Taksat e makinave dhe gjobat, propozohet amnisti e re edhe pėr 2010-ėn

Subjektet shtetėrore dhe private nuk i kanė zbatuar kėrkesat e ligjit tė amnistisė Ervin KOĒI Shqipėria renditet si njė ndėr vendet e para nė Europė pėr mospagesėn e taksave tė automjeteve dhe pėr numrin e shoferėve tė gjobitur. Sipas statistikave vendi ynė ėshtė i katėrti nė Europė pėr nga numri i vendosjes sė gjobave ndaj shoferėve. Por pavarėsisht nga ndėshkimet shumė automjete vazhdojnė qė tė qarkullojnė pa dokumentacionin e duhur dhe pa paguar taksat, edhe pse vitin e kaluar pėr kėtė ēėshtje qeveria vuri njė amnisti e cila zgjati pėr 6 muaj. Por falja e gjobave pėr ata qė nuk i kishin paguar dhe ēregjistrimi i makinave tė dala jashtė pėrdorimit kundrejt lehtėsive fiskale, nuk solli impaktin e duhur pėr Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Transportit Rrugor. Edhe pse amnistia zgjati 6 muaj, tė dhėnat zyrtare tregojnė se janė 126.760 automjete pasive qė nuk kanė kryer procesin e ēregjistrimit. Subjektet shtetėrore dhe private nuk kanė zbatuar ende kėrkesat qė parashikonte ligji i amnistisė, pėrfunduar nė prill 2009. Nisur nga ky fakt DPTRR-ja i ka kėrkuar Ministrisė sė Transporteve bėrjen e njė amnistie tjetėr pėr drejtuesit e automjeteve nė tė gjithė vendin, por me kusht qė mė pas autoritet shtetėrore tė tregohen tė pamėshirshme me vendosjen e sanksioneve. Sipas drejtoreshės sė informacionit pranė DPSHTRR, Kozeta Gina, afati gjashtėmujor i amnistisė ishte i shkurtėr dhe jo i mjaftueshėm qė qytetarėt tė informoheshin dhe tė nisnin veprimet pėr ēregjistrim tė mjeteve tė tyre. Prandaj Drejtoria e Transporteve mendon se ėshtė e domosdoshme shtyrja e kėtij afati dhe pėr njė periudhė gjashtėmujore. “E rėndėsishme ėshtė qė vetė qytetarėt tė ndėrgjegjėsohen dhe tė fillojnė tė ēregjistrojnė automjetet e vjetra, pasi janė kėto automjete qė bien pre e krimit, e kontrabandės dhe janė po kėto qė sjellin ndotje tė mjedisit”, shprehet Gina. Procedimet Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė, po vazhdojnė kontrollet ndaj atyre drejtuesve tė mjeteve, tė cilėt janė debitor nė shlyerjen e detyrimeve tė tyre. Sipas kėsaj drejtorie, shėrbimet e Policisė sė Tiranės do tė vazhdojnė me intensitet punėn pėr parandalimin e aksidenteve nė rrugė dhe nė krijimin e lehtėsirave pėr lėvizjen e lirė tė mjeteve, nė pėrputhje me legjislacionin rrugor, me qėllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Kontrolle tė shumta po ushtrohen nė drejtim tė vendosjes sė rripave tė sigurimit, kaskės mbrojtėse pėr motorēikletat, kontrollit tė shpejtėsisė, pėrdorimit tė alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Kontrolle tė vazhdueshme do tė ushtrohen edhe pėr parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe nė akset e qytetit tė Tiranės. Vetėm gjatė ditės sė djeshme nė Qarkun e Tiranės nga shėrbimet e Policisė u konstatuan dhe vendosėn 851 masa administrative, si dhe u pezulluan 9 lejė tė drejtimit tė automjete. Statistikat Pėr periudhėn 1995-2008 Drejtoria e Transporteve bėn tė ditur se numri i automjeteve qė nuk kryenin shėrbimet nė kėtė drejtori ka qenė mė i lartė rreth, 378.060, ku pėrdorues tė kėtyre mjeteve ishin debitorė ndaj shtetit, pasi nuk shlyenin detyrimet pėrkatėse. Ligji nr. 9986 datė 11.9.2008 ka qenė njė amnisti pėr tė gjithė ata qė kishin detyrime tė prapambetura tė taksės vjetore tė qarkullimit rrugor. Rezultati i ligjit ishte pozitiv pėr DPTRR-nė, pasi 10.776 automjete u ēregjistruan dhe 7.224 tė tjerė paguan taksat e dy viteve tė fundit. Vlera e falur nga kjo amnisti arrin deri nė 2.5 miliardė lekė. Makinat Shqipėria renditet e katėrta nė Europė pėr gjobat qė lėshohen ndaj drejtuesve tė automjeteve. Sipas statistikave tė publikuara nga “Contribuenti.it”, nė pesė vitet e fundit, niveli i gjobave ėshtė rritur me 148 pėr qind, duke na pozicionuar nė vendet e para sa i takon problemeve me transportin rrugor. Nė vend tė parė renditet Italia, me njė nivel gjobash tė rritura nė masėn 643 pėr qind, e mė pas vijnė Rumania me 194 pėr qind dhe Bullgaria me 158 pėr qind. Gjermania dhe Suedia renditen tė fundit, me njė nivel ndėshkimi tė drejtuesve tė automjeteve, pėrkatėsisht 15 dhe 11 pėr qind, duke konfirmuar disiplinėn qė kanė kėto vende. Shkurt/////////////////////////// Tuneli Thirre-Kalimash, firmat ndėrtuese vazhdojnė betonimin e galerive Punimet nė tunelin Thirė-Kalimash vazhdojnė sipas afateve tė pėrcaktuara nga DPTRR-ja dhe kompanitė dizenjuese tė tunelit. Momentalisht nė tunel punojnė 10 ekipe me njė numėr total prej 200 punėtorėsh. Puna vazhdon paralelisht nė tė dy tubat e tunelit, ditėn dhe natėn. Pas shembjes sė dheut tė ndodhur mė 5 nėntor 2009 ėshtė vėnė nė zbatim stabilizimi punimeve nė tė dy tunelet nė tė gjithė zonėn ku ka pasur probleme gjeologjike dhe zona tė cilėsisė sė dobėt shkėmbore. Dizenjimi i rishikuar parashikon qė izolimi primar i zonave tė pa betonuara tė kryhet nė njė trajtė ovale dhe forcimi tė bėhet pėrmes betonimit dhe forcimin me struktura hekuri. Izolimi pėrfundimtar sipas dizenjimit tė rishikuar, parashikon riforcim me 500mm beton. Pėr ti minimizuar lėvizjet dhe pėr tė siguruar stabilitet. Unaza e tunelit ėshtė mbyllur nė njė seksion prej 12 metrash para se tė avancohet nė seksionet e tjera. Kėto punime janė kontrolluar dhe kanė dalė me sukses duke garantuar lėvizjet nė tunel. Kursi i kėmbimit Banka e Shqipėrisė Mė poshtė do tė gjeni kurset e reja tė kėmbimit. PėRDITėSIMI I FUNDIT: 12:49:04, 28.01.2010 Lekė pėr njėsi tė monedhės sė huaj Dollari Amerikan USD 98.98 +0.47 EURO EUR 138.88 +0.28 Poundi Britanik GBP 160.95 +1.18 Franga Zviceriane CHF 94.23 -0.03 Jeni Japonez (100) JPY 109.58 -0.44 Dollari Australian AUD 89.41 +0.79 Dollari Kanadez CAD 93.74 +1.06 Korona Suedeze SEK 13.61 +0.05 Korona Norvegjeze NOK 16.96 +0.11 Korona Daneze DKK 18.64 +0.01 SDR SDR 154.51 +0.83 Ari(OZ 1) XAU 108060.91 +47.56 Argjend(OZ 1) XAG 1647.93 +7.71 Interesat bankare Banka e Shqipėrisė Mė poshtė do tė gjeni interesat e reja tė ofruara nga banka. Pėrditėsimi i fundit: 27.01.2010 Interesat nė tregun ndėrbankar tė parasė TRIBID 'Interesi i kėrkuar pėr pranimin e depozitave' o/n njėditor 3.90% 12M 12-mujor 7.67% 6M 6-mujor 6.61% 3M 3-mujor 5.58% 1M 1-mujor 5.19% 1Ė njėjavor 4.87% TRIBOR 'Interesi i ofruar pėr vendosjen e depozitave' 1M 1-mujor 6.77% 1Ė njėjavor 6.36% o/n njėditor 6.04% 12M 12-mujor 9.46% 6M 6-mujor 8.22% 3M 3-mujor 7.29% 29 Janar 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos