Mitrush Kuteli, shkrimtari i pėrjetshėm

Shėnime nga udhėtimet nė memorie, III. Roland Gjoza nė njė rrėfim gjithė jetė na sjell pranė aromėn e letėrsisė sė Mitrush Kutelit, dhe historinė e mėnjanimit tė veprės dhe tė personit tė tij. Dhe diēka e panjohur: Ēfarė ka lexuar Gjoza nė dosjen e hollė tė Paskos nė Ministrinė e Brendshme? Tentativa pėr vetėvrasje nė burg dhe ditėt e fundit Nuk e di ē'mė kishte shkrepur tė merresha me shkrimtarėt minorė tė viteve 30-tė. Aty pėrfshihej dhe Mitrush Kuteli. Prej tij, pikėrisht prej Kutelit e zgjodha atė temė. S'ke pėr tė marrė notė tė mirė, mė tha profesori i letėrsisė sė huaj, nuk ke shumė tė dhėna pėr ta, s'ke ē'thua. Pra, Kuteli pėrfshihej te shkrimtarėt minorė. Kjo mė habiste, madje mė trondiste fund e majė, mė dukej si njė keqkuptim i qėllimshėm. Ashtu ishte. Hiq dorė nga kjo temė, ose tė paktėn me Mitrush Kutelin mos u merr, ai ka qenė ushtar nė armatėn e Urdhrit tė Hekurt. Ē'ishte ky Urdhėr i Hekurt? Dhe kėtė ma thonte fare hapur njė profesor i dėgjuar i gramatikės historike. Ai mbahej hijerėndė, tė ngelte nė klasė, udhėtonte shumė jashtė. Vetėm njė profesor mė buzėqeshi dhe mė ra supeve: Mitrush Kuteli ėshtė mė i madhi, pėr kėtė shkak ėshtė i dėnuar. Ka atė cenin nė biografi, qė ėshtė i sqaruar njėfarėsoj. Po vazhdon tė harrohet padrejtėsisht. Ky ishte Nasho Jorgaqi qė e vuante ndėshkimin e madh tė Mitrush Kutelit. Atalanta Pasko, vajza e tij, njė pinjolle e denjė e estetikės sė tij nė kuadrin filmik, (ishte mjeshtre montazhi dhe regjisorėt "grindeshin" pėr ta patur nė filmin e tyre) i ngjante tė atit, nuk donte tė dukej. Unė e hetoja nė rastet kur mė lidhte puna me tė; njė fytyrė e imėt me hir aristokratik, njė ndrojtje diskrete, njė humbje me dashje pėr tė mos rėnė nė sy, njė arratisje edhe kur flitej pėr tė, qė zėrat tė binin nė vesh tė shurdhėr, sepse ajo ishte vėrtet njė nxitje, po veē e pyetjeve pa pėrgjigje. Atalanta, i thoja, babai yt mė pėlqen shumė. Po pse? Ishte njė pyetje sapak sfiduese, po edhe e menēur, sepse ajo kėrkonte tė dinte atė qė s'dinte vetė. E shikoja nė sy, mė lidhej gjuha, kuptoja me njėfarė paniku se idetė e mija pėr tė i kisha tė pasistemuara. Kam njė baxhanak orėndreqės, i thashė duke pėrdorur njė metaforė, gjyshi mė kishte lėnė kujtim njė sahat, ia ēova pėr ta parė, ai mė tha se ishte i rrallė, tejet i shtrenjtė, i gjithi flori. E ruaj edhe sot si njė relike tė pėrjetshme, shpresoj t'ia le trashėgim vajzės. Po pse? pėrsėriti ajo pyetjen. Sepse ai e rigjeti gjuhėn. Ajo qeshi me njėfarė djallėzie, ose ashtu m'u duk, mė tha se shiu kishte pushuar dhe iku. "Xha Brahua i Shkumbanores", "Vjeshta e Xheladin Beut"... tė paktėn t'ia kisha pėrmendur si tituj, po pse iku ashtu? Nuk e kuptova kurrė. Edhe nė temėn e diplomės kisha marrė tetė, jo dhjetė, siē shpresoja, sepse kisha ngritur lart vlerat e Mitrush Kutelit, madje kisha guxuar tė theksoja se, siē kishin dalė nga "Manteli" i Gogolit shkrimtarėt e mėdhenj rusė, po ashtu kishin dalė prej "Vjeshta e Xheladin Beut" shkrimtarėt e mėdhenj shqiptarė. E kisha tepruar? Jo, aspak, po tė mendosh se ai kishte krijuar kryeveprėn, njė nga majat e pakta tė letėrsisė shqipe, "Tat Tanushin". Pandi, i biri, mbante ēelėsin e sėndukut ku ishin dorėshkrimet e shkrimtarit. Do tė dalin, Roland, nuk janė pak, ke pėr tė parė sė shpejti njė kryevepėr. (E kishte fjalėn pėr Tat Tanushin). Pinim kafe nė kėmbė dhe ai, tejet i qetė dhe i dashur, gati i pafjalė, mė shpjegonte shkurt me njė emocion si tė fshehur, pa e pėrmbajtur njė lot nė sy, se babai kishte ikur thuajse i detyruar. E bija e tij, Atalanta bėnte pyetjen: Po pse? ndoshta e tejmahnitur me njė prozė qė vuante njė dėnim dhe ende nuk po i shpalleshin vlerat, po pėrkundrazi, lihej pothuaj kinse nė harresė. Ajo, nga bijė e djegur pėr babanė, qė e la tė vogėl, kishte kaluar nė lexuese, nga lexuese nė kritike, nga kritike nė njė Akademi qė e kishte emrin Mitrush Kuteli. Nė kėtė Akademi i kishte mbetur tė bėnte punėn e ruajtėses sė pėrkorė dhe ishte bėrė e mbyllur, skrupuloze, sapak nervoze, adhuruese brenda saj dhe gati armike jashtė saj, pėrtej, me botėn e heshtjes. Dhe unė naivi, ai gjytyrymi i 8-ės nė diplomė, i paralajmėruar pėr humbjen, po i pabindur prej inkurajimit qė mė jepte zėri i dytė besnik, nuk u hyja shkaqeve pėrse Kuteli, ky shkrimtar i madh mbahej ende nė karantinė. Sapo qė dikush si puna ime i afrohej dhe madje guxonte ta nxirrte prej andej, ndėshkohej. Ishte leximi i Tat Tanushit (nė botim "E madhe ėshtė gjėma e mėkatit") qė mė bėri tė interesohem pėr fatin e jashtėzakonshėm tė kėtij shkrimtari. Ē'kishte ndodhur? I kishin shkuar njė ditė nė shtėpi dhe i patėn thėnė: Nė emėr tė popullit je i arrestuar! S'kishte ironi dhe cinizėm mė tė hidhur t'i thoje njė shkrimtari tė madh se, populli, pra, personazhet e librave tė tij, tė gatuar prej dashurisė, qenė ngritur tė lidhnin autorin e tyre, po prej dashurisė. Se kėshtu u tha, gjithēka bėhej qė ai tė pastrohej nga e kaluara e errėt dhe gabimet e rėnda qė i kishin kushtuar atdheut tė punės mjaft telashe me vėllezėrit jugosllavė. Kishte qenė aleat me gjermanėt dhe armik i tyre, pastaj armik i jugosllavėve. Asgjė s'merrja vesh. Vetėm diēka tė mjegullt dija qysh nga ajo kohė kur, unė, njė student i vitit tė fundit tė Gjuhė - Letėrsisė me temėn time tė diplomės doja t'i hiqja Mitrush Kutelit cilėsorin ideologjik qė e klasifikonte shkrimtar minor. Jeta ikėn shpejt dhe moda flakėrin si fushqetė marramendėse nga mėngjesi nė mbrėmje dhe ti pret qė ajo tė shuhet, po ajo ėshtė e pėrjetshme pėr fatin e talenteve tė vegjėl. Sėrish humbi shkrimtari im i dashur, s'pėrmendej asnjėherė, nuk botohej, veē rrallė, gazetat dhe TV-tė mbusheshin ngjeshur me politikė, politikė dhe sėrish politikė. Sikur demokracia tė kishte ardhur vetėm pėr politikėn. Shpėrtheu me fanfarė festive, me njė reminishencė topash lufte raca e politikanėve qė u shumua kaq shumė, sa shtėpitė tona u bėnė tė vockla dhe ne u shndėrruam nė thėrrime, ndėrsa hapėsirat jetike i pushtoi madhėrishėm si piramidat e Gizės, Parlamenti, Kryeministria, Presidenca. Nė kėtė atmosferė tejet mbytėse pėr artin e papėrfillur unė mendoja e mendoja me vuajtje pėr shkrimtarin tim tė dashur. Sa herė shkoja nė Pogradec dhe xhiroja dokumentarė pyesja pėr shtėpinė e tij. Ajo e Lasgushit ishte shitur pėr njė krodhe bukė, ndėrsa ajo e Mitrushit nuk gjendej, megjithėse unė u enda pėr kohė e kohė tė gjata nė kalldrėmet e qytetit tė vjetėr nė kėrkim tė njė shtėpie tipike pogradecare qė kishte kėmbė dhe bariste me njė shkop sokakėve ku molloisnin plaka me tė zeza. Ai pak qėndroi nė shtėpi se ishte i ikur. Bukuresht. Student nė Ekonomi. Atje zuri brumėt e atyre plakave tė sokakėve, e atij liqeri blu me koran e belushkė, e atyre maleve me borė, e atij malli tė ngrysur, e udhėve vetmitare me nga njė diell nė cergė e hėne tė fjetur nė gjurmėt ajrore tė nositit, me kisha ku dylli i qirinjve nė kalldrėmet e plasura vinte nga ēdo shtėpi. Brumi erdhi e u fry, u poq e doli, po ai e dinte se nėnė Elena me nam pėr brumėrat e saj ishte ku e ku me tė, prandaj s'u ndje, po sa herė kthehej nė qytetin me ujė, i vinte veshin kallėzimeve, si shqiptoheshin, ē'lezet u kish akcila fjalė, se edhe fjala kishte shpirt dhe shpirti i fjalės duhej kuptuar, po me vuajtje e me durim, veē ngaherė me dėshirė e punė qė tė pajtohej kallėpi i shpirtit me fjalėn e sokakut. Kėtė bėri dhe fare s'u ndje gjer nė mbyllje tė qepallės me vetėdijen se nėnė Elena ishte ku e ku me tė. Janė ato plaka sot e nesėr s'reshtin sė dali para portave herė me petė tė tėhollura hollė nėpėr duar, herė me kaēamakun e miturakut qepur pas fustanit tė zi pahitur me pak mielli. Ato s'dinė asgjė se si mund tė jenė aq tėrheqėse pėr njė qė kthehet me qillota e kapelle xhentėllmeni nga Bukureshti. Ai i shikon e u thotė ta pėrsėritin atė fjalė qė shqiptuan, po ato si tė llastuara e tė gabuara pėrsėritin gjestet e vajzėrisė, aq i ėmbėl e miklues ėshtė ai zė. Flasin e flasin dhe s'e kuptojnė si ai djalė aq i pashėm e i urtė, u vė veshin llomotitjes sė tyre qė del prej asaj goje tė vėnė, si i shkėlqejnė sytė e u pėrhin atė djaloshin tebdil tė asaj kohe qė u mori mendjen e iku nė mėrgim. Kėshtu iknin djemtė, po ky ishte ndryshe, veē u zgjonte kujtime tė moēme me atė afrim dhe mahnitje qė tregonte, po dhe i zhgėnjente sapak, se ai s'kėrkonte atė qė ato pandehnin, peng i mbetur hidhur prej motmotit, po luste fjalėn e tyre, atė rrėfimin popullor, thurur me penj tė artė. Secila prej plakave kishte ndonjė xhevahir pėr tė nxjerrė dhe ai u ofronte njė guaskė qė e mbante nė pėllėmbe tė dorės dhe kur ato mbaronin ai mbyllte kapakėt e asaj guaske vezulluese e shkonte, ikte i bekuari dhe ai nė kurbet. Po s'qe si tė tjerėt, jo, qe ndryshe, u merrte fjalėn, ja, kaq. Ata, mavritė, ata tė tjerėt, tė merrnin zemrėn dhe hiē, s'u bėhej ta kthenin. Plakat e sokakėve s'e kuptonin, korbat, qė zemrėn e paskeshin patur te fjala dhe vjedhėsi pat qenė ai i Paskove, ai qė e mbanin pėr deli djalė. Kėshtu kish ngjarė me Mitrushin, kishte patur shtėpi tė gjitha shtėpitė me sokak tė Pogradecit ku dilnin plakat me tė zeza. Po kėtė nuk e tha. S'kish si ta thoshte. E pse ta thoshte kur s'ia kaloi e s'ia kaloi dot Elenės. E pati dhe ai njė mė tė madhe se veten. Po t'ia thonin Elenės kėtė thagmė, ajo do tė qeshte me gaz e s'do tė pushonte sė qeshuri, se s'do t'i besohej kurrsesi tė ishte mė e madhe se Mitrush Kuteli i librave tė shtypur e tė lidhur qė kishin nga pas dhe atė ēmimin sa njė buke dyzeēe, se aq kushtonte njė libėr i trashė sa Xinxifillua. E, sa e koklavitur kjo puna e librit! E shkruan dhe ke brenda jetėn e tjetrit treguar nga njė tjetėr. Ai Xheladin Beu aty nė sokak nė ndajnatė ndanė liqenit bėri kėmbė nga goja e mėmė Jorgjicės e u shtua prej ndrikullė Anės, qė e pat dėgjuar nga e veja e Paput, po edhe ajo se kish patur me tamam, se e veja e furrxhiut, Kulja, e dinte ndryshe fundin e beut dhe e rrėfeu, po u kundėrshtua me bubutimė nga mėmė Sofika, qė qėronte patate nė sokak dhe nuk mėnoi tė pėrshkruante natėn e parė tė beut me Sheqeren dumbushqerre mė parė se ai tė binte nė jatak me atė tė brydhtėn virgjėreshė, ēupkė e bardhė borė, e plotė, pa fare naze e zjarr tė ndezur, krejt e pa vėnė dorė, si ajo kukulla e mbyllur nė kuti. Njė version rrėzonte tjetrin, po tė gjithė ishin art i pasitur, krrunde plot, guriēka e barishte, po ama miell, miell nga ai lloj qė bėhet bashbakllavaja e dasmave dhe ato bukėt me zemėr brenda qė i jepeshin pa gdhirė bashkė me njė copė kartė atij tebdilit allafrėnga qė nisej sėrish pėr kurbet. E dija kėtė ecejake tė Mitrushit nėpėr portat me llamburitje tė dridhshme liqeri, nėpėr portat e drunjta me shkurre trėndafilash e kalldrėmet me kisha tė vogla dhe mė vinte tė thėrrisja: o, po ku ėshtė shtėpia e Mitrushit? Askush s'ta tregon, sikur harresa tė jetė shtrirė prej zakonit dhe mbi shtėpinė e tij tė lindjes. Kjo duket kaq poetike sa s'ke ē'mėson mė tepėr. Po veē njė gjė duhet tė dimė, se ai mori stilin e tė rrėfyerit tė sokakėve. Mund ta quajmė stili i sokakėve. E mori me vete nė Bukuresht, se atje nis tė shkruajė prozė, pikėrisht ditėn qė e veshėn ushtar, merreni me mend, njė student i thirrur me urdhėr ushtar nė armatėn e Urdhrit tė Hekurt tė mbretit rumun, qė pėr fatin e tij tė mbrapshtė ishte e inkuadruar si aleate nė ushtrinė gjermane. E ēfarė pastaj? Ai luftonte pėr Rumaninė dhe s'i interesonin aleancat. Kėto i mėsova nė arkivin e Ministrisė sė Brendshme. Njė dosje e hollė, ku mė tėrhoqėn vėmendjen tre fakte. Nė kohėn e pushtimit gjerman Mitrushi punonte nė bankė. Kundėrshtoi grabitjen e arit dhe u pėrndoq pėr t'u vrarė. Tema e diplomės qė kishte mbrojtur nė Bukuresht pėr doktoraturė nė Financė ishte rreth 400 faqe. Nė kohėn e Partisė sė Punės ishte kategorikisht kundėr qė dinari jugosllav tė shkėmbehej me ar. Nė qeli, krejt i paqartė pėr motivet e akuzės, ose mė mirė krejt i bindur pėr absurditetin dhe keqkuptimin, nė rrethanat e asaj kohe kur ai qė futej nė burg merrte mė qafė familjen, preu damarėt e duarve qė tė vdiste. Kėtė e bėri qė tė shpėtonte gruan dhe fėmijėt nga turpi, poshtėrimi, ndalimi i tė drejtave, arsimimi, uria, e ardhmja e errėt. Ndėrkohė qė bėnte vetėvrasjen e sigurtė, njė nga rojat i solli ushqimin njė orė pėrpara, ngaqė atė ditė ishte festė, dhe ai nuk bėri sikur s'e vuri re qėndrimin e tij tė ēuditshėm: i ulur nė gjunjė, i mbledhur kruspull, i verdhė dyllė nė fytyrė e me sytė lart, ndoshta duke lėshuar njė lutje tė fundit drejt atij tavani tė qelbur pėr t'ia pėrcjellė qiellit. Rėndom nė kėto raste njeriu qė po ikėn bėhet i ngjashėm me frikėn qė na pushton herė-herė kur vdekja na vjen si parandjenjė. Ndoshta kjo arsye mund tė qe njėra nga ato nxitje vullnetare qė e kaplojnė njeriun pėr veten, po nė raste tė tilla pėr tjetrin. Ky keqkuptim nganjėherė ėshtė shpėtimtar. Roja e pikasi me vėrejtje dhe zbuloi gjakun qė i rridhte poshtė. Mitrushi shpėtoi. Po asgjė nuk ndryshoi, mendimi i parė i vetėvrasjes veēse u shty nė kohė. Atė e lanė tė pėrkthente, vetėm tė pėrkthente dhe urdhri i pashpallur ishte tė mos shkruante e botonte libra origjinalė, veē rrallė e nė kohė oportune. Proza e tij shkėlqente nė sėnduk, ai ishte i vetėdijshėm se prej librave qė kishte botuar para ēlirimit po ushqehej njė aradhė e tėrė shkrimtarėsh. Heshtja pėr kėtej nga vetja, pak zhurmė andej nga pėrkthimi ku ai dilte me emrin e vet, Dhimitėr Pasko, si pėr t'iu thėnė se aty ishte i vėrteti. Gjysma reale e sėndukut u mbyll me kyē dhe kyēi iu dha djalit. Merre, bir, ndonjė ditė hape dhe kujdes, shumė gjėra ndoshta nuk janė thėnė mirė, kanė nevojė dhe pėr njė dorė... Unė e di si po iki pa i parė vetė... po jam i sėmurė ... dhe... Kėtė tė fundit nuk ia tha. Po veē miqve me njė gjysmė zėri. Ai ishte vėrtet shumė i sėmurė, mė tepėr prej heshtjes e harrimit. I pėrkorė dhe skrupuloz si pėr vete dhe nė pėrkthim: "Shpirtra tė vdekur" e "Tregimet e Petėrburgut" tė Gogolit, "Rruga e Mundimeve" trilogji tė Aleksej Tolstoit, "Kujtimet e njė gjahtari" tė Turgenievit, "Tregimet" e Gorkit, "Vėrshimet e lumenjve" tė Paustovskit, "Zotėrinjtė Golloviove" tė Shēedrinit, e shumė e shumė tė tjerė pėr tė siguruar bukėn e gojės nė njė vetmi e izolim prej murgu. Nuk duhej as tė shfaqej. Nė njė kohė kur asgjė s'po ecte nė familjen e tij, po vetėm pengesa e kufizime pafund, ai e kuptoi me intuitėn e shkrimtarit tė madh se qenia e tij ende e gjallė, ishte pengesė e pakapėrcyeshme pėr fėmijėt. Merreni me mend ēfarė tragjedie: njė njeri kaq i ditur, njė shkrimtar i pėrjetshėm, njė shpirt i vuajtur gjeniu, i detyruar tė jetojė nė harrim dhe i pėshpėritur tė ikte e tė humbte nė harrim tė harrimit, pra, i pėrfolur kaq shumė pėr ekzistencėn e tij fizike, merrte sinjale e mbushej me parandjenja se nė kėmbim tė familjes, tė njė dritėze pėr ta, duhej tė sakrifikohej pėrfundimisht. A mund tė besohet? Kurrsesi. Po sigurisht qė besohet. Ky antagonizėm i pėrēudshėm ishte vetė koha. E di dhe berberi i tij, Faja i Broduejt, i asaj rrugės qė kishte njė pikė te Xingoni dhe njė pikė tjetėr te kėndi i pazarit tė vjetėr. Aty vėrtiteshim nė ditėt e tij tė fundit. Faja e dinte, se atij i hapeshin tė gjithė, ishte njė burrė i madh i bukur si ato personazhet e "Tre shokė", tė Remarkut, shumė i trishtuar, shumė i sėmurė, mė tha se mė linte peng flokėt e fundit. Kur le flokėt, le fuqinė. Duhet tė largohem pėrgjithmonė, Faje. Faja nuk fliste, shprehja e fytyrės sė tij shprehte shumė, sipas gjendjes, ajo ishte ngushėlluese, ironike, dashamirėse, po gjithmonė besnike. Nuk mė la bakshish. Ishte hera e parė qė nuk mė la bakshish. E kishte humbur. E kuptova qė s'do ta shihja mė. Po unė nuk e dija rėndėsinė e tij, po veē e ndieja se mė ngjallte shumė respekt. Pastaj Faja mė kishte treguar diēka tjetėr qė mė bėri pėrshtypje: Faje, mė tha, po ecja nė rrugėn time, ra errėsira dhe dola, frymėmarrja po mė mundonte, isha shumė i trishtuar, kur njė njeri ndaloi, mė ndoqi dhe mė pėshpėriti: Akoma gjallė je ti? Dhe skėrmiti dhėmbėt. Turpi ishte gjėja e parė qė ndjeva, ai mė vriste mė shumė, turpi. Ėshtė viti 2010-tė, kaloj nėpėr Nju Jork me tren, me autobus, me makinė, mė kėmbė, Mitrush Kuteli ėshtė shkrimtari qė mė vjen mė pranė, e ndjej mė shumė, them me bindje tė plotė se ai mė tepėr se kudo ndjehet dhe shijohet plot e pėrplot nė mėrgim. Nuk di si ta shpjegoj, ndoshta kjo ndodh nga malli, se ai ėshtė shkrimtari i pėrjetshėm qė di tė pėrshkruajė mrekullisht Shqipėrinė e pėrjetshme, pėr tė cilėn ne nganjėherė na zė frika se mos e harrojmė. Nju Jork 2010  

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos