Banka e Shqipėrisė: 2010, vit i vėshtirė pėr investimet

Gjatė vitit 2010 vlerėsohet se situata ekonomike do tė mbetet e vėshtirė Ekonomia shqiptare do tė vuajė gjatė kėtij viti nga investimet mė tė ulėta, prurjet mė tė pakta valutore nga emigrantėt si dhe nga ftohja e kreditimit. Ky ėshtė parashikimi i kryer nga Banka e Shqipėrisė nė Deklaratėn e Politikės Monetare. “Pakėsimi i mėtejshėm i prurjeve valutore nė formėn e remitancave gjatė vitit tė ardhshėm do tė ndikojė negativisht nė kėrkesėn agregate nė ekonomi. Tendenca nė rėnie e vėrejtur gjatė dy viteve tė fundit ėshtė amortizuar nga prurjet e larta financiare tė investimeve tė huaja dhe huamarrjes sė jashtme. Kontraktimi i vazhdueshėm i tyre tenton tė transmetohet nė nivelin e konsumit dhe nė rritjen e kostos oportune tė investimeve nė ekonomi, duke u pasqyruar edhe nė uljen e potencialit ekonomik nė periudhėn afatmesme”, thuhet nė raport. Shumė institucione ndėrkombėtare vlerėsojnė se ekonomia jonė mund tė ketė njė vit edhe mė tė vėshtirė se sa viti i kaluar, kryesisht pėr shkak se qeveria tashmė e ka konsumuar tė gjithė mundėsinė e vet pėr tė ndihmuar ekonominė me para tė marra borxh. Remitancat Paratė e emigrantėve kanė qenė burimi i tė gjitha tė mirave nė ekonominė shqiptare gjatė viteve tė fundit. Pagat qė 1 milion shqiptarėt morėn nėpėr vendet e Bashkimit Europian gjatė dekadės sė fundit, erdhėn nė atdhe dhe mbushėn arkat e bankave nė formė depozitash, financuan kreditimin e ekonomisė dhe investimet. Remitancat rritėn me shpejtėsi konsumin e brendshėm, duke lehtėsuar varfėrinė dhe duke krijuar vende pune. Por emigrantėt shqiptarė po pėrjetojnė njė situatė tė vėshtirė nė vendet ku jetojnė, gjė qė ka sjellė edhe rėnien e valutės sė sjellė prej tyre, sė bashku me pasojat zinxhir nė mosrritjen e depozitave, mungesėn e parasė sė mjaftueshme pėr kreditim dhe rėnien e kėrkesės sė brendshme. “Nė prani tė kėtyre zhvillimeve, gjatė vitit 2010, ekonomia pritet tė pėrballet me mundėsi tė reduktuara tė financimit tė kėrkesės agregate dhe rrjedhimisht, njė ecuri tė moderuar tė konsumit e investimeve. Nė kushtet e kufizimeve tė burimeve financuese tė konsumit dhe tė investimeve, ekonomia reale pritet tė qėndrojė nėn potencialin e saj afatmesėm. Kjo do tė sjellė presione tė reduktuara inflacioniste tė gjeneruara nga ekonomia e brendshme. Nga ana tjetėr, ulja e kėrkesės sė brendshme do tė reflektohet dhe nė njė pėrmirėsim gradual tė bilancit tė jashtėm tė ekonomisė”, thotė Banka e  Shqipėrisė. Mė tė varfėr, por me stabilitet Rėnia e remitancave dhe investimeve tė huaja pritet tė sjellė rėnie tė pėrgjithshme tė fuqisė blerėse tė shqiptarėve, por sipas Bankės sė Shqipėrisė, stabiliteti makroekonomik i Shqipėrisė nuk pritet tė dėmtohet. Rėnia e prurjeve tė valutės nga emigrantėt vetėkorrigjohet me rėnie tė konsumit dhe rrjedhimisht edhe tė importeve, duke mos ndikuar te kursi i kėmbimit. Megjithatė, rėnia e konsumit pritet tė sjellė edhe vėshtirėsi pėr njė pjesė tė bizneseve dhe pasiguri pėr sa i pėrket sasisė sė kredive tė kėqija. #

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos