Matura 2010, MASH shpall programet orientuese pėr 12 lėndėt me zgjedhje

Botohen tė plota programet orientuese lėndore pėr provimet me zgjedhje tė Maturės Jonida Tashi Ministria e Arsimit shpall zyrtarisht programet orientuese lėndore, tė cilat pėrfshijnė konceptet kryesore tė lėndėve, pėr provimet e Maturės Shtetėrore 2010. Dje, MASH-i ka publikuar programet e reja orientuese pėr 12 lėndėt me zgjedhje tė Maturės qė janė: Gjeografi; Histori; Njohuri pėr Shoqėrinė; Ekonomi–Filozofi; Fizikė; Kimi; Biologji; Anglisht; Frėngjisht; Italisht; Gjermanisht dhe Spanjisht. Programet orientuese janė hartuar nga Instituti i Kurrikulės dhe Trajnimeve (IKT) dhe janė baza pėr hartimin e testeve tė provimeve tė Maturės Shtetėrore nga Agjencia Qendrore e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA). Ato pėrmbajnė nga 50-60% tė programit tė plotė tė lėndėve tė shkollave tė mesme. Pas publikimit, kėto programe do tė shpėrndahen nė shkolla, por pėr njė mbarėvajtje mė tė mirė tė nxėnėsve gjatė semestrit tė dytė tė vitit tė fundit tė shkollės sė mesme, MASH u bėn thirrje tė gjithė maturantėve qė tė pėrqendrohen nė tėrėsinė e lėndėve dhe jo vetėm nė pjesėn e programit qė pėrmbajnė kėto programe orientuese lėndore. Universitetet, maturantėt qė kanė tė drejtė t’u nėnshtrohen provimeve me zgjedhje Ēdo nxėnės qė merr vlerėsim kalues nė tė dy provimet me detyrim Gjuhė-Letėrsi dhe Matematikė dhe dėshiron tė vazhdojė studimet nė universitetet publike tė vendit, duhet t’u nėnshtrohet edhe dy provimeve me zgjedhje tė Maturės. Nxėnėsi, i cili ėshtė mbetės qoftė edhe nė njė nga provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore nė sesionin e parė, nuk ka tė drejtė tė futet nė provimet me zgjedhje. Ky nxėnės duhet tė japė riprovim lėndėt e detyruara nė sesionin e dytė dhe, nė qoftė se i merr ato, ka tė drejtė tė futet nė provimet me zgjedhje vitin e ardhshėm. Kanė tė drejtė tė kandidojnė pėr tė vazhduar studimet nė universitetet publike tė vendit vetėm nxėnėsit qė vlerėsohen kalues nė tė katėr provimet e Maturės Shtetėrore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Nėse njė nxėnės ka vlerėsim kalues vetėm nė njėrin nga provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore, rezultati i tij do tė ruhet (konsiderohet i vlefshėm) edhe nė vitet nė vazhdim. Kandidatėt qė duan tė vazhdojnė studimet vetėm nė Akademinė e Arteve tė Bukura, Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve si dhe nė programin e studimit tė Edukimit Fizik dhe Sporteve nė Universitetin “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės, mund tė konkurrojnė nė kėto institucione tė arsimit tė lartė publik pa qenė tė detyruar tė japin provimet e lėndėve me zgjedhje. Testet, pas marrjes sė programeve orientuese, AVA do tė nis hartimin e tyre Pas marrjes sė programeve orientuese, drejtori i AVA-s do tė miratojė ngritjen e grupeve lėndore tė hartimit tė testeve. Me propozimin e specialistėve lėndorė tė AVA-s, ai do tė emėrojė anėtarėt e grupeve lėndore tė hartimit tė testeve. Ata do tė angazhohen nė punė pas nėnshkrimit tė kontratave tė posaēme, tė cilat vėnė si kusht ruajtjen e sekretit dhe mungesėn e konfliktit tė interesit. Specialistėt lėndorė tė AVA-s do tė trajnojnė ēdo anėtar tė grupeve lėndore tė hartimit tė testeve, pas emėrimit tė tyre. Ēdo grup lėndor do tė hartojė fondin e kėrkesave tė testeve, bazuar nė matricėn e specifikimeve, tė hartuar nga specialisti lėndor. Ky fond ėshtė sa dhjetėfishi i kėrkesave qė do tė pėrmbajė testi. Pilotimi i njohjes sė karakteristikave tė kėrkesave, procedurave logjistike dhe administrative pėr realizimin e provimit do tė kryhet nga fondi i kėrkesave tė hartuara nga ēdo grup lėndor, nėn drejtimin e specialistit lėndor. Kurse pėrzgjedhja e testit tė lėndės do tė bėhet nga specialistė tė caktuar prej Ministrit tė Arsimit e Shkencės, qė emėrtohen pėrgjegjėsa tė testit pėrfundimtar (PTP), nė kushtet e ruajtjes sė plotė tė sekretit(KOEPS), brenda ambienteve tė izoluara tė AVA. Menjėherė pas pėrzgjedhjes sė testit kryhet shumėfishimi dhe paketimi i test-broshurave. 6 Shkurt 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos