Dogana e makinave, Ministria e Financave bėn lojėra me taksat e importit

Ervin KOĒI Me gjithė kėrkesėn e BE-sė, taksat pėr automjetet qė importohen nga kėto vende drejt Shqipėrisė duket se nuk do tė hiqen akoma. Heqja e shumėpritur e asaj takse qė rėndomė nga shqiptarėt njihej si “dogana e makinave”, do tė bėhet vetėm “de jure” pasi “de fakto” ajo do tė transformohet nė njė tjetėr taksė qė do tė rėndojė njėsojė nė xhepat e konsumatorėve. Sipas Ministrisė sė Financave, taksa e importit pėr automjetet e pėrdorura do tė hiqet sivjet. Kėtė ministria e ka paraqitur edhe nė Programin Ekonomik dhe Fiskal 2010-2012, sipas tė cilit, kjo ėshtė njė nga taksat doganore, e cila suprimohet si pasojė e hyrjes nė fuqi tė marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė. Por, ajo do tė zėvendėsohet me njė taksė tjetėr, tė cilėn, nga Doganat, tani do ta marrin nėn administrim e do ta vjelin Tatimet. Kjo do tė jetė taksa e tregtimit tė njė makine tė pėrdorur, e cila nuk ėshtė as mė shumė dhe as mė pak por po ajo shumė qė ishte sa pėr taksėn e doganės sė automjetit. Por zyrtarisht Ministria e Financave nuk ka bėrė ende tė njohur se, nė ē'masė do tė jenė kėto ndryshime nė politikat fiskale afatshkurtra. Vlera e taksės Pas daljes sė udhėzimeve pėrkatėse lidhur me njė vendim tė tillė, do tė mėsohet nė se kėto masa tė kombinuara, do tė sjellin rritje apo jo tė ēmimit nė kėtė treg. Sidoqoftė, masa ka tė bėjė vetėm me automjetet e pėrdorura, ndėrkohė qė nuk ka asgjė tė re lidhur me automjetet me kilometrazh zero. Ndryshimi i ri nė politikėn e taksave, qė do tė kryhet sėrish gjatė kėtij viti, ka tė bėjė me njė ndryshim nė TVSH-ė. Programi njofton se pėrfshirja e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar pėr profesionet e lira, do tė hyjė nė fuqi nė vitin 2010. Kėshtu, faturat e avokatėve, noterėve, ekspertėve tė ndryshėm, etj, do tė jenė 20 pėr qind mė tė shtrenjta, barrė, qė e paguan klienti i fundit. Njė ndryshim tjetėr ka tė bėjė kėtė herė me pėrfshirjen edhe tė grup-mallrave tė tjerė nė regjimin e akcizės. Qeveria njofton se, duke filluar nga 2010-a, nė mallrat qė do tė paguajnė akcizė, do tė hyjnė edhe gomat e reja, ato pėr riveshje, apo gomat e pėrdorura; ambalazhet, fishekzjarrėt, si dhe akumulatorėt (bateritė). Ky ndryshim ka tė bėjė me kategorizimin e kėtyre mallrave si artikuj qė janė ndotės tė mjedisit. Ndėrkohė, jo shumė e largėt parashikohet tė jetė dita e hyrjes nė fuqi tė deklaratave vjetore tė tė ardhurave personale. Ndonėse nuk ėshtė fjala pėr kėtė vit, tė gjithė shqiptarėve do t'u kėrkohet njė gjė e tillė nga fundi i 2011-ės. Ngarkesa fiskale Qeveria shqiptare ka ndėrmarrė disa nisma indirekte pėr tė krijuar pėr vete hapėsira pėr mė shumė taksim apo gjoba tė mbledhura nga shqiptarėt, si njė mėnyrė pėr tė pėrballuar pasojat negative tė krizės. Disa nga nismat pėr tė rritur taksimin janė kryer pėrmes ligjeve tė miratuara pa shumė debat nė Parlament, ndėrsa shumė tė tjera, pėrmes akteve administrative, tė cilat kanė rritur sasinė reale tė taksave tė paguara. Referencat doganore, referencat tatimore, shumėfishimi i gjobave administrative pėr kundėrvajtje tė vogla si shitje malli pa faturė fiskale, apo sė fundmi, taksimi i kapitalit tė kompanive dhe ndryshimi i skemave ligjore tė amortizimit, kanė sjellė qė tė gjitha rritjen e taksave reale qė do tė paguajnė shqiptarėt gjatė vitit 2010. Gjatė gjithė vitit tė kaluar, njė numėr i pafund kompanish biznesi u ankuan pėr zbatimin e referencave doganore nė mėnyrė arbitrare, por pa rezultat. Shumė biznese tregtare u ankuan pėr kontrolle dhe gjobitje tė shumėfishta, ndėrkohė qė nė tetor dhe nėntor tė vitit tė kaluar, qeveria njoftoi pėr tė ardhura tė jashtėzakonshme prej rreth 50 milionė eurosh nga gjobat. Pavarėsisht tė gjitha kėtyre manovrave, gropa e financave publike nuk u arrit tė mbyllej. Shkurt/////////////////////// Eurocontrol: “Kompanitė ajrore shqiptare tė investojnė pėr tė kapur standardet” Kompanive ajrore shqiptare qė ushtrojnė aktivitetin e tyre nė hapėsirat ajrore tė Bashkimit Europian shumė shpejt do tė pėrballen me sanksione nėse nuk arijnė tė plotėsojnė standardet e kėrkuara. Ky lajm bėhet i ditur nga “Eurocontrol” (Organizata Europiane pėr Sigurinė e Fluturimit Ajror), e cila u ka kėrkuar tė gjitha kompanive ajrore europiane pėrfshirė edhe atyre shqiptare qė tė reaizojnė investimet e duhura pėr tė aritur standardet e sigurisė dhe shėrbimit pėr udhėtarėt. Kompanive ajrore nė Evropė, do t’u duhen tė paktėn 3 vjet pėr t'u rikthyer nė normat e rritjes sė qėndrueshme. Shumė prej tyre janė tė destinuara tė shkojnė drejt falimentimit tė sigurt. Njė parashikim i tillė ėshtė bėrė nga drejtori i Pėrgjithshėm i IATA-s, Giovanni Bisignani, i cili paraqiti njė tablo tė zymtė mbi tė ardhmen e afėrt tė biznesit tė fluturimeve ajrore. Duke iu referuar tė dhėnave tė nxjerra nga “Eurocontrol” pėr vitin 2009, ai tha se ėshtė shėnuar njė rekord i rėnies sė fluturimeve nė Evropė. Sipas tė dhėnave konkrete, kjo rėnie ka qenė nė nivelin prej 6.6 pėr qind gjatė vitit tė kaluar dhe pritet qė edhe kėtė vit tė mos jetė mė e pakėt. Reshjet e fundit shtojnė prurjet nė kaskadėn e Drinit Reshjet e konsiderueshme tė ditėve tė fundit kanė shtuar prurjet nė tre hidrocentralet e kaskadės sė lumit Drin, por megjithatė situata mbetet e menaxhueshme. Kjo gjė bėhet e ditur nga zyrtarė tė KESH-it, tė cilėt kanė bėrė tė njohura rezultatet mė tė fundit nga kjo kaskadė. Prurjet nė liqenin e Fierzės gjatė ditėve tė fundit kanė qenė 420 metra kub pėr sekondė, ndėrsa niveli i liqenit ėshtė nė kuotėn 286.88 metrave. “Nuk ka nevojė pėr hapjen e portave anėsore tė shkarkimit dhe as nuk pritet situatė emergjente pėr ditėt e ardhshme”, - kanė qetėsuar opinionin zyrtarėt e KESH-it. Nė liqenin e Komanit prurjet janė rreth 640 metra kub pėr sekondė. Prurjet e bollshme i kanė dhėnė mundėsi Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare tė programojė eksporte tė konsiderueshme edhe pėr muajin shkurt. Gjatė muajit janar, KESH-i arkėtoi rreth 5 milionė euro nga eksportet e energjisė nė vendet fqinje pėrmes eksportimit tė rreth 170 milionė kilovat orėve. Por KESH-i ka programuar shitje tė energjisė edhe pėr kėtė muaj, nė njė kohė qė prodhimi nė tė tre HEC-et mbi Drin vijon me kapacitet tė plotė tė agregateve. Marrja e licencave, shtohen aplikimet nė sportelet e QKL-sė Deri nė mesin e muajit dhjetor 2009, nga Qendra Kombėtare e Licencimit (QKL) janė trajtuar 1004 aplikime. Tė dhėnat e fundit zyrtare tregojnė se nga totali, janė aprovuar dhe janė aktive 457 licenca dhe leje tė reja, janė revokuar 8 licenca dhe janė nė shqyrtim nga institucionet e linjės 169 tė tjera. QKL-ja ofron shėrbime tė shpejta dhe transparente pėr bizneset e interesuara pėr marrjen e njė licence, apo leje me rreth 8 sportele shėrbimi nė Tiranė. Mė datė 14 dhjetor 2009, sipas memorandumit tė bashkėpunimit mes QKR-sė dhe QKL-sė, janė hapur edhe 3 sportele tė kėsaj tė fundit nė Shkodėr, Korēė dhe Vlorė. Informacioni mbi procedurat gjenden nė faqen e internetit tė QKL-sė, pėrmes sė cilės aplikantėt mund tė kontrollojnė nė ēdo kohė statusin e aplikimeve tė tyre dhe tė shohin listėn e tė gjitha lejeve dhe licencave tė miratuara. 2 Shkurt 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos