Nis aplikimi per trajnimet e mesuesve dhe drejtoreve te shkollave

Te gjithe ata qe duan te aplikojne per t’u bere trajnere te mesuesve dhe drejtoreve te shkollave, duhet te plotesojne nje formular me nje sere te dhenash, ne baze te te cileve behet edhe seleksionimi i aplikanteve. Instituti i Kurrikules dhe Trajnimit, po perpiqet te institucionalizoje idete dhe modulet, mbeshtetur ne strategjine per trajnimin e mesuesve ne nje terren sa me real dhe te zbatueshem. Vete filozofia per trajnimet eshte konceptuar nga Ministria e Arsimit si mjet zhvillimi profesional, bazuar ne gjitheperfshirjen e paleve te interesuara per te kontribuar ne motivimin dhe nxitjen e mesuesve dhe drejtuesve per trajnim e certifikim, duke aplikuar titujt e karrieres profesionale. Ne planifikimet e saj, IKT ka shume veprimtari per trajnimet si dhe ato paresore, qe lidhen ngushte me mesuesit dhe drejtuesit e shkolles, nder te cilat jane, trajnimi i mesuesve te klasave te pesta dhe te nenta per kurrikulat e reja lendore qe zbatohen per here te pare ne vitin e ardhshem shkollor 9-vjecar, kualifikimin e drejtuesve te shkolles per manualin e drejtorit, etj. Sipas burimeve nga Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit, ne baze te udhezimeve te ministrise se Arsimit, po zhvillohen skema per krijimin e trajnereve ne cdo zone te vendit. Keshtu ne vitin 2008, Instituti i Kurrikules dhe Trajnimit trajnoi mbi 120 trajnere ne te gjithe vendin si dhe rreth 16 mije mesues te te gjitha profileve te arsimit parauniversitar. Kjo reforme nxit tregun e lire te trajnimeve, pasi cdo mesues i lire apo dhe i detyruar, ka mundesi zgjedhjeje per zhvillimin e tij profesional, qe mund te jete i paguar nga shteti dhe ne disa raste, mesuesi duhet te paguaje dhe vete. Te dhenat Te dhenat e formularit kane te bejne me gjeneralitetet, vendin aktual te punesimit, shkollimi, numrat e telefonit, qofte fiks apo celulare. Gjithashtu ne formularin per trajner kerkohen edhe vitet e punes ne arsim, certifikatat e notave dhe diploma, nje ese deri ne dy faqe A4 - ku aplikantet te shprehin idete e tyre si dhe fotografi.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos