Kanceri, kush janė 100 sėmundjet e ndryshme qė pėrfshihen brenda tij

Dje, Dita Botėrore kundėr Kancerit, nė vit vdesin 7.6 milionė njerėz. Nė Shqipėri gjatė vitit 2009 janė diagnostikuar mbi 4 mijė raste tė reja me kancer Nė vendin tonė gjatė vitit 2009 janė diagnostikuar 4200-4500 raste tė reja me sėmundjen e kancerit. Kjo shifėr ėshtė bėrė e ditur dje nė Ditėn Botėrore Kundėr Kancerit, nga mjeku onkolog Henrik Zotaj, i cili ka deklaruar se nė Shqipėri janė shtuar rastet e personave me kancer. Sipas tij, avancimi i kėsaj sėmundje tė rėndė ėshtė njė problem i madh nė mjekėsi, pasi pacientėt drejtohen tek mjeku kur sėmundja ka avancuar. Ndėrsa nė mbarė botėn, ēdo vit, 12 milionė njerėz preken nga sėmundja e kancerit, ndėrkohė qė 7.6 milionė tė tjerė vdesin prej saj. Tė dhėnat tronditėse publikohen nga Unioni Ndėrkombėtar kundėr kancerit, nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Luftės kundėr kėsaj sėmundje, e cila shfaqet nė profile nga mė tė ndryshmet. Kjo ditė nė vetvete ka misionin qė tė informojė dhe tė ndėrgjegjėsojė njerėzit nė mbarė botėn pėr mundėsitė qė ata kanė pėr parandalimin dhe kurimin e sėmundjes sė rėndė. Slogani i kėsaj dite pėr kėtė vit nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ėshtė caktuar: “Edhe kanceri mund tė parandalohet”. Kėtu parashikohet sensibilizimi i tė gjitha popullatave nė botė se kanceri mund tė parandalohet, duke mos pėrdorur duhanin, tė hash nė mėnyrė sa mė biologjike, tė ushtrosh sportin si edhe tė ndjekėsh njė kontroll tė vazhdueshėm dhe kėshillat mjekėsore. Nė Shqipėri, ka njė shtim tė numrit tė tė prekurve dhe viktimave qė shkakton kanceri, kjo kushtėzuar edhe nga mėnyra e re e jetesės sė popullatės. Sėmundja e kancerit Kanceri ėshtė njė term i pėrgjithshėm qė pėrdoret pėr njė grup me mė tepėr se 100 sėmundje tė cilat mund tė prekin ēdo pjesė tė organizmit. Terma tė tjerė sinonime qė pėrdoren janė tumori dhe neoplazma. Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave qė prodhojnė 1 tumor ose neoplazmė. Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit qė i pėrkasin dhe nuk i pėrgjigjen mekanizmave tė kontrollit, qė normalisht e kufizojnė ndaljen e qelizave. Kanceri mund tė kalojė nga forma primare e tumorit nė formėn sekondare tė tij nė njė proces qė ndryshe quhet Metastazė. Fjala tumor rrjedh nga gjuha latine, qė nėnkupton ėnjtje, xhungė, fryrje. Prodhohet nga shumimi jonormal i qelizave pėrmes procesit tė ndarjes mitotike tė qelizave. Tumoret zakonisht klasifikohen nė kėto grupe: beninje, kur ato kanė rritje tė ngadaltė dhe kanė njė lokalizim tė kufizuar specifik (si shembull mund tė merren: nishanet, nejset etj; malinje (nga latinishtja Malingnens-me veprim tė keq), kur ato rriten shpejt dhe formojnė metastaza. Kėto tumore ndėrhyjnė nė funksionin normal tė organeve nė tė cilat ato janė lokalizuar duke shkaktuar shpesh edhe vdekje. Pėrgjithėsisht fjala kancer rrjedh nga latinishtja kancer-gaforre. U pėrdorė sė pari nga Hipokriti i njohur edhe si babai i medicinės nė shek e V P.e.s, duke u bazuar nė faktin se tumoret pėrhapen nė trup nė mėnyrė tė ngjashme me lėvizjen e gaforreve. Njihen katėr tipa tė kancerave qė janė: karcinomat, sarkomat, leukemia dhe lymfoma. Karcinomat janė kancere qė rrjedhin nga indet epiteliale dhe qė pėrfshijnė kancerin e lėkurės, gjėndrave, gjinjve dhe shumė organeve tė brendshme. Pėrfshijnė rreth 80-90% tė numrit tė pėrgjithshėm tė kancerave. Sarkomat janė tumore tė indit lidhor. Leukemia ėshtė kancer i tipit qė karakterizohet me rritje shumė tė shpejt tė numrit tė leukociteve (rruazat e bardha tė gjakut). 100 sėmundjet Ne e konsiderojmė kancerin si njė sėmundje tė vetme, nė fakt bėhet fjalė pėr 100 sėmundje tė ndryshme, qė prekin thuajse tė gjitha pjesėt e trupit tonė, tė cilat vijnė nga shkaqe tė ndryshme e lėnė pasoja po tė ndryshme. Ajo ēka ėshtė e rėndėsishme tė dimė, ėshtė qė sėmundjet janė tė lidhura ngushtė me mėnyrėn tonė tė jetesės, po aq sa edhe me gjenin, por kjo e para ėshtė shumė e rėndėsishme. Nga mėnyra se si pimė, si ushqehemi, ēfarė higjiene kemi, apo qoftė edhe faktorėt shoqėrorė nė vetvete, ndikojnė nė njė masė tė madhe e tė drejtpėrdrejtė nė shėndetin tonė. Por, pėr sa i takon kancerit, cilat janė llojet e tij dhe si ndikon mėnyra e jetesės te shfaqja e tyre nė organizėm? Kanceri i gjirit Ėshtė kanceri mė i pėrhapur te gratė, kryesisht nė vendet e zhvilluara. Ēdo vit, po tė marrim si shembull vetėm Britaninė e Madhe, diagnostikohen me kėtė sėmundje 44 mijė gra, pra mbi 100 gra nė ditė dhe ky numėr ėshtė rritur nė masėn 50% nė 20 vitet e fundit. Nė botė ēdo vit diagnostikohen mbi 1 milion femra. Rritja e numrit tė pacienteve vjen pėr shkak tė ndryshimit tė rregullave tė mėmėsisė. Kėshtu, nė kohėt moderne gratė lindin shumė mė vonė se mė pėrpara, kanė familje mė tė vogla dhe i ushqejnė fėmijėt me gji pėr njė kohė shumė mė tė shkurtėr nga sa kanė bėrė nėnat dhe gjyshet e tyre. I gjithė ky ndryshim e rrit shumė predispozitėn ndaj zhvillimit tė kancerit tė gjirit. Por ndėrsa shtohet numri i tė diagnostikuarve, ėshtė pakėsuar shumė numri i vdekjeve. Shkaku kryesor ėshtė parandalimi dhe dalja e medikamenteve tė duhura. Llojet e ndryshme tė shfaqjes sė kancerit Kanceri i fshikėzės Pėrqindja mė e madhe e personave me njė problem tė tillė ėshtė nė Egjipt. Nė kėtė vend tė Afrikės sė Veriut, ky ėshtė lloji mė i pėrhapur i kancerit. Shkaku ėshtė njė parazit qė pėrhapet shumė me emrin bilharzias. Ėshtė njė lloj kanceri mė i pėrhapur te meshkujt se te femrat. Nė vende tė tjera tė botės shkaqet janė duhanpirja dhe ekspozimi ndaj kimikateve industriale. Ky lloj kanceri zhvillohet brenda organizmit tė njeriut pėr njė periudhė 20-25-vjeēare para se tė shfaqet. Kanceri i shtyllės kurrizore Kjo ėshtė njė sėmundje tė varfėrish, shkaktuar nga njė virus papilloma virus (HPV), qė transmetohet seksualisht. Ėshtė mjaft i pėrhapur nė Afrikėn Nėnsahariane, Amerikėn e Jugut, Indi dhe Lindje e Largėt. Qė prej disa kohėsh ekziston edhe njė vaksinė e posaēme parandaluese. Kanceri i testikujve Ėshtė lloji i katėrt mė i pėrhapur nė botė, edhe pse nė Emiratet e Bashkuara Arabe zė vendin e parė. Ky lloj kanceri ka lidhje me pėrdorimin e tepruar tė mishit tė kuq dhe mungesėn e ushqimit me fruta e perime tė freskėta. Njė tjetėr shkak ėshtė edhe jeta sedentare. Afrika dhe Azia kanė njė probabilitet mė tė vogėl, pasi dietat kėtu janė thellėsisht vegjetariane. Kanceri sistemit imunitar Ky kancer i rrallė ėshtė bėrė i zakonshėm nė Afrikė, pėr shkak tė SIDA-s, qė dobėson nė maksimum sistemin imunitar. Ndryshe nga shumė lloje kanceresh tė tjerė, qė nisin nė njė pjesė tė trupit dhe mė pas pėrhapen, ky lloj kanceri mund tė nisė kudo ose nė shumė vende tė ndryshme njėherazi. Ai ėshtė kancer i muskulit, i nervave, por mund tė merret fillimisht si kancer mėlēie, apo gjiri. Trajtimi i tij bėhet me kimioterapi. Kanceri i mushkėrive Ėshtė mė i pėrhapuri nė botė, edhe pse 100% i parandalueshėm. Mjafton thjesht tė mos pish duhan. Numri i tė diagnostikuarve me kėtė lloj sėmundje u rrit shumė nė vitet ‘70, por qė atėherė me heqjen dorė tė njerėzve nga duhani ėshtė ulur ndjeshėm edhe numri i tė sėmurėve. Vendet e zhvilluara vuajnė mė shumė dhe nėse do tė vazhdohet tė pihet duhan me ritmin aktual, parashikohet qė gjatė kėtij shekulli tė humbasin jetėn 100 milionė persona vetėm nga kanceri i mushkėrive. Kanceri i sistemit limfatik Numri i tė diagnostikuarve me kėtė sėmundje sa vjen e po rritet. Ai ėshtė kanceri i sistemit limfatik. Pėrqindjen mė tė lartė e ka nė Amerikėn e Veriut, Australi dhe nė Zelandėn e Re. Personat me imunitet tė reduktuar, si ata me SIDA, janė mė tė ndjeshėm ndaj sėmundjes. Kanceri i mėlēisė Lidhet me hepatitin kronik B e C dhe shkaktohet nga viruse tė pėrhapura nė Afrikė dhe nė Azi. Shkaktohet gjithashtu edhe nga aflatoksina, njė myk qė rritet te gruri dhe misri. Shpesh ky lloj kanceri nis nė njė pjesė tjetėr tė trupit dhe pėrhapet nė mėlēi. Shkak pėr kancerin e mėlēisė ėshtė edhe tė pirėt e shumtė. Kanceri i gojės Ėshtė mė i zakonshmi nė Indi dhe Sudan. Nė Perėndim, shkaku kryesor ėshtė duhani dhe pijet alkoolike. Kanceri i prostatės Ėshtė kanceri mė i zakonshėm pėr evropianėt, amerikanėt dhe australianėt. Ėshtė i rrallė te meshkujt nėn 50 vjeē dhe dy nė tri raste janė meshkuj mbi 70 vjeē. Sėmundja ka shumė tė bėjė me trashėgiminė. Nėse keni histori familjare me njė sėmundje tė tillė, atėherė kujdes se rrezikoni shumė. Shkaqet e kancerit tė prostatės janė ende tė paqarta. Disa prej tyre kanė nevojė pėr operacione tė menjėhershme, ndėrsa tė tjerė mund tė mbahen nė njė gjendje prehjeje vetėm me ilaēe. Kanceri i ezofagut Ėshtė shumė i pėrhapur, nė tė gjitha vendet e botės, por kryesisht nė Kenia dhe Etiopi. Nė Europė kohėt e fundit ka pėsuar njė rritje pėr shkaqe qė ende nuk dihen. Kanceri i stomakut Japonia shpesh mbahet si vendi me dietėn mė tė shėndetshme nė botė, por ka edhe pėrqindjen mė tė lartė tė kancerit tė stomakut, kryesisht te meshkujt. Ndoshta shkaku ėshtė ushqimi shumė i kripur. Gjithsesi, pėr tė shmangur atė rekomandohen ushqime tė freskėta dhe fruta e perime. 5 Shkurt 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos