, dhe sė dyti, nevojėn ulėritėse tė njerėzimit pėr tė reduktuar njė orė e mė parė emetimet e dioksidit tė karbonit nė atmosferė. Lidhur me argumentin e parė, teknologjia e energjisė bėrthamore ėshtė sot pėr sot burimi i vetėm i sigurt nė nivel industrial qė mund tė pėrballojė rritjen me 5 % ēdo vit tė nevojės pėr energji. Pjesa e luanit nė kėtė rritje tė nevojės pėr energji e kanė nė fakt vendet nė zhvillim, ndryshe nga ē’mund tė mendohet. ėshtė njė nga parimet e zhvillimit tė qėndrueshėm global qė “vendet nė zhvillim kanė tė drejtėn e rritjes ekonomike duke synuar standardet jetėsore tė vendeve tė zhvilluara”. Ai qė guxon t’ua mohojė vendeve nė zhvillim tė drejtėn jetike pėr t’u zhvilluar, bie nė pozitat e atij qė ėshtė quajtur eko-imperializėm, i cili duke abuzuar me argumente “mjedisore”, synon tė vendosė kufij gjoja mjedisorė pėr vendet e reja qė janė futur nė rrugėn e zhvillimit. Thėnė kjo, nė niveli aktual tė zhvillimit tė teknologjisė, asnjė burim energjie nuk ua plotėson dot vendeve nė zhvillim nevojat pėr energji tė sigurt nė nivel industrial. Teknologjitė e energjive tė ripėrtėritshme fatkeqėsisht janė ende shumė tė pafuqishme pėr kėtė, ende shumė tė shtrenjta, dhe nga ana tjetėr edhe kėto lloj energjish kanė nevojė pėr energji tė sigurt nė prapavijėn e sistemit energjetik. Lidhur me argumentin e dytė, pra atė qė energjia bėrthamore bėn tė mundur reduktimin e shpejtė tė emetimeve tė dioksidit tė karbonit, pėrllogaritjet janė tė thjeshta: industria e prodhimit tė energjisė bėrthamore emeton sasi krejt minimale dioksidi karboni pėr njėsi energjie tė prodhuar. Nėse vlerėsohet sasia e karbonit nė tė gjithė ciklin jetėsor (pra qė nga nxjerrja e lėndės sė parė, e deri te ēmontimi i centraleve nė fund tė ciklit tė tyre), sasia qė emetohet nga bėrthamori ėshtė e njėjtė me atė tė emetuar nga energjia hidrike dhe ajo eolike, madje ėshtė mė e ulėt se sa karboni i emetuar nga teknologjia fotovoltaike (diellore). Kjo ėshtė tashmė e njohur dhe e pranuar nė tė gjitha mjediset shkencore tė botės.  Nė parantezė, duhet thėnė qė teknologjia bėrthamore natyrisht paraqet edhe njė sėrė sfidash teknologjike e mjedisore, tė cilat janė zgjidhur dhe po zgjidhen pėrfundimisht shkallė-shkallė. Prandaj lloji i teknologjisė bėrthamore qė rekomandohet pėr pėrdorim nga vendet nė zhvillim apo nga vendet e zhvilluara, ėshtė teknologjia bėrthamore e brezit tė tretė, i cili ėshtė aktualisht disponibėl teknologjikisht. Bėrthamori i brezit tė tretė ėshtė ai me sigurinė mė absolute kundėr aksidenteve tė paqėllimshme, sabotimeve tė qėllimshme, apo rrezatimit tė rastėsishėm. Ndėrkohė, nėse teknologjia e brezit tė katėrt do tė jetė disponibėl pėrpara vitit 2020 nė botė, atėherė ajo do tė jetė pėr njerėzimin njė lėvizje vendimtare pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė gangrenės sė energjisė dhe tė klimės nė botė: emetime karboni zero, lėndė e parė minimale, mbetje minimale dhe qė rihyjnė nė procesin e prodhimit tė energjisė. Sigurisht qė edhe Shqipėria, e cila vėshtirė se e zhvillon dot industrinė e vet bėrthamore pėrpara vitit 2025, me siguri qė do tė pėrfitojė nga bėrthamori i brezit tė katėrt, si teknologjia me siguri absolute dhe me efiēensė tė jashtėzakonshme. Pėrfundimisht pra, e vėrteta ėshtė se preokupimet mjedisore, tė cilat nė vitet ’80 patėn nxitur braktisjen e rritjes sė sektorit bėrthamor nė botė, tashmė janė bėrė vetė shkak qė njerėzimi t’i rikthehet atij sektori nė njė nivel tjetėr tė pėrparimit tė shkencės. Pra, nėse njerėzimi, bazuar nė shkencėn mjedisore, po e zgjedh qė tani kėtė teknologji qė ndihmon tė shpėtojė planetin nga katastrofa klimatike e qė ndihmon vendet nė zhvillim tė ecin me kėmbėt e tyre, pse duhet t’i mohohet Shqipėrisė pjesėmarrja aktive nė kėtė pozicionim tė pėrgjegjshėm sa moral aq edhe strategjik? E nėse vetė ambientalistėt realistė dhe me etikė mjedisore nė botė e kanė pranuar energjinė bėrthamore si kompromisin mė tė pranueshėm pėr tė luftuar qė tani ndryshimet klimatike, si do tė mund tė konsiderohej kundėrshtimi a priori qė u bėhet pėrpjekjeve pėr tė promovuar kėtė lloj energjie edhe nė Shqipėri? Kam pėrshtypjen se ky do tė jetė nga ata lloj debatesh jo serioze sipas tė cilėve “kur jam nė opozitė tė them se ėshtė gabim kjo qė po bėn, ndėrsa sapo vij nė pushtet tė akuzoj se pse nuk e ke bėrė mė shpejt tė njėjtėn gjė”. E vėrteta ėshtė qė Shqipėria mund dhe duhet tė bėhet pjesė e zgjedhjeve jetėsore qė po bėn njerėzimi, sepse zhvillimi i energjisė bėrthamore nė kėtė kontekst pėrfaqėson sa interes kombėtar, aq edhe pėrgjegjshmėri planetare.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos