Fatos Nano rrėfen jetėn: Nga radha e qumėshtit nė Kryeministri

 Blendi FevziuFatos Nano, ish-drejtuesi historik i Partisė Socialiste dhe disa herė kryeministėr i vendit, rrėfen gjithė jetėn e vet, duke e nisur qė nga fėmijėria. Si u shndėrrua nga njė nėpunės i panjohur nė kryeministėr tė gjithė shqiptarėve, si pak muaj para zgjedhjes detyrohej tė zinte radhėn e qumėshtit nė 2 tė natės... Kohėt e vėshtira e tė vrullshme kur Partia e vjetėr e Punės u konvertua nė Parti Socialiste, protagonistėt dhe bisedat e panjohura mes tij dhe Ramiz Alisė, pėrshtypjet pėr Nexhmije Hoxhėn dhe tė tjerėt. Intervista u transmetua gjatė mbrėmjes sė djeshme nga Tv. KLAN nė minutazhin e emisionit "Opinion" tė gazetarit Blendi Fevziu.  Fevziu: Zoti Nano, si ka qenė fėmijėria juaj nė njė lagje tė dominuar nga tirons tė vjetėr, tradicionalė, dibranė tė ardhur nė Tiranė pas Luftės sė Parė, apo gjatė Luftės sė Parė Botėrore, nė njė lagje ku nuk ndihej shumė gjurma e pushtetit komunist tė kohės ose ndihej mė e lehtė...Nano: Ndihej shumė mė pak se nė bllok sigurisht. Unė jam lindur dhe rritur nė njė lagje pranė xhamisė sė vjetėr, me teneqe, tė Derhemėve, midis sheshit "Avni Rustemi" dhe rrugės "Bardhyl" tė sotme, nė rrugicėn e njė shkolle tė njohur pėr periudhėn dhe historinė e arsimit shqiptar, qė ishte shkolla "Hoxha Tahsin"...Fevziu: ...Njė prej shkollave mė tė vjetra tė Tiranės...Po, unė e kalova fėmijėrinė dhe rininė nė shtėpinė e njė ish tregtari kėpucėsh dibran, tė sekuestruar nga pushteti i pasluftės, pėr arsye se nuk kishte paguar tatimin e jashtėzakonshėm tė luftės. Jetova aty, (pa tre vjet qė i kalova nė njė apartament nė Elbasan (1975-1978)), deri nė njė periudhė qė mė lėshoi nė jetėn publike, nė moshėn 39 vjeē, pra, deri nė vitin 1991, kur u bėra drejtues i Qeverisė shqiptare pėr herėn e parė. Nė atė lagje tė vjetėr tiranase, sigurisht, krijova shoqėritė e para tė fėmijėrisė, bėra arsimin parashkollor dhe fillor, njoha zėnkat dhe dashuritė e para, u rrita dhe ndesha vėshtirėsitė e para tė jetės. Mė duhet tė mos harroj qė, pėrgjithėsisht, arrita tė krijoj marrėdhėnie tė shėndosha njerėzore me shumė personazhe tė njohura sot, qe kanė qenė shokė tė lagjes sime...Pėrpara se ata tė shndėrroheshin nė personazhe publike..?Patjetėr. Fatkeq ose fatmirė, produkte tė ngjarjeve historike qė kanė formuar jetėn tonė tė pėrbashkėt, e cila, po tė mė lejoni ta ndėrtoj tė gjithėn midis ekstremeve, se ekstremet nė komunizėm ishin tė ngjashme, rrjedh nga triskat te tollonat. Unė jam lindur nė shtator tė vitit 1952, pra kishte mbaruar lufta, prindėrit e mi ishin dhe partizanė. Nėna, pjesėtare e lėvizjes guerilase nė qytetin e Elbasanit, babai, i rritur jetim - prindėrit i kanė vdekur herėt, - nga ish-mėsues nė fshatrat e Vlorės, doli malit nė 1943, pra, pak pėrpara kapitullimit tė Italisė fashiste, apo ardhjes sė nazistėve nė Shqipėri. Kjo i ēoi dhe nė dasmėn qė solli lindjen e katėr fėmijėve, nga tė cilėt unė jam i treti midis tre motrave. Jam lindur nė njė periudhė kur kishte kaluar entuziazmi i parė i pasluftės dhe ishin prishur marrėdhėniet me Jugosllavinė. Fiksoj kėtė gjė, sepse periudha e parė deri nė 1948, me thoshin se kishte pasur mė shumė ushqim, apo mallra nė treg, pėr shkak tė marrėdhėnieve tė kliringut tė parė me fqinjin mė tė zhvilluar. Unė u linda nė periudhėn e triskės, -  natyrisht, kishte tre kategori tė triskės, ishte triska A pėr nomenklaturėn e lartė, nomenklaturėn e lartė politike tė kohės, apo Qeverinė, derisa u legalizua Partia Komuniste mė 1948. Ishte triska B, pėr rangun e dytė, intelektualė, nėpunės, drejtues institucionesh, siē ishte ATSH, apo me vonė edhe RTSH, ku im atė ka qenė drejtuesi i parė dhe themelues. Nėna ime, Maria, mėsuese anglishteje e dalė nga shkolla e mesme amerikane e Kavajės, pas luftės, nė rangun mė tė lartė, arriti pedagoge e anglishtes nė shkollėn ushtarake "Skėnderbej". Dhe prandaj, njė numėr i madh gjeneralėsh tė  pluralizmit, tė tė gjitha shtabeve tė pėrgjithshme qė kanė drejtuar procesin e reformave tė integrimit tonė nė NATO, e kanė mėsuar anglishten nga nėna ime, tė cilėn e vlerėsonin si mėsuese rigoroze dhe kėrkuese. Edhe unė prej saj e kam mėsuar, por ata kanė pasur mė shumė favore sepse e njihnin nėnėn time vetėm si mėsuese. Kurse, nė familje, nėnat nuk kanė asnjėherė kohėn e nevojshme qė ta ushtrojnė tė gjithė profesionin tek fėmijėt e tyre. E treta ishte triska e kategorisė C, pėr punėtorėt dhe popullin e thjeshtė.Kategoria qė ishin ish-tė pėrndjekurit nuk ekzistonin fare... Pra ata qė ishin goditur nga regjimi i kohės nuk merrnin fare triskė...Nė atė kohė kur linda unė nuk duhet tė ishin aq shumė, por ata pėr fat tė keq u shtuan shumė mė vonė dhe ka njė proporcion qė pasqyron logjikėn politike tė komunizmit: sa mė shumė shtoheshin tė persekutuarit, aq mė shumė pakėsoheshin burimet e ushqimit dhe tė zhvillimit tė vendit, nė thelb. Ishte njė pėrkim apo njė ligėsi...Me sa duket ishte njė pasojė e pashmangshme e asaj mėnyrė tė arsyetuari politik dhe tė atyre marrėdhėnieve qė lindėn brenda kornizės dhe mureve qė karakterizojnė tė gjithė lindjen ish-komuniste. Natyrisht komunizmi mbaroi me tollona dhe unė nuk mund tė mos fiksoj ose tė fotografoj nė kėtė bisedė publike, faktin qė jeta ime nė komunizėm lėvizi midis triskės dhe tollonit. Por tolloni i viteve 80-te nuk kishte mė kategori, duhej te stėrmundoheshe qė tė ushqeje veten dhe fėmijėt...Si pėr ju qė ishit kryeministėr i Shqipėrisė...Mu desh ta administroj pjesėn e fundit tė krizės, siē e sollėn tollonat, si kryeministėr natyrisht. Tolloni i fundit ishte vėrtetė i dhimbshėm dhe vrasės.Pėrse?Mė lejoni t'jua pėrshkruaj me jetėn time familjare dhe personale. Nėna ime e datėlindjes 1917, nė vitet 80 ishte afėr 70 vjeē, vazhdonte tė bėnte rolin e amvisės edhe pėr tė psonisur, nga tregu fshatar i sheshit "Avni Rustemi" deri te tortura e qumėshtit qė kėrkonte tė sakrifikoje gjumin e natės dhe tė zije radhėn nė 2-3 tė mėngjesit. Nė vitet e fundit ajo filloi ta manifestojė lėngimin e zemrės, ishte e sėmurė nga zemra. Unė vendosa si djali i vetėm i familjes, ta zėvendėsoj. Kisha njė biēikletė kineze...Cili vit ka qenė?1987-1990. ... Njė nga biēikletat kineze tė kohės, se nė rrethin e atėhershėm familjar, pavarėsisht se regjimi i priste duart vjedhėsve, na kanė vjedhur 7 biēikleta nėpėr vite.Megjithatė unė ju mbaj mend me njė biēikletė shumė tė bukur nė atė kohė...Ishin ato tė kohės, por nuk e di cila nga ato qė na u vodhėn ju kujtohet juve. Natyrisht biēikleta kineze 26 ose 28-she. Unė ngrihesha nė orėn 2, kur zėvendėsoja nėnėn nė pazarin antitollon, njė herė nė tre ditė dhe me aq "hile" sa tė lejonte kjo situatė, pėr shkak tė biēikletės vendosja shishe bosh tė qumėshtit nė radhė nė tre dyqane, duke kuptuar pėrpara se cilat ishin oraret e furnizimit tė lokaleve. Pra ndiqja edhe unė makinėn e furnizimit, nga "Shkolla e Kuqe" ku ishte dyqani mė i afėrt, deri afėr zyrave tė "Klanit" tė vjetėr, diku tek rruga e Elbasanit dhe arrija tė merrja deri nė orėn 4 e 30 tė mėngjesit, 9 shishe qumėsht. Ne ishin njė familje prej 8-vetėsh, familja konsumonte rreth 3 litra nė ditė, nga kosi deri tek qumėshti i nevojshėm pėr tė rritur fėmijė nga dhjetė deri nė njė mijė muajsh.Dy herė nė javė ju punonit turni i tretė siē quhej nė atė kohė...Po. Kjo pėrfundoi papritmas dhe pa parashikuar, nė detyrėn time tė Kryeministrit pėr herė tė parė, kur mua m'u desh tė marr nė dorėzim shtetin nė shkurt tė vitit 1991. ėshtė njė episod unikal, kur pasi u mor vendimi, tani unė nuk dua ta pėrmend nė kėtė rrėfim pėr jetėn aspektin zyrtar tė historisė qė njihet, por dua tė them se si u bė dorėzimi i detyrės sė Kryeministrit nga Adil ēarēani tek unė. Si u bė, Adil ēarēani ishte nė detyrė prej 9 vitesh......nė fakt qė prej para lindjes sime. Ishin njerėz tė luftėrave qė nuk e dorėzonin kurrė pushtetin. Papritur unė u ndodha nė momentin qė (rrethanat do t'i shpjegoj mė pas), do tė merrej detyra nga Adil ēarēani dhe kisha hyrė nė Qeverinė e Adil ēarēanit disa muaj mė parė, me kėrkesė tė Ramiz Alisė, i cili mė njohu si njė nga ekonomistėt me prirje liberale. Kjo pėrkoi me momentin qė Ramiz Alia nga halli, donte tė merrte disa masa tė cilat ai nuk i dinte se cilat ishin, dhe u hap ndaj disa ekonomistėve liberalė qė nga unė tek Gramoz Pashko. Masa qė nuk i mori dot kurrė...... Nuk i mori plotėsisht dhe nuk pati kohė ta mbyllte kėtė cikėl. Unė e kushtėzova pranimin pėr tė hyrė sekretar i Pėrgjithshėm dhe pastaj zėvendėskryeministėr nė Qeverinė ēarēani, me njė mandat tė pėrcaktuar qartė pėr reforma dhe ndryshime ekonomike.Meqė jemi kėtu, njė ndėrhyrje tė vogėl. Si funksiononte? Ju ishit njė ekonomist qė vinit nga njė rini kryesisht moderne, ishit njeri qė sikurse thatė kishit kaluar 3 vjet duke psonisur vetė nė 2 tė natės; moderne pėr kohėn qė ishte, sidomos nė kontrast me klasėn drejtuese komuniste, qė ishte krejtėsisht e atrofizuar, ju vetė thatė, kishin dalė nga lufta dhe nuk i pėrshtateshin mė zhvillimeve tė kohės. Si funksiononte kontakti ose marrėdhėnia juaj me Adil ēarēanin qė ishte pėrfaqėsues i njė klase krejtėsisht jashtė realitetit...?Dua tė rrėfej kėtu thjesht pjesėn e panjohur tė marrėdhėnieve brenda zyrave qė kanė shkruar historinė e njohur  publikisht. Kur hyra nė Qeverinė "ēarēani" unė konstatova qė kjo klasė e atrofizuar politike, tek personazhi i Kryeministrit tė kohės, (ju studentėt i thoshit atėherė Tao-Tao, sipas njė personazhi kartonėsh kineze tė kohės), funksiononte nė njė mėnyrė ēuditėrisht vulgare, sepse i fundit qė hynte nė zyrėn e Adilit formonte mendimin dhe vendimin e tij. Unė fillova me pėrkushtimin e njė ekonomisti me prirje. T'i kthehemi rrėfimit. Nė momentet e para qė i them tim ati qė nesėr mė duhet tė takoj Ramiz Alinė, ishte fundi i vitit 1989, mė thotė: Ki kujdes djalė, sepse siē tė kam thėnė, nuk e lexon dot drejtpėrdrejt.Ai kishte njė eksperiencė pune tė gjatė me Ramiz Alinė...Po, dhe e pyes, ku e ke fjalėn? E detyrohem ta them publikisht, ėshtė skile - mė tha babai.Ishte realisht?Le tė themi qė ishte skile e plakur.Qė do tė thotė?Qė do tė thotė se unė e takova pėr herė tė parė nė njė tryezė ku edhe mua mė ishte kėrkuar mendim ekonomistėsh qė do tė takoheshin me Ramiz Alinė pėr tė folur pėr nevojėn dhe shkėmbyer idetė e para pėr reforma nė ekonomi. Ishim nė kushtet e harxhimit tė rezervave valutore pėr ushqime. Midis tyre ishin nga personalitete tė njohura si profesorėt Hekuran Mara, Abdyl Backa, Nexhmedin Dumani, deri tek Arben Bakllamaja, njė shok i klasės sime qė punon me Bankėn Botėrore, Agim Shehu, prapė njė ish-shoku i klasės sime nė ekonomi-politike, Anastas Angjeli, Leontiev ēuēi nga fakulteti, apo Paulin Radovani nga Shkodra etj. Ishim rreth 10 veta dhe unė rastėsisht, ose jo rastėsisht me tė thėnė tė vėrtetėn, ulem nė fund, nė mbyllje tė tryezės qė kryesonte Ramizi, ishte njė tryezė ovale, 5 veta nga tė dyja anėt, Ramizi nė krye dhe unė nė fund. Pėrkimet e fatit janė tė ēuditshme...Pėr ēudi, kėshtu i ka qėlluar edhe tim ati. E kanė thirrur nė Qeveri nė 1976, kur diskutohej buxheti i nevojshėm pėr futjen e televizionit me ngjyra. Praktika e qeverive dhe mėnyra procedurale ka qenė e njėjtė, agjencitė dhe institucionet jashtė Qeverisė thirreshin nė atė pikė tė rendit tė ditės kur bėhej buxheti i tyre, ose problemi i tyre pėr vendimmarrje. Ishte banka e fundit, ku uleshin edhe sekretarėt, ndihmės tė Qeverisė, por edhe tė ftuar. Im atė qėllon pėrballė Mehmetit kryeministėr. Vjen radha qė drejtori i Radio Televizionit tė mbrojė kėrkesėn pėr fonde qė ishin paraqitur nė projektbuxhet dhe Mehmeti i hakėrrehet: ore Thanas, kush e drejton mbledhjen, ti apo unė? Shoku Mehmet, pėrgjigjet Thanasi, mė thatė qė tė pėrfaqėsoj institucionin dhe kėrkesa jonė minimale pėr tė bėrė televizionin me ngjyra ėshtė kaq. Dil pėrjashta, i thotė Mehmet Shehu. Dhe im atė mė thotė qė dola jashtė, shkova nė zyrė dhe fillova tė shkruaja dorėheqjen, se po tė thoshte Mehmet Shehu dil jashtė, mbaroi historia. Nė momentin qė po e mbyllte dhe po e paloste nė zarf, sekretarja merr nė telefon dhe thotė tė pret kryeministri nė zyrė. Vajti. Ai thotė, hajvan, nuk kėrkohen fondet nė mbledhjen e hapur tė Qeverisė, ja ku e ke vendimin tani, bėni televizionin me ngjyra! Kjo mė ndodhi mua me Ramiz Alinė 14 vjet mė vonė.Qė do tė thotė?Unė preferova tė mos flasė para tė ftuarve dhe Ramizit i dogji, se njėri nga ekonomistėt qė ia kishin rekomanduar si mė tė aftė, po heshtte nė atė mbledhje. Ne fund mė pyet, Nano ēfarė thua ti? Unė i pėrgjigjem: kam pėrshtypjen se tė gjitha idetė janė me interes dhe meqė ne duhet tė respektojmė miqtė, na lejoni t'i filtrojmė, t'i klasifikojmė dhe t'ua japim sugjerimet racionale qė dalin prej tyre nė njė material. Dhe papritmas unė kisha bėrė konkluzionet qė do tė bėnte Ramizi. Dhe pėrgjigjja e tij ishte: Jo more, qenke i menēur ti!, gjė qė kishte ndodhur edhe me Thanasin mė parė, nė takime me Ramizin. Cila ishin pėrshtypjet e para pėr Ramiz Alinė?Nuk mund tė krijohej qė nė kėtė takim pėrshtypja, sepse pastaj filluan njė numėr kontaktesh, kur m'u kėrkua nė fund tė vitit 1990 tė krijoja njė grup ekonomistėsh qė do tė shkonin pėr tė marrė pėrvojėn e reformave ekonomike, nė tre vende tė ish bllokut lindor: Poloni, Hungari dhe ēeki dhe unė krijova grupin qė do tė kryesoja vetė. Nė pėrbėrje tė tė cilit ishin, pėrveē meje, Bakllamaja, ēuēi, Shehu dhe Angjeli. Ditėn qė grupi do tė nisej, mua mė thonė: ti nuk do tė nisesh dhe kėta do tė ikin vetėm. Sepse u ftova tė hyj nė qeveri dhe udhėtimi i tyre do tė ishte tre javė. Unė jam bashkuar me ta nė javėn e fundit nė Budapest, nė detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr tė na pritur zėvendės kryeministri Hungarez. Njė takim shumė instruktiv, ku unė nisa tė kuptoj se ku ishte dallimi mes Ramiz Alisė dhe udhėheqėsve tė tjetėr tė bllokut lindor.Ku ishte dallimi?Po ky ishte njė jurist, qė nuk ishte anėtar i nomenklaturės apo Partisė Komuniste dhe kishte mbėrritur nė udhėheqjen e qeverisė, zėvendėskryeministėr, pas rėnies sė Murit tė Berlinit, me formatin e parė tė liberalėve qė me njė revolucion tė kadifenjtė, arritėn tė zėvendėsojnė regjimin e Janosh Kadarit. Dallimi ishte se ky ishte shumė mė reflektues ndaj pėrvojės dhe historisė, gabimeve tė regjimit komunist dhe nevojės pėr tė ruajtur asetet e krijuara si njė mundėsi pėr konkurrencė dhe ekonomi tė hapur. Tek Ramizi unė nuk i gjeta dot kėto gjėra, as tek pėrfaqėsuesit e tjerė. Ramiz Alia, ishte produkt i njė historie tė gjatė nė komunizėm qė solli shumė skartime nė radhėt e brezit qė bėri luftėn dhe dorėzoi pushtetin nė pluralizėm. Valėve tė spastrimeve dhe grupeve armiqėsore, Ramizi u kishte shpėtuar tė gjithave. Nuk e paragjykoj kėtė gjė dhe nuk jam as nė pozitėn, as si familje dhe as nė moshė, tė njohjes sė gjithė detajeve se si ka ndodhur kjo gjė, por Ramizi u shpėtoi tė gjitha kėtyre dhe unė di nga babai dhe historia qė lidhet me kėtė brez, qė Ramizi kishte arritur tė kristalizohej si njė takticien i shkathėt, qė pas vdekjes sė Hysni Kapos i shpėtoi ndėshkimit tė Mehmet Shehut dhe doli mė afėr Enver Hoxhės se konkurrentėt brenda shtresės sė dytė tė udhėheqjes, ku u konsolidua me vetėvrasjen e Mehmet Shehut. Me vdekjen e Enverit, Ramizit i ngeli nė dorė si i vetmi i mundshėm, e gjithė trashėgimia problematike e 40 viteve komunizėm. Kjo ndodhi nė njė periudhė kur nevoja e ndryshimit kishte nisur qė tė shfaqej, jo vetėm nė tė gjithė lindjen komuniste por edhe nė Shqipėri, jo vetėm tek njė brez i tėrė njerėzish qė jetonin nė tė gjitha mjediset e shoqėrisė komuniste, por edhe intelektualėsh dhe administratorėsh qė nga kooperativa nė industri, qė nga fakultetet, ku kishte njė brez tė shkėlqyer nė atė kohė, qė nga ministria e jashtme dhe diplomatėt, qė kishin nisur tė flisnin dhe tė shtronin e tė pėrcillnin idetė dhe nevojėn pėr ndryshim. Nė kėtė kohė, Ramiz Alia kishte shanset qė t'i merrte vendimet mė parė se tė tjerėt. Nuk i mori. Nuk ishte strateg, por takticien, historia nuk e bėri dot as lider komunist, prandaj mbeti hezitant, i dyzuar dhe u shmangej vendimeve strategjike kur koha i shtroi ato si imperativa historike dhe kombėtare.Ishte i lirė Ramiz Alia nė vendimet e veta? Ka njė teori se ishte i kontrolluar nga e veja e Enver Hoxhės.Ai ishte mjeshtėr i manipulimit tė mendjeve. Bėnte atė qė vendoste tė bėnte. Askush nuk e kufizonte dot, as Nexhmie Hoxha nuk e kufizonte dot, sepse ka pasur mė shumė kulturė dhe buonsens se Ramiz Alia apo anėtarėt e tjerė tė byrosė, si Lenka, Pali etj. Nexhmie Hoxha, pasi i vdiq i shoqi, sidomos me largimin nga data e vdekjes sė tė shoqit, me afrimin ndaj viteve 90, u zhvesh nga nostalgjia e humbjes sė themeluesit tė shtetit komunist dhe nisi tė dėgjojė me vėmendje zėra tė rinj tė nevojės pėr ndryshim. Pėr shembull, kur unė dhashė intervistėn nė 2 gusht 1990 tek Zėri i Amerikės, tė nesėrmen, dokumenti i parė ku u pasqyrua intervista ishte Buletini rezervat i ATSH. Harilla Papajorgji, zv. drejtori i Nexhmijes, i shkon nė zyrė asaj tė nesėrmen: Ja ēka thėnė ky revizionisti! Pėr ēudi, Nexhmija pėrgjigjet: Ore, ėshtė larg koha kur burgosnim dhe largonim njerėz pėr krime verbale. Nė fund te fundit, ėshtė nevoja pėr ndryshime dhe reforma dhe nėse ke ti ndonjė mendim tjetėr, dil e thuaje ti aty, se pale ta hapin ata! Dhe me kaq u mbyll historia. Dua tė pėrmend tani, atė qė unė njoh si kulm tė pavendosmėrisė dhe tė shanseve tė humbura qė lidhen me Ramiz Alinė dhe historinė e tranzicionit. Historia nė fund tė fundit ėshtė njerėzore, ėshtė kollaj tė gjykosh sot. Por unė kam jetuar dhe punuar, shyqyr zotit pa vrarė njeri politikisht, nė njė regjim ku ishin tė gjithė, tė kufizuar, tė dėnuar pėr mbijetesė gjithashtu, dhe jam munduar e pėrpjekur tė bėj maksimumin e mundshėm pėr vendin tim, nė limitet e asaj ēka ka sjellė jeta edhe fati. Mua mė solli jeta, nė periudhėn e fundit tė komunizmit, tek mundėsia profesionale pėr tė ofruar dhe marrė pėrsipėr, duke kushtėzuar madje nevojėn qė kishte regjimi pėr fytyra tė reja, me njė mandat pėr reforma tė ekonomisė sė tregut. Nė kėtė proces, nė fillim tė vitit 1988, caktohem si pjesėtar i njė grupi pune, drejtuar nga Abdyl Backa, sekretar pėr Ekonominė i Ramiz Alisė, pėr tė pritur nė Tiranė, drejtorin pėr Marrėdhėniet me Evropėn, nė Ministrinė e Ekonomisė te RFGJ. Nė njė javė pune, tek ish protokolli i tregtisė sė Jashtme, ai na shpjegoi, mekanizmat, principet dhe programet e politikės sė Bashkimit Evropian pėr vendet mesdhetare. Ishte njė oportunitet qė na ra qielli papritmas!A pati ndonjė ofertė nga Gjermania Perėndimore, nė atė kohė pėr t'u bashkuar me BE-nė, sidomos nė rrafshin ekonomik?Unė isha i familjarizuar dhe  i njohur me problematikėn qė po pėrcillte drejtori gjerman. Ai krijoi afrimitet me mua se ja merrja fjalėn nga goja kur shpjegonte. Mė thotė veē, e shoh qė nuk jeni tė panjohur me kėtė gjė dhe ju duhet tė merrni njė vendim politik. Unė pėr kėtė kam ardhur, qė ju tė merrni njė vendim politik, ta pranoni kėtė gjė dhe ne t'ju mbėshtesim qė tė ecni mė tutje. Pas tre muajsh, vjen ftesa qė ne tė vizitonim, Republikėn Federale Gjermane. Meqė unė nuk kisha asnjė status zyrtar, nuk mund ta kryesoja unė atė delegacion dhe vendosėn zv.kryetarin e Komisionit tė Planit tė Shtetit - Luan Shahollarin nė krye. Ishte njė udhėtim pune i jashtėzakonshėm dy javor, nė pesė lande-shtete tė RFGJ-sė, nga Munihu nė Hamburg, nė takime me botėn akademike, me drejtuesit e kompanive mė tė mėdha gjermane, dhe me zyrtarėt e ekonomisė dhe ministrisė sė jashtme. Mesazhi politik i Bonit zyrtar pėr Shqipėrinė, qė ne e pėrcollėm nė zyrėn e Ramiz Alisė me njė raport prej 20 faqesh pasi u kthyem, ishte: Merrni njė vendim politik pėr tė vendosur marrėdhėniet me Brukselin, ne do t'ju marrim pėr dore dhe do t'ju tregojmė se nė cilėn zyrė duhet tė trokisni, do t'ju presin mirė dhe do tė keni akses nė programet mesdhetare tė Bashkimit Evropian, sepse Gjermania e vlerėson si prioritar, rolin dhe pozicionin e Shqipėrisė nė raport me Ballkanin dhe Evropėn Lindore pėr hapjen e saj dhe BE-sė me rajonin!Ia referuat Ramiz Alisė kėtė?Raporti shkoi nė duart e Ramiz Alisė, nė fillim tė marsit 1989 dhe nė fund tė dhjetorit, kur takova pėr herė tė parė Ramiz Alinė, arrita ta pyes: ēfarė bėtė me raportin qė ju dorėzuam para gjashtė muajsh. Ai mė tha, kaq i rėndėsishėm ishte ai, se ma humbi Hekuran Isai nėpėr sirtarė?! Mbaroi kjo histori me kėtė mesazh fatzi! Kjo pėr mua e mbyll gjithė eksperimentin e dėshtuar tė Ramiz Alisė. Do tė kishim kapur trenin evropian para rėnies sė Murit tė Berlinit dhe nuk do tė kishim nevojė pėr ēarjen e ambasadave, duke ndėrtuar marrėdhėnie me BE dhe Perėndimin para vendeve tė tjera ish-komuniste!Zoti Nano, nė 2 gusht 1990 ju dhatė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, dhjetė ditė mė pas nė 12 gusht, nė takimin me intelektualėt ju nuk reaguat, si shpjegohet qė nuk pėrsėritėt tezat tuaja atje?Unė nga profesioni, jam kėrkues, ekonomist dhe kėrkuesi punon mė mirė nė kushte tė ballafaqimit me informacionin, dokumentacionin dhe trurin e tij pėr tė formuluar rekomandime me vlerė pėr publikun. Unė kam folur tek Zėri i Amerikės sapo isha kthyer nga plazhi, nė piskun e vapės dhe kur bie telefoni nė sallonin e shtėpisė sonė, unė isha vetėm me pantallona tė shkurtra kur e kapa receptorin... Vjen njė zė nga larg: Elez Biberaj jam, doja tė flisja me Zotin Nano! Pėrshėndetje Elez, i them, Fatos Nano jam. Dhe ai stepet dhe mė thotė: A jeni i gatshėm tė jepni njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės? Po, i thashė, pa problem, menjėherė! Ai u gjend nė kushte befasie, nuk priste qė unė tė pranoja menjėherė, sa qė mė kėrkoi ndjesė t'i jepja kohė qė tė shkonte nė studio e tė pėrgatiste regjistrimin. Kjo mė dha kohė mua tė lajmėroja prindėrit qė i kisha gjallė, qė tė merrnin nga njė karrige e tė uleshin aty si spektatorė dhe tė dėgjonin ēdo tė ndodhte. Pas pesė minutash nis intervista, tė cilės iu pėrgjigja me kurajėn e profesionistit dhe tė eksperiencės qė mė kish ofruar jeta ime, qė edhe nė atė kohė ishte ndėrtuar me cikle 3-4 vjeēare: 4 vjet fakultet, 3 vjet nė metalurgji, 3 vjet nė institutin e studimeve marksiste-leniniste, 3 vjet nė kooperativėn e Priskės nė njė stazh partie, ekonomist sektori. Ndėrsa, si Kryeministėr, arrita tė plotėsoj njė mandat 3-vjeēar vetėm nė periudhėn e fundit 2002-2005. Midis tyre kam dhe katėr vjet nė burg dhe mė pas 4 vjet tėrheqje. Pra ne VOA, me 2 gusht 1990, fola me eksperiencėn e jetės, akademinė e burgut s'e kisha bėrė ende. Fola hapur pėr nevojėn e liberalizimit tė ekonomisė, tė jetės politike nė dobi tė pluralizmit edhe elektoral dhe tė krijimit tė njė klime ku kėto ēėshtje duhet tė debatoheshin nė liri tė shprehjes qė tė dilnin zgjidhjet e pėrshtatshme pėr vendin. Nė studio isha unė me Elezin, pas meje dhe prindėrve tė mi ishte e panjohura, se si do tė reagonte sistemi. Nė takimin me intelektualėt desha tė nėnvizoja se unė e kam pasur shumė tė disiplinuar mosbėrjen e protagonizmit pa shkak. I respektoja shumė intelektualėt, veēanėrisht ata qė flisnin me profesionalizėm pėr ēėshtje tė fushės dhe nuk e quaja veten si tė privilegjuar pėr tė folur ndėr tė parėt nė atė takim.Intelektualėt nuk janė pėrēarė mes tyre, ata ishin pėr ndryshim, se klima ishte e rėndė, nuk ka pasur ndarje..ēuditėrisht intelektualėt i pėrēau pluralizmi. Nė njė kohė qė duhet tė ndodhte e kundėrta. Pra ai solidaritet i intelektualėve pėrballė regjimit komunist, i paorganizuar dhe organik pėr jetėn e tyre dhe tė shoqėrisė, u thye nga pluralizmi se hynė interesat e pushtetit qė u lėshua nga Byroja Politike. Pėr shkak se u krijuan hapėsirat e kandidimit nėpėr parti, edhe nė kėtė rast mua mė ėshtė dashur tė vazhdoj tė kultivoj tek vetja mungesėn e aventurizmit pėr protagonizėm dhe qėndrova nė tė majtė. Pse, sepse unė kam qenė nė mitingun e shpalljes sė pluralizmit dhe themelimit tė PD-sė me studentėt e mi. Se nuk mund tė mos e jetoja kėtė ngjarje unike nė historinė e vendit me studentėt e mi, kam qenė 15 vjet pedagog nė 7 fakultete dhe nuk mund tė braktisja kėtė pjesė jetike tė karakterit tim! Unė vendosa tė qėndroj nė tė majtė, pėr tė reformuar tė majtėn si domosdoshmėri e njė balance pluraliste nė shoqėrinė demokratike evropiane ku po hynim, kur u ndodha pėrballė rendjes sė tė njomėve dhe tė thatėve pėr djathtas, pėr tek PD. Deri anėtarė tė Komitetit Qendror te PPSH shkuan djathtas dhe tek unė, si kėrkues dhe studiues i lidhur me jetėn dhe me njerėzit e thjeshtė, dominoi arsyetimi i ekuilibrit politik nė demokraci, pėrballė tufės sė minjve qė po braktisnin anijen qė e ēuan vetė nė mbytje. Kush ju propozoi pėr tė qenė kryeministėr i Shqipėrisė nė shkurt tė vitin 1991, nė vitet mė tė vėshtira tė Shqipėrisė?Natyrisht ma kėrkoi Ramiz Alia, me njė mandat si Sekretar i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Ministrave dhe mė pas si zėvendėskryeministėr, kur u duk qartė se nuk funksiononte nė qeverinė e Adil ēarēanit, as njė mandat i precizuar pėr reforma ekonomike. Nė 25 shkurt unė mora qeverinė nė kushte emergjence. Shumica e qeverisjeve tė mia kanė qenė nė kushte emergjence, edhe nė '97, edhe nė 14 shtator 1998. E vetmja periudhė kur unė munda tė qeveris nė mėnyrė normale dhe nė pėrputhje organike me mandatin e programit, ishte periudha 2002-2005.Zoti Nano kur morėt propozimin pėr t'u bėrė kryeministėr, nė njė kohė qė gjysmėn e Shqipėrisė e dominonin vullnetarėt e Enver Hoxhės, njė pjesė tjetėr punėtorėt dhe intelektualėt e PD qė shpėrthyen nė greva, a hezituat tė bėheshit kryeministėr?Ajo qė njihet publikisht si hezitimi im ishte marrja e postit tė kryetarit tė Partisė Socialiste, jo tė kryeministrit. Unė priresha pėr karrierė ekzekutive, pra administrative dhe jo politike. Unė hyra nė qeveri me vullnetin e ekonomistit politik pėr reforma tė ekonomisė sė tregut. Meqenėse arrita ta krijoj kėtė hapėsirė qysh me mandatin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė qeverisė, nuk mund mos e pranoja organikisht ardhjen nė krye tė qeverisė. Unė pėrfaqėsova i pari Shqipėrinė nė Forumin Ekonomik Botėror tė Davos-it nė Zvicėr mė 1991. U nisa si Sekretar i Pėrgjithshėm nga Tirana dhe mė priti sekretarja e Forumit Ekonomik, pėr tė mė dhėnė lajmin: Mirė se erdhėt zoti zėvendėskryeministėr! Gjatė kohės qė unė udhėtoja, kishte dalė dekreti dhe unė nuk e dija. Ishte njė eksperiencė e jashtėzakonshme ky forum. Nė kėto kushte, nuk mund tė mos e pranoja mandatin e kryeministrit pėr tė vazhduar misionin e reformatorit.Kur ju e morėt mandatin duke e lidhur me reformat ekonomike, mbi tė gjitha nė vend mbetej ēėshtja e sigurisė. Ministri i Brendshėm nė atė kohė u emėrua Sekretari i Parė i Tepelenės, Gramoz Ruēi. Ju nuk e njihnit deri nė atė kohė?Jam njohur me tė rastėsisht nga viti 1988, por nuk e njihja mė parė. Unė jam nga fshatrat e Gjirokastrės me origjinė, por kam lerė e jam rritur nė Tiranė, Gramozi ishte nga Tepelena. Njohja e parė me tė ndodhi kur unė shkova me njė grup pune qė do tė shihte gjendjen e tregut nė Tepelenė, dhe ai ishte sekretar i propagandės. Ky labi Gramoz, qė ka pasur tangėrllėk qė atėherė, nuk mė priti dhe mė nxori njė instruktor. Unė i them do vijė ai tė bėjė detyrėn, apo tė kthehem mbrapsht unė dhe ta gjejė belaja atė qė nuk na priti. Mė pas vjen ai dhe donte tė na jepte drekėn por unė s'e hėngra, pėr tė larė kėtė shpėrfilljen labe tė fillimit. Gramozi ishte mė lart se mua nė nomeklaturė. Unė isha nė institut kur Gramozi erdhi nė grupin e instruktorėve nė Komitetin Qendror pranė Lenka ēukos. Punonte dhe babai i Dritan Priftit, aty ku merrnin nga rrethet disa kuadro i mbanin nja njė vit, i formonin dhe mė pas i dėrgonin pėr Sekretarė tė Parė. A ishte pėrfaqėsues i njė rryme konservatore Gramozi nė atė kohė apo jo?Ishte njė produkt i brezit tė mesėm tė kuadrove tė regjimit komunist. Natyrisht nuk ishte pjellė e nomenklaturės qendrore, por i nomenklaturės vendore. Gramozi fitoi pikė sepse drejtoi seancėn e dėnimit tė pėrjashtimit tė Byrosė Politike nė kongresin e 10 tė Partisė sė Punės, sepse nuk doja ta drejtojė unė. Kodet se si duhet tė sillej me njėrin dhe me tjetrin ia pėshpėritja nė vesh, nė presidium. I thashė qė kėrkoi Ramizin, tė flasė. Ai nuk e kishte kurajėn tė sfidonte hapur ish- udhėheqjen dhe ja bėn me shenjė e mė pas mė thotė mua, se nuk do tė flasė. Ramizi nuk foli nė kėtė seancė, pėr tė pėrdorur alibinė e fundit: shikoni me kė kam punuar. Dua tė them se Gramozi fitoi pikėt e njė njeriu luajal qė pėrjashtoi Byronė pas pilafit dhe qė e ruajti Ramizin.Pse ju refuzuat qė tė bėheshit Sekretar i Parė dhe kryetar i Partisė Socialiste mė pas?Ramizi la vendin bosh dhe nuk la asnjė gjė mbrapa. Gėrmadha do shembej, dhe nuk do tė doja tė isha drejtues i njė shtėpie tė prishur. Unė kisha idetė e mia dhe kisha rrethin dhe brezin tim qė punonin pėr tė siguruar njė koncept tjetėr pėr majtėn nė kuadėr tė shpalljes sė pluralizmit, pėr krijimin e njė tė majtė tė re socialiste. Ajo qė dominonte tek unė, pavarėsisht nga kjo koshiencė politike e brezit, ishte elementi profesional. Unė isha i arsyetuar qė mund t'i kontribuoja reformimit tė shoqėrisė sė tranzicionit me ekspertizė dhe reforma sa mė pak tė dhimbshme dhe profesionale. Kjo mė afronte mė shumė me administratėn se sa me partinė. Unė me tė ndjerin Gramoz Pashkon, kombinohesha shumė mirė sepse ai njihte doktrinat dhe botėn mė shumė se sa unė dhe unė njihja jetėn dhe ekonominė shqiptare. Arritėm ta pėrfaqėsojmė Shqipėrinė nė mėnyrė dinjitoze nė Konferencen e parė Ekonomike Rajonale, nė Athinė mė 1989. Unė dhe Gramozi rrezikuam shumė, se flisnim hapur, edhe me tė huajt, nė kafenetė e Hotel Dajtit, ku pėrpunoheshin opinione, nė prani tė sigurimit dhe pinjollėve tė nomenklaturės. Unė isha i prirur qė, nė kundėrshtim me afinitetin profesional dhe social, apo tė gjeneratės qė kisha me Pashkon, tė qėndroja nė tė majtė, kur Gramozi iku shumė kollaj djathtas bashkė me tė tjerėt dhe me shumė dinjitet gjithashtu shkroi programin e PD-sė, sepse isha i bindur qė intelektualėt e pakėt qė kishin arritur tė krijonin njė alternativė arsyetimi tė paktėn ndaj regjimit komunist para dhjetorit 1990, duhet tė ruanin edhe balancėn politike nė kushtet e pluralizmit. Mbi kėtė bazė refuzova ftesėn e Ramizit pėr tė drejtuar partinė. Ka qenė njė ftesė mes jush tė dy, apo dikush tjetėr jua ka thėnė?Ka qenė kryesisht njė bisedė midis nesh. Dhe kur ėshtė njė bisedė mes kryeministrit dhe presidentit tė kohės, ėshtė e tepėrt tė dėgjosh kush paska ndėrhyrė tjetėr. Unė e refuzova. Largimi im nga qeveria nė 4 qershor 1991, ishte dėshtim i sė majtės sė vjetėr dhe jo i imi. E majta e re nxori njė kryeministėr kaq shumė konkurrues si Nanua, por mandati im ishte i parakohshėm dhe duhej tė ndėrpritej. Nė agimin e ditės qė kam dhėnė dorėheqjen pas disa muajsh punė nė kushte tė pamundura, pa gjumė dhe pa buxhet, nė orėn 4 tė mėngjesit i kėshillova tė shkojnė nė shtėpi njė turmė tė rinjsh "vullnetarė tė Enverit" qė mė kėrkonin armė tek parlamenti dhe, pasdite arrita tė dal i ēliruar nė plazhin e Durrėsit pėr tė pirė njė kafe nė tarracėn e turizmit tė vjetėr, te "Adriatiku". Kamerieri sjell njė dopio uiski pėr mua dhe Leontjev ēuēin qė ishte me mua, nga njė tavolinė tjetėr. Ishte Fiqiri Xibri, pjesė e grevės sė urisė sė minatorėve nė Memaliaj, qė rrėzoi qeverinė time. Ai kishte dalė nga greva e urisė siē dola unė nga ngujimi i qeverisė. I them ēne? Vijnė mė pėrqafojnė dhe mė thonė, shef, vetėm personale mos e merr, ashtu e donte puna politike. Ai kishte marrė detyrėn qė tė rrėzonte qeverinė. Sa mirė do tė ishte qė me kėtė frymė bashkėjetese t'i kishim bėrė tė gjitha reformat e mėdha qė na shkatėrruan shumė gjėra. Pra unė nuk pranova drejtimin e partisė sė re, sepse doja tė vazhdoja tė kontribuoja profesionalisht nė administrimin e tranzicionit. Nuk mė ka thyer askush nga politika nė kėtė qėndrim, aq mė pak Xhelil Gjoni!Ja propozuan dikujt tjetėr pėrpara jush?Po, Maqo Lakrorit, pastaj u futėm nė njė zhvillim tė panjohurash. Maqo Lakrori sikur nė fillim e pranoi, mė pas pyeti tė ndjerin, tė atin e vet dhe refuzoi. Nuk e di pse. Ishim nė njė terren tė panjohurish, partia nuk dinte kujt do t'i ngelte. ėshtė fryt i papėrgjegjshmėrisė dhe i reformave tė munguara tė asaj klase politike.Dhe si qėlloi qė ju ngeli ju?Nė Kongresin e 10 te Partisė zgjedhjet dhe propozimet pėr kryetar do tė bėheshin pasdite. Nė momentin qė dola nga shtėpia pas drekės, mė pėrcjell nėna nė korridor me lot nė sy dhe mė thotė : "Bir, nė duart e kujt do tė na lesh?". Ajo ka qenė partizane, ish mėsuese dhe vetėm ajo mė theu. Unė me lotėt e nėnės mora vendimin. Mora vendimin qė kishte koshiencėn e sakrificės pėrfshirė dhe burgun brenda. U ndava nga lotėt e nėnės dhe iu dorėzova koshiencės dhe inkoshiencės se ekslamacioneve tė sallės, qė thėrriste  "Fatos Nano! Fatos Nano!" Seanca u ndėrpre pėr tė formuluar propozimet. Nė kėtė ndėrprerje mua mė rrethuan shumė pėrfaqėsues tė delegatėve nė rrethe. Ramizi nuk afrohej. Unė, tashmė me vendim tė marrė, u pėrpoqa tė ruaj racionalitetin e arsyetimit dhe tė vė kusht se me kė do tė punoja.Me kė biseduat?Nuk mbaj mend kush ka qenė rrotull, por ishin pak nga ata qė ishin tė pėrfshirė nė listėn e kandidatėve pėr forumet drejtuese. Unė thashė se pranoj qė tė jem kryetar me kushtin qė nėnkryetarė tė jenė Servet Pėllumbi, Spiro(Dede) dhe Ismail (Lleshi). Nuk u kontestua.Pati njė bisedė me Ramizin kokė mė kokė nė kėtė moment?Jo nė kėtė moment nuk kishte as vend as kohė. Ramizi u ēlirua nga ankthi i vakumit qė kish krijuar vetė dhe papritur po mbushej. ėshtė e vėrtetė qė Spiro Koleka dhe Rita Marko u shprehėn nė Kongres: Ku po na lė ne Ramizi?Ndoshta, por unė s'kam qenė prezent. Ishte njė konfuzion i plotė. Ndėrsa biseda midis kryeministrit Nano dhe presidentit Alia janė bėrė shumė. ėshtė e vėrtetė qė Ramiz Alia  kėrkoi tė bėhej anėtar i PS-sė, pasi iku si president?Po dhe ma kėrkoi mua. Mė tha: Po pėr mua ke ruajtur ndonjė teserė rezervė? I thashė: Do na lėsh tė punojmė tani? Ai kėrkoi tė jetė pjesė e PS-sė, pasi dha dorėheqjen si president me pak shantazh nė njė bisedė tė drejt pėr drejt me mua, nė vilėn e presidentit. Mė kėrkoi qė tė mbaj qėndrim nėse duhet tė jepte dorėheqjen ose jo. Nė prill tė vitit 1992.A ju kėrkoi garanci pėr veten Ramiz Alia?Natyrisht ai garancinė nuk mund ta kėrkonte nga opozita, do ta kėrkonte nga qeveria. I ka pasur dyert tė mbyllura nga qeveria, me presidentin e ri gjithashtu. Marrėdhėniet e Berishės me Alinė kanė qenė tė vėshtira, mos them tė pamundura. Por grupi i bllokmenėve qė u dėnuan nė kongresin e 10-tė, ēfarė reagimi patėn ndaj transformimit tė partisė sė punės?Unė mora vendim si Kryeministėr pėr t'i nxjerrė nga blloku. Ikėn me bisht ndėr shalė nė shtėpi tė tjera me pėrjashtim tė Spiro Kolekės dhe ndonjė tjetri. E kini parasysh Spirua, ndėrtuesi i tė gjitha "kutive" 50 m2 tė strehimit nė komunizėm, qė kishte njė vilė super tė bollshme, me thėnė tė drejtėn nuk e di se kush e ka sot. Mė shkruan njė letėr, fletore aritmetike me katrore, 16 faqe me shkrim dore, ku mė thoshte se jo vetėm se nuk duhet tė dilte, por kishte nevojė pėr strehim suplementar se ishte bėrė gjysh dhe po i rriteshin fėmijėt e fėmijėve. Si pėrfundim, nė bashkėpunim me gardėn e shtetit, me hir e me pahir, u shoqėruan nė apartamentet e reja normale, ku u futėn edhe familje tė persekutuara nė tė njėjtėn kohė. Njė nga kuriozitetet nė kėtė histori ėshtė se shkresėn e firmosur nė vendimin e qeverisė nga unė, ma kthejnė me shėnimin e Pali Miskės, ku thoshte se nuk lėviz nga shtėpia edhe sikur topat tė bien. Vetėm topa s'kishte Pali, se duhen topa pėr tė pėrballuar topa.Zoti Nano, jemi sėrish te ky moment, si arritėt ju si kryetar i PS-sė, qė nuk arritėt qė tė kishit njė marrėveshje, nuk pati njė bisedė kokė mė kokė midis jush dhe Ramiz Alisė pėr tranzicionin. Si arritėt ta bėnit tranzicionin e Partisė sė Punės nė Parti Socialiste. Aq mė tepėr sikurse thatė, nuk pranuat qė Ramiz Alia tė ishte anėtar i Partisė Socialiste dhe byroistėt e famshėm, ajo kastė qė kishte drejtuar pėr pothuajse 40 vjet u larguan, ju ishit madje agresiv me ta...Atėherė, mė ėshtė dashur tė pėrballem me sfida tė paqena si zbrazja e bllokut, apo gėrdufja pėr topa njerėzve pa topa dhe pėr shembull, mora pjesė nė disa plenume tė fundit tė ish-Komitetit Qendror tė ish-Partisė sė Punės, nė procesin e tranzicionit drejt Kongresit tė 10-tė, ku krijuam Partinė Socialiste. Njė nga tė spikaturit dhe nė vėmendjen e historisė politike tė 20 viteve tė fundit, gjithashtu ėshtė ai i 20-shkurtit, kur u rrėzua busti i Enver Hoxhės, shtatorja, nė tė cilin siē ka edhe shumė dėshmi tė tjera, unė do tė them atė pjesė timen. Unė isha ulur pranė Haxhi Lleshit, isha kandidat i plenumit prej disa javėsh, si zėvendėskryeministėr i projektuar pėr Qeverinė dhe pasi u anonēua lajmi nė njė fletushkė qė i erdhi Ramiz Alisė, qė u rrėzua edhe busti, qė shumė e interpretojnė si njė strategji nė mes tė pamundėsisė pėr tė reaguar. Domethėnė, mbajti plenumin tė mbledhur qė lajmin e pashmangshėm tė rrėzimit tė shtatores ta sillnin aty. Nė tė vetmin mjedis politik qė po ai drejtonte, asnjė tjetėr, kėtu filluan reagimet e para, pėrgjithėsisht atmosfera ishte qė pritej tė ndodhte. Ata qė janė  quajtur si korifenj tė ish-byrosė politike dhe kjo shprehet mė nė fund se Partia Komuniste ėshtė nė pėrqindje nėn zero, tė papėrfillshme elektorale edhe sot kėsaj dite. Tani, me gjithė respektin, poeti Hysni Milloshi nuk mund tė mbledhė asnjė komunist, ky ėshtė avantazh pėr pluralizmin shqiptar. Nė vend tė tyre, ēuditėrisht, reaguan nė mėnyrė tragjikomike disa nga ata qė nuk deshėn tė dilnin nga blloku. Mė kujtohet Spiro Koleka, nė moshėn e tij tė thyer edhe nė atė kohė, nuk e di a ėshtė gjallė, por ka jetuar gjatė, ngrihet edhe thotė me zėrin dhe dridhjet e njė plaku tė moēėm, papritmas: Tė luftojmė deri nė pikėn e fundit tė gjakut. Dhe unė i bie me bėrryl Haxhiut, qė tė paktėn kishte njė karakter burrnor, jo vetėm nga historia e luftės, por edhe si President, apo si kryetar i Presidiumit i Kuvendit Popullor pėr mjaft kohė, nuk ishte ndonjė figurė lepitke. I them, xhaxhi Haxhi, ky me mua e ka, pres qė tė luftoj unė, i thashė. E mo trim i xha Jahos, mos i merr seriozisht, mė thotė Haxhiu. Domethėnė, mė falni, po ta shikoje Kolekėn, me siguri nuk kontrollonte pikat nė pantallona dhe kėrkonte qė tė luftonte deri nė pikat e fundit tė gjakut, nuk e di, tė sigurimit, tė ushtrisė apo tė rinisė. Ose nė sallėn e Kuvendit tė parė Pluralist, tė 1991, kur Partia e Punės fitoi 2/3 e vendeve. Unė sėrish, pėr koincidencė, isha ulur nė bankėn e parė tė rreshtit qendror, pranė Haxhi Lleshit sėrish.Ju ishit i vetmi deputet qė fitoi nė Tiranė, ku u kėput edhe Presidenti i vendit ose sekretari i parė...Tani, kopshtet nuk pėrtėrihen pa krasitje, pluralizmi gjithashtu. Nė njė moment ku shumica e deputetėve tė maxhorancės sė madhe, tė ish-Partisė sė Punės, tė pa mėsuar me debatin pluralist dhe sulmet e opozitės qė ishin shumė tė forta dhe mė efektprurėse se sa dimensioni prej 1/3 e tyre nė sallėn e Kuvendit, prej 250 deputetėsh. Mbizotėronte heshtja, po fliste dikush nga korifenjtė e themeluesve tė Partisė Demokratike, jo Sali Berisha, por Ruli, Zogaj dhe dikush tjetėr ose Pashko, ose Ceka. Prapa nesh rrinte Flamur ēani, deputeti i Gjirokastėr, ish-kryetar i komitetit ekzekutiv, njė trup i bėshėm, nė ato banka tė ngushta, tė cekėta, tani vonė janė zėvendėsuar, qė nuk lejonin tė shtrinin kėmbėt, e shprehu sikletin nė tė cilin ndodheshin pėrfaqėsuesit e Partisė Punės pėrballė opozitės sė re, nė atė sallė qė ata e quanin tė patjetėrsueshme, duke zgjatur kėmbėt dhe duke i rėnė kompensatės sė tavolinės. Nė heshtje, kumbimi i saj ishte si njė shpėrthim dhe Haxhi Lleshi qė ishte pranė meje, reagoi me dorėn nėn pistoletė... Ishte me pistoletė me vete?Hynin deputetėt me pistoleta nė sallat e atėhershme edhe nė Kuvendin e pas 1992-it madje, derisa u vendosėn rregullat moderne, krahas teknikės moderne. Pėr ēudi ka hyrė edhe Pjetėr Arbnori, kryetari i Kuvendit tė parė pluralist me pistoletė.Me pistoletė edhe Pjetėr Arbnori?Diku e mbante, jo nė brez si Haxhiu, por ishte rregull i trashėguar, ende nė fuqi. I them Haxhiut, qetėsohu se ėshtė Flamuri prapa, nuk ėshtė ndonjė atentat kundėr pushtetit. Qeshi... ...Nė lidership, por nė bazė u krijua njė parti e re, apo ishte njė vijim i Partisė sė Punės? Ky ėshtė njė proces qė ėshtė i kotė tė hymė nė detaje, u bė siē mund tė bėhej, domethėnė si u bė, ju po mė thoni se ēfarė u bė me komitetin e vjetėr tė Partisė sė Punės. Komitetet e vjetra tė Partisė sė Punės, edhe nga pikėpamja materiale si godina, u bėnė streha tė partive tė reja qė u formuan nė pluralizėm... Kėshtu qė, edhe programi, pavarėsisht se nuk kishte asgjė tė bėnte me ndonjė jo thjesht reminishencė, por mė parė programet u kopjuan jo vetėm nga ne, por edhe nga PD. Nė partitė e majta i gjeje referenca e teorisė marksiste, siē i patėm ne nga programet italiane, greke apo edhe suedeze tė kohės, tė majtės sė demokracisė. Madje edhe sot nė Harvard nuk mund tė marrėsh diplomėn pa studiuar njė pjesė tė doktrinave tė njė pjesė tė kapitalit. ėshtė njė tjetėr arsyetim, arsyetim shkencor dhe jo ideologjik. Programet ishin pa asnjė lidhje me programet e Partisė sė Punės, siē ishte Kushtetuta apo dispozitat transitore tė Kushtetutės pa asnjė lidhje me Kushtetutėn e 1976. Natyrisht qė kishte njė mungesė thelbėsore njohurish, programesh, apo doktrinash tė Shqipėrisė nė demokraci. Natyrisht njė pjesė dėrrmuese e tyre u zėvendėsuan me asistencėn e huaj. Natyrisht PD ishte menēurisht e prirur pėr tė qenė agresive nė marrjen e pushtetit se kishte tė sigurt se granti i plotėsimit tė programeve dhe formulave qeverisėse do tė vinin nga Evropa dhe Amerika, siē edhe ndodhi, nga institucione ndėrkombėtare. Shpesh kam arsyetuar sidomos me dhe pas takimit tė famshėm tė Triestes, pėrse nuk arriti Berisha asnjėherė tė dėgjonte zėrin e arsyes sė tij, apo tė rrethit tė tij shoqėror, qė nuk shquhet pėr ndonjė aventurizėm, pėr tė paktėn sa e di unė. Apo tė ne interlekutorėve politikė dhe intelektual tė skenės sė parė pluraliste nė Shqipėri pas partisė sė komunizmit pėr mė pak agresivitet, edhe pėr mė shumė racionalitet nė administrimin e tranzicionit. Pikėrisht ishte ngutja pėr tė kapur pushtetin dhe pra formulat e gatshme tė qeverive perėndimore, tė cilat po tė kishin mė shumė qetėsi dhe njė mjedis pėr arsyetim midis partnerėve politik dhe profesionist, pavarėsisht se ēfarė rreshtimi i pėrket, do tė ishin bėrė shumė mė efikase nė kushtet tona, nuk u kontestua pa arsye efekti tepėr negativ i teorisė sė ēekut tė bardhė, tė Pashkos.vijon nesėr

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos