Romani “E Penguara” – Si e kuptoj unė.

Njė analizė e romanit tė Ismail Kadaresė Minella Aleksi Njė roman ku ngjarjet zhvillohen nė qiell dhe nė ferr, ku koncepti universal i lirisė sė individit vjen nė formėn mė tė bukur artistike. Nė parafytyrimin e lexuesit lėvizja nė kohė e personazheve, koha e futjes nė lojė, hapėsira qė u jepet atyre nė ngjarjet dramatike tė pėrshkruara, zhvillimet dinamike artistike qė ato pėsojnė, e bėjnė strukturėn e romanit para mendjes sė lexuesit tė ngjashme me strukturėn e njė ndėrtese gjigante, ku arkitekti ka ruajtur me fanatizėm, mjeshtėrisht harmoninė e raporteve tė masės sė hapėsirės dhe kohės nė funksion tė njė qėllimi final, arritjen e njė vepre arti brilante. Struktura e kėtij romani, me raportet tepėr tė balancuara qė u janė dhėnė ngjarjeve e personazheve tė pėrfshirė nė tė, mendoj se pėrbėn njė model shkollė sesi ndėrtohet njė prozė e gjatė e harmonizuar si art i madh. Njė ngrehinė ku asgjė nuk ėshtė e tepėrt, duke mos munguar asgjė. Nė kėtė roman Kadare ka zgjedhur stilin e njė makthi qė tė pėrfshin valė-valė. Tė ka rrėmbyer vala e parė e ankthit tė personazhit Dramaturg, e cila, duke u pasuruar me detaje tė holla nė volum dhe intensitet, tė pėrfundon nė njė moment rėnieje tė menjėhershme dhe, ndėrsa nga kjo rėnie merr frymė e ē’tensionuar pa tė lėnė kohė pėr qetėsim pas rėnies, fillon tė tė rrėmbejė vala tjetėr e ankthit nė rritje pėr njė rėnie nga njė majė tjetėr makthi makabėr. Ky sistem, ky mekanizėm i transmetimit tė valėve tė ankthit e pėrshkon romanin nga rreshtat e parė deri nė ato tė fundit. Do e quaja Stil i Ankthit Valėzues. Ka gjithnjė njė diēka qė nuk dihet deri nė fund. Nuk ndjen asnjėherė gjatė leximit se diku po tė bie ethja e magjepsjes. Autori nėpėr rreshta tė rrėzon ty vet, sa nga hapėsira mrekulli e dashurisė sė epėrme hyjnore nė Ferrin e shpirtrave tė robėruar nga krimi. Pėrse nė krye tė kėtyre shėnimeve i referohem konceptit universal tė lirisė? Kemi dramėn historike njerėzore, raportin liri individi, tė drejtat e njeriut me makinėn cinike tė diktaturės. Kadare me ngjarjet nė kėtė roman depėrton nė thellėsi tė mijėvjeēarėve pėr tė na thėnė se cmira e zezė e tillė ka qenė nė mendjen e njerėzve pėrgjatė historisė njerėzore. Mesazhi filozofik qė pėrcillet nga autori bazohet nė konceptet bazė tė filozofisė sė dy emrave tė njohur tė kohėve klasike; Orfeut dhe Senekės. Pėrse Orfeu? Pėrse Seneka, janė kaq tė pranishėm nė faqet e romanit “E Penguara”? Grekėt e epokės klasike e nderonin Orfeun si shef tė poetėve e muzikantėve por, edhe si perfeksionues i lyrės. Si njė nga pionierėt e civilizimit ai u mėsoi njerėzve mjekėsinė, tė shkruarit dhe bujqėsinė. Ishte interpret i vullnetit tė zotave dhe praktikues i arteve magjike. Orfeu ishte njė nga tė paktėt heronj tė Greqisė i cili zbriste nė botėn e nėndheshme dhe rikthehej mes njerėzve mbi dhe׳ e pėrgjatė kėsaj zbritjeje, kėngėt dhe lyra e tij nuk humbisnin fuqinė e tyre. Seneka trajtohet nė historinė njerėzore si shenjti i humanizmit dhe njė nga filozofėt stoik mė popullor qė nga koha e tij. Seneka ka njė vizion kompleks tė vdekjes, pėrbėrė nga dy aspekte tė ndryshme, njė tradicionale dhe njė origjinale. Si para ardhėsit e tij Seneka e konsideronte vdekjen diēka pozitive, si ēlirim nga disa tė kėqija qė torturojnė ekzistencėn e njeriut. Origjinaliteti, aspekti tjetėr i vdekjes qėndron nė idenė se njeriu megjithėse nuk e vėren, ai vdes pėrditė nga pak. Nė fakt, edhe pse vdekja mendohet si diēka e largėt, njė pjesė e saj ėshtė jetuar tashmė sepse e gjithė koha e pėrshkuar i pėrket asaj. A nuk vdes nė po kėtė mėnyrė, pėrditė nga pak personazhi vrasės i shokut tė vet me plumb mbas koke? Shoqėria shqiptare e penguar tmerrėsisht nga vullneti diktatorial ka nevojė pėr qytetėrim, pėr atė qytetėrim qė ėshtė nė ndėrgjegjen e njerėzimit prej kohėve greko latine pa arritur tė bėhet ushqim organik i botėkuptimit shqiptar nė kohėt moderne. Krijohet te lexuesi imazhi i njė shoqėrie shqiptare qė vuan nė shpirt mungesėn e elementeve mė prioritare pėr jetėn e njė komuniteti i cili, po lėngon pa shenja shėrimi moral. Kadare me kėto evokime e orienton, mjeshtėrisht, ndėrgjegjen e lexuesit drejt kėtyre referencave tė kulturės botėrore duke nėnkuptuar qartė se duhet larguar sa mė parė nga mendėsia primitive e nderimit verbėrisht tė idhujve tė rremė tė ditėve tė sotme, tė diktatorėve tė rinj. Autori na risjell nė mendimin shoqėror shqiptar ato vlera qė ka kultivuar dhe zhvilluar njerėzimi qė nga kohėt greko-latine, tė mbartura nė mitin e Orfeut dhe filozofinė humaniste tė Senekės. Tė ngjan si jehona e veprės sė rilindasve qė evokuan figurėn e Skėnderbeut nė vetėdijen shqiptare si nevojė imediate pėr zgjim Kombėtar. Nė kėtė roman, arti i madh me filozofinė civilizuese janė shkrirė te njėri-tjetri nė njė formė madhėshtore. Analizohet, zbėrthehet artistikisht mėkati dhe virtyti, terreni botėkuptimor qė i mbėshtet. Pėr atė qė quhet art i madh, ka njė kriter themelor shkencor e artistik i cili ndan edhe vlerat. Dante ėshtė i pranishėm nė roman pikėrisht pėr shkak tė kėtij kriteri shkencor. Te Komedia Hyjnore nė pėrshkrimin alegorik qė ai i bėn mėkatit te Ferri dhe virtytit te Purgatori e Parajsa i huan karakteret nga antikiteti grek, nga historia e mitet romane si dhe nga figura reale tė kohės sė vet. Vetėm njė artist gjenial mund tė luaj me artin e tij nė kėto nivele sipėrore tė mendimit shoqėror ku ndėrthuren historia, filozofia, parapsikologjia, letėrsia klasike e moderne, etj. A nuk bėn Kadare tė njėjtėn gjė nė romanin e tij me karakteret e huazuara nga kohėt greko latine dhe nga koha e sotme e botės shqiptare? Cili shkrimtar do guxonte tė hynte e tė vepronte me artin e tij nė kėto sfera tė mendimit botėror, pėrveēse ai qė ndihet brenda kėsaj bote si pjesėtar i zakonshėm i racės sė shkrimtarėve gjenial! Dikush mund tė thotė qė Dramaturgu nė roman ėshtė vet autori. Do e konsideroja pak tė thuhej kjo. Autori mbart njė peshė mė tė madhe, si misionar, si nyja lidhėse e botės me dritė tė dramaturgut pėr te bota e tmerrit ku jetonte Linda. Kėshtu zbriti me artin e tij te njerėzit e u dha dritėn tė cilėn ua kufizonte regjimi diktatorial. Na shpie nė thellėsitė e historisė sė shoqėrisė pėr tė na dhėnė mesazhin filozofik tė njė raporti tė pandryshuar historik, se padija dhe dija, drita e qytetėrimit me errėsirėn e injorancės, bukuria shpirtėrore me shėmtinė cmirėzezė nė tė gjitha kohėrat kanė qėnė dhe janė nė njė ndeshje tė pėrjetshme. Nė diktaturėn shqiptare drama njerėzore kulmoi si nė asnjė vend tjetėr. Epidemitė e gripit janė njėsoj nėpėr vende tė ndryshme, egėrsia skėterrore e diktaturės shqiptare ishte mė e kobshme krahasuar me epideminė e diktaturave tė sistemit tė Lindjes. Fantazmat viktima tė cilat rėndojnė nė ndėrgjegjen e vrasėsve tė tyre cmirėzinj, tė tilla janė endur nė memorien e shoqėrisė. Fantazma e tė vrarit me plumb pas koke nuk ėshtė hequr ndonjėherė dhe nuk ka pėr tu hequr edhe nė tė ardhmen nga drama e shoqėrisė. Kėtu qėndron arsyeja qė autori shumė natyrshėm e pėrfshin lexuesin nė botėn e dramave tė kohės sė Senekės, Kaligulės, Prometheut e Shekspirit deri te enigma e dramės sė kryeministrit shqiptar duke dhėnė makthin e ndėrgjegjeje qė vuajnė nė roman nėpėrmjet raportit Hetues - Dramaturg. Ėshtė krejt njė veēori e artit tė Kadaresė dhėnia nė kėtė roman si rrallė ndonjėherė njė pėrmbysje tė mrekullueshme tė roleve Hetues - Dramaturg. Nuk ėshtė Hetuesi ai qė bėn pyetjet, madje ky tė torturon me indiferentizmin e tij, por Dramaturgu qė vuan ankthin e rrėzimit shpirtėror i cili, mjeshtėrisht nga autori vihet nė njė pozitė dyfishe, sa keqardhėse aq edhe groteske; edhe tė dhimbset tej mase pėr fatkeqėsinė qė e pret por edhe tė bėn tė nėnqeshėsh nga humbja e durimit dhe psikoza qė e pėrfshin nė ēaste tė caktuara nė pritje tė marrjes vesh prej hetuesit tė sė vėrtetės. Kjo bėn pjesė nė atė qė Kadare e ka quajtur procesi gradual i rrėzimit, i squlljes sė personalitetit tė njeriut, deri nė stadin e njė kufome aluēinante. Nė roman shijon artistikisht si analizat shumė tė holla psikologjike tė tipit Dostojevski ashtu edhe groteskun mė tė shkėlqyer tė llojit Gogol. Me personazhin e vajzės sė penguar, Kadare ka arritur notat mė tė larta tė interpretimit tė klithmės sė dėshpėrimit tė njė njeriu qė vuan pėr pak liri. Gjetjet e mrekullueshme artistike janė tė pafund. Skenat e pyetje pėrgjigjeve tė Fantazmės me Hetuesit janė tė arritura nė atė shkallė sa qė janė njė mrekulli mė vete. Gjatė gjithė romanit ndjehet nė sfond njė zymti makabre e sjell herė pas here nėpėrmjet emrave tė vendeve si Kurthi i Zekės, Kodra e qyqes, Rrėzoma e keqe, etj, etj, tė penetruara mjeshtėrisht nė shtimin e zymtisė sė jetės sė personazheve. Sarkazma therėse ėshtė e pranishme nė shumė forma duke arritur notat mė tė larta tė njė humori tė zi nė skenat e hetimit dhe ato tė portretit psikologjik tė Prijėsit. Njerėzit Qenė tė diktaturės janė simbole ulėritėse tė mbytjes sė lirive tė njeriut, tė cilėsuar tė tillė nė fjalėt e fantazmės sė partizanit tė vrarė - “Dashuria nuk i donte sepse ata nuk e donin atė”. Njė pėrēmim ky i njė shkalle sipėrore qė njeh intelekti njerėzor. Kapitulli i skenės sė thirrjes nė hetim ballafaques tė Vrasėsit me Fantazmėn e shokut qė vrau pas shpine, ėshtė njė produkt i shkėlqyer i fantazisė gjeniale tė Kadaresė. Skenė makabre, absurde deri nė ēmenduri. Pėrjetohet pak a shumė ajo situatė tmerri psikologjik qė kemi lexuar nė librin biografi pėr shkrimtarin Kasėm Trebeshina, ku autori pėrshkruan mėnyrėn se si heroi i tij, Trebeshina ekzekuton me dorė tė ftohėt pas shpine shokun e tij partizan tė tė njėjtit njėsit, me shkakun – sepse kishte manifestuar sjellje bajraktarizmi. Nė kėtė rast jepet nga zbatuesi i vrasjes njė sebep pėr tė kryer vrasjen. Pra egzekutuesi Trebeshina dhe disa tė tjerė, emrat e tė cilėve nuk u morėn vesh asnjėherė vazhduan nė rrugėn e tyre tė pashqetėsuar. Kėto ndodhi ishin oguri i zi, paraprirėse tė njė diktature qė u instalua me vrasjet pas shpine dhe me morinė e ndėshkimeve tė mėvonshme pėr dekada tė tėra. Skenat e vrasjeve prapa shpine pėr shkak se kryhen nga njeriu ndaj njeriut kudo nė artin botėror pėrshkruhen tė dhimbshme deri nė palcė. Nė romanin “E Penduara” marrin pėrmasėn e njė dhimbjeje tė pėrgjithshme skėterrore shoqėrore. Kadare ka krijuar nė kėtė roman si edhe nė vepra tė tjera situata dialogjesh tė mprehta, magjepsėse artistikisht. E zhvillon nė perfeksion ndėrthurjen e tyre, me mėnyrėn se si e ndėrton fjalinė dhe atė se si i vendos fjalėt nė fjali. Njėsoj si me notat nė njė kompozicion muzikor. Diku duke forcuar njė tingull, diku duke bėrė kombinime ritmike, diku duke zgjatur njė akord, diku mė piano, diku mė forte, etj. pėr tė shprehur kompozitori frymėzimin e tij ashtu siē duhet. Ashtu edhe me fjalinė e Kadaresė. Tė bėn njė zikzake, tė jep njė situatė dhe pastaj e pėrsėrit thekshėm njė tipar tė personazhit njėsoj siē bėjnė kompozitorėt e mėdhenj pėr tė fiksuar sa mė mirė mendimin e tyre. Si tė thuash nė fund tė fjalisė e vulos atė, e tipizon nė mėnyrėn mė tė paharrueshme personazhin. Nė kėtė roman kjo mėnyrė shprehjeje ka arritur njė perfeksion tė habitshėm. Mjaft tė sjellim shembullin e pėrshkrimit tė tipareve dhe sjelljes sė diktatorit nėn personazhin Prijėsi. Njė sjellje e Tij prej adhuruesi tė sė bukurės nė figurat e grave tė anėtarėve tė Byrosė, por i pėrcaktuar me fjalėn nofkė Meleq-Ėngjėll, ėshtė e mjaftueshme qė me 15 - 20 rreshta tė japė tėrė atė humor tė zi tė cilin shkrimtarė tė tjerė janė munduar qė ta japin me njė libėr tė tėrė. Si nė shumė drama tė historisė njerėzore ku pėrherė ka njė lajmės ashtu edhe drama e tė Penguarės ka lajmėsin e saj. Ėshtė Migena, shoqja e saj e ngushtė, e cila i sjell Lindės lajme nga bota e dritave. Nocioni i kulmit tė dėshpėrimit njerėzor arrin ekstremin e vet kur nga Linda kėrkohet marrėzisht sėmundja e kancerit si parakusht ndihmės pėr tė realizuar njė qėndrim gjashtė mujor nė Tiranė, nė qytetin e dritave. Ka njė madhėshti qiellore skena e paqes hyjnore tė realizuar nga dy shoqet nė kontaktet e tyre fizike si pėrcjellėse te njėra tjetra tė dashurisė sė ėndėrruar dhe tė pėrmbushur me Dramaturgun. Tė duket sikur tė vjen nga fundi i kraharorit thirrja e pėrhershme e njeriut nė ēastet mė sublime- Bėje zot tė vėrtetė. Zėvendėsuesja e Lindės nė dashurinė me Dramaturgun, Migena, tė sjell nė parafytyrim fantazmat dashnore tė dramave tė mėdha botėrore. Realizimi me Zėvendėsuese i dashurisė mes dy personazheve, si virtyti mė i lartė njerėzor vėrtitet si lavjerrės, si ndarės i kohės qė dallon njė veprim lesbik nga tė qenit diēka shumė larg tij, jashtė ligjeve tė kėsaj bote. Dhe mbas kėsaj vjen vetėvrasja sfiduese me ėmbėlsi hyjnore e Lindės. Si njė kurorė lavdie pėr njeriun qė kėrkoi marrėzisht dashurinė dhe lirinė e vėrtetė njerėzore. Kėndvėshtrimet dhe interpretimet pėr kėnaqėsinė qė tė jepet pėrgjatė leximit tė kėtij romani janė tė ndryshme, si faqet e njė prizmi qė rrezaton mė shumė nga ajo faqe qė i kthen dritės. Nė mjetet shprehėse artistike njė minierė e vėrtetė brilantesh vezullues. Pėrpiqesh tė masėsh dhe vlerėsosh se nga cila anė tė vjen mė shumė dritė por e ke tė pamundur pasi forca e saj tė verbon njėsoj. Kadare me kėtė roman ka manifestuar njė shkallė pjekurie artistike sipėrore, njė teknikė shumė tė avancuar, njė virtuozitet tė lartė tė gjuhės dhe tė konceptit filozofik qė jep. Pak kohė mė parė Ai ėshtė shprehur se nuk do shkruaj mė roman. Shumė keqardhėse pėr lexuesit njė pohim i tillė qė, pikėrisht nė kėtė fazė kulmore nuk do kemi tė tjera vepra prej tij. Sidoqoftė, nė sistemin letrar shqiptar Ai ėshtė planeti dhe tė tjerėt janė satelitėt e tij, tė baraz-larguar nė distancė tė pandryshueshme. 2 Shkurt 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos