Ligji “Pėr ekspertėt kontabėl”, Gjykata Kushtetuese e shpall sot si antikushtetues

Ervin KOĒI Sot Gjykata Kushtetuese do tė shpallė si tė papajtueshėm me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė Ligjin nr.10091, datė 05.03.2009 " Pėr auditimin ligjor, organizimin e profesionit tė ekspertit kontabėl tė regjistruar dhe tė kontabilistit tė miratuar”. Kjo gjykatė vendosi njėzėri tė deklarojė kėtė ligj antikushtetues, pasi e ka shqyrtuar atė dhe pasi ėshtė konsultuar dhe me specialistėt e fushės. Ligj nė fjalė i propozuar nga Ministri i Financave pėr Kėshillin e Ministrave, ka qenė mjaft i debatuar nga profesionistėt e fushės, pasi ai jo vetėm qė nuk rregullonte ushtrimin e kėtij profesioni, por krijonte dhe anshmėri nė mėnyrėn e pėrzgjedhjes dhe dhėnies sė tė drejtės pėr ushtrimin e profesionit tė ekspertit kontabėl. Kundėrshtimet mė tė mėdha pėr kėtė ligj nga ana e ekspertėve tė fushės, kanė ardhur nė lidhje me mėnyrėn se si do tė funksiononte Bordi i Mbikėqyrjes Publike pėr Ekspertėt Kontabėl. Sipas ligjit tė ri Ministra e Financave, do tė mbikėqyrte dhe do tė bėnte tė mundur ngritjen e bordit tė mbikėqyrjes publike, si strukturė pėrgjegjėse pėr mbikėqyrjen e profesionit tė ekspertėve kontabėl, tė regjistruar, tė shoqėrive audituese dhe kontabilistit tė miratuar. Po kėshtu ishte kompetencė e ministrit tė Financave kontrollimi i mbarėvajtjes sė punės sė kėtij bordi, pėrzgjedhja dhe caktimi i anėtarėve tė tij, caktimi i kryetarit tė bordit, si dhe i diktimit tė kritereve pėrzgjedhėse. Por kjo gjė u kundėrshtua fillimisht nga njė pjesė e ekspertėve tė pavarur kontabėl, e mė vonė nga tė gjitha ata u kėrkua nė gjykatė mosmiratimi i tij. Kontestimet Ligji i ri “Pėr auditimin ligjor”, qė pritej tė miratohej qė vitin 2009 pretendohej nga qeveria se do tė pėrshtatej sipas standardeve tė BE-sė. Por hartimi i tij ndeshi qė nė fillim nė kontestime tė forta sidomos nga grupet e interesit qė kundėrshtuan ndryshimet e ligjit. Ekspertėt kontabėl tė licencuar qė e ushtrojnė aktivitetin e tyre si ekspertė tė lirė, shikojnė te projektligji i ri njė mori parregullsish dhe mospėrshtatjesh pėr ushtrimin e saktė tė kėtij profesioni. Por pėrveē grupeve tė interesit, hartimi i kėtij projektligji tė ri, i cili ėshtė edhe nė njė prej pikave tė MSA-sė, u kundėrshtua vitin e kaluar edhe nga vetė Ministria e Integrimit, e cila nuk pranoi formėn e hartimit tė kėtij drafti qė binte ndesh me kėrkesat e BE-sė. Sipas kėsaj ministrie, “Neni 29 i direktivės 2006/43/EC (pra direktiva e 8-tė e BE-sė), pika “a” dhe “B”, pėrcakton se “kontrolli i cilėsisė duhet tė jetė i pavarur dhe i pėrjashtuar nga ēdo lloj ndikimi prej audituesve dhe shoqėritė e auditimit”. Dispozitat qė rregullojnė IEKA-n krijojnė njė situatė nė kundėrshtim me direktivėn pėrkatėse tė BE-sė qė synohet tė rregullohet me kėtė ligj. Kjo pasi krijimi i njė situate monopol nė fushėn e ofrimit tė shėrbimeve profesionale mund tė sjellė pasoja shumė tė rėnda nė njė realitet ku korrupsioni ėshtė njė fenomen lufta ndaj tė cilit ėshtė njė nga prioritetet e qeverisė. Kjo sjell edhe diskriminimin me pa tė drejtė tė organizmave tė tjera profesionale, qė janė regjistruar me vendim gjykate. Funksionimi i ligjit tė ri Rregullat e reja tė licencimit dhe procedurat pėr aktivitetin e ekspertėve kontabėl, sipas projektligjit tė ri pėrfshijnė tė gjitha subjektet qė ushtrojnė kėtė veprimtari me licencė. Ligji i mėparshėm, qė ishte nė fuqi pėr kėtė kategori profesionistėsh tė sektorit tė biznesit, pas pėrmirėsimeve dhe pas miratimit nga Parlamenti do tė pėrcaktonte rregulla tė reja si nė licencimin e ekspertėve kontabėl, ashtu dhe nė ushtrimin e profesionit tė tyre, deri te kontrolli mbi ta nga ekspertė tė posaēėm. Nė ligjin e ri pėrcaktohej dhe mėnyra se si do tė licencohen ekspertėt kontabėl tė autorizuar, si dhe shoqėritė e auditėve. Sipas projektligjit tė ri pėrcaktohet ngritja e njė bordi qė do tė kryejė mbikėqyrjen publike pėr tė gjithė ekspertėt kontabėl tė licencuar deri tani si dhe pėr ata tė rinj. Po kėshtu, marrėdhėniet profesionale do tė rregullohen me anė tė Kodit tė Etikės qė do tė pėrgatitet nga Instituti i Ekspertėve Kontabėl tė Autorizuar, i njohur ndryshe si “IEKA”. Ligji i ri i jepte tė drejtė tė plotė “IEKA”-s qė tė mbikėqyrė veprimtarinė e profesionit tė ekspertit kontabėl tė autorizuar. Nė rast tė ushtrimit tė paligjshėm tė profesionit, por edhe pėrdorimit abuziv tė emėrtimeve tė shoqėrive qė synojnė tė krijojnė njė ngjashmėri, ose njė konfuzion me kėta tituj apo emėrtime, subjektet e rreme do tė pėrballen me sanksione nga ana e Institutit si dhe Bordit. Sanksionet do tė jenė tė rrepta dhe do tė shkojnė deri nė ndjekje penale pėr subjektet qė falsifikojnė statusin dhe emėrtimin. Shkurt////////////////////////////////////// Prifti apel bankave: Kreditoni koncensionarėt e HEC-eve lokalė Kompanitė qė kanė marrė me koncension hidrocentralet po hasin probleme me gjetjen e financimeve pėr ndėrtimin e tyre. Ėshtė kjo arsyeja qė Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Dritan Prifti, zhvilloi dje njė takim me pėrfaqėsues tė sistemit bankar duke u kėrkuar mbėshtetjen me kredi pėr kėto projekte. Sipas Ministrit Prifti, janė bėrė rregullimet ligjore qė bankat tė jenė tė sigurta pėr financimet qė bėjnė. “Ligjėrisht tė gjitha garancitė kryesore janė pėr bankat pėr tė kredituar koncensionet nė fushėn e energjetikės. Akoma mund tė kenė mbetur disa probleme pa u zgjidhur. Por unė mendoj se frika e sistemit bankar pėr tė mos u pėrfshirė nė investime , sidomos nė financimin e hidrocentraleve ėshtė e pajustifikueshme”,- theksoi ministri Prifti. Gjatė viteve tė fundit, nė sektorin e energjisė janė dhėnė rreth 90 koncensione pėr ndėrtimin e HEC-eve lokalė nga 263 qė janė nė tė gjithė vendin. Nga kėta puna ka nisur vetėm nė 26 koncensione, ndėrkohė qė 18 tė tjera janė nė ndėrtim. Bėhet fjalė pėr njė investim qė nė total arrin nė 1.9 miliardė euro. Nė pėrfundim tė kėtyre veprave parashikohet qė tė hidhet nė rrjet njė sasi energjie shtesė prej 3 miliardė kilovat/orė nė vit. 5 Shkurt 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos