Njė shaka gjermane me qendrėn e Korēės?!

Arkitekturė problemi / Studioja gjermane Bolles & Willson fitoi konkursin pėr masterplanin e qendrės sė Korēės, por gjashtė muaj mė pas projektit i kanė mbirė ndėrtesa tė larta dhe mes tyre humbasin objektet e traditės. Ēfarė ka ndodhur? Arkitekti Ilir Voci e ndan shqetėsimin me opinion publik para se tė jetė vonė Isha nė mėdyshje pėr vendosjen e shenjės sė pikėsimit nė fund tė titullit tė kėtij shkrimi dhe akoma nuk jam i bindur, nėse jam mė tepėr i shqetėsuar, apo i habitur. Nė 16 Korrik, 2009, Bashkia e Korēės organizoi njė konkurs ndėrkombėtar pėr masterplanin e qendrės sė qytetit, ku u paraqitėn katėr Studio Arkitekture: Domus Concept (Portugali), 51N4E (Belgjikė), Jaubert Architecture (Hollandė) dhe Bolles & Willson (Gjermani). Njė juri ndėrkombėtare vlerėsoi me ēmimin e parė Studion Gjermane Bolles & Wilson qė nė propozimin e saj, pavarėsisht njohjes jo tė plotė tė qytetit, tregohej e kujdesshme nė pėrcaktimin e mashtabit tė ndėrtimeve, pėr tė vendosur njė marrėdhėnie miqėsore me pjesėn historike tė qytetit, pa e refuzuar atė, e ku kishte arritur jo pa sukses, tė harmonizonte modernen me traditėn. Tė them tė drejtėn u ndjeva mirė me variantin fitues tė konkursit pėr sa i takon pikėpamjeve qė kam pėr mėnyrėn si duhet tė trajtohen qytetet tona, sidomos Korēa, e cila ka privilegjin se ka krijuar njė fizionomi tė vetėn, ndryshe nga shumė qytete tė reja shqiptare, tė ndėrtuara rishtas nė shumicėn e tyre dėrmuese nė periudhėn e socializmit. Qyteti i Korēės shquhet nė pėrgjithėsi, pėr hapat e matura qė hedh dhe pasi miraton epėrsinė e tyre e pėrshpejton ritmin, njė fakt ky, qė, tė themi, e ka mbrojtur deri diku nga zhvillimi i pafre i viteve tė tranzicionit. Ēdo vizitor e konstaton kėtė fakt, ēdo qytetar, ka arsye tė ndihet krenar, sepse kjo rrugė zhvillimi i ka dhėnė qytetit njė karakter sa tė lidhur me traditėn aq dhe novator. Po ē'ndodh mė tej? Pas 6 muaj, nė Bashkinė e Korēės, paraqitet drafti paraprak i masterplanit, pėr tė marrė vėrejtjet e fundit nga specialistėt e qytetarėt. Kėtu fillon, problemi. Masterplani i paraqitur rishtas, ėshtė njė tjetėr, nė koncept e aq mė tepėr nė detaje, nė plan e nė volumetri. Diku, njė objekt 8 katėsh mbin pa pritur dhe i vetmuar nė njė lulishte; Mėsonjėtores sė Parė Shqipe tashmė, nė variantin e ri, papandehur do tė thoshte njė korēar i vjetėr, i "bėhen kurorė" disa ndėrtime tė reja katėr, gjashtė dhe tetė katėshe; pallatit katėr katesh prapa prefekturės i cili enkas ėshtė shkallėzuar duke pėrfunduar nė njė kat pranė zonės historike, njė shembull ky i vlerėsuar nga kritika pėr harmonizimin e tė resė me traditėn, krejt papritur i ofron shoqėri njė objekt pesė katėsh. Nė njė rrugė tradicionale vilash dy katėshe, tė ruajtura pėrgjithėsisht nė variantin fitues, tani shfaqen disa kulla tetė katėshe, si dhe shembuj tė tjerė, qė tani nuk po i pėrmend. Ēfarė ka ndodhur me studion gjermane qė ka bėrė tė ndėrrojė mendim pėr mėnyrėn se si duhet tė trajtohet qendra e qytetit tė Korēės?! Pse nė tė njėjtin qytet, pėr tė njėjtėn hapėsirė, brenda 6 muajsh, i njėjti ekip flet me njė tjetėr gjuhė, por tanimė, profesionalisht mė dobėt?! Ndryshimi bėhet dyshim dhe shqetėsim, kur kryetari i bashkisė, z. Niko Peleshi, pėrpiqet tė justifikojė e tė mbrojė ndryshimet e bėra nė variantin mė tė fundit tė paraqitur. Ky (ndryshimi i masterplanit), ishte objekti i diskutimit me specialistė arkitektė, urbanistė qė u zhvillua nė Bashkinė e Korēės, (KRRT) takim nė tė cilin pati debate e kundėrshti, dhe e quajta tė arsyeshme, ta trajtoj nė kėtė shkrim, pse jo, pėr tė hapur njė diskutim nga specialistė tė fushės e mė gjerė. Natyrisht, nė regresin qė kanė pėsuar qytetet tona nga pikėpamja urbane, nuk ėshtė vetėm "faji" i arkitektėve dhe as vetėm i sipėrmarrėsve, ėshtė njė sistem nė tė cilin arkitektura ėshtė bėrė arkitekturė komerciale, por nė kėtė kontekst mendoj se janė tė gjitha mundėsitė pėr tė vazhduar nė mėnyrė moderne, duke u bazuar nė dialogun me traditėn. Lewis Mumford njė filozof amerikan i teknologjisė e shkencės, i cili 30 vitet e fundit tė jetės ja kushtoi kritikės se arkitekturės nė Revistėn New Yorker, thotė: "Urbanistėt janė etėrit e qytetit". Kush me tepėr se urbanistėt e arkitektėt, pse jo dhe tė tjerė qytetarė, duhet tė flasin pėr kėtė problem? Qyteti ka nevojė tė reflektojė pėr veten. Tė mos kėrkojė tė jetė "modern" me ēdo kusht duke prerė lidhjet me traditėn. Njė qytet nuk funksionon kur zhduket nga horizonti interesi i pėrgjithshėm, e mira e pėrbashkėt. Sepse qė e keqja tė triumfojė, do tė duhet tė plotėsohet edhe njė kusht: arkitektėt mos ta duan mė qytetin e tyre dhe njerėzit e mirė tė heshtin. Dhe sė fundi, ngre shqetėsimin duke shtruar pėrsėri pyetjen: Tė jetė kjo, "njė shaka gjermane", me qendrėn e Korēės?! Autori ėshtė urbanist arkitekt dhe anėtar i Kėshillit Bashkiak Korēė  

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos