Matura shtetėrore pėson ndryshime, formulari A2 do tė plotėsohet pas provimeve tė detyrueshme

Vendimi i MASH hyn nė fuqi brenda vitit shkollor 2009-2010   Plotėsimi i formulari A2 nga maturantėt kėtė vit do tė bėhet pasi ata tė kenė pėrfunduar tėrėsisht provimet. Burimet zyrtare pranė Ministrisė sė Arsimit bėjnė me dije se kėtė vit plotėsimi i formularit A2 do tė bėhet pasi tė kenė mbaruar tė gjitha provimet e maturės dhe pasi gjitha maturantėt tė kenė nė dorė notat me tė cilat janė vlerėsuar. Nė kėtė mėnyrė, kur tė pėrfundojnė provimet e detyrueshme tė maturės dhe studentėt tė kenė mėsuar sasinė e pikėve tė grumbulluara, do tu jepet nė dorė formulari pėr tu plotėsuar. Megjithatė po tė njėjta burime bėjnė me dije se maturantėt duhet tė kenė kujdes nė plotėsimin e kėtij formulari. Pasi njė gabim i vogėl qė ata mund tė bėjnė rrezikon skualifikimin, duke shtuar se formulari nuk do tė ndryshojė nga viti i kaluar, do tė pėrmbajė degėt e fakulteteve, ndėrkohė qė maturantėt do ta plotėsojnė formularin duke i renditur degėt sipas preferencės sė tyre. Udhėzimi i ri Me afrimin e Maturės Shtetėrore tė kėtij viti shkollor, strukturat arsimore po pėrgatisin udhėzimin e ri pėr procesin e provimeve tė maturantėve, si dhe pėrgatitjen e formularėve pėrkatės tė aplikimit. Njėri prej kėtyre formularėve ėshtė ai A2, i cili pėrmban preferencat e maturantėve pėr pranimin nė institucionet e arsimit tė lartė. Preferencat e maturantėve do tė pėrcaktojnė edhe pranimet nė universitete pėr vitin e ardhshėm akademik, tė cilat do tė listohen nė formularin A2 sipas rendit zbritės. Formulari A2 shėrben vetėm pėr ata studentė qė dėshirojnė tė vazhdojnė studimet e larta nė njė nga 12 universitetet publike nė vend, duke pėrjashtuar Akademinė e Arteve dhe Akademinė e Sporteve. Nė kėtė mėnyrė, kush dėshiron tė kandidojė pėr nė shkollat private, universitetet jashtė vendit ose dy akademitė, nuk ka pėrse tė plotėsojė formularin A2 dhe tė japė lėndėt me zgjedhje. Formulari pėrmban tė dhėnat e nxėnėsve qė kanė marrė provimet e detyruara, me notėn mesatare dhe pėrzgjedhjen e degėve tė shkollave tė larta ku dėshiron tė studiojė dhe sė bashku me tė publikohet edhe udhėzuesi i formularit qė pėrmban informacion praktik pėr mėnyrėn e plotėsimit. Regjistrimi i ēdo kandidati pėr provimin me zgjedhje konsiderohet i plotė, nė qoftė se krahas plotėsimit me saktėsi tė ēdo tė dhėne tė kėrkuar, formularit A2 i bashkėngjitet mandatarkėtimi origjinal qė vėrteton pagesėn e tarifės sė Maturės Shtetėrore. Formulari A2 pranohet vetėm i shoqėruar me mandatarkėtimin, pėrcakton Rregullorja e Maturės Shtetėrore.Plotėsimi Leximi i formularit do tė bėhet nė mėnyrė elektronike, ndaj maturantet duhet tė kenė kujdes kur ta plotėsojnė. Njė gabim i vetėm e benė tė pavlefshėm atė. "Studiojeni, konsultohuni, provoni nė fotokopje dhe vetėm pasi tė jeni tė bindur, plotėsoni origjinalin", kėshillohet nė udhėzimin e MASH. Sipas tyre, maturantet do tė shpallen fitues vetėm nė njė program studimi, sipas pikėve tė mbledhura. Tė dhėnat pėr nxėnėsin janė marrė nga plotėsimi i Formularit Al. Nė krye tė Formularit A2, ėshtė sigla e Pranimeve 2009 nė Arsimin e Lartė pėrmes parimit Merite-Preference (MeP), emri i shkollės, rrethi, qyteti ose fshati, numri i identifikimit tė shkollės dhe nė tė djathtė ID e maturantit. Nė pjesėn e majte ėshtė vendosur Emri, Atėsia dhe Mbiemri i nxėnėsit, si dhe datėlindja e tij. Ky konceptim tregon qė askush nuk mund tė marrė njė Formular A2, qė nuk i pėrket atij. Poshtė emrit tė maturantit ėshtė vendosur Nota Mesatare, e cila duhet plotėsuar me shifra dhe me fjalė. Liri Mėhalla Last Updated on E Shtune, 30 Janar 2010 22:37

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos